Enver_Robelli2Rubin Gashi

Pas opinionit të pamatur për Mimoza Kusarin, të shprehur nga Shefqet Krasniqi në një emision televiziv mbi një nga kandidatët e balotazhit në qytetin e Gjakovës, shpërtheu një vërshim mediatik komentesh të mbushura me spekulime, ashtu si gjithmonë në të tilla raste. Pa hyrë në karakterin e prononcimit të Shefqet Krasniqit apo spekulimit mbi motivet e tij, na ra në sy një reagim i gazetarit Enver Robelli në murin e tij të facebookut ku, pasi e identifikon imam Krasniqin si shef i Alkaidas dhe “ambasador te Serbisë”, shpërthen me nervozizëm duke e quajtur mbështetjen e tij për znj. Kusari si përpjekje për ta fetarizuar fushatën vendore në Gjakovë, e deri përballje midis Islamit dhe Krishterimit: “Meka kundër Vatikanit”. Kjo gjë e bën Robellin të shfryjë duke e quajtur botën shqiptare perverse, ndërsa individë si Krasniqi “kriminelë fetarë”.

Mund të themi se ky reagim ngërthen një pozicion të rrezikshëm për bashkëjetesën e bashkësive fetare në përgjithësi. Siç mund të shihet në foto, reagimi i tij shkon përtej binarëve të një gjykimi kritik të matur, duke shfryrë me një gjuhë urrejtjeje, ndërkohë që faktet prej të cilave niset ndërtohen mbi përfytyrime spekulative të cilat paraqet si të vërteta definitive.

Fillimisht, me etiketimin e Krasniqit si “shefi i Al-Kaidës në Kosovë”, Robelli përcjell idenë se në Kosovë ka prani të Al-kaidës, e pastaj ai na tregon edhe se cili qenka shefi i saj. E gjithë kjo nuk është gjë tjetër pos një eko e asaj që tash disa vite përpiqet të përcjellë në opinionin ndërkombëtar e djathta ekstreme serbe e mbledhur tek web faqja serbianna.com apo ekstremistët bigot të së djathtës, si Christopher Delisio tek libri The Threat of Radical Islam to Europe and the West apo krimineli Andreas Breikevik në citimet të shpeshta që bën mbi Kosovën në manifestin terrorist të tij.Enver Robelli

Nuk është hera e parë që Enver Robelli hedh teza të tilla dhe shumë shpesh shkrimet e tij mbi Islamin reflektojnë cektësi e madje edhe manipulim. Ditë më parë në shkrimin e tij të botuar tek Koha Ditore me titullin Fakirë fetarë dhe ekspertë të mishit të kalit, pa pasur asnjë informacion të qartë dhe pa asnjë analizë të matur, nxitohet të mediatizojë idenë e terrorizmit shqiptar në Siri. Gjithashtu ai akuzon Myftiun e Kosovës për mosdistancim nga ata shtetas të Kosovës që kanë shkuar të luftojnë në Siri, ndërkohë që në të vërtetë Tërnava është prononcuar në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë” për këtë çështje, një muaj përpara shkrimit.

Përtej kritikave që E-Zani ka bërë ndaj prononcimeve të papërgjegjshme të Shefqet Krasniqit kohë pas kohe, ne konsiderojmë se qendrimet e Enver Robellit janë riciklim i diskurseve të së djathtës ekstreme gjithandej nëpër Evrope dhe si riprodhim i asaj që tash sa kohë Serbianna.com shkruan rreth islamit në Kosovë. Këto qendrime janë po aq të papërgjegjeshme dhe cenojnë mirekuptimin mes komuniteteve në Kosovë, duke krijuar përfytyrime të gabuara të bazuara mbi perceptime subjektive dhe spekulime të cilat nuk mund t’i rrijnë karshi evidencës, e për rrjedhojë provokojnë krijimin e anatemimit të një komuniteti fetar. Si të tilla, ato nuk i shërbejnë aspak një klime të shëndetshme për zhvillimin e shoqërisë shqiptare në Kosovë.

 

Comments

  • Te keqen e kemi nga brenda. Per sa kohe Shefqeti do vazhdoje performancen e amatorizmit politik me callme ne krye, do te kemi robelle sa te duash.

  • Shefqeti eshte beleja e vetes dhe e te gjithe ne te tjereve por nje gje nuk mar vesh une: kur eshte se e kane cuar ne gjykate per nene terezen, pse nuk hedh Robellin ne gjyq qe e ka akuzuar se eshte kreu i al kaides, pse nuk i drejtohen gjykates meqenese nuk mund ti drejtohesh etikes shoqerore?

  • Shefqeti terheq pas vetes Robellin, ata kan nje mardhenje nderinspiruese me njeri tjetrin. Por sadoqe Shefqeti mund te ia fus kot, kjo nuk i jep te drejte Robellit qe te behet ciceron tezash te rrezikshme e sidomos te bej kete tek pretendon se po mirret me nje paraqitje te Shefqetit e cila na qenka miniature e nje “perplasjeje qytetrimesh”. Robelli ka nje ngarkese patetike me Shefqetin dhe ne fakt shpesh behet si vet Shefqeti, porse ketu ka shpifur dhe duhet denoncuar ne gjykate.
    Edhe me shume se kaq, ai ka edhe nje averzion ndaj Mimoza Kusarit, gje qe shifet edhe ne fundin e komentit te tij ku, sipas trurit te tij, nese Shefqeti paska folur ca fjale “miradie” per Mimoza Kusarin, athere kjo qenka tani “me njolle”. Do te ishte interesante te dijme se si do te pajtonte ai qendrimet e tija per Vetvendosjen te cilen Shefqeti e pati quajtur “parti enveriste” e te cilen Enveri e pati konsideruar poashtu “me njolle” pas shprehjes se qendrimit te VVjes mbi shamine. Tani nese ashefqeti qenka njesia matese e njollave te personave publik, atehere, Robelli ne nje cep te trurit te tij duhet te kete ca probleme serioze.

    • Pa dashur te mbrojme Krasniqin, gazetari Robelli duhet denoncuar, perndryshe te beje publike burimet nga e merr informacionin. Ne te kundert ai eshte pergjegjes direkt per akuzat e renda shpifjeje ndaj nje personi publik. Eshte e padurushme kjo klime agresive. Kur Krasniqi i dha Terezes vize per “ferr”, u denoncua nga disa te “ofenduar” emocionalisht. Tani ka rastin dhe mjetet per te perdorur ligjin.

  • Nuk do cuditesha nese Robelli eshte vertet kontribues tek Serbiana.com
    Nje tjeter tip, Pjerin Luman, qe shkruante per Examiner dhe vazhdimisht ankohej se qeveria e Berishes ishte islamike dhe po persekutonte minoritetin katolik, ne nje email masiv qe pati derguar para ca kohesh ku perhapte shkrimet e veta tek lista e individe te ndryshem, pati harruar te fshinte adresat e emailit ku e pati cuar shkrimin e tij me pare, dhe tek ato adresa kishte nja dy a tre me domainin serbiana.com. Idioti furnizonte serbet me argumente ne anglisht se gjoja Shqiperia eshte islamike dhe aty persekutohen te krishteret…
    http://www.examiner.com/article/albanian-government-endorses-discrimination-of-non-muslims

  • Nga kersheria u mundova me evizitu kete serbiana.com,mirepo me dul se ky domain ishte ne shitje dhe me nje cmim 2,75 dollar.Nese ka mbri z.Robelli me kontribu ne kesi sajte i mjere eshte.E cka mund te pritet prej tij kur ai jeton ne Zvicer dhe ska haber se cka eshte tuj ec ne token e Kosoves.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *