Sheh Muharrem Mitrovica
Kur natën e tretë Hafizi po fshinte e pastronte oborrin me një herë e kapi patrolla e rojes, dhe e çoi përpara Princeshës. Tash Hafizi ndodhesh në prani të dashnores Engjelluëshe, trupergjend, flokë derdhun si zamak e kohnave mithologjike qi s’kishte shoqe. Hafizi u përul në gjunj si një kalender i bindun, dhe po e vështronte me sy mallngjimi Princeshën e adhurueshme, por kjo me njiherë e pyeti:
– Kush jeni juve?
– Nji njeri pa njeri…… nji i mërguem! i tha Hafizi.
– Kah je Ti? e pyeti Princesha.
– Prej Shirazit! i u pergjigj Hafizi.
Me njiherë Princesha u dalldis në mendime, i a nguli syt Hafizit nga kryet gjer në kambë, pse ajo e kishte ndigjue bujën e madhe të dijetarit e poetit të Shirazit, dhe e paramendoi se ky njeri i çuditshëm mundet të jetë aij vetë, kështu qi e pyeti me kurreshti:
– Mos jeni juve Hafizi Shiraziu?
– Po Madhështi! Nj’ashtu më thrasin, sikurse urdhënoni! I u përgjegj.
Princesha e Semerkandit, me njiherë i u perulë ke kambët e tij, i puthi duërt e gjunjt tue i than çiltas:
– Hafizë, u banë shum kohë qi, në absancë, të kam çmuë si nji njeri të madh, dhe jam bamun ashika e dijës dhe e bujës t’Ande. Pra edhe un jam gadi me i pjestue me Ty kunorën e Fronit, dhe pasuninë Mbretnore, edhe me Ty dëshiroj me bashkuë jetën t’eme përgjithmonë…….
– Hafizi i u përgjigjë:
– Ju falënderoj së tepërmi, O perëndeshë e bukurisë! Zoti ju bekoftë me gjith të mirat e veta në të dy jetët….. Por unë pa marrun pëlqimin e nji personit shpirtnuer, nuk mundem me të dhanë fjalën, prandaj më lejoni t’Ju lutem të takoj ma së pari me të dhe mbasandaj t’u bie përgjigjen!
– Princesha, me kusht qi të kthehet prap, e lejoi me shkuë. Ai u nda e doli nga pallati tue u drejtue kah Tyrbeja e Shéjtit. Me të arritun aty u përul në shenjë mirnjoftje dhe mbasi fali dy reqat namaz, ngriti duërt tue i u lutun Zotit si vijon:
O Zot, i madhnushem! pse e pastova tri net rresht tyrben e ktij, Shejti, me kët shërbim kaq të vogël, ai më ndihmoi të përmbush dëshirën; po Ti qi je Zotnuësi i të gjith botnave, afro dyzet vjet falje e lutje qi të kam drejtue, tue vuëm kryet në tokën e besnikisë, si mos të më mbarosh qëllimin dhe të më pranosh në rradhën e Ashikinve të dashunis Hyjnore!
Tue u lutun e thirrun kështu, me ofshitjet ma të prekshme, Hafizi u gjend para nji ndryshimit të çuditshëm (Si mbas theoris mistike qi thot: Amori korporel asht ura e amorit Spirituel), u hodhë menjiherë nga dashuria materiale n’atë shpirtnore, pse, si dihet prej gjurmusave të Hyjnisë “nji ekstaz nga zbulimet e Zotit zenë vendin e veprave të njerzve dhe të xhindve”. Kështu qi Hafizi i shkretë i thëthitun prej ksajë drite, i inspiruem thellsisht dhe i hutuëm krejt ksodore u ba mbreti Ibrahim Etëhemi i dytë dhe la të dashurën e zemrës, kunorën e ofruëme, Fronin e pasunin e premtuëme nga Princesha e vendit.
Ai preferoi udhën e vetmisë, veçunisë dhe u larguë prej Semerkandit pa u takuë, pa u pamun edhe nji herë me Princeshën, të bukurën e Dheut. Mori rrugën e mërgimit dhe humbi nga syt e botës.
Mbas dy vjetëve, kur Hafizi u kthye prej mërgimit në Shiraz, Kryeministër Kivamuddin Hasani, q’ishte Mbrojtës’i tij, e mori prap në pallat dhe e ndaloi shumë kohë nga të dalunit jashtë. Mirë po nuk ishte ma ai Hafiz’i parë, q’i u epte nxasve mësime theollogjike në Medrese; tash ai ishte tue kaluem nji jetë kalenderi……… Prandaj kish hupun simpathin e parë në popull tue u mbajtun gjallë me dhuratat e pak princave e pasanikve, q’i a çmonin vleftën shpirtnore.
Këtë gjendje misterjoze të tij Hafizi e përshkruën kaq bukur në vjershat, sa njeriu habitet dhe kur i lëçitë shoqnohet pa dashun me brengat e zemrës së tij. Le t’a ndigjojmë pra çka na thotë:
Gjer hem çu men yftadei in dam shevi,
Ej bes qi kharabi bade vu xham shevi,
Ma mesti kharab ve rindi alemi suzim,
Ba ma menishin ve gjerne bed nam shevi.
Don me thanë:
Po rè kshtu sikurse un’ në lakthin e dhashurisë,
Harabati bahe, O jar! në shkatrrime katandisë,
Harabati të dehun jemi, na përbuzë bota e tanë,
Mos rri me ne se dhe ti i keq bahesh, O Xhanan.
Kështu Hafizi, me vjershat alegorike të posht-shënjueme, mundohet të ndriçojë kundërshtarët, qi mos t’i përbuzin njerzit (Harabati), qi në brendësinën e shpirtit janë të pajosur me dritën Hyjnore por qi në dukje shifen si të prishun e të shkatrruëm.
Ajbi rindan meqyn ej zahidi paqize sirisht,
Qi gjynahi digjeran bertu nekhahend nyvisht.
Ma der pijale aqsi rukhi jar dideim,
Ej bihader zi ledhdheti shurbi mydami ma.
Hergjiz nemired anqi dilesh zinde shyd be ashk,
Thebtest ber xheridei alem devami ma.
Sagari mej ber qefem nih ta zi ser,
Ber qeshem in delki ezrak fam ra.
Gjerçi bed namist nezdi akilan,
Ma nemi khahim nenqu nam ra.
Shyde-em kharab-u bed nam, ve henyz ymid varem,
Qi, be himmeti azizan biresem be niq nami.
Don me than:
Harabatit mos i përbuz, O Zahid i pastruëm!
Pse mkatet e të tjerve ty s’kanë për me t’i shkruëm.
Ne në gotën shofim hijen e Jarit t’onë kurdoherë,
Ti s’e din shijen e venës O njeri i pa haber.
S’ka me vdekun kurr njeriu, qi me ashk zemrën ndriçonë,
Në fletoren e ksajë bote, shkruëm asht vazhdim’ i jonë.
Vene gotën n’grushtin t’em sa qi prej trupit t’a nxjerr,
Këtë Xhybe me ngjyrë të mavi, qi ma bani mendjen erë.
Sadoqi këjo asht gja e keqe pranë njerzve me mendë,
Por se na nuk duëm me dijtë as për bujë, titull e vendë.
Qenkam ba i rraskapitun, i përbuzun por shpresonjë,
Me ndihmën e Erenlerve mirsit t’i trashigonjë.
Janë shumë të pakë ata lexues, qofshin edhe studijues të mirë, qi kanë kuptue si duhet e me themel termat, frazat dhe shkronjat simbolike të përdoruna në Divanin e Hafizit Shiraziut. Atje, nër shumë vende, gjejmë fjalë si gotë, pije etj, por për t’a kuptue qëllimin e vërtetë të tyne lypset me studijue veçanërisht këto dy vjersha të Tij:
Bidih Saki, an Khusrevani kadah,
Qi dilra bijefzajed ve xhan ferah.
Murad ez kadah badei sermedist,
Ve zin bade maksud-i ma bikhodist.
Don me thanë:
Ma ep o Saki, atë gotë mbretnore,
Qi për shpirt e zemër ajo asht gazmore.
Qëllim’i kësaj gote asht pija Hyjnore,
Me këtë largohemi nga jeta landore.
Mbreti Shuxhaa qi n’atë shekull përfaqësonte Mbretënit e brezit t’Ali Myzaferit, ishte idhnuë me Hafizin për shkak të disa lojnave e talljeve qi kishin ndodhun midis tyne. Kundërshtari tue e marrun për pretekst nji vjershën e Hafizit qi vinte në dyshim ditën e nesërme (Ahiretin), nxorri nji fetva për dënimin e tij me vdekje. Kështu Hafizi, me të ndigjuëm kët lajmë, u frigue tepër dhe shkoj e i u lut Shejh Zejnyddini Taibariut, i cili e këshilloi qi asaj copë vjershe t’i shtonte ma parë nji tjetër, tue thanë se kështu ka thanë akcili, dhe Hafizi, mbi rekomandimin e Shejhit shtojë këtë vjershë:
In hadithem hosh amed qi sehargjah migjyft,
Ber deri mejqedei ba def-u naj ter sai.
Don me thanë
Kjo fjalë e mirë m’erdh në kohë t’agimit kur e tha
Me def e naje mu ke dera pijetores nji tersa[i]
Këjo vjershë e pshtoi për mrekulli nga vendimi i paramenduem i Mbretit. Vjersha e Hafizit qi vinte në dyshim gjykimin e së nesërmes, në bazë së cilës u dënuë me vdekje asht kjo:
Gjer myslimani ezinest qi hafiz dared,
Ah!.. gjer ez peji imruz beyved fer daji
Don me thanë:
Në qoftë myslimansi kjo, qi Hafizi ka vetë,
Ah!.. pasë ksajë dite, në ka (nesër) se ç’e pretë.
Qi don me thanë, Myslimanësi në qoftë kjo, qi Hafizi i mjerë, mbas ksajë dite, mbas ksajë jete, nëse ka të nesërme: ditë gjykimi, se ç’dënim e pret. Thohet se Hafizi ka jetuë edhe në kohën e Timurlengut, qi pushtoi Shirazin edhe midis të dyve kanë shkëmbye do tallje (shakara) si mbas zakonit edhe kohës. Ishin shum të pakë të thuësh se nuk gjindëshin fare, njerzit qi në kohën e tij t’a çmonin Hafizin e shkretë. Ai, sa bukur asht mundue t’a shprehi keqardhjen e tij me këtë vjershë:
Mahremi razi dili shejdaji khod
Qes nemi zi has-u am ra
Don me thanë:
Qi të marri vesh misterin e zemrës s’eme lajka plot,
Njeri s’pashë as nga masa, as elita në këtë botë!
Hafizi ka ndrùm jetë me 791 (1389), dhe mbas nji të thanëmes tjetër më 794 (1392), në Shirazë: nga përbuzja e madhe q’i bante populli nuk dojshin m’i a falun edhe Xhenazen. Por disa nga parsija e vendit ngulën kambë edhe tue iu drejtuë Myftiut te kohës kërkuen fetva mbi ketë çashtje. Atëherë Myftiu, u konsultue me kundërshtarët, qi nuk dojshin m’i falë xhenazen, hudhën short mbi vjershat e pa mbledhuna të tij, dhe për çudin e tyne të madhe ndodhi mrekullija, qi përfundimi i ktij konsultimi fetar ra shorti mbi kët vjershë të Hafizit:
Kadem dirit medar ez Xhenazei Hafiz,
Qi gjerçi garki gjynahest mireved bebihisht.
Don me thanë:
Mos u hiq nga Xhenaz’e Hafizit, as mos e braktisë,
Sado qi asht plot mëkate, ai shkon në paradisë.
…..vijon
Revista “Njeriu” nr.12, 1944
[i] def- dajre; naje- fyell; tersa- konfuçist (mexhusi)
Comments