download (1)Tashmë është komentuar gjerësisht kërkesa e Presidentit Erdogan që qeveria e Shqipërisë të ndërmarë hapa për të mbyllur e pezulluar aktivitetet e Lëvizjes Gulen në Shqipëri, aktivitete që përfshijnë një sërë shkollash në mbarë vendin. Mbi të gjitha, është e njohur se pjesa më e madhe e kryesisë së KMSH-së është e lidhur apo ka marë inspirim nga mësimet e hoxhë Fetullah Gulen. Presidenti Erdogan shkoi më tej në etiketimin e kësaj lëvizjeje si lëvizje terroriste.

Lexuesit e rregullt të kësaj faqeje e dinë se këtu i është dedikuar mjaft vëmendje veprimtarisë së lëvizjes Gylen në Shqipëri, sidomos në krye të KMSH – së, e jemi përpjekur të hapim një debat rreth problemeve komunitare në lidhje me lëvizjen Gylen, së paku qysh kater vjet më parë (trajtime të tjera mund të lexohen këtu). Vështirë pra të na marë kush për mbështetës të lëvizjes Gylen.

images (1)Qysh nga bërja publike e konfliktit midis Gylen dhe Erdogan, kemi shkruar se konflikti i tyre nuk duhet të transportohet në Shqipëri:

Por ajo që vërehet midis muslimanëve është tifozëria për njërën palë apo për tjetrën, që kthehet më pas në inkriminime toksike midis vetë tifozëve.

Ky transportim artificial dhe i padobishëm i përplasjeve brenda llojit në Turqi kthehet në konflikt midis muslimanëve në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë. A thua nuk kanë mjaft telashe bashkësitë muslimane në këto treva, e vendosin të marin hua ca të tjera nga Turqia.

Përplasja në Turqi është reflektim i historisë së vonët dhe politikave të Turqisë, e për rjedhojë larg aftësisë tonë të mirëfilltë qoftë për ta kuptuar apo për të luajtur ndonjë rol të dobishëm në të. Hoxha i nderuar Gylen dhe politikani i sukseshëm Erdogan nuk na pyetën ne as kur krijuan partneritet me njëri-tjetrin, e as kur i shpallën luftë njëri-tjetrit, e as kishin pse të na pyesnin.

Për rjedhojë, nëse nuk bëjmë dot gjë në shuarjen e këtij konflikti – e as nuk kemi fare se çfarë të bëjmë – le të lutemi që të dyja palëve Zoti tu japë urtësi e maturi, e t’i udhëzojë drejt rrugës së mirëkuptimit e paqtimit vëllazëror.

Në të njëjtën kohë, le të heqim dorë nga krijimi artificial si dhe tejet i dëmshëm i konflikteve brenda nesh.

download (2)E megjithatë, ky konflikt nga Turqia u soll në qendrën e vëmendjes publike shqiptare nga veti Presidenti Erdogan dhe kjo ishte një prurje negative që nuk i shërben muslimanëve në Shqipëri.

Projektet më së shumti të sukseshme në arsim të lëvizjes Gylen në Shqipëri janë ndërkaq projekte që i kanë shërbyer të gjithë shoqërisë shqiptare, përtej sinoreve të bashkësisë muslimane. Ata muslimanë shqiptarë që kanë gjetur inspirim në idetë e hoxhës Fetullah Gylen janë mirëfilli pjesë e bashkësisë tonë fetare, ashtu si ata që kanë gjetur inspirim në mësimet e Sheh Albanit, apo kujtdo qoftë. Ata që mbështesin sulmet kundra gylenistëve në Shqipëri ushqejnë të njëjtën frymë sektarizmi dhe fragmentarizimi brenda bashkësisë për të cilën kemi kritikuar me vite levizjen Gylen apo dhe të tjerë dhe t’i konstribuosh një tendence që e pranon si negative është vetë-shkatërruese. Përgjigja ndaj sfidave tona nuk është më shumë fragmentarizim e sektarizëm por më shumë gjerësi e përqafim i ideve të të tjerëve, më shumë mirënjohje për përpjekjet e sivëllezërve të tu në përpjekjet për të emancipuar bashkësinë drejt respektit dhe vlerësimit për diversitetin brenda nesh.

Gylenistët mund të kenë si shumë lëvizje të metat e tyre por akuza për terrorizëm është një shaka e zezë. Në këtë vend, gylenistët nuk i njohim për terrorizëm, por për ndërtues shkollash.

Presidenti Erdogan ka inspiruar prej vitesh pasues në vendin e vet e simpatizues edhe jashtë, përfshi në Shqipëri. Duke i uruar të gjitha të mirat popullit turk, një popull me të cilin në mënyrë të natyrshme muslimanët shqiptarë ndjejn një afinitet ekskluziv fetar e kulturor, jemi njëkohësisht kundra mbartjes së konflikteve politike turke në vendin tonë, e për më tepër kur këto konflikte kërkojnë të mbjellin konflikt brenda bashkësisë tonë. Këto tendenca duhen rrefuzuar qartazi.

Aderuesit e lëvizjes Gylen, edhe një herë kanë shancin të reflektojnë mbi të ligat e grupizmit, sektarizmit e fragmentarizimit e t’i kontribuojnë një fryme gjithë-përfshirëse në jetën e institucioneve tona fetare. Muslimanët shqiptarë të të gjitha tendencave duhen të ndihen të investuar në mbarëvajtjen e këtyre institucioneve në mënyrë që askush që vjen të na flaës për zëvendësimin e tyre të mos gjejë mbështetës. Ne duam të ngremë projekte të tjera të dobishme, institucione të reja komunitare dhe arsimore – e do ishim mirënjohës ndaj mbështetjes turke – por jo mbi rrënojat e atyre që ndërkaq janë ngritur.

Comments

  • Pertej konfliktit politik te Levizjes Gylen me presidetin turk Erdogan, ajo qe duhet te na shqetesoje me teper ne si besimtare muslimane eshte ndikimi negativ i kesaj levizjeje ne jeten fetare ne vend. Sektarizmi i tyre eshte i demshem per muslimanet shqiptare, te cilet jane mjaft te percare edhe keshtu si jane. Marrja e kontrollit te institucionit me te larte fetar ne vend nga nje levizje e cila nuk njihet per devotshmerine dhe perkushtimin ndaj fese, eshte nje sirene alarmi per te gjithe ne. Mjafton t’i kthehesh historise se krijimit te kesaj levizjeje per te kuptuar qellimin e ekzistimit dhe menyren si operon. Nje levizje e krijuar per te luftuar fetarizmin e muslimaneve ne Turqi nuk mund te jete asnjehere promotore e vlerave fetare. Pas deshtimit ne Turqi per te marre pushtetin ne menyre jodemokratike, gylenistet i kane kthyer syte nga Shqiperia.

  • Levizjes Gylen ne Shqiperi, mund ti fal shume gjera. Jo vetem koha e gjate pretent ketu , nga hyrja e tyre ne Shqiperi, deri me sot ( mbi 20 vjet ) , po edhe shume llojshmeria e aktiviteteve , te japin fushe te gjere kritike . I vetmi cast kur kjo levizje thuajse e meriton etiketimin terroriste, eshte marrja ne kontroll e KMSH .
    Edhe pas ketij veprimi, levizja Gylen, ka shume pika te erreta qe te lene me goje hapur ( shitja e vakfeve, hapja e Universitetit qe do prodhoje ” made in anti terror hoxhallare ” etj etj ), po qe nuk krahasohen me demin e shkaktuar nga uzurpimi I institucionit te muslimaneve.
    Keshtu qe, le te heqin dore nga ky zullum, dhe e Kane hak tju dalim ne krah, kunder cdo padrejtesie,,,,,, perndryshe cfare Kane mbjellesh do te korresh

    • O Profesor, a e di kuptimin e fjales terrorist? Si e meritoka ate etikim ne castin kur mer ne kontrol KMSH-ne? Ketu kemi trajtuar gjere e gjate probleme rreth levizjes gylen ne shqiperi e mund te ndjekesh links qe kemi sjelle. Por le mos harrojme se perpara se te marin kontroll te KMSH-se, jo se KMSH po shkelqente ne te kundert: me gjithe te metat, KMSH-ja duket me shume si nje institucion sot sesa perpara se ta mernin ata nen kontroll.

  • Levizja Gylen nuk ka per te heq dore kurre nga KMSh-ja. Ai institucion edhe pse duket se ka çelsat e kashtes, gjithsesi eshte nje postobllok efikas per te ndalur rigjallerimin e institucioneve te dijes fetare ne Shqiperi (nese ka pasur ndonjehere ne kuptimin e vertete te fjales), dhe kontrolli i saj garanton dhe “perandorine e bizneseve gylen” ne Shqiperi. Gjithsesi, meqe permendem termin “perandori”, po presim qe ajo te heqe dore nga “territori KMSH” ne nje nga format klasike, si psh: kalbezimi i brendshem dhe dekadenca, fragmentarizimi doktrinor/biznesor, merrja me sulm nga ndonje entitet tjeter me efikas apo shitblerja me leke te thata ne dore tek pruresi me i pare. Por nje gje eshte e sigurte, ashtu siç thote edhe artikulli: me secilen nga keto forma, ose te tjera me kreative qe nuk po na vijne ne mend, institucioni i KMSh do te zhbeht dhe bashke me te dhe shpresa e permiresimit gradual te puneve te institucionalizuara te fese. Ah mer gylenxhi, qe i keni hyp mbrapsht arabase.

  • O JU QE KENI BESUAR, MENJANONI SHUME DYSHIME, SE VERTET DISA DYSHIME JANE MEKAT. MOS HETONI DHE MOS PERGOJONI NJERI TJETRIN. MOS VALLW DESHIRON NDOKUSH PREJ JUSH TE HAJE MISHIN E VELLAIT TE TIJ TE VDEKUR.

    NA MJAFTON KY AJET, PER KESHILLE APO JO

  • Jo domosdoshmerisht, tek nje mysliman duhet te mbizoterojne cilwsi besimtari, Ai mund te jete mysliman por genjen, shpif, pergojon, percan ofendon keshtu gradualisht fillon te anoje nga cilesite e kufrit. Gazaliu

  • Nese Levizja Gylen (si levizje me moderne se te tjerat) etiketohet si terroriste, e kuptoni se si do ti etiketonin levizjet tjera???
    Kur njerezia( shtetet me nj-tj madje), po i pranojne e po i pertypin shume faje nj-tj per hater te “fqinjesise se mire”, gjejne dhe gjuhen e tolerances dhe mirekuptimit, po ne si muslimane nuk ja pakemi kaq borxh njeri tjetrit?

  • Sikur ti postonit menjehere keto komentet, me mire do ishte, kishim edhe gjakun edhe nervat edhe idete te nxehura,,,,,nejse,
    Po ti referoheni Pensilvanise, dhe cfare boton zedhenesja me e pelqyer e hizmetit, zaman ( me of e aman aman ) ka akuza per terrorist edhe per aktivitete ku e ku me te emba, sesa marrja ne kontroll e KMSH

  • Fillimisht ne ‘Oxford English Dictionary’ fjala terrorizem perkufizohej keshtu: “qeverisje permes frikesimit”. Ndersa komunitetetit te tanishem i shkon per shtat: “Te drejtosh nepermjet rrembimit”. Te gjithe jemi te vetedijshem qe ata e rrembyen institucionin dhe te gjithe po e ndjejme dita dites se nuk jemi te perfaqesuar. I nderuar admin, ata vertet nuk kane goditur njerez per tu quajtur terrorist, por kane goditur me te brishtat e me te brishtave, PRINCIPET.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *