Zoti, luksi dhe pornografia





 

Bishop Franz-Peter Tebartz-van Elst in a vintage BMW. V. Popaj

Ngjarjet e fundit lidhur me ipeshkvin e dioqezës gjermane të Limburgut, Franz-Peter Tebartz van Elst, të projektojnë në luksin e kishtar që aq shumë irritonte Martin Luterin. Përfytyroni: 5,5 milionë euro me të cilat van Elst do të ristrukturonte selinë ipeshkvnore arritën në 31 milionë. Këtu nuk flitet për restaurim afreskësh apo investime në struktura bamirësie.

Vetëm apartamenti i hirësisë së tij kushtoi rreth 2,9 milion euro, me një vaskë banjoje prej 15 mijë eurosh dhe me një sallë ngrënieje rreth 64 m2. Më se normale për një ipeshkëv që misionet fetare i mundëson me fluturimebusiness class. Kisha, sipas The Guardian, ka siguruar taksapaguesit – në Gjermani ekziston një financim i Kishës që me konkordatin me Hitlerin, i ngjashëm me 8/1000 të Italisë – se financimi i projektit do të mbulohej nga vetë ajo në një kohë që ka paguar vetëm 2,5 milion e shumës.

Prej kohësh në fakt komuniteti katolik gjerman përjeton një dikotomi që vendos përballë botën profane, me nevojat e përshtatjes ndaj tregut dhe imazhit publik, dhe parimet e krishtera më të pastra, që mbase me papa Françeskon kanë gjetur mbështetjen e duhur.

imagesPërpara dy vitesh prestigjiozja Die Welt publikoi një artikull të ashpër kundër shtëpisë botuese gjermane Weltbild, më saktë kundër titujve pornografikë të botimeve të saj . Asgjë për t’u shqetësuar sikur Weltbild të mos ishte pronësi e dioqezave katolike gjermane. Për më tepër, shtëpia botuese kontrollonte 1/3 e aksioneve të një agjencie prodhuese e DVD-ve pornografike. Në gati 2 miliard eurot vjetore të faturuara nga Weltbild revista katolike PUR ka numëruar shitjen e rreth 2500 titujve erotikë dhe pornografikë (fotoja djathtas i përket njërit prej titujve në fjalë).

Një rast i ngjashëm, ku qyteti profan – sipas ndarjes së Shën Agustinit – dominon qytetin hyjnor, ndodhi në Slloveni. Aty madje situata degjeneroi në skandalin mediatik që pasoi falimentimin financiar të disa kompanive në pronësi të dioqezës së Mariborit: diku rreth 800-900 milion euro ishte borxhi i akumuluar nga kompanitë fetaro-financiare, një shumë e barabartë me 2% të GDP-së sllovene.

bischof-franzpeter-tebartzvan-elstSipas hetimit të prestigjiozes italiane l’Espresso, dioqeza kishte ngritur në këmbë gjatë viteve ’90 bankën Krek (e 10° në vend), shoqërinë tregtare Gospodarstvo Rast, dy holding investimesh ‘Zvon 1′ dhe ‘Zvon 2′ – vetëm ‘Zvon 1’ investon 416 milion euro dhe hyn në një borxh prej 524 milion eurosh –, blen 94 milion euro (aksione) tek Abanka, 72 milion tek firma Helio, 18,8 milion tek firma Petrol, 22 milion tek firma Cinkarna, etj. Sikur të mos mjaftonin këto, dioqeza zotëronte një televizion ku transmetoheshin filma pornografikë: zbulimi i aferave fillon pikërisht me hetimin e këtyre programeve erotike të televizionit kishtar slloven në 2007.

….

Si për ironi, ipeshkvi van Elst ishte edhe moralist i vendosur. Kishte detyruar dorëheqjen e një dekani në vitin 2008 pasi ky i fundit bekoi një çift homoseksual, ndërsa në vitin 2010 kishte kritikuar deklaratën e presidentit të Gjermanisë ku thuhej se “Islami, gjithashtu, i përket Gjermanisë”.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *