Rezistenca Ndaj Monokulturës





indexAbdal Hakim Murad

Në luftën kundër monokulturës shenja kryesore është hixhabi dhe akti kryesor është lutja (namazi)

Octavio Paz: “Ideali i një civilizimi të vetëm për gjithkënd, i cili gjendet në mënyrë implicite në kultin e progresit dhe teknikës, na varfëron dhe gjymton. Çdo pikëpamje për botën, që shuhet, çdo kulturë që zhduket pakëson një mundësi për jetë.”

Larmia kulturore imiton diversitetin gjenetik, i cili nga ana e tij garanton stabilitetin gjenetik. Alternativa (ndaj monokultures) është të jesh i natyrshëm. Prej këtej vjen edhe mendjemprehtësia e Ahmet Davutoğlu-së se “krizat e civilizimeve të mëparshme janë tejkaluar përmes injektimit të vlerave të reja nga civilizimet e tjera…në ditët tona, nuk kemi më një alternativë të tillë, sepse, në kontrast me civilizimet historike, kulturat autentike nuk mund të bashkekzistojnë dhe të mbijetojnë nën karakterin hegjemonik të civilizimit modern perëndimor.”

Myslimanët duhet të jenë shuhada ala el-nas, ‘dëshmitarë për njerëzimin’ (2:143). Si pasojë ata duhet të dëshmojnë larminë e cila, si nga ana kuranore, ashtu edhe nga ana historike, është një aksiomë për humanitetin tonë. Disa myslimanë të merakosur presin krahët e shqiponjës së ligjit të Zotit, derisa e bëjnë atë të duket si pulat e rritura nga monokultura nëpër kafazë me dritë artificiale. Të tjerë e përdorin Islamin si një megafon, përmes të cilit të deklarojnë mendimin e tyre të vetëm: se feja është e vërtetë, ngaqë është e ndryshme. Megjithëkëtë, Suneti urdhëron kremtimin e ma’dabat Allah: banketit të shenjave të Zotit. Nëse një kulturë nuk mund të arrijë të zbulojë erëza të reja, ajo të do të rrisë të rinj të zbrazët dhe letargjikë, si edhe një art introspeksioni të shplarë, cili shikon përbrenda dhe nuk gjen tjetër vetëm se një dëshirë për ndryshim, por jo një drejtim të vendosur në të cilin duhet të kanalizohet ndryshimi.

Nuk është vokacion i Islamit që të përputhet me epokën. Në vend të kësaj, ai e përkujton Perëndimin për besimin e paraardhësve të tij: “Mos u konformoni me këtë botë”. Monokultura shumëfishon materien dhe nuk mund të shquajë shpirtin; dhe Islami, disidenti i madh global, është i thirrur që të shërojë pasojat. Hixhabi tregon thirrjen e lartë të një humaniteti gjinor, lutja tregon se si duhet t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje. Kurse monokultura nuk ka as kibël (drejtim) dhe as namaz (lutje rituale).  Ajo, jo vetëm që shfuqizon kulturat e tjera, por gradualisht shfuqizon edhe vetë kulturën.

 

Përktheu: Rezart Beka

 

[*] Abdal Hakim Murad, “Commentary on the Eleventh Contentions”, Quilliam Press, 2012, f. 171

 

 

Comments

  • Cfare ke lexuar ti nga Abdul Hakim Muradi qe flet me kaq siguri.
    Njehere ti ngaterron selefinjte me ndjekesit e selefus-salihineve. Ndjekes te selefeve jane edhe ndjekesit e meth-hebeve, edhe shadhilinjte qe thua ti dhe bile selefinjte jane ndjekesit me te keqinj te selefeve. Jo kushdo qe pretendon dicka i perket asaj.
    Por pervec kesaj, Muradi nuk i godet selefite. Ai mund te mos jete dakort me ta dhe mund te kete edhe objeksione, por goditja eshte gje tjeter. Perkundrazi, selsfite jane ata qe godasin gjithe dynjane.
    Shejhu shadhili qe thua ti, eshte nje dijetar nga me te fortet dhe me seriozet sot ne bote dhe nuk ka ngel ta gjykosh ti per kete. Ty te takon ta respektosh dhe te ruash gjuhen.
    Sa per te drejten ne fene tone, ne jemi te obliguar ta mesojme ngado qe te vije, sepse dija nuk eshte ekskluzivitet i arapit. Mbi te gjitha, ceshtjet qe trajton Muradi, jane ceshtje qe kerkojne dije te zgjeruara qe shpesh ata shejleret e pastiqeve ne vendet arabe qe ndjek ti nuk i zoterojne aspak.
    Shkrimet e Muradit jane brilante dhe eshte fat per ummetin qe ka nje pene te tille. Nese nuk arrin ta vleresosh, me keq per ty.

  • O njeri, kritiko po deshe AbdelHakim Muradin, po ia pate takatin, por mos e mbush gojen me balte duke shpifur, duke e akuzuar njeriun per dijetar me pagese.

    Turp!

    Nje shpifes banal si ti nuk mund te vije e te beje moral ketu. Ti je nga ajo kategori shqiptaresh qe besojne se pas cdo pune e pas cdo fjale, fshihet nje financues i huaj, dhe nuk e ke kuptuar akoma qe ka njerez qe mundet te punojne edhe per qejf, pasion, inat, apo largqofte, fi sebili-lah, per hir te dashurise, frikes a shpreses te Allahu. Fatkeqesisht, keto akuzat e neveritshme per muslimane te paguar nga arabet apo turqit qe mbushin internetin e gazetat, nuk vijne vetem nga islamofobe, po edhe nga muslimane si ti, qe ua konfirmon shpifjen atyre. Sigurisht qe ka aktiviste e miswionare te paguar, e ndoshta i ke shoke e miq, po AbdelHakim Muradi, profesor ne Cambridge, nuk ka nevoje per leke me teper sesa rroga e tij britanike prej profesori. Jeta e tij e thjeshte e gati asketike eshte e njohur nag te gjithe, se behet fjale per nje intelektual te njohur globalisht, qe nuk mund te fshihet pas gishtit. Po ja qe desh nje hic nga baltrat e Shqiperise dhe vendos te shpife per te, duke thene se ky flet keshtu se ia kerkon Katri kete pune…Po te pakten thuaj e paguan Izraeli , se nbehesh me i besushem, pse Katari mbeshtet islamistet, pikerisht ata qe kritikon me ashper AbdelHakimi.

    Nga ana tjeter, edhe po harruam shpifjen, edhe kritika jote eshte komplet e ceket. Kujton se po i tregon ti Abdelhakim Muradit c’eshte pluralizmi? AbdelHakimi ‘monolit’ (jo po neolit: ke zgjedhur dhe nje fjale te pasakte per kete pune)? Muradi eshte musliman tradicionalist, qe rrjedhimisht njeh si te flefshme gjithe medh’hebet, shkollat dhe tarikatet; hajde me gjej ti mua nder muslimanet sot me shume pluralizem se kaq! Ti vete, A E BEN Dot, do thoshte Henri Cili? Jo, ti thjesht je nje nga te shumtet qe kujton se duke qene ne rruge te drejte, je automatikisht me inteligjent se ‘bidatciu’ mundesh t’i kapesh bidatcinjte me llafe. Nje keshille: ruaju nga konfrontimet e debatet vend e pa vend, me njerez e gjera qe s’i njeh, se mos diskreditohesh kot personalisht, dhe i jep emer te keq kot me kot fese apo medh’hebit tend. Nuk mjafton te jesh, duhet dhe te kesh, vellai.

    Sa per keta te e-zanit, te jap te drejte: shume intolerante jane me ‘ndjekesit e Sunetit’. Duke lejuar komente me shpifje e vogelsi provinciale si ky i yti, vertet qe keta po i kontribuojne terthoras diskreditimit te ‘ndjekesve te Sunetit’. Problemi eshte se ti nuk je ndjekes i Sunetit (ndjekesit e Sunetit nuk shpifin, nuk flasin per gajbin si flet ti per nijetin e AbdelHakim Muradit) dhe nqs e quan veten ‘ndjekes i Sunetit’ pse falesh e beson si selefinjte e sotem, serish ti nuk je perfaqesues i tyre. Selefinjte sigurisht qe e kane frike Zotin dhe nuk shpifin, dhe sigurisht qe njohim pafundesisht shume selefinj qe dijne te lexojne e nuk i akuzojne kundershtaret e tyre ideologjike, sufinjte, per mungese pluralizmi, se eshte per te qeshur (e para) dhe (e dyta) se pluralizmi nuk eshte vlere absolute (si po e ben ti).

    Edhe nje fjale e fundit: keta liberalet e e-zanit ketu qe qenkan te ashper me pasuesit e Sunetit si puna jote, me kane censuaruar nje pergjgje pak te ashper kunder teje qe e postova ketu para nje dite. Ndoshta e bejne qe te ulin tonet, ndoshta ka qene defekt teknik (po nuk me ka ndodhur KURRE ketu me pare). Kurse ty po te lene jo vete t’i kritikosh, po edhe te shpifesh ketu. Per kete liberalizem ma prishin humorin mua keta, dhe jo per etiketat qesharake me socialiste dhe shia qe vendos ti ketu

  • Po normal qe Abdyli do tallet me selefi si puna jote (nuk flitet per selefizmin, por per sherr-lefizmin ekskulizivist qe ti perfaqeson ose me mire, ben sikur e perfaqeson), sepse me ju nuk mund te diskutosh seriozisht, – sepse nuk jeni serioze.
    Ti rri e hamendeson dekonspirime identitetesh pas niknejmeve nderkohe qe perpiqesh ta fshehesh mire veten pas anonimatit. Qe ketu duket pastertia e diskutimeve te tua.
    Cfare debati mund te beje robi me njerez te seres tuaj, kur ju diskutoni me hamendesimet tuaja per tjetrin dhe jo me qendrimet konkrete te tyre? Cfare duhet me diskutu me ty tani? Qe nuk ta kam me te futme? Qe gjithcka qe kam thene e mendoj me te vertete dhe nuk te genjej (e qe as ma ndjen me te rrejt ty)? A mos duhet te bej be per kete?
    Muhabet kot!

    Gjithcka thua mbi fjalet e mija jane keqinterpretime, keqkuptime pa lidhje.
    1. Nuk kam thene asnje fjali ku distancohem nga selefizmi. Kam shpreh pakenaqesine mbi menyren sesi selefite (jo te gjithe, por nje pjese e tyre) i japin vetes te drejten e ekskluzivitetit mbi ndjekjen e selefeve (te pareve tane te mire), dhe kam shpreh pakenaqesine per anatemimin qe nje pjese e tyre i ben te gjithe pjeses tjeter te ummetit (sic vepron edhe ti duke i quajtur te devijuar esharite dhe sufite, nderkohe qe ata i perkasin ehlisunnetit).
    2. Nuk jam absolutisht liberal dhe aq me pak i hapur ndaj kujtdo. Ndaj esktremisteve te verber e mendjeljete si ty psh. nuk jam hic i hapur dhe tolerant. Gjithashtu nuk jam i hapur dhe tolerant ndaj intoleranteve, ndaj tekfirineve, ndaj te papergjegjshmeve si puna jote qe akuzojne pa teklif per hipokrizi nje figure kaq me peshe si Muradi.
    3. Nuk jam aspak i mbyllur ndaj ndjekesve te Kuranit dhe Sunnetit, mbi te gjitha kur jam ehli-sunnet vete.
    4. Termin arap nuk e perdora per te perbuzur arabet, por per te demontuar paragjykimet e tua etnike. Ndryshe nga ty, qe mendon se arabit i merret feja kurse anglezit jo, une mendoj se feja merret nga me i dituri pa lidhje me perkatesine etnike. Mbi te gjitha as une e as kush nuk e mban Muradin per dijetar feje ne kuptimin tradicional. Por ketu flitet per punet e fese, e qe lidhen me kulturen, shoqerine, politiken, zhvillet moderne. Dhe per keto patjeter qe Muradi eshte nje dijetar i vertete.

    Pastaj argumentet e tua krahasuese duke perdorur hadithin qe thote se me i miri eshte ai qe ka qene i mire ne xhahiljet jane pa lidhje fare. Ti krahason xhahiljetin e Muradit me ata qe nuk kane pasur xhahiljet fare, se kane lindur ne Islam. Sipas kesaj, i bie qe te gjithe ata qe jane konvertuar ne Islam te mos arrijne dot ne nivelin e atyre qe lindin ne Islam. Nga ana tjeter ngaterron fushen e krahasimit, pasi ketu po flasim per dije e jo per moral. Ngaterron gjithashtu edhe rastin me te pergjithshmen, duke absolutizuar pohimin. Kjo mund te vertetohet shume lehte me rastin e Omerit r.a. qe ka qene i eger ne xhahiljet, por shume i mire ne Islam.
    Te marresh ne reference plazhin e xhahiljetit te Abdul Hakim Muradit ne kete debat eshte vajmedet. Pertej plazhit Abdul Hakim Muradi eshte njeri qe eshte rritur me libra, dhe nisur nga kjo, mund te thuash me plot gojen qe xhahiljeti i tij ka qene shume me i mire se Islamjeti i shume prej vellezerve te tu kryenece.

    Por, mbi te gjitha, te pakten zbatoji vete ato per te cilat qorton te tjeret. Kur qorton Abdul Hakim Muradin se qenka tallur me selefite, mos bej vete te njejten gje duke ironizuar te tjeret me tallje e barcaleta abetareje. Duke u nisur nga fjalet e tua, i bie qe ti te vuash vete nga mendjemadhesia dhe nefsi i semure shtoji kesaj edhe ajetin qe kercenon ata qe nuk e veprojne ate qe thone dhe del per vete tek ura e Tares.
    Mbi te gjitha, edhe urtesine e gjen tek leximi i klases se dyte, duke iu referuar letersise sociorealiste per femije te arsimit komunist. Fabula te tilla bajate si keto, nuk me bejne me as per te qeshur me komizmin bajat.

  • tradita per Muratin eshte e gjithe trashegimia sufiste, kelamiste, bidatcore e historise se Islamit dhe ajo ajo e selefeve, Ah me fal per Muratin edhe Ibn Arabiu heretiku eshte prej selefeve edhe pse ka jetuar nja 6 shekuj pas Pejgamberit!

    • Historia na thote se kur ne Gjermani po forcoheshin dita-dites nacional-socialistet e Hitlerit, serish komunistet dhe socialistet , po te bashkoheshin, i bllokonin me vota ne parlament kur te donin, dhe nuk i linin te formonin qeveri. Vetem se Stalini i kishte urdheruar komunistet gjermane te mos bashkepunonin me bidatcinjte socilaliste, qe kishin tradhetuar rrugen e drejte. Kur e kuptuan gafen komunistet, ishte shume vone, se po i bente sapun Hitleri neper kampe perqendrimi. Gjithsesi, baca Stalin ishte larg, dhe nuk e gjeti gje. Serisht e justifikuan komunistet e shkrete: ceshtje ixhtihadi – thane. Ixhtihad me viktima, po c’na duhet jeta para karshillekut me bidacinjte! Pak me vone, baca nenshkroi edhe nje traktat mossulmimi – praktikisht aleance – me Hitlerin, qe sigurisht Hitleri e shkeli kur i desh qejfi. Kur i moren flake pantallonat, e kuptoi me ne fund Stalini muhabetin, dhe jo me socialistet, po me borgjeze e imperialistet u bashkua per te luftuar fashizmin

      Keshtu edhe ne kete kohe kur muslimanet jane ne rrezik mbijetese ne Europe nga nipat e HItlerit, prape muslimane qe marrin direktiva nga larg, godasin muslimanet qe jane ndryshe nga ata, edhe nese keta punojne per hajrin. E lexoj dy a tri here shkrimin e AbdelHakim Muradit siper, dhe perpiqem te shoh ku eshte herezia, ku eshte sulmi ndaj tradites profetike, ku devijimi dhe nuk po e gjej dot. Shoh vetem nje tekst te pergjitshem inkurajimi per rezistence dinjitoze, paqesore, ne emer te Zotit, ku mund te frymezohet jo vetem cdo musliman, po edhe cdo besimtar i kujtdo feje. U thua denoncuesve, na sugjeroni te lexojme ndonje autor qe ka mundesi ta rivalizoje stilin e vizionin e Abdelhalkimit, po nuk e sjellin dot, prandaj thjesht, shfrytezojne tolerancen e e-zanit (tolerance qe nuk e ofrojne dot kurre per kundershtaret e vet) dhe vijne e hedhin parrulla stadiumi ketu. Ulu njeri e shkruaj nje cope tekst, pse nuk te pelqen kjo qe ka thene autori, jep argumente dhe ik i respektuar, po jo me zhurma e etiketime bosh.

      Edhe dicka, se mos harroj. Te pakten Stalini, pasi ia futi kot dhe e percau rezistencen antifashiste ne Europe, pasi i coi me duart e veta ne kampet e zhdukjes komunistet, te pakten erdhi dhe e cliroi pak vite me vone Gjermanine. Problemi eshte se keta qe ju mbajne me gajret e me parrulla nga larg juve sot, keta nuk kane takate jo me te vijne e te na clirojne po fitoi prap fashizmi, po as nje grusht rere per hixhret nuk na hapin atje ne vendin e vet. Po nejse.

  • Leave a Reply to NARMIK DOKLE Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *