Të bërit mirë si alternativë





IslamicArt5Altin Hyka

Koncepti i të mirës është vështire te trajtohet pa të kundërtën e saj, pra konceptin e të keqes. E mira dhe e keqja si një dikotomi në përplasje të gjithëhershme, e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij. Për këtë kanë shkruar/folur profesionalisht e në mënyrë akademike filozofe, humaniste, studiues e teologe të shumtë . Duke ezauruar e mos lënë shumë për të shtuar. Përpjekja ime për të shkruar dicka rreth kësaj dikotomie, është thellësisht modeste e pa asnjë pretendim, por në bazë të perceptimit e të përftimit apo përjetimit tim personal, ndikuar nga një background religjioz që në adoleshence të hershme. Me se tepermi, si perceptimi ashtu dhe mënyra e trajtimit apo ilustrimet (shembujt) marin spunto nga një perspektivë fetare. Sic e shpreha dhe ne fillim kjo dikotomi është vështirë të ndahet e të trajtohet vecmas dhe sepse ngase ekziston njëra, pa mer kuptim dhe tjetra. Por, unë do perpiqem të fokusehem vetëm tek “e mira” (të bërit mirë). Është pikërisht ajo për të cilën më së shumti kemi nevojë, në këto kohe kur e keqja/e liga dhe të gjitha derivatet e saj janë kryefjala që karakterizon një pjese të madhe të bashkësisë njerzore.

“E mira” ose të bërit mirë do të thotë mungesese egocentrizmi e vepruesit. Pra, aftësia për të qenë empatik, për të ndjerë dhembshuri për njerëzit, apo për të vënë nevojat e tyre përpara. E nëse është e nevojshme për të sakrifikuar mirëqënien personale, për hir të tyre. Të gjithë njerëzit janë të thirrur për të qenë bartësit/vepruesit e të mirës. Por, më së shumti janë të thirrur besimtarët duke qenë se, vetëdija e tyre për Zotin, botën tjetër shpërblimin apo dënimin është (të paktën kështu duhet të jetë) prezent tek ata.

Në një thënie të tij profeti Muhamed paqja qoftë mbi të, thotë: “Zoti është i mirë dhe nuk pranon tjetër përpos të mirës” *

Në mënyrë fare të qartë dhe pa asnjë ekuivok profeti paqja qoftë mbi të u kumton besimtareve, madje te gjithe njerezve se, I Miri (Zoti) asesi nuk pranon prej krijesave të Tij vetëm se mirësinë, e të bërit mirë. E cdo gjë tjetër përpos kësaj është e refuzuar qartazi prej Tij. Besimtaret pra, janë të nxitur madje të urdhëruar që të jenë të mirë e të mos bëjnë vetëm se mirë. Manifestimin e të mirës apo të bërit mirë do ta ndaja në disa gjendje.

Nese nuk ben mire mos bej keq

Nëse nuk gjen forcë të mendosh përtej vetes tënde që të dhurosh mirësi e tu bësh mirë të tjerëve, të paktën mos i bëj keq të tjerëve. Nisu nga racionaliteti i thënies “mos i bëj dikujt atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty”. Këta njerëz janë “banorët e arafit” të kësaj bote, luhaten në murin që ndan luginën e të mirës dhe të keqes. Në këto kushte shpresohet per ta që këmba tu rrëshkasë në anën e djathtë të kësaj lugine e te bëjnë mirë.

Bëj mirë se do e gjesh atë mirësi

Zoti thotë në Kuran “e kush vepron mirë qoftë edhe sa grimca do ta gjejë atë”*. Një pjesë e mirë e njerëzve janë empatik, ndjejnë dhembshuri apo u buron natyrshëm e për rrjedhojë dhurojnë mirësi e u bëjnë mirë të tjerëve. Zoti garanton që asnjë e mirë sado e vogël që të jetë nuk do të humbasë. Nuk do të humbasë tek Ai, Mëshirploti e madje do ta gjejë atë (të mirën) të shumëfishuar përfshi njerëzit duke marë lëvdatat e tyre.

Ktheje të keqen me të mirë

Këtu ja vlen të ndalesh pak më shumë, duke qenë se, e keqja sot gjendet e amplifikuar kudo e ndërkohë që ata të cilët e kthejnë të keqen me të mirë janë të paktë. Zoti thotë në Kuran “E të keqen ktheje me të mire”*. Nuk është aspak e lehtë ta realizosh këtë, sidomos kur ata që kanë bërë keq janë njerëzit më të afërt apo më të, dashur apo ata ndaj të cilëve ke bërë vetëm mirë.

Bartësit e kësaj mirësie që, në fakt është gjendja më e lartë e të mirës (të bërit mirë) kanë një mungesë totale të egocentrizmit, janë thellësisht empatikë dhe kultivojnë ndjenjën e dhembshurisë. Ata shohin përtej hundës së vet dhe gjëjnë forcë për të qëndruar mbi kërkesat egoiste të unit të tyre.

Ilustrimet më epike të kësaj gjendjeje mirësie i gjejmë në Kuran tek historia e Jusufit a.s me vellezerit e tij. Gjithashtu i gjejmë dhe në sire tek historia e Ebu Bekrit me të afërmin e tij Mistahun apo te mishëruar në formën më të lartë tek Muhamedi a.s përgjatë gjithë jetës së tij a.s e që kulmon në momentin kur hyn triumfator në Mekë.

Është e sigurtë se, mënyra më e mirë për tu përballur (ndërvepruar) me të keqen e për ta minimizuar sa më shumë atë, është mirësia (të bërit mirë). Sa më shumë vepruesit e të mirës (në të gjitha gjendjet e saj) shtohen, aq më pak i lihet hapësirë veprimi të keqes (bërësve të të keqes), që të na zërë frymën e te na efektoje mirëqenien tonë sociale e shpirtërore si individë apo bashkësi.

Comments

Your email address will not be published.