Sipas Top Channel: INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor.
Por Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.
Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka patur debate të vazhdueshme.
0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.
Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%.
Rezultatet e Censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.
Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishter, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Censusit është më e madhe se ajo ortodokse.
Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275.
Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.
Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.
Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuara nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.
Kombësia:
Shqiptarë 83%
Grekë 0.87%
Romë 0.3%
Aromunë 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianë 0.12%
Malazezë 0.01%
Të tjerë 0.1%
Nuk u përgjigjën 14.07%
Feja:
Myslimanë 57.12%
Katolikë 10.11%
Ortodoksë 6.8%
Bektashijn 2.11%
Evangjelistë 0.11%
Të krishterë të tjerë 0.1%
Ateistë 2.52%
Besimtarë të pa karakterizuar 5.53%
Besime të ndryshme 0.2%
Nuk u përgjigjën 13.89%
Comments
E di qe nuk eshte faji juaj, po myslimane jane 60 perqind pa pak. Suninj jane 57.12, bektashinj 2 e ca. Tinzaret qe orjkestruan ndarjen e komunitetit mysliman ne dy pjese 80 vjet me pare nuk duhen marre si reference nga vete muslimanet. Ne jemi nje bashkesi e perbere nga dy shkolla te medha, po jo dy bashkesi qe b’bejne pjese ne asnje shkolle
Sigurisht dhe faleminderit qe e vure ne dukje kete gje. Gjithsesi, myslimanet i kane kontribuar vete – dhe vazhdojne t’i kontribuojne ketij orkestrimi. Gjithsesi, ketu eshte cituar lajmi sic eshte ofruar nga Top Channel.
O Surrey Celtic, ku e ke gjete kete informacion mo shoku?!!! Kush te paska thene ty qe bektashinjte jane pjese e Komunitetit Musliman?!!! Ne fillim duhet te dish se cila eshte domethenja e Shtylles se Pare te Islamit dhe pastaj te flasesh. Diku kam pase shkruar se Komenti me idiot per nje shkrim ka qene: Ishte shume i gjate, nuk e lexova. Ndersa nje miku im m’u pergjigj se komenti me idiot eshte ai i bere pa kompetence kur nuk e ke haberin. Paska pasur te drejte. Peace! 🙂
Nga ana fetare, kush thote shehadetin, kush pranon si te vetin Librin dhe profetin, ky eshte patjeter musliman per ne, mo shoku.
Nga ana stastistike, kush i thote ‘jam musliman’ registruesit qe ia nis qeveri tek dera, eshte musliman per qeverine dhe statistiken, edhe nese faktikisht nuk e di fare shehadetin, mohon me goje e me vepra Librin dhe Profetin.
Vijme tek pikeprerja e ketyre fakteve, mo shoku, tani.
Nje bektashi qe me shpirt e me goje ben shehadetin, beson si te vertete Kuranin dhe profetesine, ky shkon e thote jam bektashi – sepse eshte! Kurse nje ateist me mbiemrin Hoxha, per respekt te gjyshit dhe per inat te grekut, deklaron tek regjistruesi se eshte musliman. Ku dolem? Kush eshte muslimani nga keta te dy?
Nuk ka ndonje fe qe quhet bektashizem, as sunizem. Ka vetem Islam, dhe nga ana tjeter ka tarikate e medhhebe. NJe njeri qe e mban Kuranin si liber te Zotit, neser ne lexim e siper nga shia behet suni, nga selefi, sufi dhe nga bektashi, helveti. Gjate gjithe ketij procesi, zakonisht nuk kalon ne ndonje ‘pagezim’ per se dyti, se paku jo ne ndonje shoqeri si e jona. Tani ku eshte urtesia e grumbullimit te dhenave ndaras per bektashinjte e suninjte, kur kufiri midis tyre eshte gati i ppadukshem ne popull? A e di ti si xhamine e Ethem beut e ka ngritur nje bektashi? A e di ti si baba Selimi i teqes bektashije te Fushe-Krujes, botonte me paret e veta deri sa vdiq libra te dijetareve selefinj dhe falej ne xhami? Nuk mendoj se ka pasur ndonjeri burreri t’i thote Ethem Beut apo baba Selimit “nuk je musliman”. Ka qene me rrezik te larte jete se i pari ka qene gjeneral e vdiq duke luftau ne Persi (kunder shiave savavij) dhe i dyti ka qene partizan me pushke.
E di qe keto fjale nuk kane asnje vlere per ty, mo shoku, po ja.
eshte interesante te kete nje analize mbi keta qe nuk u pergjigjen dhe mbi ata qe nuk pranonin ta deklaronin. Kur kam pare disa katalogje te ish ministrave te shqiperise gjate ketyre 20 viteve te fundit kam vene re se shume me mbiemra muslimane nuk e deklaronin, kurse ata qe ishin katolike dhe ortodokse e kishin deklaruar haptaz. Interesante do ishte per te patur nje veshtrim se si lidhet fakti qe familjet tradicionalisht muslimane qe jane pjese e elitave ne shqiperi tentojne ta fshehin, pa e mohuar, prejardhjen dhe traditen muslimane.