Rama_HoxhaPrania e portretit të Enever Hoxhës gjatë homazheve të zhvilluara nga krerët e shtetit shqiptar në Varrezat e Dëshmorëve përbën një skandal të pashoq, që do të mjaftonte për ta vënë qeverinë me shpatulla pas muri. Fillimisht u kujtua se ka qenë thjesht ndonjë person i papërgjegjshëm që ka vepruar në kokë të vet, pa dijeninë e autoriteteve, por më pas mediat raportuan se gjithçka ka qenë protokollare dhe është bërë në dijeni dhe miratim të plotë të tyre.
Ky është një akt papërgjegjshmërie që fyen popullin shqiptar, e njëkohësisht shkel mbi vuajtjet e tij 50 vjeçare, mbi aspiratat për liri e demokraci. Ajo shkel gjithashtu mbi gjakun e të rënëve për fjalën e lirë gjatë periudhës komuniste, mbi vuajtjen e të gjithë viktimave që ngrysën jetët e tyre burgjeve dhe internimeve, të diktaturës më të egër që mundi të prodhojë një marrëzi e tillë si komunizmi. Ceremoni të tilla zyrtare janë mjete për të shfaqur dhe përforcuar solidaritetin shoqëror, e jo për të legjitimuar e integruar grupe shoqërore e politike margjinale, që glorifikojnë luftën e klasave dhe terrorin shtetëror.
Prania e portretit të diktatorit është një tregues i raportit që qeveria e sotme dhe forca politike në pushtet ka me lirinë, historinë e këtij vendi dhe qendrimet ideologjike. Ajo tregon pandjeshmëri ndaj vlerave më të rëndësishme që kjo shoqëri kërkon të ndërtojë, ndërsa demonstron pandjeshmërinë më të thellë për jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ky është një akt solidariteti me krimin dhe si i tillë bëhet gjithashtu kriminal. Ajo që duhet të bëjë shteti shqiptar është të nxjerrë jashtë ligji organizata të tilla që na ofrojnë veneracion për kriminalitetin e ngritur në sistem gjatë priudhës më të errët të këtij shteti, e jo më, t’u bëjë vend në ceremonitë zyrtare kombëtare, duke dekoruar atmosferën festive me protrete të killerit më të madh të këtij kombi.
Në fakt glorifikimi i 29 nëntorit me kaq madhështi prej Edi Ramës (i rikthyer në ceremonitë shtetërore që prej ikjes së tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës), në një kohë kur 28 nëntori, dita e krijimit të shtetit shqiptar, u kalua thuajse në heshtje, tregon se çështjet ideologjike për të janë më të rëndësishme se çështjet kombëtare. Ky është një lajm i keq për çdo qytetar që pret një shtet serioz dhe një qeverisje në shërbim të kombit dhe qytetarëve.

 

Comments

  • Fjala ‘rilindje’ u propozua nga shoku gramoz ruçi si sllogan,ja pra kete nekuptonte rilindjen e diktatures, perçarjes,mbjellejes se helmit ,nder shqiptare…

  • Sigurisht qe kryeministrit i mbetet pergjegjesia me e madhe ne kete skandal, sepse ai e ka ne kontroll protokollin e shtetit. Por perveç pergjegjesise ligjore, institucionale ka edhe nje te tille morale. Kryeministri kete dimension te vetin e shumezon me zero ne publik, dhe nuk eshte i vetmi. Presidenti, kryetari i parlamentit, ministrja e mbrojtes, shefi i shtabit, nenkryetari i bashkise, etj mbajten qendrimin stoik kur ne kokat e tyre po valvitej flamuri i kobshem bolshevik, dhe imazhi i diktatorit qe sa nuk zuri gjith sfondin e manifestimit. Asnje per be, asnje nuk pati burrerine qe te braktiste kete maskarade perverse dhe t’ia menderoste nostalgjikeve te terrorit. Perfundimisht, perfaqsohemi dhe qeverisemi nga katile dhe reptile.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *