Pudër Lazarat





lazaratNë filozofinë tradicionale të ligjit Islam, shpallja e shenjtë i shërben pesë principeve themeltare ndër të cilat një prej tyre është ruajtja e intelektit. Arsyeja e ndalimit të alkolit dhe drogës është se ato dëmtojnë intelektin dhe aftësinë për të perceptuar realitetin. Intelekti, në anën tjetër, është kusht për të kuptuar dhe praktikuar urdhëresat e Zotit.

Nga një këndvështrim islam hashashi është i dëmshëm për të njëjtat arsye që alkoli është i dëmshëm. Ndërkohë që në publik hashashi mund të ketë reputacion ku e ku më negativ se pijet alkolike, të cilat përdoren në gëzime familjare, e u jepen nga pak edhe fëmijve, ka mjaftueshëm tregues që vënë në dukje se dëmi publik dhe individual i pijeve alkolike është shumë më i madh se konsumi i hashashit apo marihuanës. Shumë studime tregojnë se alkooli është adiktiv, mund të jetë fatal dhe shkakton agresivitet në mënyrë që nuk shkaktohet nga hashashi. Lazarati është më pak i dëmshëm se një fabrikë konjaku.

Ndërkohë që shteti ka dërguar forcat speciale në Lazarat, vlen të pyetet se për cfarë po luftohet në Lazarat? Kundra krimit, kontrabandës, ilegalitetit? Sipas të gjitha raporteve që na vinë nga jashtë e brenda, përfshi edhe burimin më të besueshëm të informacionit në botë – wikileaks, ne drejtohemi nga politikanë që janë të përfshirë në kontrabandë, krim, vjedhje e gjithë sa përmban lista e veprave të zeza në këtë botë. Në Lazarat rezulton pra që një shtet ku kontrabanda ka qenë pjesë e strukturave të veta më të larta po lufton kontrabandën e një katundi si Lazarati.

TA465[1]Ja pse gjithë kjo fushatë në Lazarat nuk është luftë kundra trafiqeve ilegale apo një substance narkotike që po shkon drejt legalizimit në Europë, por një pudër në fytyrën e klaunit, në fytyrën e shtetit shqiptar që kërkon të krijojë një imazh rendi e ligjshmërie në një vend për të cilin është e mirënjohur që ka gjithcka përvecse rend e ligj.

Edhe në shtete me qeveri tejet të dobëta si Afghanistani ku qeveria po lufton rritjen e opiumit, në të njëjtën kohë janë ngritur programe paralele për të krijuar burime alternative të ardhurash për fshatarët e efektuar nga lufta kundra drogës. Nuk kemi dëgjuar nga qeveria shqiptare asnjë propozim, asnjë program alternativ për të zëvendësuar të ardhurat nga hashashi në Lazarat. Fill pas fitores kundra Lazaratit krerët e policisë dhe të shtetit do mund të mblidhen e të festojnë së bashku me nga një gotë whisky, kjo drogë legale që bën më shumë zarar se një cigare bar.

Comments

  • Ja dhe keta pensilvanistet me kamufalzh te dosja.net, e kane vene ne vemendje kete shkrim. Interesante eshte se keta, nen masken e jofetarit, shqetesohen per nje islam modern – sic ata, me ligesi, duan ta paraqesin e-zanin, duke mos harruar te evidentojne se, keta jane nje grup fare i vogel. Nderkohe, me te njejten ligesi, sic evidentuan ne disa shkrime se E-zani eshte pro gejve, tani thone se E-zani qenka pro hashashit, e gjithashtu kunder shtetit.
    Shume qesharake dhe gjithashtu shume shemtuar!

    http://dosja.net/2014/06/hashashi-i-lazaratit-ca-muslimane-moderniste-dhe-shteti-si-organizate-kriminale/

  • Te nderuar lexues e komentues te kesaj faqeje, ka pak ose aspak rendesi se kush administron e shkruan ne kete faqen dosja.net qe keni sjelle ketu. Sigurisht problemi eshte etik, qofte nese jane muslimane apo jo sepse ne keto shkrime qe jane sjelle ketu ne hapsiren e komenteve ata keqinformojne. Te thuash qe sipas kushtetutes sekulare te shtetit shqiptar homoseksualet kane te drejta kjo eshte vetem se evidentim i nje ligji qe kur u miratua pati edhe mbeshtetje hoxhallaresh. Ne shkrimin me siper nuk ka asnje lloj qendrimi liberal ndaj droges – cfaredolloj kuptimi te kete ky term – pervecse per ata qe nuk dine te lexojne ose ata qe shtremberojne fjale me qellim.

    Nuk e dime se kush qendron prapa dosja.net dhe sinqerisht qe nuk jemi te interesuar ta dime. Ju lutemi vetem te mos vini etiketime te panevojshme ‘sektare’ apo aludime per Fetullah Gylenin. Edhe nese kjo faqe mbahet nga gyleniste, dyshojme qe shehu i tyre te jete i informuar per kete. Ai eshte nje aktivist qe ka dhene kontributin e tij per avancimin e fese e Zoti e shperblefte per te mirat e i falte gabimet.

    Qartazi kjo faqe ka nje interes ndaj cfare shkruajme ketu tek e-zani por ne nuk kemi asnje fare interesi per sa shkruajne ata.

  • Fetuallai nuk di gje, se nuk ka mundesi te jete prapa cdo veprimi te cdo gylenxhiu apo te cdo qelize te hizmetit ne baze, dhe jo cdo gje qe bejne gylenxhinjte perfaqeson gylenin vete. Por te gjitha arsyet te cojne tek perfundimi se kjo faqe eshte prane tyre.
    Fillimisht, duket qarte qe jane burim xhematesh, sepse kane interes te panatyrshem per nje laik per ceshtjet fetare.
    Kjo pike e ngushton rrezen e kerkimit tek nje grup i ngushte aktoresh.
    Vemendja qe kane treguar ndaj Ezanit qe ne fillimin e veprimtarise se tyre (u be, te pakten hera e trete qe shkruajne per kete faqe – me sa i kam ndjekur), por edhe menyra sesi interesohen per E-zanin, eshte e pazakonte per laiket. Shkrimin e Besnik Sinanit e percollen me perpikmeri si kundershtaret gylenxhinj tek komentet ketu. E konsideruan shkrimin si progej (pa lidhje fare), i percaktuan adminet e E-zanit si grup modernist minorance brenda muslimaneve, ndersa nga ana tjeter lihej te kuptohej pakenaqesi me modernizmin musliman. Tani bejne te njejten gje duke thene ne menyre krejt qesharake se E-zani eshte pro hashashit, e gjithashtu kunder shtetit, duke goditur ne dy ane me kete: e para duke iu thene muslimaneve se keta po prishin fene, e dyta duke u thene laikeve se keta jane anarkiste e antishtet. Pra, keto shkrime nuk jane thjesht lajme qe synojne thjesht informacion, por jane instrumente per te prodhuar opinion ndaj ketij blogu. Pra adminet e faqes jane qartesisht te interesuar per ndikimin e Ezanit ne tek lexuesit e tij.
    Prej ketej, cilet jane grupet e interesuara ne kete menyre per E-zanin?
    1. gylenxhinjte. 2. Nje pjese e hoxhallareve qe kane qene objekt kritike. 3. ndonje Berishist tek-tuk qe mendon se, kush nuk eshte i kenaqur me Berishen eshte majtist.
    Nga te tre keto grupe, vetem alternativa e pare eshte bindese. Gylenxhinjte e kane ne menhexh me punu ne kamuflazh dhe me kriju shtet paralel.
    Po nuk eshte kaq. Interesi i tyre per te goditur Erdoganin, e per te goditur te gjitha grupet proerdoganiste, madje duke sajuar rreziqe kombetare per kete, e duke i akuzuar si leva te neo-osmanizmit, madje edhe njerez qe nuk kane te bejne aspak me keto pune, tregon se interesimi i tyre eshte shume me i madh se kaq.
    http://dosja.net/2014/06/speciale-1-zbardhet-strategjia-per-hapjen-e-partise-se-erdoganit-ne-shqiperi-kosove-dhe-maqedoni/
    Shkrimi qe sjell pensilvanisti, se paskan goditur KMSH nuk duket aspak keshtu. Ne shkrim nuk kritikohet ne asnje vend KMSH. Madje per mua, me kete e kane ndihmuar komunitetin, per shkak se e kane distancuar nga reagimi i myftinise. Nepermjet ketij lajmi, kane percjelle ne suaza me te gjera, informacionin se reagime te tilla kane qene nga Myftinia ne koke te vet, per te qetesuar “te interesuarit” me pushtet qe KMSh nuk ka filluar te behet aktive ne luften kunder islamofobise.
    Kjo eshte analiza qe te con tek gylenxhinjte prapa nje faqjeje te shemtuar si dosja.net. Mund ta kem gabim, dhe mund te kete edhe ndonje grup tjeter te interesuar qe nuk na ka rene ne sy? Mundet, por nuk mund te thuash se arsyetimi nuk qendron dhe eshte krejt i pabazuar.

    • Kurse une mendoj se i vetmi i interesuar qe te hedhe tym dhe te largoje pergjegjeine nga vetja dhe nga ato qe shkruan aty je ti.

      Vetem nje mendje djallezore si kjo e jotja mund te gjeje gjith keto arsyetime dhe lidhje te fshehta qe ta cojne ujin dhe gishtin atje ku do ti poer te anatemuar ata persona qe do ti per asyet e tua.
      Nuk doja ti hyja ketij diskutimi dhe fjalosjes per nje site anonim pa asnje ndikim ne opinionin publik por mqs e paske qejf kete punen e shpifjes me lejo te te ndihmoj mos hysh me ne gjynah, te pakten sipas arsyetimit tim sigurisht.
      Shkrime te e-zanit dhe koimente mbi ato kane bere edhe respublica, apo blogje te tjera dhe disa i kane sjelle ketu duke u krenuar se ezani u marrka si burim edhe nga media te tjera. E pse kur keto shkrime merren nga respublica dhe blogje te ngjashme nuk qenkan problem dhe nuk ka pas gylenxhinj dhe medoemos kur shkruakak kjo dosja duhet medoemos te jene gylenxhinj sic na quan ti me percmim?

      Ti ben nje lidhje sipas kokes tende se mqs keta shkruajne kunder ezanit dhe paskan bere nje shkrim kunder erdoganit duhet medoemos te jene gylenxhinj. E para, nukka asnje konflikt njeri me erdoganin qe te ngeje njerezit kunder, konfliktet jane ne mendje te semura prej disave qe u karikuan ec tja fusim ketyre gylenxhive me erdoganin nga pas. Po e lejme kete per ndonjehere tjeter.
      Une kerkova kastile ne faqe (me aq sa me dolen) dhe pash vetem nje shkrim kunder erdoganit, dhe vetem dy shkrim per e-zanin. THEKSOJ VETEM DY. Dhe ti shpif ne arsyetimin tend. Arsyen e shpifjes per te baltosur njerez do ma tregosh kur te jemi para Allahut.
      Ti perjashton cdo individ/grupim/ organzim etj etj qe mund te kene qasje kunder ezanit (po marr te mireqene ate qe thua ti) per shkak te aktivitetit te keti blogu dhe fokusohesh vetem tek gylenxhit sic u quan ti me percmim. Une e ndjek ezanin dhe nuk jane vetem gylenxhit sic i quan ti me percmim, objekt i ketij blogu.
      Ti perjashton cdo individ tjeter te interesuar per te nxehur gjakrat midis xhemateve duke hedhur shashka te tilla dhe serish e drejton gishtin tek gylenxhit sic i quan me percmim.
      Ti perjshton cdokend te zgjuar ne media qe i ka pa hajrit shkrimeve te tilla per shkak te vemendjes qe marrin duke u fokusuar tek gjera te tilla dhe per arsyet e tua e drejton gishtin tek gylenxhit.

      Dhe e fundit, pse te mos jesh ti qe administron kete dosje.net ? Fakti qe kerkon te hedhesh tymse dmth qe kerkon te shperndash vemendjen. Pikepyetje ketu.

      Nuk ke turp o njeri? Mire turp, po frike Zotin nuk e ke?

      Ne je burre dil e fol hapur me emer dhe permend emra dhe grupe, ne je skuth shpifes, atehere nuk ke asnje dallim nga keta te dosjes.

      Vallahi une kam per te te kerkuar hakun tim ne Diten e Gjykimit per gjthe keto shpifje qe ke hedhur ketu.

      I kerkoj ndjes komentuesve nqs kam kaluar cakun me fjalet, por u perfshiva emocionalisht ne kete bisede pasi nuk mund te lejoja nje shpifes si ty te baltoste pafundesisht disa njerez qe perpiqen ne rrugen e Zotit.

      • Sigurisht qe komentuesi me siper ka ngritur spekullime e ka bere deduksione ne analizen e tij. Ne te njejten kohe, jemi munduar ta bejme te qarte qe ky nuk eshte lloji i bisedes qe na intereson ne kete faqe. Ka pak fare rendesi se cfare eshte kjo dosja dhe cfare telashesh ka. Por ne te njejten kohe toni yt, historiku yt i komenteve ne kete faqe mbart qartesisht axhende. Po sillesh si atentator. Kesisoj, nese te intereson te lexosh e te komentosh mbi sa shkruajme ketu – bujrum – por nuk do tolerojme gjate shantazhe dy lekeshe. Jane te mirepritur lexuesit ne kete faqe nderkohe qe sektaret na bejne per te vjelle. Kaq. Nuk di si te ta them me qarte, shpresoj te kesh kuptuar sa po te them.

        Ju lutemi lexuesve dashamires, mos i beni dhiker dosjeve te kujtdo qofshin ketu. Nuk e meritojne vemendjen tuaj.

        • Si ndjekes shume i rregullt i blogut, me ‘historik’ te kthjellet te komenteve te ngjashme, me ‘axhende’ ashtu sic behet cdokush me axhende kur i djeg miza, dhe meqe jemi te deduksjonet, mu krijua pershtypja se e ke me mua.

          adresen e mailit besoj e sheh. Vec ndonje zgjatimi a shkurtimi te qarte te nickut, nuk kam perdor asnje nick apo mail ndryshe.

          Ajo shprehja qe ‘sektaret’ te bejn per te vjedh eshte krejt e panevojshme dhe e neveritshme, sido qe ta percaktosh ‘sektarin’, aq me shume qe s’e percakton fare. ‘Sektaret’ jane nga ata njerezit e thjeshte qe me ato pak qe dine veprojne shume, ne nje kohe te mbrapshte ku dija e mendimi eshte gjeja e fundit qe i vete ne mendje njeriut te thjeshte, keshtu ‘sekti’ te pakten u meson fene…
          …der tek ata ‘sektare’ ne katedrat me te mira te botes, per te cilet duhet te gezohemi te gjithe…

          ‘sektin’ e perdora ne vend te ‘xhemateve’ apo ‘tarikateve’. Sekti eshte fjale e shemtuar kur nenkupton percarjen, qe eshte e keqja me e madhe me te cilen vrasim kohen e shpirtin. Te vertetat e thjeshta, psh qe levizja Gylen po u prezanton fene miliona njerezve ne te gjithe boten, eshte zullum ti mohosh dhe te besh paresore ne diskurs kritika boshe. Te thote pastaj ‘Fetullai’ e ‘pensilvanja’ nje katundar nga keto qe blejne lire mushriket me tespije te Erdoganit, normal qe te shkakton reaksion emocional, si ky cuni lart. Per vete kam heq dore nga fjala ‘vellazeri’, pa e peshuar mire. Vellezer ishin edhe Habili me Kabilin.

          e te tjera, e te tjera…

          Sa per dosjen, qartazi jane deformues te ulet..

          • ‘mushriket me tespije te Erdoganit’, ‘Vellezer ishin edhe Habili me Kabilin.’ Ky plehu qe ke shkruar me siper – ja ky eshte sektarizmi. Puna nuk eshte se cfare shkruan per Erdoganin – figure per te cilen kemi bere te qarte qe jo s’e kemi fort konsiderate, por fakti qe ti konsideron kundershtaret politike te levizjes Gylen te cilet jane muslimane si ‘mushrike’ eshte ajo qe me ben te vjell. Gjithe sa mund te bej eshte te lutem qe Zoti te te drejtoje e te shpresoj qe pasuesit e tjere te levizjes Gylen nuk jane ekstremiste si ty. Ti nuk je i me mirepritur te komentosh me ne kete faqe.

      • Te falenderoj qe interesohesh per gjynahet e mija. Eshte nivel i larte altruizmi ky, ta duash “armikun” aq shume sa te shqetesohesh per gjynahet e tij.
        Nga gjithe sa thua me ngelin dy mundesi. Ose je aq i paafte intelektualisht sa te mos kuptosh disa gjera shume te thjeshta, ose e perdor budallekun, duke i shtuar edhe indinjaten, si mjete per t’i bere te tjeret te indinjohen gjithashtu me “armiqte e hizmetit”.
        Qe te ti shoshis disa gjera shkurtimisht.
        1. Njehere, nuk kupton fare se cfare eshte shpifja. Ngaterron nje perfundim, qe vjen prej nje arsyetimi, me shpifjen. Shpifja eshte kur ofron informacion pavertete, kur genjen per ti veshur dikujt dicka qe nuk e ka. Kurse une bera analize per te gjetur se kush fshihet prapa faqes dosja.net. Edhe mund te kem gabuar dhe kete e thashe edhe vete. Kjo edhe e ben ate qe une thashe dicka qe nuk ka pike lidhje me shpifjen.
        2. Krahasimi qe ti ben midis permendjes se E-zanit tek Respublica, me ate te permendjes tek dosja.net, jane budalleku me i madh qe mund te thuash. Respublica e permend e-zanin ne menyre neutrale, dhe interesohet vetem per ti servirur lexuesit te vet debate qe ata i gjykojne si interesante. Kurse dosja duket qartesisht e interesuar te krijoje nje opinion negativ per e-zanin, dhe menyra si e ben tregon qarte se ka arsye e interesa per kete. Respublica e permend e-zanin nga pozitat e nje faqeje te paperfshire ne interesa fetare, kurse dosja duket qarte qe eshte e perfshire ne to. Respublica e trajton e-zanin si nje subjekt me interes per nje publik laik, kurse dosja e trajton edhe si nje subjekt me interes xhemator, duke u kujdesur te krijoje tek ky lloj lexuesi opinionin se e-zani esht emodernist, progej, prohashashit etj. Pra dosja kerkon me budallek t’i ule pike e-zanit ne xhemat. Nese nuk e kupton dallimin, hall te madh paske!
        3. Nese gylenxhinjte nuk kane konflikt me Erdoganin atehere i bie qe te pranosh se edhe sph ihuanet nuk kane konflikt me Sisin. Ti ose ke nja nje vit ne gjume e je zgjuar befas pa ditur gje se c’behet, ose nuk je ne gjume e flet per cart.
        4. Tek dosja e-zani eshte permendur ne dy shkrime per gejt (komentues ketu i kane sjelle linket) dhe ne nje shkrim tani per hashashin, pra u bene tre. Ndersa per Erdoganin ka dy, linku qe solle ti, dhe nje shkrim tjeter ku thuhet se nje personazh nga ata te perfolurit ne shkrim, pranon se do te krijoje nje parti.
        5. Nuk kam thene ne asnje vend se vetem gylenxhinjte jane objekt i ketij blogu. Me nje analize te thjeshte, me aq sa kemi pare nga komentet ketu, me rezultojne tre grupe qe kane prodhuar debat, por sipas arsyetimit tim, dy prej tyre nuk ka mundesi te jene administratore te dosjes (referoju edhe njehere komentit tim te meparshem per kete).
        6. Hipoteza jote se mund te kete njerez “te zgjuar” qe e kane hapur dosjen per interesa komerciale dhe i perdorin keto debate thjesht per te fituar klilkime. Sic u shpreha ne komentin e meparshem, kjo nuk me duket arsye bindese, per shkak se menyra sesi kjo faqe i hap keto debate, tregon se eshte e interesuar te prodhoje opinion e jo thjesht te terheqe lexues. Po te ishte per efekt komercial, nuk do ti servirte gjerat ne ate menyre, por do te mjaftohej me paraqitjen e fakteve per skup. Dosja duket qarte qe nuk ka per qellim skupin. Nese do ishte keshtu, ne shkrimin per Erdoganin, do te kishin gjetur te pakten dy fjale per te goditur gylenxhinjte, sepse nuk mund ta trajtosh erdoganizmin ne Shqiperi, ne aq detaje, pa thene asnje fjale per gylenizmin, qe eshte shume here me i forte.
        7. Jam apo nuk jam administrator i dosjes, e sigurte ketu eshte qe nuk po hedh tym, por perkundrazi, po shperndaj tymin e krijuar prej saj. Perkundrazi akoma, emocionaliteti dhe agresiviteti qe shfaq ti te shtyn te mendosh se paskam pasur te drejte. Ti po perpiqesh te besh zhurme per te mjegulluar analizem qe synon te zbardhe se kush fshihet pas dosjes. Dhe zhurma i intereson atij qe nuk i intereson e verteta.
        E fundit, nuk kam hak per te lare me ty, pervec fyerjeve qe me ke bere. As te njoh, as me njeh dhe as jam marre e as me intereson te merrem me ty.

  • Lazarati eshte me pak i demshem, se nje fabrike konjaku. Atehere mund te me thoni ju lutem, se nese vendi jone do te kthehet ne vend prodhues te droges, me prodhimet bujqesore dhe blegtorale kush do te merret, nese ju kujtohen kohet e piramidave, kemi patur nje inflacion shume te madh, per shka se njerezit nuk punonin pasi shisnin gjithshka, per te fituar pa punuar.Vendet te cilat kultivojne lloje te ndryshme drogash, kane probleme shume serioze, duke filluar nga grupet mafioze qe kontrollojne kete biznes, duke shkaktuar viktima te shumta ne rradhet e popullsise se pafajshme, e deri ne probleme te shumta ekonomike.Dhe nga ana fetare nuk besoj qe hashashi. gjithsesi edhe mjekesia eshte totalisht kunder konsumit te hashshit.

    • @ bleta. Po ti kthehesh artikullit, dhe kjo mund te provohet me pak kerkim ne studime te botuara, alkooli shkakton deme shendetsore, mund te shkaktoje vdekje dhe shkakton sjellje agresive ne menyre qe nuk shihet tek efektet e hashashit. Kjo eshte arsyeja pse eshte thene, sic mund te shihet ne tekst, se nje fabrike konjaku eshte me i demshem se Lazarati – por te dyja adresohen nga i njejti princip fetar, ai i demtimit te intelektit, edhe kjo e permendur ne tekst. Gjithsesi te alkolizuarit nuk do munden te mbjellin qepe e domate.

  • […]

    E thene me qarte: shpifja eshte e ndaluar jo vetem kunder muslimaneve qe i kemi shoke, po edhe kunder atyre qe nuk i kemi shoke , si e-zani. Bile-bile, shpifja eshte e ndaluar edhe ndaj atyre qe nuk jane hic muslimane. Shpifja eshte universalisht e ndaluar. Pyesni po deshet per kete hoxhallaret tuaj, per hir te te cileve edhe po hakmerreni me e-zanin.

    Nuk eshte nevoja fare te jesh besimtar per te kuptuar qe shpifja eshte e neveritshme. […]

    [Te lutem pa etiketa qe tingellojne ofenduese]

  • Leave a Reply to pensilvanisti Cancel reply

    Your email address will not be published.