Sheh Abdullah bin Bejah, President i Forumit për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, ka dënuar rrëmbimet e fundit të qindra vajzave të reja nga grupi Boko Haram. Ai ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke shprehur shqetësimin e organizatës nga aktet e dhunës që po ndodhin në Nigeri.
“Ne pohojmë me bindjen më të plotë se nuk ka asnjë justifikim logjik apo religjioz në veprimet e tyre. Ne i kërkojmë këtij grupi që t’i lirojnë vajzat e pafajshme duke u dhënë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe gjithashtu të heqin dorë nga këto akte të ulëta që janë të papranueshme për çdo religjion hyjnor. Imazhi dhe shenjtëria e Islamit jan përdhosur nga veprimet e disa individëve që nuk arrijnë të kuptojnë realitetin e tij e as nuk dëgjojnë liderët religjiozë.”
Ai u bëri thirrje shkollarëve myslimanë dhe liderëve të krishterë në Nigeri dhe Afrikën Perëndimore të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri tjetrin në shpëtimin e jetës së vajzave që janë rrëmbyer.
“Është përgjegjësia e tyre e përbashkët të ndalojnë vrasjet dhe luftimet, të cilët nuk përjashtojnë askënd në shkatërrim, kaos dhe anarki. Liderët e të dy grupeve duhet të mbështesin dhe përpjekjet për paqe jo vetëm në Nigeri, por gjithashtu edhe në Afrikën Qendrore, që kanë dëshmuar dhe vazhdojnë të dëshmojnë ngjarje të tmerrshme.”
Ai gjithashtu u shpreh se të mirat e paqes janë më të mira sesa benefitet e një lufte dhe dhune të vazhdueshme.
“Aktet e hakmarrjes dhe fitoreve afatshkurtra mbi armiqtë nuk sjellin asnjë benefit të qëndrueshëm në terma afatgjatë. Ftesa jonë e sinqertë për këdo është të pohoj shpirtin e vëllazërisë dhe ndjesinë e paqes, kështu që rajoni të shndërrohet në një vend të dashurisë dhe harmonisë.”
Comments
Shyqyr qe umeti yne ka akoma lidere te hajrit si Bin Bejah. Keto akte dhune anti-islamike por qe gjoja behen ne emer te Islamit duhen denuar shume me fuqishem nga gjithe dijetaret fetare sepse po perdhosin mesazhin dhe pastertine e Islamit. Nuk arrij ta kuptoj nese kete trapat e Boko Haram vertet besojne ne ato qe thone e bejne apo jane njerez te dale mendsh a qe s’mbushin fare.
Nje shkrim distancues dhe denues pati shkruar tek Huffington Post para disa kohesh edhe imami i Qendres Islame tek New York University, Kalid Latif http://www.huffingtonpost.com/imam-khalid-latif/muslim-outrage-boko-haram_b_5279101.html e po ashtu dy kongresmenet myslimane amerikane Ellison dhe Karson sebashku me krejt lideret muslimane te Amerikes http://www.huffingtonpost.com/2014/05/21/muslim-leaders-condemn-boko-haram_n_5367486.html?utm_hp_ref=boko-haram
Veprimet e Boko Haramit i ka denuar me heret edhe Muftiu i Arabise Saudite. http://the-journal.tk/2014/05/12/muftiu-i-arabise-saudite-boko-haram-po-njollos-imazhin-e-islamit-ne-bote/