Në një ditë feste për muslimanët shqiptarë vëmendja mediatike, siç është bërë e modës, orientohet drejt intervistave patetike të politikës, ku gjendet koha për ta pyetur Ilir Metën rreth skandalit të radhës, përveçse drejt vizites së Papës në ShBA, lajm të cilit nuk i reziston dot publiku shqiptar. Madje më shumë lajm qarkulloi myftiu i zonës së Shkodrës, Muhamed Sytari, me mospritjen, sipas gazetave, të përfaqesuesve të PS-së me rastin e festës së Bajaramit: ky moment i rëndësishëm islam i ripërtëritjes e përkujtimit kanalizohet drejt konfliktualitetit. Asnjë media nuk merr mundimin të informohet nëse ngjarja është ashtu siç e përshkruan media-zero. Takime të tilla, duke qenë zyrtare, kanë protokoll ose të paktën respektojnë disa regulla, çka do të thotë se përfaqësia zyrtare lajmëron paraprakisht për vizitën, pasi në të kundërt, i nderuari me vizitën e kortezisë, në këtë rast Myftiu, duhet të jetojë në zyrë për të qenë i gatshëm sa herë dhe kur t’i bjerë rruga dy politikanëve andej nga zyra e përfaqësisë së muslimanëve. Po edhe nese nuk ka qenë i pranishëm Myftiu, sigurisht që përfaqësuesve të PS-së nuk u është mbyllur dera, siç perceptohet nga lajmi i qarkulluar, sepse janë respektuar nga zv. Myftiu.
Siqodoftë, fokusi i këtij shkrimi është gjuha e urrejtjes, me të cilën shoqërohet lajmi nëpër komente:
“1. Muhamed Sykari nuk qenka perfaqesues i fese se islame, por i SHQUP-it dhe ISIS Ky eshte nga ata tipat b.q. qe merren me heshje shtyllash te tensionit te larte ne ere e jo me predikimin e fese, pis burre;
- legen mashkull djali kengtares shkodrane Violeta Zefi e ema katolike puro,ky esht bere arab nga gjaku i te atit,ptuu rrac muti;
- Cfare ju predikon besimtareve nje maskara i tille. Cfare kujton ky se besimtaret jane vetem simpatizante te PD-se. Ky duhet fluturu per bythe jo vetem prej xhamiet por edhe prej Shkodret dhe le te shkoje me u rreshtu me vllaznit e tij ne ISIS;
- Turko-mongolet shqipfoles, nje surrat kane, te njejten qellim kane, dhe ne fund ne te njejtin qenef e kane vendin….Ora e tyre po numeron mbrasht,…o te te bashkohen me gjakfelliqurit e tyre te isis, alkaeda etj,..o t’i neneshtrohen menyres se jeteses ku jetojne….;
- Si ka mundesi qe perversi gei, nuk ben asnje mungese qofte edhe me “arsye”, per t’u gjendur ne krah te mjekermorrave kudo qe ndodhen….O gei, a mund te na shpjegosh qyshkur u gjakprishe dhe si ndodhi,…Na e thuaj mor “bure” si u bere turk dhe si ndjehesh, se mbase na pelqen edhe ne te tjereve qe mbetem ne identitetin e te pareve, se mbase nuk e “presim”, por te paktem i ngrejme bythet perpjete, kur bejme ate punen…..”
Këto janë vetëm komentet e postuar nga/te Mapo. Tematikat janë klishe, çka nënkupton se lajmi, qëllimisht i sajuar si incident, është vetëm preteksti, pasi makineria ndodhet në levizje të pandalshme. Mjafton që shënjestra të jetë e fesë islame e nganjëherë ndonjë prelat i KOASH-it.
Mapo ka kultivuar e promovuar për kohë të gjatë disa pena katolike, mes tyre edhe priftin Gjergj Meta, por asgjë e tillë, as e përafërt, nuk i shoqëron lajmet me klerikun Meta. Edhe kur z. Sytari i botohet ndonjë artikull te Mapo, sa për të thënë ndonjë Muhamed “e kemi”, ka përherë sulme ad hominem, që nuk reduktohen vetëm te personi, pasi përfshijnë në vorbullën e baltosjes familjen e tij dhe bashkësinë e myslimanëve në tërësi, sikur edhe këta të kenë shenjën e barazisë me “person publik” dhe t’i japin llogari çdo perversi anonim për hirë të së drejtës së fjalës.
Edhe aq anonimë nuk janë ama. Ironia e Metës mbi disa pohime me sfond historiko-linguistik të Sytarit rreth toponimeve ‘Tarabosh’ e ‘Rozafa’ shërbeu si pretekst i rrallës për komentet ofenduese ndaj Myftiut dhe myslimanëve: kësaj here mejdani ishte faqja personale e Metës dhe gjuha e anonimeve të lartcituar nga Mapo mori emra e mbiemra. Motivacioni i Metës ishte abuzimi i Sytarit me historinë, ndërsa nuk e kemi parë klerikun e nderuar qoftë edhe në një sforcim publik duke u shqetësuar për abuzimin me historinë nga kolegu i tij (edukatori i grigjës) Dom Shan Zefi, që ndryshe nga Sytari prezantohet si historian dhe shpik e sajon edhe duke komentuar Fjalën e Shenjtë, e as të revoltohet nga nëpërkëmbja e historisë (dhjetëra e dhjetëra raste) prej miqve të Mapos.
Rezultati i reagimit ishte se myslimanët e këtij vendi nuk mund të kenë memorie ose atë duhet t’ia përcaktojnë shpurat e komentuesve dhe opinionistëve (që i nxisin). Nga Kosova na kanë mësuar se imamin e heqin fare nga puna kur e nuk njeh historinë. Madje nuk mund të kenë as festë, e nëse ua nënvizon për show ndonjë politikan, festa është e myslimanëve si të tillë e jo edhe si shqiptarë, ndërsa urimet për Krishtlindje janë për të gjithë shqiptarët!
Në këtë klimë, ku shumica struket e ndrojtur përballë agresivitetit, përçmimit, përjashtimit e urrejtjes aspak anonime, normalisht që një myftiu nuk i tolerohet mosprania në zyrë, nga njerëz të cilët ai as nuk i përfaqëson. Që lexuesi ta ketë më të prekshëm dopio-standardin e shumë mediave, gazetarëve, opinionbërësve dhe, së fundi, turmës komentuese kur trajtohet bashkësia e myslimanëve, mjafton të krahasohet gjithë kjo zhurmë e urrejtje ndaj Sytarit me indiferencën totale (qoftë) ndaj emrave të klerikëve që kishin marrë pjesë (sipas të akuzuarit) në paqtimin shfajësues të Mark Frrokut nga një vrasje.
Comments
Keni harruar te permendi pllaken e Sulejmanit dhe eskavatoret per haxhileret. Po I vjen verdalle nje gjyq po se kush do kete takat ose taksirat te merret nuk dihet akoma