indexSlogani ‘Ecclesia semper reformanda est’ (‘Kisha është vazhdueshmërisht në reformim) buron nga ‘Kisha e reformuar hollandeze’, por në ‘reformimin e ri’ të nisur gjatë ‘Koncilit të dytë të Vatikanit’, gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, kjo shprehje u bë popullore edhe ndërmjet katolikëve.

Reforma në Islam nuk ka të bëjë me rimodelimin sepse dihet me konseuns (ixhma) se modeli është i plotë në Sunet, përkundrazi reforma në Islam ka të bëjë me Islah-un, vendosjen e gjërave në vendin e tyre. Dijetarët reformojnë vetëm sepse të tjerët deformojnë. Përkatësia në Islamin Sunit është pranimi i kanoneve të këtij procesi reformues, duke filluar me ixhma-në (konsensusin) dhe kijas-in (analogjinë) si dhe me lëvizjen konsensuale të umetit në katër shkollat juridike. Vetëm në praktikat e tyre mund të gjenden në mënyrë të suksesshme mjetet e ixhtihadit, si njëkohësisht elastike dhe të vërteta. Në periferitë e etshme jashtë Katër Shkollave ka një tendencë për të gjetur ose një liberalizëm bien-pensant, i cili supozon se revelata ekziston për të konfirmuar modernitetin ose një hermeneutikë të xhindosur e panikut dhe përbuzjes. Si liberalizmi ashtu edhe literalizmi pretendojnë se i qëndrojnë besnik rrugës së selefëve: i pari në frymë, i dyti në tekst. Sidoqoftë, selefitë nuk kanë pasur asnjë nocion qoftë të liberalizmit apo të literalizmit shkrimor, i cili në ditët tona e bën Sheriatin të duket absurd. Rruga e tyre ishte rruga e traditës,  e kalimit dhe dorëzimit [tek të tjerët] të asaj që ata kishin marrë, duke pranuar dallimet ndërmjet sahabëve dhe duke refuzuar rreptësisht vizionin totalitar të një fikh-u të unifikuar, të një “Fikhu Suneh”.

‘Literalizmi është literalisht një lloj tahrifi’ (9/90)

Nga frytet e tyre i kemi njohur ata: periferitë e ethshme nuk kanë dhënë asnjë përfitim të prekshëm, ndonëse terrorizmi tekfirist, produkti më i njohur i “Reformizmit islamik”, e ka dobësuar në mënyrë domethënëse umetin, duke i çelur portën ndërhyrjeve të huaja dhe grindjeve sektare. Sikurse në Evropë, Reformimi jonë është vicioz (jotolerant, joshpirtëror, antisemit, dhe në fund shekullarizues).

Ka ardhur koha të përdorim atë që e zotërojmë ndërkaq. Dhjetë shekuj konsensusi sunit, i ruajtur në një teologji ligjore të mençur dhe të gjallëruar nga një misticizëm i inkorporuar, përfaqëson venën më të pasur të urtësisë sonë. I lexuar nga reformatorë të vetëdijshëm për epokën [ku jetojmë] dhe për dobësitë njerëzore, ky është gjithçka na nevojitet.

Përktheu: Rezart Beka

 

Abdal Hakim Murad, “Commentary on the Eleventh Contentions”, Quilliam Press, 2012, f. 58

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *