Pyetje: Im shoq punon për një kompani në Londër. Ai i kërkoi eprorit të tij që ta lejonte të shkonte të falte xhumanë ditën e Premte. Eprori i tij refuzoi dhe im shoq nuk ka mundësi të shkoj të falë xhumanë. Cili është gjykimi në një situatë të tillë? A ka ndonjë gjë që mund të bëhet për të plotësuar faljen e humbur?
Përgjigje: Falja e së Premtes është obligim sipas Kuranit dhe thënieve të Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.
Thuhet në Kuran: O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, nxitoni për aty ku përmendet Allllahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. (62:9).
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, tërhoqi vëmendjen tek lënia e faljes së të Premtes [pa një arsye të vlefshme] duke na thënë se ai që lë tre falje të së Premtes, “Zoti do i vulosë zemrën.” Për rjedhojë, pjesmarja në faljen e së Premtes është e obligueshme.
Gjithsesi, na duhet ta shohim këtë rast duke patur ndër mend se bashkshorti i kësaj gruaje është i pamundur të gjejë punësim tjetër përvec se duke punuar për këtë njeri. Për këtë arsye, probabilisht, ai është i justifikuar [për mos vajten në faljen e së Premtes] me kusht që ai nuk ka mundësi të gjejë punë tjetër. Kësisoj, [në këto kushte], ai është i justifikuar për mos vjajtjen në faljen e së Premtes dhe duhet të falë katër rekate gjersa të gjejë një punë tjetër.
Kjo është si na duket kjo cështje në lidhje me këtë situatë bazuar në rendin e përfitimeve dhe dëmeve, se falja e së Premtes zëvendësohet nga falja e drekës dhe se dijetarët lejuan njerëzit të mos shkojnë për faljen e së Premtes për shkak të breshërit, shirave të rrëmbyera, sëmundjes, dobësisë e kështu me rradhë. Referojuni për më tej shjegimeve të Imam Halil el Maliki ku shkroi: “Arsye për mos vajtje [në faljen e së Premtes]: baltë ekstreme, shira, leprozë, i sëmuri dhe ai që është i zënë me përkujdesjen për të sëmurët dhe të dobëtit” dhe kjo cështje përfshihet në sa më sipër.
Zoti e di më së miri.
e-zani.com ka autorizimin e Sheh Abdullah bin Bejas për përkthimin në shqip të shkrimeve dhe opinioneve të tij.
Comments
Para se te kerkohet pergjigje prej Londre ne Universitetin e Mbretit, pyetesit duhen t’iu referohen dijetareve lokal qe ndryshe nga Bayyah njohin gjuhen e Londres dhe kontekstin londinez e bashk me keto njohin edhe mekanizmat e akomodimit te diversiteteve ne hapsiren ne fjale. Qytetaret e Londres kan mekanizma te njaftueshem per te zgjedhur problematika te tilla dhe duhet te ngasin kah keto poqese deshirojne zgjidhje problemi ne plan legal.
Tani pergjigja e sheikut eshte ne kushtore, ngase ai e jep ate “duke pasur ndermend pamundesine” qe bashkeshorti te gjej nje pune tjeter. Por cfare nese ai ka mundesi te gjej nje pune tjeter ?
Gjithsesi, pergjigja ofron njelloj fleksibiliteti por ajo mbetet e ngjizur ne pergjigjet e se kaluares. Te pyetemi thjeshte, pse nese ka shira te rrept apo balte, dikush mund te lirohet prej “xhumase” ….e te mos proliferohet me kontekstualizim ne menyre poaq origjinale sa klasiku Khalil Maliki dhe thjeshte ndalesa e tille per xhumane te behet, te themi, sikur puna e baltes apo shiut ?!
Azteku shkruan: “Gjithsesi, pergjigja ofron njelloj fleksibiliteti por ajo mbetet e ngjizur ne pergjigjet e se kaluares. Te pyetemi thjeshte, pse nese ka shira te rrept apo balte, dikush mund te lirohet prej “xhumase” ….e te mos proliferohet me kontekstualizim ne menyre poaq origjinale sa klasiku Khalil Maliki dhe thjeshte ndalesa e tille per xhumane te behet, te themi, sikur puna e baltes apo shiut ?!”
Ne pergjigje te se kaluares? Po sigurisht sepse ligji islam (po edhe ai amerikan e edhe me shume ai anglez) bazohet mbi precedentet ligjore dhe detyra e dijetareve eshte te gjejne elementin e perbashket interpretativ midis situatave te reja dhe precedenteve legale nga e kaluara. Arsyeja tjeter per kete, sic ve ne dukje Sherman Jackson eshte qe mos rrish duke rishpikur rroten qe e kane shpikur te tjere perpara teje, por mbi rrotat te shpikesh makinen.
Jam dakort ne thelb me shqetesimin per “udhetimin e fetvase” por ne dallim nga dijetare te tjere qe bejne nje gje te tille, sheh bin Bejah flet shume mire se paku nje gjuhe evropiane (frengjishten) dhe udheton dhe eshte ne kontakt te vazhdueshem me dijetaret ne perendim shume prej te cileve jane nxenes te tij, ndoshta me i njohuri, sheh Hamza Yusuf.
Perkthimi i kesaj fetvaje u be duke konsultuar perkthimin ne anglisht, perkthim qe ne menyre domethenese eshte bere nga nje myftite me te njohur ne perendim, Suhaib Web.
Pra cfare te bej robi qe nuk i lejohet te shkkoj per xhuma nderkohe qe adresohen anet legale te problemit – e fale Zotit ne vende si Anglia keto pune adresohen kollaj legalisht? Pergjigja e shehut eshte: fal kater rekate te faljes se drekes.
Me duket se per shume ceshtje ne kohet e nderlikuara moderne, ku ne parim hallalli dhe harami jane me se te qarte, por perzierja mes tyre dhe mes dobise e demit eshte e madhe, ilaci me i mire mbetet hadithi i Profetit a.s.:”Pyet zemren tende: vepra e mire eshte ajo me te cilen zemra dhe shpirti yt ndihen te qete, ndersa gjynahu eshte ai qe ta shqeteson shpirtin (dhe nuk ke qejf qe te ta shohin njerezit), edhe sikur te tjeret te te japin fetva”. Po i shtoj ketu edhe ajetin e sures Kijame: “Vertet, njeriu e di mire se c’ka ne vetvete, edhe sikur te sjelle justifikimet e veta”.