Disa nga kriminelët më brutalë në botën e sotme, janë anëtarët e kartelave meksikane të drogës. Një nga shenjat dalluese të anëtarëve të këtyre bandave kriminale janë tatuazhet e shumta me simbole të katolicizmit ashtu si dhe mbajtja e ikonave katolike. Disa nga kriminelët më të ashpër në burgjet ruse janë njëkohësisht të njohur për identifikimit me simbole të krishtërimit ortodoks. Qartazi, askush nuk ka parë katolicizmin apo kishën ortodokse si frymëzuese apo motivuese të krimeve të kartelës meksikane apo gangsterëve rusë.
Këto ditë, pas vrasjes së efektivit të Reneas, Ibrahim Bashës, të shpallur Dëshmor i Atdheut, dy të rinjë nga Lazarati janë identifikuar si autorët e vrasjes së Ibrahimit. Në profilet e tyre në Facebook janë parë fotografi nga grupi terrorist ISIS. Gazetarë si Anila Basha e Mero Baze e më vonë edhe rrjete satelitore televizive, kombetare, ngritën supozimin se krimi në Lazarat është i motivuar nga ISIS, duke ngritur hipotezën e prezencës së ISIS në Shqipëri. E vetmja gjë që mungon, në këtë kohë kur ISIS ka qenë i etur për të deklaruar se qëndron pas cdo akti dhune në botë, nuk ka deklaruar se qëndron pas sulmit në Lazarat.
Asnjë informacion mbështetës nuk është dhënë për këtë hipotezë. Edhe pse ngjarjet në Lazarat kanë qenë të lidhura pandashmërisht me trafikun e drogës, ka gazetarë që duan të ngrenë hipoteza sakate me sfond fetar. Ndërkaq i vetmi informacion i sigurtë fetar që dimë në lidhje me këtë ngjarje është besimi i të ndjerit, Ibrahim Basha, i cili në shënimin e tij të fundit në Facebook, u uroi bashkë-besimtarëve muslimanë agjërim të mbarë. Qoftë dhe agjërimi e lutjet e tij të pranuara e të shpërblyera tek Zoti. Amin.
Comments
nderkaq mediat kane njoftuar se motivi eshte thjesht hakmarrje:http://www.javanews.al/lazarati-arrestohet-i-dyshuari-si-porosites-i-sulmit-ndaj-renea-s/
Edhe nese vrasesit jane te frymezuar nga isis, polici rahmetli ishte dukshem i frymezuar nga islami dhe agjeronte keto dite
Nuk e di se nga buroi korelacioni i pare, por News24 nuk rreshti duke vene ne dukje se keta vellezerit Aliko paskan pasur foto ne fb me “simbolin e ISIS” te gishtit tregues te ngritur perpjete.
Vaj medet mediat tona.
#SkaFajGishti