Dëgjohet zhurmshëm kohëve të fundit në muslimanët e rrjetit kibernetik hadithi i mirënjohur i profetit s.a.v.s. “sa komandant i mirë është ai që do hyjë i pari në Konstantinije” – justifikuar me këtë prijësi i shtetit të atëbotshëm. Shpesh vihet në harresë, në rradhë të parë, se këmba e parë që e shkeli tokën e qytetit të shenjtë ortodoks qe ajo e Ballaban Pashait, me gjenezë shqiptare, dhe, së dyti, për perandorin hadith i harruar duhej të ishte kjo, mbase komandanti më i mirë nga ana e të cilit shpërblehej me njërën nga hurritë e haremit të tij ves ky i urrejtur nga doktrina islame. Qoftë Islami larg praktikave devijante dhe qoftë i mbrojtur nga dinastia e amoralitetit, politikë kjo ndaj të cilës kohëve të fundit po mundohet të ndjellet dashuri dhe të tregohet respekt- ndaj filleve të një jete rrenegate ndaj Zotit. Të veprojmë pa ditur dhe me dituri të veprojmë të keqen: përveç skëterrës shpëtimin në realitetin islam nuk e ka gjëkund tjetër. Them shpëtimin sepse fitorja më e madhe që mund t’i vijë një populli rrjedh nga shpëtimi nga të tillë…
Të urdhërojmë të mirën në kontekstin islam është ta shprehim atë hapur në çastin kur duhet ta ndalojmë një të keqe, politikë që nuk përkon me atë që me të treguar të keqen si e drejtë të shpiejmë kah e duhura…. E duhura nuk është në skenën e aktirmit mbrapa perdeve të së keqes. Mu ato të këqija duhen hequr, në mënyrë që të shihet realiteti në skenë pa një aktrim të duhur, vetëm me një nevojë drejt një caku. Islami nuk politizon realitetin dhe nuk ka bazë realiteti politik në islam. Islami shpreh hapur pa lënë dyshime në zemra të vërtetën, largon nga dyshimi këtu duke të çveshur nga nevoja e armatimit dhe paranojës para çdo realiteti shoqëror me një veprim deux ex makina. Ajo nuk nxit të besosh vetëm Allahun, ajo të urdhëron të ndjellësh besim ndërmjet njerëzve. Islami kërkon që të bëhesh i besueshëm vetëm duke iu afruar të tjerëve me besim…
Islami, shkurt, të urdhëron ta bësh atë para se ta kërkosh nga të tjerët për vete. Në neoklasikën e thënjeve fisnike ti e merr atë që e jep, duke e dalluar këtu traditën gojore të popujve nga marëdhëniet materiale në një gradacion më të lartë shpirtëror, ngase ti nga Allahu venerohesh në të mirët apo të humburit nga ajo që e jep për Atë, krahas asaj që e jep për popullin dhe pastaj e pret nga ai.
Në alfabetikun kohor islam tradita të tilla, me funde në humnerat e rënies së qytetërimeve që e udhëhoqën atë në momentet kur u munduan të tregohen si civilizime mbi të me devijime të realitetit, ranë. Islami mban gjallë çdo shekull: islami nuk është civilzim i një shekulli por i pafundësisë, nuk është i një populli por i gjithësisë…
Ata që u munduan të shtojnë diqka mbi islamin rrëzuan edhe atë që e kishin të shumtë nga ajo që e meritonin.
Me pak fjalë, Allahu urdhëron në atë që është e përjetshme…
E vetmja zgjidhje për muslimanët është të mos ia nisin sikurse para 500 vitesh!
Mbrojtja e Portës së Lartë nuk do të thotë mbrojtje e islamit, përkundrazi kritika ndaj saj ndojherë mund të na mësojë nga gabimet që të mos dështojmë njësoj!
Muslimanët shqiptarë të mos bien pre e emocioneve, të mësojnë nga e kaluara dhe ta drejtojnë të ardhmen…ata janë muslimanë mbase deshi Allahu dhe jo një perandori.
*Autori është drejtor ekzekutiv i Gjysemhënës së Gjelbër të Kosovës, student i mjekësisë në Universitetin Hacettepe të Ankarasë dhe student i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.
Comments
Thelbin e shkrimit (mendoj se) e kuptova nga dy paragrafet e fundit te tij, por ishte shume veshtire te ndiqje mendimet e autorit per shkak te pasaktesive sintaksore. Redaksise i takon te beje te veten ne perpunimin dhe publikimin e teksteve ne menyre te tretshme per lexuesin.
Ke te drejte, por autori ka edhe stilin e vet. Sidoqofte, shkrimi eshte modifikuar ne disa pika.
Mesazhi eshte i qarte ne fund te reagimit.
me respekt
Aman, kush ma shpjegon kete fjali i jap 2 mije lek. “Në alfabetikun kohor islam tradita të tilla, me funde në humnerat e rënies së qytetërimeve që e udhëhoqën atë në momentet kur u munduan të tregohen si civilizime mbi të me devijime të realitetit, ranë.”
Ezani na ofron cdo dite shkrime shume te mira te disa autoreve te rinj qe kane standarte shume te larta profesionalizmi dhe etike. Shume nga ta jane profesioniste te fushave ku shkruajne. Allahu i shtofte numrin, dhe kryesorja u shtofte intelektin dhe ihlasin.
Gjithashtu jane te rendesishem shkrimet e intelektualeve muslimane te fushave te ndryshme. Autori ne fjale eshte qartesisht intelektual premtues. Dime qe dega qe studion autori gezon respekt shume te madh ne gjithe boten, ne rrethet e mjekesise. Pervec kesaj autori qenka student ne nje dege tjeter, dhe ne krye te nje organizate (rinore kam pershtypjen). 🙂 MashaAllah, frymezuese vertet…
Ne lidhje me shkrimin, ne qoftese e kuptova tamam, autori shpreh skepticizem ne fillim ne lidhje me hadithin e Profetit. Dmth ose dijetaret kane ngaterruar kumandantin e ushtrise me kumandantin e par qe u fut ne muret e Bizantit (Ballaban Pashen), ose hadithi nuk eshte sahih… (kete kuptim nxora, ndoshta gabimisht). Mendoj se kjo eshte teme per dijetaret e haditheve; si vertetesia e hadithit, si pjesa tjeter. Gjithsesi me sa di, Stambolli eshte objekt shume i hershem i tentativave per ta marre, qe ne kohen e Ejub el Ensarit qe varroset mu prane mureve. Arsyeja qe Ejub el Ensari ishte atje, ishte pikerisht ky hadith i Profetit ne lidhje me marrjen e Stambollit. Kete hadith e kam degjuar nga njerez te gjitha medhhebeve.
Ka momente te rendesishme, ku Profeti lajmeron per te mira te medhaja njerezit qe tregojne heroizma ose bujari. Keto akte jane tregues sinqeriteti dhe motivues per tjeret, ne momente shume te rendesishme. Po ashtu ka hadithe ku klasifikohet me lart nje muxhahedin se nje dijetar, me sa di mgjs spo me kujtohen hadithet. Qe masave te tera te njerezve tu ofrohet mundesia per te degjuar mesazhin e Islamit, duhet aksioni i muxhahedinit. Po flas per kohet pas Profetit a.s.
Nuk e kuptova tamam pjesen me urrejtjen per premtimet me huri ne doktrinen islame, gjithsesi premtimet me huri, saraje, ushqime te mira… jane ne Kur’an. Dhe nuk u japin muslimanet ketyre vetem kuptimin material. Te mirat e xhennetit kane miniaturat e tyre ne kete bote dhe jane nga kenaqesite e lejuara dhe miresite e Allahut. Pastaj huria nuk eshte thjesht kenaqesi fizike, eshte qetesi dhe shume me teper, ose simbol i saj.
‘Dinasti e amoralitetit’ eshte shprehje qe kerkon argumente. Te mos qenit perfekt e Perandorise Osmane, nuk eshte as dicka e papritur, por as dicka qe na justifikon mosmirenjohjen. Padyshim jemi muslimane se deshi Allahu dhe jo nje perandori… besoj se kete nuk e ve ne diskutim as edhe nje musliman i vetem. Por po ashtu jemi njerez se deshi Allahu, dhe jo nena e baba. Por ja qe atyre u ra per hise.
Mirnjohja ndaj Osmaneve apo turqve te disa mund te jete me e forte. Mbase se kujtojne ndihmen e madhe materiale dhe diplomatike qe dha Turqia per Kosoven gjate luftes, ose mbeshtetjen per Pavaresine. Ndoshta tjere ne Shqiperi kujtojne se Greqia po behej gati ne 97 te pushtonte Shqiperine dhe se kishte mbledhur garnizone tera ne kufi. Ketu ishte Turqia qe u soll vertet si ‘vellau’ i madh. Ndoshta per kunj te grekut, po kujt i intereson! Autori e di shume mire se populli atje e konsideron popullin tone ‘vella’, cardo kuptimi te kete kjo.
Politika e Turqise me Shqiperine dhe ceshtja qe shtron autori duken si dy ceshtje te ndryshme. Por mund te tolerojme simpatine e madhe qe paskan disa per Turqine meqe askush s’eshte aq injorant sa te mendoje se Islamin na e solli turku dhe jo Allahu, dhe mund te kujtojme po ashtu sa shume e kemi dashur Turqine i madhe dhe i vogel ne momentet e veshtira.
Kerkoj ndjese per zgjatjen.
Mos kerko ndjese per zgjatjen Eno, kerko ndjese pse nuk e zgjat edhe pak kete e t’ua nise administratoreve ta botojne
Shoqata nuk eshte rinore eshte vendase krahas asaj mbi shumicen qe jane te te rriturve por jo vendore. Kete mund kuptoni ne hyrje te webit te saj: greencrescent.eu. E dyta per mikun per gabimet sintaksore dhe fjaline qe se ka kuptu, shkurt ajo do te thote qe ne momentet kur muslimanet filluan ti kopjojne te huajt dhe te mundohen te behen si ata rane… Figuracioni momental i perdorur nga autori eshte i natyrshem mbase ky mendoj se eshte shkrimi i dyte ne vazhden e te tjerave me teme te njejte qe do te shpalosen edhe me shume rreth qeshtjes…Dhe e fundit per kontestiin rreth hurive, nuk ka te beje me ate por me haremet e perandorise qe edhe sot e kesaj dite ia marrin fytyren islamit mbase vete muslimanet e pavetedijshem mbrojne nje gabim te ketille njerrezor!…ma befte hallall autori, vellau yne te cilin e dojme per Allah dhe qendrojme bashke me te ne pritje te te gjithe muslimaneve qe vete per vete te bejne diqka!