Kjo poemë e përkthyer ‘nxitimthi’ motivohet nga dëshira për të sjellë për lexuesin në shqip këto ditë të fillimit të muajit Rabia el-Aual, muajit të lindjes së Profetit të nderuar – paqja dhe bekimi qoftë mbi të – sado pak nga bereqeti i kësaj poeme. Kjo poemë ka tetë shekuj që këndohet masivisht nga muslimanët në të tërë botën. Autori i saj, Imam Sharafudin el-Busiri, me origjinë berbere nga Maroku, e lindur në Egjipt, në vitin 1212 është autori i poemave Burda, Hamzija, dhe Mudarija – të cilat së bashku me këtë poemë (Muhamedija) – janë ndër poemat më të njohura në traditën islame të poezive devocionale shkruar për Profetin – paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo është më e shkurtëra e këtyre poemave. Çdo varg fillon me përmendjen e emrit të Profetit, i Lavdëruari (Muhamed), dhe reflekton një nga vargjet e poemës, ku autori thotë se “shpirtërat ringjallen nga përmendja e tij”. Se fundmi, ky përkthim i kësaj poeme shpreson të shërbejë si ujitje për zemrat, ku të lulëzojë dashuria për “hajër el-berije” – më të vyerin e krijesave të Zotit.
Besnik Sinani
Muhamedi – më i fismi i Arabëve dhe popujve të tjerë në botë
Muhamedi – më i vyeri i atyre që kanë ecur në këtë tokë
Muhamedi – dhënësi zemërgjerë i gjithë mirësisë
Muhamedi – zotëria i përsosjes dhe bujarisë
Muhamedi – kurora e lajmëtarëve hyjnorë pa përjashtim
Muhamedi – i fjalës së mbajtur dhe vërtetësisë
Muhamedi – shtylla mbrojtëse e beslidhjes
Muhamedi – i cilësive më të larta të përsosjes
Muhamedi – prej drite thelbi i tij ujitur
Muhamedi – dritë prej përjetësisë ende ndritur
Muhamedi – gjykues me drejtësi, zotëri i fisnikërisë
Muhamedi – burim dlirësie dhe i urtësisë
Muhamedi – më i vyeri i krijesave të Zotit, ardhur nga Mudari
Muhamedi – më i vyeri i profetëve të Zotit në tërësi
Muhamedi – lajmi i tij është i vërtetë, atë pasojmë ne
Muhamedi – përjetsues i së vërtetës, shëmbëlltyrë eminente
Muhamedi – shpirtërat ringjallen nga përmendja e tij
Muhamedi – gjithë kombeve u obligohet lavdërimi i tij
Muhamedi – ornamenti i botës e shkëlqimi i tij
Muhamedi – hapësi i perdeve që ndriçon mbi errësirën e pikëllimin
Muhamedi – zotëria i mirësisë dhe virtytit
Muhamedi – formësuar prej bujarissë të Mëshirshmit, Krijuesit
Muhamedi – paria e krijesave të Zotit e i zgjedhuri
Muhamedi – i çiltër përtej çdo mëdyeshsi
Muhamedi – buzëqeshja nderuesve e mysafirëve
Muhamedi – mbështetsi bujar i fqinjëve
Muhamedi – universi u ndriçua prej ardhjes së tij
Muhamedi – shenjë hyjnore e Urtësisë së Krijuesit
Muhamedi – ndërmjetësi i njerëzimit ditën e ringjalljes
Muhamedi – drita udhëzuese në mes errësirës
Muhamedi – i dedikuar ndaj Zotit, zotëria i aspiratave të larta
Muhamedi – Vula e Lajmëtarëve të Zotit dhe Profetsisë.
Comments