Bilbili Paq
ose
Mevlúdi jà vedùd!
(Përmbledh vjershat më të mira)
U hartua për bijtë Mysliman që marin mësim fe nëpër xhami në orët e pushimit prej Imamve veçan Autorit
Botim i Katër
(Mevludi ësht i lejuar zyrtarisht me Nr.45)
Misionar Islam dhe Mësues i fesë Islame për shpirt (shëtitës), dhe Halife i Tarikatit Nakshi dhe Hajati, dhe autor i librave fetar shqip)
Sh. Hafëz Abdull-llah Sëmlaku
Dalë nga Medrese e naltë Darulhilafe dhe nga shkolla e naltë Darulfununi Sher-ijje
(Universite) e Stambollit.

Balla e Mevludit:
Eùdhy biqelimàti l-lâhit- tâmmáti, min sherri ma hal
Bismil-láhi l-ledhi làje Durru, measmihishej-yn
erDi, vela fis-semâi, vehy ves-semiul-Alim
Bis-mil_lahirRahmanir-Rahim.
********************************************
ell-llahymme Sal-li Alelmustafa!
nebijjyn Resulyn ve bahrus Safa.
All-llah All-llah lutem për her ja Maëbud!*
Nasib të këndojmë përherë Mevlud
All-llah All-llah lutem për her ja Vedud!*
Nasib të dëgjojmë përherë Mevlud
All-llah All-llah lutem përher ja Mahbub!*
Nasib ta festojmë përher këtë Kllub.
All-llah All-llah lutëm përher ilahi’
Nasib të këndojmë me qef me zili!
All-llah All-llah lutem përher Ziqrull-llah
Nasib ta festojmë me lot e me ah!
All-llah All-llah lutem përher dashuri
Na falti për jetë në kët Shqipëri
All-llah emr’ i ZOTit sefte të kujtohet
Pastaj Pejgamberi lipcet të lëvdohet.
Emrin e All-llahut kush kujton më parë
Ç’dopunë ngaj ZOTi ati i vjen mbarë.
Kush kujton All – llahun gjithënjë në jetë
Gjynahet e tëra i derdhën si fletë.
Ay emr’ i paqmë kur se të kujtohet
Spastrohen gjynahet murati mbarohet
Me ashkun të zjartë All-llah të thëresëm
Që rahmet të gjejmë musliman të vdesëm
Ngaj rahmeti ZOTit mos e presim shpresën
Qerim është ZOTi do të kemi pjesën.
Është i vërtetë dhe s’ka dyshim kurrë
Sa do që ja thitin disa zemërgurë
Kur s’kishte gjë fare ay ZOT ka qënë
Këtë bot’ në regull ay e ka vënë
Para ati ZOTi s’kish njerës as diellë
Në Kudret të ZOTit të mejtojmë fellë,
Ay i javiti dhenë edhe qellë
Dituri e tija tër i ka mështjellë.
I javiti ZOTi me kudret të tija
Se kish për të erdhur nuri ahmedija,
E ç’ta zgjasën fjalën s’ka shok plot fuqija
Ska dhe dyshim fare për vehten e tija,
Nga mundi i mizjarit shpëtimnë kërkoni!
Për Resulul-llahun essalaty thoni
*Maëbùd, Vedùd, Mahbùb: jan emrat e Zotit d.m. o i dashur Zot!
Comments