5613Peter Walker dhe Ian Black

The Guardian

Më shumë se 300 pedagogë nga dhjetëra universitete britanike kanë vendosur të bojkotojnë institucionet shkollore izraelite në shenjë proteste për atë që ata ee quajnë dhunim të të drejtave të njeriut në mënyrë të patolerueshme kundër popullit palestinez.

Deklarata, nga 343 profesorë dhe lektorë, u botua në një faqe të plotë si reklamë të martën në Guardian, me titullin: “Një përkushtim i studiuesve britanikë për të drejtat e palestinezëve.”

Vendimi thonë nënshkruesit, nga universitete të ndryshme në Angli dhe Wells, nuk do të pranojnë ftesa për të vizituar institucionet arsimore të Izraelit, të veprojnë si gjyqtarë për ta, të marrin pjesë në veprimtari të organizuara ose financuara prej tyre. Megjithatë, ata do të punojnë me arsimtarë izraelitë individualisht.

Reklama thotë se nënshkruesit janë “thellësisht të shqetësuar nga pushtimi i paligjshëm të tokës palestineze, dhunimin e patolerueshëm të të drejtave njerëzore që shkakton në të gjitha pjesët e popullit palestinez, dhe vendosmëria e tij për të mos pranojë asnjë marrëveshje të mundshme.”

Në një deklaratë në emër të organizuesve të bojkotit, profesor Jonathan Rosenhead, i London School of Economics, tha se universitetet e Izraelit ishin “në zemër të dhunimit të ligjeve ndërkombëtare nga ana e Izraelit dhe shtypjes së popullit palestinez.”

Ai tha: “Këto firma u mblodhën pavarësisht presioneve që mund të përdoren ndaj njerëzve për të mos e kritikuar shtetin e Izraelit. Tani që ftesa për t’iu bashkuar kësaj nisme është çështje publike, ne parashikojmë që të na bashkohen dhe shumë të tjerë.”

Kjo iniciativë u kritikua menjëherë nga qeveria britanike dhe izraelite. Ambasadori britanik në Izrael, David Quarrey, tha se ishte “thellësisht i përkushtuar” për të promovuar lidhjet akademike dhe shkencore. Ai shtoi: “Si ka thënë David Cameron, qeveria britanike nuk do të lejojë kurrë ata që duan të bojkotojnë Izraelin të mbyllin 60 vjet partneritet dhe shkëmbim të zhdërvjellët që bën kaq shumë për të forcuar vendet tona.”

Ambasada Izraelite në Londër botoi një përgjigje të mprehtë ndaj reklamës, duke thënë: “Lëvizjet bojkotuese synojnë vetëm të mbjellin urrejtje dhe armiqësi mes palëve, dhe jo të promovojnë bashkëjetesën.”

“E vetmja rrugë për të përparuar paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve kalon mes dhomës së bisedimeve. Izraeli ka bërë thirrje shumë herë për rikthimin e menjëhershëm të bisedimeve, pa asnjë kusht. Ata që bëjnë thirrje për bojkot kundër Izraelit gjatë një muaji që ndodhën 45 goditje me thikë – ku plagosën më shumë se 100 izraelitë dhe u vranë 10 – injorojnë hapur jetët e izraelitëve, dhe kushtet e nevojshme për paqe.”

Reklama u dënua dhe nga Richard Verber, zv/president i Bordit të Deputetëve të çifutëve britanikë: “Ne duhet të pyesim pse këta akademikë po veçojnë Izraelin në këtë mënyrë diskriminuese. Në një kohë trazirash të shumta, shpesh barbare, në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, Izraeli mbetet një shembull i ekselencës shkollore dhe mendimit progresiv.”

“Në një konflikt kompleks mes Izraelit dhe palestinezëve, duke bojkotuar secilën palë nuk çon në asnjë farë progresi. Energjia e tyre do të ishte e shpenzuar shumë më mirë në inkurajimin e dialogut akademik mes izraelitëve dhe palestinezëve që mendojnë njësoj, që besojnë në një të ardhme më të mirë.”

Reklama vjen më pak se një javë më pas, pasi një grup shkrimtarësh, akademikësh, deputetësh dhe të tjerë, mes tyre JK Rowling, Simon Schama dhe Zow Wanamaker, i shkruan Guardian-it për të kritikuar idenë e bojkotimeve të tilla. Letra pasoi një thirrje nga qindra artistë dhe muzikantë për një bojkot kulturor të Izraelit për shkak të “sulmit të vazhdueshëm ndaj tokës, mënyrës së jetesës, të drejtës së tyre për ekzistencë politike.”

Letra kundër thirrjes për bojkot e quajti veçimin e Izraelit si “përçarës dhe diskriminues”. Ajo thoshte: “Ne do të kërkojmë të informojmë dhe inkurajojmë dialog për izraelitët dhe palestinezët, në komunitetin kulturor dhe krijues më të gjerë. Ndërsa ne mund të mos jemi dakord për politikat e qeverisë së Izraelit, ne të gjithë dëshirojmë bashkëjetesë paqësore.”

 

 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *