Lexojmë këtë lajm të hidhur tek Gazeta Shqiptare:
Një foshnjë 1-muajshe nuk ka mundur të përballojë të ftohtin e barakes ku jetonin prindërit e tij dhe ka humbur jetën ende pa e nisur atë. Foshnja e një çifti romësh humbi jetën dy ditë më parë për shkak të të ftohtit në zonën e Shkozës në Tiranë.
I dërguari i Zotit ka thënë se askush nuk ka besuar nëse bie në shtrat i ngopur teksa kojshiu i tij e ka mbyllur natën i uritur. Për rjedhim, ata që i gjen nata në të ftohtë, të uritur e të pambrojtur janë përgjegjësi kolektive e shoqërisë ashtu si dhe përgjegjësi e jona para Zotit.
Comments
Faleminderit qe e sollet kete ngjarje ketu. Pergjegjesia eshte padyshim ne disa nivele, nje prej tyre, ndoshta me i rendesishem se bamiresia eshte cfare bejme ne perballe padrejtesive sociale per te ndryshuar shkaqet sistemike qe cojne ne keto tragjedira. Ne fjalet e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): “Xhihadi me i mire ne bote, eshte nje fjale e drejte tek nje udheheqes i padrejte”.
InshAllah do ia arrijme nje dite ta ngreme zerin perballe politikes sa here ndeshemi me padrejtesi, e akoma me e rendesishme te organizohemi per te mos qene vetem nje ze. Ndoshta te gjithe kemi nevoje te reflektojme here pas here per xhihadin tone. http://muslimmatters.org/2013/03/11/myjihad-the-struggle-to-reclaim-islam/
Asgje nuk na pengon as shteti e as semundjet socjale te japim sadaka njerezve ne hall. Me cfare te mundemi, dhe me 150 euro rroge prape ekziston mundesia per ti ndihmuar. Nena e shkrete ne artikullin siper thote qe nuk kishin rroba. Per Zotin e Madh nuk ka me turp per myslymanin/en se sa te kemi njerez rreth nesh tu vdesin femijte se skane rroba, apo buke te hane.
I Lartesuar eshte Allahu. Foshnja 1 muajshe i paster pa gjynah kthehet tek Krijuesi. Vetem te mira e presin ne boten tjeter dhe vetem gezim. Allahu ua lehtesofte dhimbjen prinderve dhe i udhezofte.