E bukura e abdesit





Abd al-Rahman Al-Jaziri*

Në aspektin linguistik, fjala arabe wudu’, e përkthyer këtu si “larja rituale” nënkupton bukuri, përsosmëri, dhe pastërti. Kjo fjalë është emër foljor. Folja prej nga rrjedh është tawadda’a, dhe në secilin rast emri foljor merr formën e tawaddu’, ose wadu’a, dhe si emër i korespondon wida’ah. Gjithashtu, meqenëse wida’ah ka kuptimin e “të jesh ose të bëhesh i përsosur, i bukur, i pastër dhe i dëlirë”, atëherë fjala wudu’ është një tjetër emër për përsosmërinë, bukurinë, pastërtinë dhe dëlirësinë. Ky kuptim i përgjithshëm përmbledh kuptimin bashkëlidhur specifikisht me ligjin Islamik, që ka të bëjë me një lloj të veçantë të pastërtisë që i përket si përsosmërisë fizike edhe asaj shpirtërore. Sa për kuptimin e tij ligjor më specifik wudu’ i referohet përdorimit të ujit në disa pjesë të veçanta të trupit në një mënyrë të caktuar, më qartë, larjes së fytyrës, duarve, etj.

Mbështetur sa më sipër, shihet se vendimi mbi larjen rituale mund t’i referohet efektit që Ligjvënësi ka dashur të rezultojë nga veprimi i kryerjes së abdesit. Në fakt, është ajo që pohuam, sepse Ligjdhënësi ka dhënë si shkak abdesin për të hequr çdo papastërti rituale, të vogël apo të madhe, të tillë që në bazë të këtij veprimi cilido mund të kryejnë detyrime fetare dhe veprime të rekomanduara, si lutja rituale, përkulja pas recitimit të verseteve të sexhdes, përkulja e falenderimit (e cila njihet nga disa dhe jo nga katër shkollat) dhe rrotullimi rreth Qabes, qoftë kur kjo bëhet si përmbushje e detyrë fetare ose si një akt devotshmërie vullnetare. Kjo bazohet në thënien e Profetit, “Rrotullimi rreth Qabes është si namazi, përveçse në të parën mund të flasësh. Kështu që, nëse dikush duhet të flasë ndërkohë që rrotullohet rreth Qabes, le të thotë veç fjalë të mira.” Larja rituale është një detyrim i pandarë në kryerjen e këtyre veprave fetare, pra është e palejuar për këdo që nuk ka kryer abdesin të realizojë ndonjërën nga veprat e lartpërmendura. Ngjashmërisht nëse dikush dëshiron të prekë Kuranin, qoftë të tërin apo një pjesë të tij, përfshirë edhe një verset të vetëm, ai duhet të bëjë larjen rituale, vetëm nëse ndodhet në kushte specifike.

 

*Kjo pjesë e shkurtër është shkëputut dhe përshtatur nga libri “Islamic Jurisprudence According to the Four Sunni Schools”

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *