Promovimi i librit të Kim Mehmetit në Kosovë është pasuar me reagime të ashpra nga Kisha Katolike e Kosovës si dhe nga disa politikanë. Citojmë nga Express:
Deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se Islami e ka shpëtuar shqiptarinë ka ngjallur jo pak reagime në opinion.
Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi kundërshton ashpër këtë deklaratë të Mehmetit, të bërë të dielën gjatë promovimit të librit të tij me titull “Shkupi”.
Don Shan Zefi ka thënë të hënën për Gazetën Express se realiteti është pikërisht e kundërta çka ka deklaruar shkrimtari Mehmeti.
“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”, tha Don Shan Zefi.
Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.
“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush”, shtoi ai, të hënën.
Vërejmë këtu se teksa Kim Mehmeti është një shkrimtar e eseist nga më të njohurit në Maqedoni, ai nuk ka lidhje zyrtare apo nuk shërben si zëdhënës i asnjë institucioni musliman. Në të kundërt, Don Shan Zefi – autori i këtyre komenteve kundra Islamit në Kosovë – është kancelari i Ipeshkvisë së Kishës Katolike të Kosovës.
E kemi thënë më parë se mitilogjia e tolerancës fetare ka marë fund dhe Kisha Katolike, së bashku me një sërë politikanësh – nga presidentja e poshtë – janë kontribuesit kryesorë të retorikës së tensionit fetar.
Në anën tjetër, Kim Mehmeti nuk ka bërë asnjë sulm kundra feve të tjera dhe ideja se islamizimi ka penguar asimilimin sllav në veri nuk është një ide as e re e aq më pak e habitshme.
Don Shan Zefi vë në theks të veçantë kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit.
“Kisha katolike ka qenë rojë e kombit shqiptar e asesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”, deklaron ai.
Gjithashtu, disfatizmi dhe statusi, përherë difensiv, i Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë klimë atakimesh kundra Islamit në Kosovë është vërtet për të ardhur keq dhe besojmë se do kontribuojë në shtimin e tensionit fetar.
Në takimin e organizuar nga lëvizja VetëVendosje Kim Mehmeti citohet të ketë thënë:
“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.
Sipas Express:
Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, duke e quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si njëra nga organizatoret e promovimit. Deputetit Buzhala, kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK-në dhe të gjithë spektrin politik.
“Pra, më lejoni ta përsëris: PDK dhe gjithë spektri politik vendor vuajnë nga padituria, kurse Vetëvendosje nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorant e këta janë të poshtër. Këtë herë, poshtërsinë e vet, dhe tendencën për të mos zgjedhur mjete për të ardhur deri te pushteti dhe deri te vota Lëvizja Vetëvendosja e tregoi me ‘interpelancën’ qe e zhvilluan me Kim Mehmetin”, ka shkruar Buzhala, në rrjetin social “Facebook”.
Ky është qëndrimi i zakonshëm me të cilin jemi mësuar nga politikanët e Kosovës. Sigurisht, këta lloj politikanësh nuk kanë asgjë për të thënë për deklaratat agresive dhe ekstremiste të klerit katolik të Kosovës. VetëVendosja, nga ana e saj, nga mbështetur librin e Kim Mehmetit.
Gjatë këtij promovimi, është zhvilluar po ashtu edhe një debat për rëndësinë e Shkupit në planin gjithëkombëtar, ku autori i këtij teksti bashkë me Glauk Konjufcën, nënkryetar në Kuvendin e Kosovës, kanë vlerësuar se Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit.
Konjufca ka thënë për Express se në një shoqëri të lirë dhe demokratike, secili intelektual i artikulon dhe i mbron qëndrimet e tij.
“Kështu bën edhe Kim Mehmeti”, tha Konjufca.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të intelektualëve, prandaj pyetja juaj fsheh një mendësi shumë të rrezikshme”, tha Konjufca.
“Ne e promovuam librin e tij ‘Shkupi’. Ky është një libër shumë i mirë dhe me vlera kombëtare”, ka deklaruar Nënkryetari i Kuvendit nga kjo lëvizje.
Comments
Spektakel fare.
Ketu ka material me bollek.
Gjithe ai mllef i metaforizuar do te shperthente diku ne menyre direkte.
Do te keshilloja qe e-zani te falenderonte publikisht Shan Zefin.
Qartesia eshte sheshit e jo vetem nga Shan Zefi. Berat Buzhala shkruan sot ne Express se e sheh veten te jete ne krahun e Shan Zefit ne gjithe ate armiqesi te zerit te Vatikanit ne Kosove
http://gazetaexpress.com/?cid=1,74,107023
Sipas Shan Zefit dhe ketij Beratit, sic veren komentuesi Preshevalia kombi shqiptar nuk qenka bere prej atyre qe jane shumice po prej pese katunesh ne Kosove e pese ne Shqiperi.
A u bo caji per efendite e BIK-ut?
Tani, Berati qe e shpall veten nga Buze Shala – e shyqyr qe nuk ka mbiemrin Karaibe, se kushedi c’do te thoshte – e ka per zanat te njesohet me Doktor Dom-in, por nje perfaqesues kaq i larte i klerit ne Kosove qe del me aq guxim kunder muslimaneve, duke i konsideruar fatkeqesi, eshte vertet nje risi. Eshte e qarte se ne nuk presim qe Doktor Dom-i te sjelle faqen tjeter, megjithese Berati nga Shala ka cituar rrezikun e inekzistences se Nene Terezes, sikur te ishim islamizuar. E pra, Nene Tereza thoshte te sjellim faqen e t’i bejme edhe serbet vellezer, sic thoshte Pjeter Bogdani. Qe Doktor Dom-i eshte mashtrues kete e kemi lexuar ne nje artikull te blogut ku analizohen paçavurat e tija ne paraqitjen e krishterimit tek iliret. Ai manipulon Biblen per hire te interesave klerikale, mirepo tani ka shembur mitin e klerit tolerant qe ua do te miren shqiptareve pa dallim feje.
Do te isha kurioz nese Kim Mehmeti do ta pyes Beratin nga Shala se kush e dergoi nga Shala ne Kosove. Qe ketu Berati nga Shala i ka dhene te drejte Kim-it sepse ka pranuar popullimin e Kosoves me shqiptar, qofshin ato si Berati i Shales qe sot eshte me mire te quhen Bukeshkales.
Po pse duhet t’ia prishesh emrin dhe mbiemrin Buzhales? Pse kjo mungese etike? Apo ke deshire qe me sjelljen tende t’u japesh argument atyre qe thone se Bizhala me shoke bejne mire qe sforcohen kunder muslimaneve?
bu(zh)dalla eshte i krishter prandaj edhe han si hijen blla blla me genjeshtra por cfar e bejm Luani eshte Luan teper i madh per hijenen, Kimi ska ber asgje perveq qe ia khehu me te njejten monedh te krishterit bu(zh)dalles icili ne portalin e ti dhe gazeten e ti expres nuk publikon komentet e muslimanve kurse nga ana tjeter sharjet e krishterve qe i bejn muslimanve i publikon deri me nje…
Moter, sipas mendimit tim, kryqtaret qe shkruajne komente tek gazeta Express i bejne sherbimin me te keq ceshtjes se tyre, pikerisht pse shajne, kercenojne dhe prishin gojen. Zakonisht shqiptaret nuk e kane quajtur burre mashkullin qe shan dhe ndyn gojen, edhe kur sharjen mashkulli e bente haptas e pa frike, pra imagjino sa te ulet jane kryqtaret e Expressit qe shajne fshehtas, pa treguar fytyren. Une nuk mendoj se ata duhen imituar. Shembulli yne jane te pastrit dhe jo te felliqurit. Imagjino sikur njeriu te bente gare me derrin se kush ha me teper pleh. Gjynah per ate qe i hyn gares, se perhere derri do fitoje ne fund
Kam pershtypjen se dalengadale, me ritmin se si ka levizur nga Buza e shalesh, ky Berati yne ndodhet tashme ne Buze te hales.
Po te hapesh gazeten e Buzhales, nuk ka ndryshim gjuha e komenteve antiislamike me gjuhen tende. Por dallimi midis te mires dhe te keqes nuk behet me etiketa. Duhet te duket qarte kush eshte i mire, prej sjelljes dhe fjales se mire, jo prej etiketes ‘musliman’.
A ndihesh me i mire tani qe krahasove njeriun me halen?
Kerkimet etimologjike mbi mbiemrit te tij i filloi vete Buzhala duke i dhene kuptimin qe deshiron vete, buze shales, dhe kete e ben duke kontrastuar mbiemrin e Kimit. Se ku eshte superioriteti i mbiemrit te tij me ate Mehmeti, edhe sikur te jete sipas ketij shpjegimi amatoresk, kete nuk arrij ta marr vesh. Per me teper eshte krijuar nje opinion Islamofob, pjese e te ciles eshte edhe Buzhala, se emrat dhe sidomos mbiemrat me origjine islamike jane te huaj dhe anti shqiptare e anti…. Per t’ia ulur sadopak hunden keti ganksteri te Hashim Thaçit, duhet me ja kujtu se mbiemri i tij te çon dhe buze kofshes por dhe buze gjeografive te tjera.
Zoteri, une ndoshta kam mendim akoma me te keq se ju per Berat Buzhalen, e po ashtu mundem ta shaj ndoshat shume me rende se kaq, ne tavoline te kafenese me ndonje, po kur shkruajme ne vende publike, si ky ketu, perpiqemi te zbusim permasat e egra, te natyrshme, qe kemi brenda si njerez me mish e gjak qe jemi. Shkrimi ka detyre te civilizoje shkruesin dhe lexuesin. Nuk ia fal vetes qe jo Berat Buzhala, po as Hiltleri te me shqytetarizoje, e te me detyroje te prish shkrimin. Sharje e fyerje e shfrime nuk duhet te duken ne ansje vend te internetit, po sidomos jo ketu ku vijme e flasim si muslimane, ose me muslimane. As me njeh e as te njoh, dhe sigurisht te kuptoj pse shkruan si shkruan, po vellazerisht te sugjeroj sa me siper.
Me te mira
Vella, Allahu te dhashte gjitha te mirat ne kete bote dhe tjetren. Gezohem kur lexoj keshtu komente qe zbusin zemren edhe largojne njeriun nga punet qe nje besimtari nuk i kan hije.
Zoti na udhezofte edhe na befte te tille qe me argumente te vertetojm te kunderten e atyre qe na akuzojne.
tung
paskena fillu tu mor msime nga berat buzhala kshu… ma’shallah
po kush hamamin koka ky far brat buzhkali qaq redesi qe po ja jipni fjaleve te tina po lshone more mos u mirni me te se nuk ka dijeni aj per az gje sepse e ka trunin e peshkut aj far vesh leposhi
😀
Vella Gimi, them lexoji fjalet e S se ka te drejte. Keshillen e marr per vete ne radhe te pare. Shpesh harrojme se ne syte dhe mendjet e tjereve jemi ‘besimtari’. Niveli per te cilin flet S ndoshta nuk eshte thjesht ajo qe na shkon si muslimane, ndonje imtesi e madhe, por obligim per te cilin do na kerkohet hesap.