Thikë në zemër të shkollës





PartizaniNjë nxënës i vitit të parë në Gjimnazin Partizani është goditur me thikë në mjediset e shkollës, nga një bashkëmoshatar i tij. Siç bëhet e ditur, sherri ka nisur për motive të dobta adoleshentësh, por ngjarja ka dërguar në spital një prej tyre, duke rrezikuar të shndërrohet në tragjedi. Jo më larg se muaji i kaluar, një tjetër adoleshent në gjimnazin Beqir Çela në Shkozet i zbrazi automatikun shokut të tij në mes të shkollës. Të dyja këto mund të merren si raste sporadike, megjithë afërsinë kohore, por të gjithë kemi ndeshur në raste të dhunës së adoleshentëve ndaj njëri-tjetrit pranë oborreve të shkollave.
Sipas Top Channel, adoleshentët pohojnë vetë se dhuna midis tyre është mjaft e përhapur, madje duket se armëmbatja është bërë tashmë normë midis tyre. Dy prej tyre në gjimnazin Partizani, ku ndodhi ngjarja, pohojnë hapur përpara kamerave se një pjesë e madhe bashkëmoshatarësh të tyre mbajnë me vete armë të ftohta si, thika dhe kaçavida, në mjediset shkollore. Madje, siç pohojnë ata, shumë prej tyre nuk është se duan sherr, por i mbajnë për vetëmbrojtje dhe kjo gjë tashmë dihet nga të gjithë, madje është edhe një arsye që i redukton konflikte të tilla. «Tani nuk ka më sherr me grushta, tani ka vetëm kaçavida, thika», – u shpreh një prej tyre. «Jo vetëm në shkollën tonë, por edhe në çdo shkollë që njoh mbajnë armë», – shprehet një tjetër.
Këto të dhëna tregojnë se sistemi ynë edukativ gjendet në kolaps të vërtetë. Jo vetëm sherret dhe kriminaliteti, por përdorimi i drogës, seksualiteti i parakohshëm e madje edhe abortet e padëshiruara që në moshën 16 vjeçare, janë probleme që tashmë kanë një shtrirje të gjerë tek të rinjtë, teksa gjithnjë e më pak gjen të tillë idealistë që vendosin mbi gjithçka vlerat e tyre parimore apo botkuptimore . Sipas një studimi të Soros-it, në mënyrë dërrmuese, të rinjtë shqiptarë synojnë të gjejnë punë nëpërmjet politikës apo miqësive, ku të mund të fitojnë të ardhura pa shumë mund.
Arsimi shqiptar e ka humbur duelin me të ligën për edukimin e të rinjve. Ai sot nuk edukon askënd dhe duket i paaftë të ofrojë modelet e duhura për të rinjtë, të cilëve u duhet sot të përballen me probleme nga më të larmishmet. Më e keqja është se askush nuk shqetësohet për këtë gjendje të arsimit shqiptar. Askush nuk përpiqet të rimendojë sistemin dhe modelet që u ofrohen të rinjve, duke kërkuar rrugë drejt përmirësimit të situatës. Përkundrazi, të vetmet projekte që ofrojnë shkollat janë ato banalet që synojnë të sensibilizojnë të rinjtë për drogën, duhanin, përdorimin e mjeteve kontraceptive dhe mbrojtëse nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat shpesh shoqërohen me parti, eksurisione e aktivitete që më shumë i stimulojnë të rinjtë drejt këtyre problemeve sesa i sensibilizojnë vërtetë.
Në fakt, e gjithë shoqëria po dështon në aspekt të edukimit. Mediat bota e konsumit ofron modele krejtësisht të pashëndetshme dhe shkatërruese për të rinjtë, të cilat, mbi të gjitha janë të pakonkurrueshme në joshjen e tyre. Të rriturve, prindërve, por edhe institucioneve përgjegjëse për formimin e tyre, u mbetet vetëm të mbajnë shënim pasojat, pa bërë dot asgjë për të ndryshuar gjendjen.

Comments

  • Kur ke Minister te Brendshem nje adoleshent me mustaqe, kur Drejtori i Pergjithshem i Policise pozon si latin lover, me kostume te shtrenjta dhe tre kater nishana ne turi, vetem kaçavida mbetet si alternative per vidhosjen e shoqerise.

    • eshte per te ardhur keq qe komentet per kete artikull marrin kete ngjyrim kaq banal sa ky koment. Kushdo qe e vret sadopak mendjen per kriminalitetin ne Shqiperi arrin lehtesisht ne konkluzionin qe problemi shkon (shume) pertej ceshtjes se rendit e rolit te policise. rrenjet e kriminalitetit kane aspak (apo shume pak) lidhje me aftesine e policise per te kapur autoret apo parandaluar krimet qe vlojne ne mendjet e adoleshenteve. Problemet jane shume te thella e persa kohe do te vazhdojme ta trajtojme kete semundje me forcim te rolit te policise do vazhdojme te kemi te njejten situate. nderhyrjet duhet te jene te thella e te perfshijne nje kombinim kompleks te politikave ekonomike e sociale — as me shume e as me pak.

  • Keto shoqatat ne vend t’iu mesojne femijeve te ruajne moralin, nderin, dinjitetin, mendt e krese, u mesojne sesi te mbrohen nga sida. Interesante eshte se duke u rujt nga sida me nji cope llastik, po lejne jeten, neper duele thikash e pistoletash, per pune femrash.
    Nuk mbrohet koka me llastik o zotninj mesus, po me edukate te mire!

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *