Shqipëria, kanë deklaruar përfaqsues të trupit diplomatik dhe DASH, nuk ka avancuar drejt Bashkimit Europian. Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Cannon deklaron:
Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi.
Personazhe të korruptuar të sistemit gjyqësor mburren me pasurinë që kanë zhvatur, duke shitur drejtësinë,
Në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit. Komisioni Europian ka identifikuar si pengesën numër një për progresin drejt Bashkimit Europian sistemin gjyqësor”, – është shprehur ai.
Për ambasadorin britanik në Shqipëri, reformat e mirëfillta kanë fitues dhe humbës.
Ambasada amerikane ka përsëritur disa herë thirrjen që partitë politike të largojnë politikanë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korruptive.
Në kushte të tilla, Shqipërisë i duhet ISLAMI.
Sa herë që vendi ynë ka ndeshur pengesa në integrimin europian, në ndihmë ka ardhur ISLAMI. Ka ndodhur më parë kur Europa u ka përplasur derën në fytyrë politikanëve shqiptarë. Figura gjithsesi jo e vetmuar që përfaqson më së qarti virtualisht politikanin e korruptuar është kreu i parlamentit, Ilir Meta, të cilin shqiptarët e kanë parë të filmuar duke bërë pazaret e veta korruptive. Sigurisht kjo nuk ka penguar rrugëtimin lart e më lart të Ilir Metës në hierarkinë shtetrore, pasi në një shtet tërësisht të korruptuar, ai është thjesht fytyra e sistemit e jo përjashtim prej tij. E megjithatë, politikanë si Ilir Meta kanë shpjeguar dështimet e tyre në procesin e integrimit duke thirrur në ndihmë panikun kolektiv kundra ISLAMIT.
Në një artikull që kemi botuar këtu dy vjet më parë, me titull ‘Dridhe Like me Konferencën Islamike’ ku tregohet se z. Meta i njoftonte publikut se fajin për bllokimin e integrimit të Shqipërisë nuk e kanë korrupsioni, por antrsimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike.
Kujtojmë dhe njëherë se sipas kabllogrameve të Ambasadës Amerikane dhe sipas dëshmisë së ish-Ambasadorit shqiptar në Francë, Besnik Mustafaj, janë vende perëndimore si ShBA dhe Franca që i kanë kërkuar dhe kanë nxitur vazhdimin e qëndrimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike.
E megjithatë, pengesa e integrimit të Shqipërisë për Metën, është ISLAMI dhe jo korrupsioni i politikanëve si ai.
Sic kemi sjellë në një artikull tjetër në këtë faqe, E vërteta e Floririt, shkruhet:
Realiteti i mirënjohur i islamofobisë në Europë është alibia më e kollajtë ndaj këtij dështimi në politikën e jashtme të vendit, një dështimi kaq të madh kur e kemi të qartë së sa energji propagandistike është investuar në këtë drejtim. Si një aset kombëtar, Islami, gjithnjë për tu fajsuar, është thirrur në ndihmë për të mbuluar problematikat alarmuese që ka vendi.
Kësisoj, edhe këtë rradhë, kur ndërkombëtarët vënë në dukje bllokimin e integrimit në BE, politikanëve mund tu vijë sërish në ndihmë ISLAMI.
Comments