Adoleshentja pakistaneze dhe aktivisti indian i të drejtave të fëmive fitojnë mbi Edëard Snoëden, Chelsea Manning, Papën dhe Vladimir Putin.
Malala Yousafzai, pakistanezja aktiviste për shkollimin e adoleshentëve e qëlluar në një autobus shkolle në 2012 nga luftëtarët talibanë, ka fituar cmimin Nobel 2014.
Malala fitoi sëbashku me Kailash Satyarthi, një aktivist indian i të drejtë të fëmive.
Të dy u shpallën fitues të cmimit prej 1.11 milionë dollarë të premten në mëngjes nga kreu i komitetit të Nobel – ish-kryeministri norvegjerz Thorbjoern Jagland.
Malala, tashmë 17 vjec, u qëllua me armë në kokë nga një atentator Taliban dy vjet më parë në Pakistan pasi u bë e njohur për fushatën për shkollimin e vajzave.
Ajo fitoi për atë që komiteti i Nobelit quajti ‘përpjekjen heroike’ për të drejtat e vajzave për shkollim. Ajo është fituesja më e re në moshë e këtij cmimi.
Pasi u qëlluam ajo u dërgua në spitalin e Mbretëreshës Elizabeth në Birmingham, ku u mjekua për plagosjen që i rrezikonte jetën.
Qysh nga ajo kohë ajo ka vazhduar fushatën për shkollimin e vajzave, duke adresuar Kombet e Bashkuara, takuar Barack Obamën, e nominuar si një nga 100 njerëzit më me influenzë nga revista Time dhe duke botuar vitin e kaluar kujtimet e saj, I am Malala (Unë jam Malala). Muajin e kaluar, ushtria pakistaneze pretendoi se, një grup prej 10 talebanësh të cilët u munduan ta vrasin atë u arrestuan.
Comments
http://illyriapress.com/guximi-malales/