Nata e Miraxhit*





Mbë derë i trokëlliti,

Mbë tre sahat pas jacisë,

gaha dysheku e ngriti,

me davet të Perëndisë.


Urdhëro hip, ja Muhamet,

Të ka kam sjellë këtë kalë,

të ka bërë Allahu davet,

të të rrëfenjë xhemalë.


Sa pejgamberë që janë

Gjithë i duallë mbë istikballë,

ndë Kudsi Sherif kur vanë,

u tha, dë Arshit do të dal.


Të gjithëve u erth një gas,

thë gjithëve u dha selam,

me të gjithë fali namaz,

u shkoi përpara, u bë imam.


U ngjit mbë shtatë kat qiell,

shkoi sidret-yl myntehanë

meleqë, yj e hënë e diell,

gjithë merhaba i thanë.


Gjer atje qenë dy vetë,

më lart u tremnë, më s’vanë

po mbet Muhameti vetë,

i erth refrefi ndër këmbë.


I hipi refrefit e shkoi,

atje s’kish meleq a insan,

Buraknë atje e lëshoi,

i tha, ecë ti në meqan.


Kush do të këndonjë nexhat,

sjell Muhametit salavat.


*Pjesë nga “Mevludi” i Hasan Zyko Kamberit, marrë nga “Hasan Zyko Kamberi, Poezi,” i Genciana Abazi Egro

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *