15turkey-web-articleLargeErdogan kërkoi të mbyllen shkollat e lëvizjes Gylen në Shqipëri, por nuk arriti t’i mbyllë ato as në Turqi. Gazeta The New York Times njofton se gjykata më e lartë e Turqisë ka rrëzuar një ligj që kërkonte të mbyllte mijëra shkolla të lidhura me rivalin e Presidentit Erdogan, klerikun me influencë, Fetullah Gylen.

Gjykata kushtetuese vendosi të hënën se ligji i aprovuar në 2014, kur z. Erdogan ishte kryeministër dhe kur partia e tij kishte shumicën në parlamentin turk, binte në kundërshtim me të drejtën për shkollim të sanksionuar në Kushtetutën turke.

Hoxha Fetullah Gylen ka qenë aleat i z. Erdogan dhe sëbashku arritën të largojnë ushtrinë turke nga politika. Më pas ata u përplasën publikisht pasi Erdogan akuzoi Gylen se ishte nxitësi i një investigimi kundra korrupsionit që akuzohej se kërkonte të rrëzonte qeverinë.

Shkollat që z. Erdogan kërkoi të mbyllte përbëjnë një nga burimet kryesore financiare të lëvizjes Gylen. Erdogan pretendoi se vendimi për të mbyllur këto shkolla ishte pjesë e një reforme në një sistem të dobët shkollor që e vendos Turqinë në listën e vendeve në zhvillim. Në të kundërt, shkollat e hapura nga lëvizja Gylen kanë fituar reputacion për një nivel të lartë arsimor, përfshi në vendin tonë.

Sipas Orhan Kemal Cengiz, një avokat dhe opinionist për Today’s Zaman, një gazetë pranë lëvizjes Gylen kjo, “Ligji ishte në kundërshtim me të drejtat e arsimit… Fakti se AKP humbi votën në zgjedhje mund të ketë ndikuar në psikologjinë e gjykatës, por sido qoftë vendimi i tyre ka bazë të fortë legale.”

Duhet parë reagimi i z. Erdogan, i cili nuk ka komentuar për këtë vendim, por kur Gjykata Kushtetuese vendosi kundra vendimit të qeverisë për të bllokuar Twitter, ai kritikoi gjykatën dhe tha se nuk do respektonte një vendim që denigronte vlerat kombëtare të Turqisë. Qeveria, githsesi, e hoqi ndalimin ndaj Twitter një ditë pas vendimit të gjykatës.

Comments

  • Nuk e di si u perthya/ perkthyer / komentuar fjala e Erdoganit ne Shqiperi, po besoj se nuk eshte vleresuar as vendi ku ai foli, as akuza., as oferta e Tij . Denoncimi nga ana e Tij e nje organizate terroriste, dhe gadishmeria per te mbeshtetur sherbimet e ofruara nga kjo levizje, po te ishin thene ne Kryeminstri ose Presidence, do te mund te kuptoheshin si sulm ndaj shkollave, po fjala e Tij e mbajtur ne nje inagurim xhamie, kam pershtypjen qe mbi gjithshka I drejtohet KMSH , kapjes qe nga ana e gylenxhive KMSH dhe sherbimeve qe Shoqata Ben ne emrin e KMSH .

      • Erdogan deklaroi qe e kishte lajmeruar Kr.ministrin dhe Presidentin per rrezikshmerine e kesaj Levizje, dhe ju kishte ofruar ndihmen e qeverise turke per ato sherbime qe do liheshin te pa sponsor nqs do ndalohej aktiviteti I Levizjes. Ky theksim per SHERBIME flet qarte qe nuk behet fjale per biznes ( sic do ishte rasti I kolegjeve ) por per aktivitete Sociale, sic I bie te jete KMSH , medresete apo Universiteti Bedr.
        Per me teper nuk ka pse citon Presidentin, tek inagurimi I xhamise, kur Kane mbajtur me pare live, konference te perbashket ne Presidence , dhe fare mire mund te shprehej atje , nqs do te ishte shqetesim per organet e shtetit

  • Me sa di une nuk behet fjale per shkolla, por per qendra kursesh, qe njihen si “Dershane”. Sipas sistemit arsimor aktual turk, cdo nxenes i cili mbaron shkollen e mesme eshte i detyruar t’i frekuentoje keto shkolla parapergatitore per ne universitet. Eshte e qarte se ky sistem arsimor calon ne kete pike. Ketu behet fjale per biznese, e jo per interesin e pergjithshem. Madje mund te themi se ne kete pike qeveria ka qene me afer interesit te popullit se interesat finaciare te levizjes gylen.

  • @ashiket, dhe te tjeret….. Interpretimi I ngushte I deklarates se Erdogan, vetem me mbylljen e kolegjeve turke, eshte bere qellimisht per te denigruar dhe zhvleftesuar kete deklarate para popullit shqiptar. Kuptohet qe qellimet e islamofobeve nuk jane te njejta me ato te anetareve te levizjes Gylen, por kesaj here mjeti qe zgjodhen per qellimet e tyre ishte njesoj – te Benin viktimen, sikur po goditeshin kolegjet turke. Keto kolegje, me reputacionin e shkelqyer qe Kane ne popull, do ishin mburoja perfecte ndaj sulmeve te Erdogan ndaj Gylen ( perplasje qe nuk njihet fare nga publiku shqiptar ).
    Per kete arsye, kemi pare nje boom reklamimi mediatike se sa mire eshte te shkosh ne shkolle-kolegj, dhe kemi nje heshtje absolute per aktivitet e tjera te Levizjes Gylen, ku me I perfolur per keq eshte komuniteti musliman shqiptare KMSH

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *