Edi-RamaE-zani

Kryeministri Rama premtoi se do të ofrojë 165 milion lekë për shpronsimin e truallit me qëllim që t’i hapë rrugë fillimit të punimeve:

“Për të promovuar harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, nga njera anë do të mbyllim gjithë kalvarin e gjatë që ka penguar ndërtimin e xhamisë së re, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit dhe do të mbajmë zotimin që do të kemi një xhami pa pallat dhe supermarkato”.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar pronarët e truallit, të cilët nuk e pranojnë shpronësimin. Përfaqësuesi i tyre, Alban Bala e konsideroi këtë akt, gjatë një prononcimi për ora news, antiligjor dhe antikushtetues. Ai tha se rrëmbimi i pronës është i ndaluar edhe nga aspekti fetar dhe kjo gjë e pengon ndërtimin e një objekti kulti.

Duket se Kryeministri e konsideron tashmë thjesht si një kokëçarje këtë çështje dhe kërkon të gjejë rrugëdalje. Në fakt, xhamia nuk duhet të jepet për të promovuar bashkëjetesën, siç thotë ai, por për shkak se besimtarëve iu takon, ashtu si gjithë të tjerëve, të kenë objektin e tyre të kultit. Fakti që leja jepet mbi këto arsye tregon se bashkëjetesa në këndvështrimin e Kryeministrit nuk është dhe aq e shëndoshë.

Por përsëri, edhe këtu, ka një pabarazi, për shkak se pjesa e truallit të ndërtimit që po iu jepet nga shteti do të jetë një pronë e marrë pa dëshirën e pronarit, gjë që kompromenton pastërtinë dhe shenjtërinë e një objekti kulti. Feja nuk mund të lejojë që shtëpitë e Zotit të ndërtohen mbi truall të rrëmbyer, qofshin këto edhe me procedura ligjore nga shteti, për sa kohë nuk gëzojnë vullnetin e pronarëve. Për këtë arsye, besimtarët nuk mund të falen mbi padrejtësitë që iu bëhen të tjerëve.

E mira publike, me të cilën mund të justifikohet shteti, si motiv për të legjitimuar rrëmbimin, nuk qendron, pasi vetë objekti që po ngrihet nuk e pranon këtë motiv. Nisma për të shpronësuar njerëz për ndërtimin e një xhamie tregon se ky objekt mund t’u konsideroka «e mirë publike», gjë që mohohej deri dje kur diskutohej mbi hapësirën ku duhet ndërtuar xhamia dhe mundësinë që shteti të dhurojë truall për këtë objekt.

Nga ana e tij, Komuniteti Mysliman ka kaluar gjithçka në heshtje. Interesit të gazetarëve u është përgjigjur se do të dalë së shpejti në një prononcim, por ende nuk po duket diçka e tillë. Hezitimi tregon tulatjen dhe pafuqinë për të marrë vendime përballë politikës. Në mënyrë shumë të natyrshme ata do të duhet të kishin dalë menjëherë në deklaratë për të shprehur qendrimin e tyre. Sidoqoftë, mbetet për të parë se çfarë do të bëjë KMSH-ja. Do të ishte në dinjitetin e saj dhe tonin ta refuzojë këtë ofertë duke kërkuar rrugë të pastra për ndërtimin e xhamisë. KMSH ka rastin të tregojë sadopak dinjitet.

 

Comments

  • Ashtu sikurse ne Islam parashikohet falja e vendit per ndwrtimin e objekteve te kultit, ose me shume ndertimi i xhamive e keshtu shperblehesh me xhenet, duke fituar sevape pafund.

  • gjynah per keta njerez qe kerkojne ligjet e fese kur eshte interesi personal ky person qe ka truallin me ngjan si cifutet ne kohen e profetit muhamed qe kur ishte puna per perfitim material pranonin ligjet e islamit

    • Mendoj se etiketimi yt mbi pronaret e tokes eshte i padrejte. Vije veten ne poziten e tij. nese do te kishe nje thesar te tille, sic eshte ajo toke atje, dhe te ta marrin pronen, duke te dhene nje koceke per nje pjese te saj, ndersa e gjithe pjesa tjeter te shkon dem, cfare do te beje?
      Familja pronare mbrohet fillimisht nepermjet ligjit. Deri tani na eshte thene qe qeveria nuk jep para per truall sepse ndertimi i xhamise nuk konsiderohet “e mire publike”. Tani e zgjidhka qesen, per te paguar vetem nje shume te vogel, dhe kjo behet duke u bazuar mbi hapesiren qe krijon ligji per shpronsim bazuar mbi, “te miren publike”. Nga ana tjeter, pronaret kane te drejte ti kerkojne KMSH-se qe te mos perdore nje toke qe nuk e ka hallall, e qe eshte prona e tyre. Pronaret nuk kane asnje faj. Faji duhet kerkuar tek qeveria qe nuk e ka seriozisht kete ceshtje dhe tek KMSH-ja qe nuk mban qendrimin e duhur per ta marre me dinjitet te drejten e vet.

  • More ju qe komentoni me sa mend kerkoni qe dikush ti dhuroje KMSH toke, kur KMSH ska lene prone pa shit dhe uzurpu, kur KMSH eshte institucioni i turpit dhe i perfaqesimit te muslimane, kur KMSH ben pazare per interesa te ngushta ne dem te muslimane ???
    Me sa mend kerkoni te fal dikush token qe KMSH dhe pushtetaret te fitojne vota dhe me shume pushtet ne kurriz te pronareve ???
    E krahasoni dhe me kohen e profetit dhe pusit ?? Por prap tregoni injorance e para sepse nuk eshte ceshtja qe rrezikohet jeta nga mos patja e xhamise dhe e dyta profeti nuk i keshilloje qe ta rrembenin por ta blenin te arrinin te benin tregti, ku eshte KMSH me mesinmet profetike ne kete mes ???
    Apo sheriati, dhe anologjia profetike vlen vetem ne favor te KMSH ne disfafor vlen ligji i qeverise ???

  • nese me lejohet desha ti bej nje pyetje pronareve te ketij trualli: a do te ishin te kenaqur nese trualli i tyre te behej lulishte dhe te mos merrnin asgje ne kembim, apo me mire te shperblehen dhe te ndertohej xhamia qe aq shume e kemi pritur? Nese nuk jane te kenaqur me shperblimin mendoj se duhet bere edhe nje proozim alternativ ku ti behej thirrje te gjithe muslimaneve qe te kontribuojne per rritjen e mases se shperblimit qe, edhe keto pronare mois te dalin te pakenaqur

  • Dikush (nuk eshte cudi) te kerkoje prishjen e Kuvendit, te k/ministrise, apo bulevardit, pasi mund te jete “pronar trualli” !
    Ky eshte NON sesn.
    Ne cdo legjistacion ka ligj qe u jep prioritet puneve publike.
    Xhamia eshte objekt publik

  • duhet nje komprimis tresh, pronare, komunitet dhe qeveri, nga pronaret duhet buonsensi x te pranuar nje shume lekesh ndoshta me pak se cmimi i tregut ne kembim te sevapeve qe do marrin ne shekuj, nga komuniteti duhet qe te beje c’eshte e mundur x ti dhene pronareve nje shume lekesh shtese pervec atyre qe do jape qeveria..por edhe varianti me pallate ngjitur nuk eshte me ideali..

    ps. ka dhe nje zghidhje tjeter, toke tjeter ose psh piramida te kthehet ne xhami 🙂

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *