Agjensitë e lajmeve iraniane janë të famshme në mungesën e kredibilitetit të tyre dhe na duhet ta kujtojmë këtë fakt të mirënjohur si hyrje të këtij lajmi të sjellë nga gazeta Tema, faqja online që përdor Mero Baze për të vjellë hasmërinë me Sali Berishën, ish mentorin dhe patriarkun e vet që e la jashtë testamentit të korupsionit shqiptar. Pra, raporton Tema se kreu i KMSH-së Selim Muça citohet nga një agjensi iraniane të ketë thënë:
Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka një preferencë të veçantë për Iranin, pasi aty zbatohet ligji mysliman i Sharias.
Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA.
Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.
“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia.
Muça shkon edhe më tej kur deklaron se myslimanët në Shqipëri nuk e kanë besuar kurrë propagandën anti- iraniane, të përhapur nga media perëndimore.
Po ashtu Muça është shprehur kundër ideve të Takfirit, ku myslimanët sulmojnë njëri- tjetrin si jo- besimtarë.
Ai ka thënë se nga këto ide përfitojnë vetëm armiqtë./ep
Gjithmonë nëse lajmi është i vërtetë, nxitemi të pyesim se ç’di Muça për Sheriatin. Kur ai citohej nga media shqiptare si përfaqsuesi i Islamit tradicional, një nga myslimanët më prominentë shqiptarë thoshte se ai është në fakt përfaqsues i Islamit çekosllovak të Traktatit të Varshavës. Unik, ndoshta, në historinë e institucioneve islame, kreu i saj vendos si tituj honorifik përpara emrit të vet termat H. Ing Selim Muça: H për haxhi, titull që e ka kushdo që shkon në Haxh, dhe Ing për inxhinjer. E ç’di pra Muça për Sheriatin? Por vlen të pyetet edhe ç’di ai për Iranin. Do i sugjeronim të interesuarve të lexojnë punën e antropologes legale Ziba Mir Hossein për ‘sheriatin’ në Iran dhe praktimin e tij.
Sheriati është aplikuar edhe në këtë vend në mënyrë që historianët perëndimorë kanë dokumentuar që edhe gratë e krishtera e hebreje, në qytete si Vlora, kërkonin të gjykoheshin në gjykatat e sheriatit sepse u njihnin më shumë të drejta se gjykatat e bashkësive përkatëse, por sot vende si Irani, Arabia Saudite, apo lëvizje të marrësh plot zell, e kanë kthyer emrin e ‘sheriatit’ në simbol të shkeljes së të drejtave themelatare njerzore. Prandaj, nëse vërtet kreu i KMSH-së jep deklarata të tilla – për më tepër si kreu i një institucioni suni në një kohë kur qeveria e Iranit furnizon konfliktin sirian me ekstremistët shia të Libanit -, kjo është sa qesharake e po aq e papërgjegjshme.
Vëmendje i duhet kushtuar edhe komenteve plot urrejtje tek Tema që nuk kursejnë as të ndjerën, nënën e kreut të KMSH-së, as Islamin, as apelime abuzive me sharje që nxisin e promovojnë urrejtjen. Një sërë studimesh të kohëve të fundit kanë treguar rolin e mesazheve të urrejtjes në komentet mediatike në nxitjen e dhunës fizike dhe entet mediatike që nuk bllokojnë të tilla mesazhe urrejtjeje janë përgjegjse për këtë gjë. Në Angli kohët e fundit policia vizitoi një qytetar për ta njoftuar se mesazhet e tij të urrejtjes në twitter janë në vëzhgim për nxitje urrejtjeje, por nuk ka konsiderata të tilla në Shqipërinë tonë e prandaj Mero Bazet e medias shqiptare krijojnë moçale rrugaçërie virtuale.
Comments
Prite tani kur te dale me fetva per kufer Shejhu i Rruges se Kavajes, se ai duket se nuk toleron as qimen ne te tilla raste!
Inxhinjeri nxjerr shpesh “xhevahire” nga goja e tij. Njehere per selefet thoshte publikisht se “te fusin shpaten”, pastaj i futi ata pa dogane neper digasteret e indtitucionit qe drejton. Me heret la kokrren e namit ne nje interviste kur i kerkonte te krishtrve me insistim “ku e keni Ungjillin e Barnabes”?! Skandal nuk plasi se peshkopet e dy kraheve e dijne se çfare lakrash ka ne koke ky djali dhe e dine se ne çfare kenete intelektuale noton elita e KMSh. Ne nje interviste tjeter televizive i thoshte gazetarit se Islamin ne Ballkan e kane perhapur tregtaret iraniane?! Para pak kohe tha ne nje konference qe Islami ne Shqiperi ka ardhur ne shek. e VIII, pra nje shekull pas atij kur jetoi Profeti s.a, dhe ata servilet qe e rrethojne ja botojne online pa pike turpi.
Selimit i jane qepur keta te shumices se re, ja dine pislliqet dhe kane zgjedhur Dajtin per t’i tundur karrigen.
A E DINI SE SHOKU MERO VINTE PER XHUMA PARA 97′ ME CA SHOKE TE TJERE GAZETAR
Amon mer ku e keni gjet kete foto. Ah, me duket se iranjont nuk kane qene ne djeni te fotos kur botuan lajmin, se ndryshe do menoheshin njihere se ju zhubroste vertetsia.
Selim Muca eshte deshmi e qarte e pushtetit qe shteti shqiptar ushtron mbi Komunitetin Musliman. Ky komunitet, ndryshe nga te tjeret nuk ka asnje pavaresi dhe eshte totalisht i manipualuar. Pjesa me e madhe e lexuesve te kesaj faqeje frekuentojne xhamite, dhe jam kurioz te di nese njohin ndonje njeri te vetem (tek pulle) qe te jete dakort qe Selim Muca te jete perfaqesuesi i muslimaneve shqiptare. Do ta kerkoja me qiri nje te tille per ta studiuar si fenomen, por deri me tani nuk kam gjetur. E nese askush nuk e do, pyetja shtrohet: Si ka mundesi qe eshte ne krye te tyre?
Kjo do te thote se ky komunitet eshte nje sajese e strukturave speciale qe dine ti ujdisin gjerat nepermjet fijeve te tyre te padukshme, te cilat qe nga koha e Ramiz Alise e kendej, u ka shitur shqiptareve nje teater fiktiv e absurd te quajtur KMSH.
Shteti ne pergjithesi, po edhe ky shqiptari ne rastin tone, nuk ka asgje kunder kontrollit total, po t’ia lejojne. Sikur te kishte mundesi shteti yne do kontrollonte dhe Kishen Ortodokse apo Katolike vendase, po shteti yne i dobet ka probleme kontrolli me Lazaratin dhe Kanunin, jo me me struktura qe vijne si zgjatesa te pushtetshme nga jashte.
Komuniteti Musliman u krijua nga shteti shqiptar si nje nga atributet e pakta te pavaresise dhe pushtetit te tij. Gjithsesi shteti yne po ashtu arriti te pavaresoje kishen ortodokse apo te ndermarre veprime kufizuese, shpesh te pasuksesshme, ndaj pushtetit te jashtem mbi bashkesine katolike. Por nese kishave kishte kush u dilte perkrah nga jashte per t’u garantuar nje minimum apo maksimum pavaresie si ente, komuniteti musliman ishte krejtesisht i vetmuar dhe i dobet, prandaj i perdorshem dhe perpunueshem nga politikat e shtetit. Jo vetem qe mbeshtetje nderkombetare nuk kishte, po edhe brenda, gjendja e mjerueshme e klerit provincial dhe mosorganizimi i besimtareve per oponence ndaj politikave agresive te shtetit e shtonte problemin. Besimtaret ishin mesuar prej shekujsh te shihnin shtetin si garantin e fese, dhe nuk kishin krijuar dot, si besimtaret e feve te tjera, mekanizma fetare vetembrojtes e vetorganizues perballe pushtetit (nese nuk llogarisim ketu elementin sado te pakte fetar ne rezistencen kundershteterore te kohes se Tanzimatit). Sigurisht, rezistence popullore ndaj deiislamizimit shteteror dihet qe ka pasur, po kjo sabotohej jo vetem nga kleri i marre peng ne qender, por edhe nga mungesa e unitetit ne nje vend shumefetar si yni, per te mos permendur nivelet e ndryshme te islamizimit nga zona ne zone, apo paqartesite perballe modernitetit e nacionalizmit te importuar, te cilat tronditen fetarisht edhe vende me tradita shume me te lashta islamike se Shqiperia.
Si kane rrjedhur ngjarjet gjate komunizmi e paskomunizmit te deritanishem i dime mire, por te pakten per te ardhmen ndoshta duhet shpresuar se rritja e pjekurise dhe pergjegjesise se udheheqesve fetare muslimane, dalja nga mentaliteti i tehuajsimit dhe viktimizimit, do ta detyroje vetevetiu shtetin dhe mbeshtetesit e tij te huaj te ndajne gjithnje e me shume pushtet fetar me vete fetaret e interesuar. Ndoshta duhet te jemi te kenaqur qe KMSh deri me sot ka qene nen tutelen, sado vulgare, te shtetit, se po te binte ne duart e papergatitura te udheheqesve te rinj fetare, te cilet kane nje lloj mbeshtetjeje ne xhami, nje Zot e di si do kishin shkuar punet. Pas legalizimit te fese, gje qe ndodhi pa asnje merite te vendasve, punet e fese ia risnisen me hapa foshnjerake, dhe duhet pritur te kaloje koha e nevojshme per te mberritur ne pjekuri. Komunitetet e tjera fetare e paten shume here me te kollajte, se u integruan direkt ne struktura te gatshme qe u ofruan nga jashte, kurse ne bashkesine muslimane, edhe ato ndihmesa qe erdhen nga jashte, ishin kaq te larmishme e te crregullta, sa nuk mund te institucionalizoheshin dot.
Sfida e normalizimit te KMSh si institucion i pavarur ne fakt eshte e njejte ne natyre me sfidat e tjera qe ka cdo shqiptar: rritje e pergjegjesise qytetare perballe nje vizioni te hershem fatalist e pasiv qe i sheh punet publike vetem si atribut i shtetit apo te huajve. Shenjat se kur do filloje te behet i rendesishem ky ndryshim ‘antropologjik’ duhet te jene te qarta, dhe fillimisht duhen kerkuar ne rehatine qe gjejme apo jo ne xhami, aty ku ‘pushteti eshte i popullit”. Kur te nisim te gjejme veten sa me shume ne rregullin, sigurine, estetiken e retoriken e xhamive, atehere do shohim se vetvetiu do kene ndryshuar edhe raportet e pushtetit me KMSh. Duket si paradoks ne pamje te pare, por ne procesin kompleks qe con drejt normalizimit te KMSh-se, ky i fundit duhet mbeshtetur dhe perdorur per te normalizuar sa me shume xhamite dhe produktin e tyre kulturor.
etj, etj,
Selimit i bene fushate prezantuese selefijt qe “te fusin shpaten”, sepse askush nuk e njifte gjyshin. Selimi i futi neper biruca menjehere sa i hipi kolltukut.
Fjalia me gjigande e inxhinjerit eshta ajo ne nje iftar, ku shprehimisht falenderoi kompanine ajrore per “kete çape buke qe po hame”. Sigurisht turqit e pranishem buzeqeshnin duke çuar majat e mysteqeve drejt tavanit, sepse kushedi si iu vinte perkthimi i abilerve. Autoriteteve shqipfolese nuk u skuqej fare faqja per banalitetin e “hiresise”, pasi jane te ndergjegjshem per kllounin qe kane rrokullisur ne arene per shfaqjen e rradhes.
Perpara disa koheve kjo faqe u anatemua si filoshite nga disa rrogtare te KMSH-se. Tani qe Inxhinjeri shikon tek shiat modelin me te vlefshem te zbatimit te Sheriatit duhet qe anatemat te transformohen se paku ne doreheqjen e moralisteve prej funksioneve ne KMSH, sepse shpresa e sherimit te shefit me nuska tashme eshte e humbur.
E sa per Temen. Meroja beri kariere dhe emer kur ishte krah i opozites, duke mbeshtetur Berishen pas 1997 dhe Ramen pas 2005. Tani qe Berishen dhe PD-ne e ka baltosur per 8 vite, tani qe piktori eshte ne pushtet, Meroja do te shnderrohet ne frekuence e pakapshme nga audienca. Balta mbi Berishen eshte folkloristike dhe pa rendiment politik. Ose do ta drejtoje balten nga Rama, siç e ka tradite Meroja, ose do te sajoje viktima te tjera. KMSH-ja eshte nje e tille, por njekohesisht qesharake dhe e trishtueshme. Me pak fjale: Meroja kerkon pune.
Sulmuesi kryesor I kesaj faqeje si ‘rafida’ (Shia , pra) ishte hoxha I dine Hoxhes te rruga e kavajes. Ju lutemi kujt mundet tja coj haberin e te shohim cdo thote per selimin
Dhe nje dite na erdh’ haberi
Dilni mo se erdhi Enveri!
Hoxha eshte i zene me bisedimet per paqen ne Siri, Egjipt si dhe me perpjekjet per te bashku faktorin shqiptar ne Maqedoni. Nuk ka nge tani te merret me gjera te vogla. Ah po, nese do ta kishte thene E-zani kete fjale, do ta kishe tani ketu duke shpall herezine e admineve, bashke me mallkimet perkatese.