e-zani.

Edhe vendet me politika të qarta pro-izraelite, kanë pretenduar një lloj barazpeshe duke bërë thirrje për ndalimin e sulmeve nga të dyja palët. Sigurisht, ky pretendim për qëndrim të barazpeshuar, ashtu si qëndrimet e ‘barazpeshuara’ të disa mediave që flasin për sulmet dhe vuajtjet e të dyja palëve janë një farsë qesharake. Në një anë kemi një kamp masiv refugjatësh nën embargo, i rrethuar si rrethoheshin e u pritej ardhja e ushqimit qyteteve në mesjetë, me armë primitive e me një ekonomi totalisht të rrënuar, e në anën tjetër kemi një fuqi nukleare me arsenalin më ushtarak më të avancuar në rajon. Numri i të vrarëve nuk ka krahasim.

 

Por Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkon edhe përtej kësaj farse barazpeshe. Gazeta Shekulli njofton se:

 

TIRANË – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar në jug të Shtetit të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e goditjes me raketa nga ana e lëvizjes terroriste Hamas në brendësi të territorit të Shtetit të Izraelit, si dhe kundërpërgjigjes izraelite, kanë humbur jetën civilë të pafajshëm nga të dyja palët, mes të cilëve fëmijë edhe gra.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet raketore të Hamasit dhe fraksioneve të tij kundrejt Shtetit të Izraelit dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe për rivendosjen e paqes. Njëkohësisht, kërkojmë nga palët të ndërmarrin veprimet e duhura për uljen e tensioneve dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare me qëllimin për të shmangur çdo cenim të sigurisë të jetës së civilëve.

 

Ky qëndrim është sa i turpshëm po aq dhe imoral. Ne kemi bërë thirrje edhe më parë që Shqipëria duhet të përjashtohet nga Konferenca e Vendeve Myslimane. Shqiptarët kanë treguar se nuk dinë të vlerësojnë aspiratat për liri të popujve të pushtuar e nuk meritojnë solidaritetin dhe mbështetjen e popujve të botës në kauzat e tyre politike si ajo e Kosovës. Ne kemi shprehur keqardhjen që vende të pasura me shumicë myslimane si Katari e Kuvajti vazhdojnë japing ndihma e kredi financiare në Shqipëri në një kohë kur fondet nga Evropa janë gjithnjë e më të pakta pasi këto ndihma vlejnë vetëm për të pasuruar hajdutët e qeverive shqiptare dhe politika shqiptare nuk ka treguar pjekuri politike për të merituar një solidaritet të tillë ekonomik.

Comments

  • Nuk me shqeteson edhe aq qendrimi i qeverise shqiptare sepse eshte brenda logjikes normale te funksionimit te saj. Ajo qe me shqeteson eshte perpjekja e vazhdueshme e disa muslimaneve shqiptare (zakonisht perfitues materiale nga qeverisja aktuale) per te justifikuar moralisht aksionet e qeverise. Nje nga argumentet tipike eshte se Saliut ne te vertete i djeg zemra per palestinezet, por per konvenience politike eshte i detyruar te shprehe nje qendrim te tille. Problemi me keto muslimane eshte se nuk kuptojne qe nuk po e akuzon kush qeverine pse nuk nis ushtare ne mbrojtje te Gazes, por thjesht po kerkojme te mos behen patetike me zellin prej servili qe tregojne dhe te mbajne nje qendrim me te ekuilibruar.

  • eh prite ndonje koment te tipit “e-zani eshte kthyer ne fole socialistesh”. se per ca, si ata qe Diti i referohet, logjika e xhaxhit “o me ne, o kundra nesh” eshte pervetsuar aq fort sa kushdo qe guxon me thon na i gjo kundra pushtetit, do jete me siguri duke i bo sherbim PS-se… s’ka problem se pushteti poshteron cdo dite qytetaret e tij, s’ka problem se na ofendon perdite duke trumpetuar progresin e sistemit (skandaloz) shendetesor e arsimor, s’ka problem qe na rrjeshton ne vendet e paketa qe zyrarisht mbeshtesin pushtimin Izraelit, s’ka problem kur na thote se ne jemi te dytet pas GJermanise kur njerezit qe i shtohen listave te bukes dhe ushqimeve rriten. ne bar do hame dhe PD-ne nuk e kritikojme…

  • Po. Nje pjese e mire e muslimaneve ia justifikojne Berishes cdo lloj qendrimi, cdo lloj prapesie, cdo lloj zullumi. Ne kete pike, i ngjane gjindjes ne Kosove, qe mjaftohen me emrin “Sali” e mbiemrin “Berishe”, per t`ja falur gjithe maskaralleqet e paudhesite. Edhe nje pjese muslimanesh jane molepsur nga lloj lloj legjendash urbane xhamish, per prezence islame ne familjen e Saliut, per t`ja bere hallall te gjitha prapesite. Kjo tregon per nje vetedije te ulet e te kuptuari te ngushte te fese. Islami ka vetem nje kut mates per nje udheheqes: eshte apo jo i drejte? Le te falet gjithe diten, le te agjeroje cdo dite po deshi, por nese ai nuk mban drejtesi ne qeverisje, nuk percon drejtesi ne sjelljet e fjalet e tij, ai eshte thjesht e qarte nje zullumqar.

  • Kjo eshte dhurata qe po i bejme nje populli te shtypur e pushtuar, ne pervjetorin e 100 te pavaresise sone. E thone pastaj qe jemi popull liridashes…

  • Reagon Ambasada Palestineze ne Tirane
    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=386044461479316&id=150076941732270

    Pergjigje te deklarates se dates 16 Nentor 2012,te Minstrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, rreth situates ne Gaza.

    Ambasada e Shtetit te Palestines ne Tirane i pergjigjet deklarates se dates 16 Nentor 2012, te Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, nepermjet se ciles ajo I’a hedh pergjegjesine e sulmeve te fundit izraelite ndaj Gazes pales palestineze.
    Theksojme se Bashkesia Nderkombetare dhe Kombet e Bashkuara jane ne dijeni te plote dhe e pranojne faktin se populli palestinez jeton ne izolim dhe pushtim te plote nga Izrael,si rrjedhoje populli palestinez, –sipas ligjeve nderkombetare, ka te drejte te perdore te gjitha mjetet per t’u vetembrojtur, per te fituar lirine dhe pavarsine, qe te jetoje me dinjitet si cdo popull tjeter ne bote.
    Si pasoje e pushtimit dhe agresionit izraelit ndaj popullsise se rrethuar te Gazes, me shume se 100 persona kane rene viktime, shumica e tyre gra, femije dhe te moshuar.Nga keto sulme mbeten te vrare 10 persona nga e njenjta familje “al-dalu” ne Gaza dhe deri ne momentet qe po shkruajme kete pergjigje jane me shume se 915 te plagosur.

    Nderkohe, ne nuk kemi konstatuar me pare asnje deklarate e cila ben pergjegjese palen izraelite per zgjerimin e territove te saj ( sic beri Europa dhe SH.B.A-ja), apo per sulmet e armatosura izraelite ndaj popullsise palestineze, djegur fshatra, kisha, xhamia, apo duke vrare dhe debuar banoret e Qytetit te Jeruzalemit, apo duke mbajtuar te izoluar qytetit te Gazes per disa vite me radhe. Te gjitha keto konsiderohen krime, dhe Izraeli duhet te denohet nga Gjykata Nderkombetare e Krimeve te Renda, megjithese ne kemi kerkuar nga Izraeli me shume se disa here qe te ndalohet pushtimi ne duke respektuar ligjet nderkombetare.

    Ambasasda Palestineze ne Shqiperi, gjithashtu shfrytezon rastin ti drejtohet popullit mik shqiptar, kudo qe ndodhet, per t’i uruar perzemersisht Gezuar 100 Vjetorin e Pavarsise, lumturi dhe zhvillim kurdohere!
    Njekohesisht theksojme se edhe populli palestinez ka te drejte te festoje Pavarsine e tij dhe per ta arritur kete ka shume nevoje per mbeshtetjen e njerezve te lire ne bote.

  • Deklarate fantastike, plot dinjitet dhe njerezillek. Deklarate qe me shume qytetari dhe etike nxjerr ne pah felliqesine e politikes shqiptare servile shqiptare.

  • Deklaratat e Ambasadës Palestineze në Tiranë mund të jenë të njerëzishme, me qytetari e etikë, por deklarata e ambasadorit palestinez në Serbi, Muhammed Nabhan, për çështjen e Kosovës, për shembull, nuk ishte kaq e njerëzishme teksa tha se Kosova s’ka qenë ndonjëherë e pushtuar prej Serbisë, ndaj edhe rasti i Palestinës ndryshon kryekëput prej atij të Kosovës dhe autoriteti palestinez s’ka për ta njohur ndonjëherë Kosovën. As atij s’i kërkoi kush të flasë, po gjithsesi ai foli, duke na vënë në vështirësi ne myslimanëve në Shqipëri, që u përballëm me qesënditë e plot islamofobëve (pak a shumë siç përballemi ne, “myslimanët berishianë”, me qesënditë e socialistëve të e-zanit në këtë rastin e tashëm). E në këto rrethana, s’di se pse duhej t’ia ndiente Mond Panaritit apo makar Sali Berishës që të mbante për çështjen e Palestinës një qëndrim të ndryshëm nga ai i Obamës, i Klintonit apo i Vesterveles.

    Kuptohet, ishte e pritshme që e-zani të reagonte dhe nuk them se bën keq. Fundja ashtu sikurse qeveria bën detyrën që i takon në kuadrin e politikës së jashtme të një vendi që nuk ka si të jetë i pavarur, e-zani nuk i ka ndonjë borxh qeverisë dhe politikës për të mos folur në këto raste. Gjithsesi, komentuesve si Diti më duhet t’u kujtoj se ne, “myslimanët berishistë”, nuk erdhëm t’i kërkojmë e-zanit apo ju, komentuesve socialistë, që ta duartrokisni apo t’i jepni ndonjë fletë lavdërimi Berishës kur mbajti qëndrimin e duhur për luftën në Siri. Sepse edhe Siria mund të kalohej “në heshtje” e të mos fliste kush. Po kryeministri foli e nuk tha pak. Po a përbën ndonjë meritë të veçantë? Natyrisht që jo. Sepse siç e thashë, Shqipëria nuk ka një politikë të jashtme të sajën. Dhe s’ka si ta ketë. Politika shqiptare në çështjet e jashtme thotë ç’i thonë.

    Por komentuesit “ala shaban qose”, që kanë kërkuar me zor të dalë ndonjë “mysliman berishist” e t’u thotë “hunderr”, përmendin edhe “interesa materiale nga qeverisja aktuale” që paskëshin ata myslimanë që nuk i qasen sloganit “jeto si demokrat, voto si socialist”, më duhet edhe të sqaroj se ky fajësim apo kjo hamendje është thjesht e tepërt për një besimtar që edhe kur shkruan në kllapa, mban përgjegjësi para Zotit për fajësimet e pabazuara. Po duke e lënë gjithsecilin të besojë si të dojë për të tjerët e të japë vetë llogari në Ditën e Gjykimit për ç’ka akuzuar, unë jam i detyruar të pohoj (mos e besoni, në daçi!) se interesi i vetëm material që kam me qeverinë aktuale është përfundimi i shpejtë e në kohë i tunelit të Kërrabës, pasi me këtë rast shkoj një orë më shpejt e me siguri më të lartë për të pirë një kafe në shtëpi të vjehrrës.

    M’u kujtua edhe një barcaletë me këtë punën e Palestinës. Në kohë të Enver Hoxhës, ekipet tona sportive pësonin shpesh dënime nga federatat ndërkombëtare, pasi refuzonin të luanin me ekipet izraelite. Një çifut që s’e kuptonte këtë punë, kishte pyetur se ç’kanë shqiptarët me Izraelin. I kishin shpjeguar se shqiptarët janë parimorë dhe mbështesin luftën e popullit palestinez kundër pushtimit. Dhe çifuti kishte ngritur supet e kishte thënë: “Barukh hashem! Barukh hashem! Po arabët vetë vijnë të gjithë të luajnë me ne sa herë u bie shorti! Ç’qenkan këta shqiptarët që e duan Palesinën më shumë se këta?”

    Nuk e tregova këtë barcaletë për të nënvlerësuar çështjen e Palestinës dhe krimet e Izraelit atje, por për ta hedhur edhe një herë llafin te diplomacia, te politika e jashtme dhe te krahasimi i shmangur me Kosovën. Edhe në Kosovë janë vrarë shqiptarë. Në Palestinë gjithashtu. Nëse autoriteti palestinez gjykon se me gjakun e shqiptarëve të Kosovës lejohet të bëjë politikë duke mbajtur sytë nga Rusia e Serbia, të mos mendojë se Mond Panaritit nuk i shkon në mend e njëjta gjë në raport me Palestinën, SHBA-të dhe Perëndimin.

    • Sipas teje meqe ka dale nje rryp me kollare ne Beograd e ka thene qe nuk e njeh pavareisne e Kosoves, atehere, edhe Shqiperia mire ben qe shkel mbi gjakun e femijeve te pafajshem apo mbi eshtrat e tyre qe shpesh nuk ua mbledh dot ne nje qese.
      Por, te pakten tregohu i drejte dhe mes ambasadorit palestinez ne Beograd dhe atij ne Tirane, zgjidh kete te Tiranes, i cili eshte shprehur pro pavaresise se Kosoves. Ose nese nuk te mjafton kjo, merr kete te OKB-se, si pak me i rendesishem.
      http://www.koha.net/index.php?page=1,13,58299

      Por, ne mos mjaftofte edhe kjo, te pakten balancoje ceshtjen me faktin qe Izraeli e ka deklaruar hapur dhe prere mosnjohjen e pavaresise se Kosoves. E duke qene se te dyja palet qenkan ne te njejtin qendrim ndaj nesh, mund ti thjeshtoje shifrat e barabarta nga te dyja anet e ekuacionit, qe te mos e komplikosh kaq shume logjiken.

      Verberia berishiste ti merr mendte e te ben te demtosh kauzen tende. Nder me te madh sesa ti thuash E-zanit socialist, nuk mund tu besh armiqve te tu, te majteve. Zaten kjo eshte perhere vetvrasja e fanatikeve qe ndahen nga gjithe dynjaja me tekfirizmin e tyre ideologjik.

      Ashtu sic u thuhet edhe ne shkrim, si dhe ne deklaraten e Ambasadorit Palestinez te Tiranes (qe e njeh Kosoven) ShBA-te dhe Europa kane mbajtur nje qendrim me asnjanes sesa Shqiperia, duke i kerkuar Izraelit te mos ndermarre sulme te tilla. Pra sot per sot Shqiperia eshte mbeshtetesi me i forte i Izraelit ne bote, dhe kjo me ben me turp ne syte e gjithe botes. Ti si berishist duhet te turperohesh dyfish.

      Ne fund fare, me dhimbset me shume gjaku i palestinezeve dhe i cdo njeriu te pafajshem mbi faqe te dheut, sesa pamundesia jote per te pire kafe ne shtepine e vjerres. Nese e do kaq shume vjerren, shpenzo dy mije leke e dy ore rruge me shume per te pire kafe dhe na kurse Berishen qafe. Mendoj nuk ka peshore qe ta balancoje ket emuhabet, kur njerezit gelltisin granada neper shtepite e tyre ne Palestine.
      Aq me teper, nese do zbresin ne kutin tend metaforik per te matur preferencat politike, une nuk kam vjehrre ne Elbasan dhe nuk me intereson te paguaj me taksat e mija, kafete e vjehrres tende.

    • Zotni Hasanaldo, shof qe qenke prekur shume nga permendja ne kllapa e perfitimeve materiale, madje na permend edhe Zotin per te me kompleksuar mesa duket. Gjithsesi une kur fola kisha parasysh njohjen time per realitetin dhe persona konkrete te cilet i justifikojne gjithcka Berishes sepse nje fjale e urte thote “qeni leh aty ku ha”. Gjithsesi nuk njoh ndonje Hasanaldo prandaj s’ke arsye ta marresh si personale, per me teper qe vete e identifikove veten si berishist ndersa mua nxitove te me etiketosh socialist duke perdorur tekniken standarde te stigmatizimit si “socialist’ te kujtdo qe guxon te kritikoje idhullin tuaj. Te shqetesoka me shume shprehja ime ne kllapa se apologjia qe i ben idhullit tend?!

      • Po pse nuk na i permend axheba keto njohjet personale, se mbase i njohim. Minimumi per te akuzuar dike duhet te japesh prova. Nese pastaj i frikesohesh Zotit duhet edhe te jesh i sinqerte deri ne fund. Mos i jepni gojes pa dogane se koto jane te gjitha hesape qe shkruhen. Ndaj Diti po pate aq burreri a grari dil e fol drejt ose mos hidh shashka kot me kot.

        • Sepse nuk eshte etike te permendesh emra konkrete te cilet nuk jane pjese e debatit dhe nuk kane deshire qe ceshtjet e tyre personale te behen objekt i nje diskutimi publik. Diti me lart foli per raste ne pergjithesi, dhe nuk po pergojon askend, per sa kohe nuk ka permendur asnje emer konkret.
          Qe fenomeni eksiston, ekziston dhe nuk ka dyshim per kete. Ka disa xhematlinj te integruar ne parti te ndryshme, e qe per rrjedhoje kane arritur te zene ndonje pune te mire ne shtet. Sidoqofte, nuk mendoj se eshte vendi ketu per te gjykuar ata dhe kete fenomen.

          • Personi ne fjale me shume ligesi ka i ka fryre zjarrit dhe ka haperda gacat. Ndryshimi mes atij qe perfiton materialisht nga politika dhe atij qe nuk fiton asgje eshte si dita me naten. Nese nje njeri hije cfaredo qe fshihet pas pseudonimesh vendos ti vere te gjithe ne nje thes duke ia cenuar keshtu emrin dhe moralin ketu nuk ka me vend per diskutim ne plan idealesh e zemrash te zbutura. Aq me teper qe ky person e ka kufizuar rrethin duke permend vetem komentuesit ne ezan. Mendja me shkon tek nje kometues qe ju ka kritikuar ca si teper e per pasoje jua ka prish terezine. Nese diti e ka fjalen per te po i them se nuk i arrin as deri te themra per nga ndershmeria.

        • po komentoj pa deshire ne te vertete..nje teme e cila duhet te na bente per te qene te gjithe bashke per te denuar kete pacavure te ministrise, shkon e behet molle sherri mes myslimaneve ketu…ne te vertete ata qe mbeshtesin PD nuk jane vetem ndonje qe komenton ketu, por nese hap arkiven e e-maileve te ezanit apo te listave te tjera, do shikosh qe ka pasur edhe figura te tjera qe jane proPD dhe kane bere edhe thirrje per ta votuar kete parti sidomos rasti me i fresket zgjedhjet lokale; kur u shtrua si debat se: pse ne xhamite e tiranes xhemati ishte ftuar nga imamet per te votuar PD, njeri nga lista ktheu pergjigjen: Na eshte premtuar dicka ( pa na sqaruar se cfare ishte , edhe sot e kesaj dite nuk e dime qe te pakten ajo gjeja qe ua premtuan , a u realizua ?)..qe keshtu ato komentet siper, jo domosdoshmerit nenkuptojne nje person te vetem; nenkuptojne shume te tjere..tani qe te jeni te qete: une nuk votoj fare per asnje parti , nuk bej pjese ne asnje parti, dhe nuk bej tifozllik per asnje parti..me mjafton teoria e ekonomise 0 qe e shpalli doktor Sala dhe Gramoz Pashko ne fillim te demokracise; me mjafton imoraliteti i PS per te mos qene me asnje parti..me mjafton te shikoj sesi ata shahen ne syte e publikut me njeri-tjetrin, dhe mbas shpine shtrojne dreka e darka e ndajne pazaret bashke…na mjafton `97 dhe nuk do me pelqente ta shikoja popullin tim prape ne faqet e gazetave boterore apo ekraneve te tv te njohura te botes kur shteti te shpalle kapitullimin e ekonomise , nje ekonomi e pazhvilluar dhe e mbytur me borxhe dhe prape do na serviren armiq imagjinare dhe te na hapen depot e armeve , per te mbuluar paaftesine e qeverive te kalbura e te korruptuara shqiptare…jeni mysliman, ktheheni 5 here ne dite nga kibla qe keshtu lerini keto debate… ne i masim punet e qeverive me kete kandar” Feja eshte moral; baza e cdo feje eshte persosmeria morale”…dhe keto qeveri dhe parti qe jane ne pushtet nuk kane moral…

          • Dikutimi po kthehet ne nje teater absurd. Sidomos kur ne sfond ka fotografine e nje foshnje te vrare. Ketu jane akuzuar vellezer muslimane per servile, hiena, idhujtare… Thojini edhe derra apo kriminela jeni qe jeni meqe sfondin e keni gati. Te jesh socialist apo demokrat nuk eshte fyerje per ate qe eshte. Por asnjeri me mend ne koke nuk del me thene per veten une jam hiene a kriminel a servil. Keto jane te renda. Aq me teper kur akuzon persona konkrete. Megjithese ti nuk i permend emrin ti imazhin e portretit te tij e ke ne koke. Kjo kerkon nje zemer te lige per tu bere se nuk ka shpjegim tjeter. Ti me ve mua perkrah atij qe vret foshnja? Po kush je ti xhanem? Si guxon? Pastaj me terheq ne qorrsokake per qellimet e tua te propagandes. Ik mo se nuk te ka njeri borxh.

          • E Dashur L.

            Me vjen keq qe je ndjere e cenuar nga komentet e bera ketu dhe me vjen keq qe gjerat shpeshhere, pa dashje kalojne neper keqkuptime te pakendshme.
            Si administrator i kesaj faqeje, ndjej pergjegjesi per cdo cenim personal ndaj gjithkujt qe behet ne kete mexhlis qe une, bashke me dy adminet e tjere, perpiqemi ta menaxhojme, jo pa veshtiresi. Te njejten pergjegjesi, me beso, e kane edhe te tjeret dhe shpesh korrigjojme njeri-tjetrin, duke fshire ate qe dikujt mund ti kete rreshqitur pa vene re. Por ne rastin konkret, gjykoj qe postimi i Ditit nuk ka pasur ndonje nentekst per personin konkret, per te cilin flet ti. Po te ishte keshtu, nuk do ta kisha lejuar kurre, aq me teper, kur behet fjale per njerez qe i kam miq, qe i dua me pasterti, e qe per te cilet ve doren ne zjarr se gjithcka qe thone ketu e kane me sinqeritet te plote, sic eshte personi qe ti mendon se aludohet ne komentet e Ditit.
            Nese behet debat dhe thuhet ndonje llaf me shume, kjo mund te jete e tolerueshme, por akuzat personale, per me teper te paprovuara nuk i honeps dot ndaj kujtdo qe te behen, e jo me ndaj tij.
            Nuk e di fare se kush eshte Diti dhe se per ke e ka kur identifikon kete problem, por gjithcka qe ka thene, nuk aludon aspak se keta njerez jane komentues ne kete faqe. Ai apo ajo (kushdoqofte), flet per nje kategori njerezish ne xhemat, jo per komentues te E-zanit. Te lutem, riktheju edhe njehere me vemendje komentit te tij/saj dhe besoj se do te bindesh qe nuk ka perse te rezultoje se po aludon per ndonje emer konkret qe ti ke ne mendje.

            Ajo qe ne si blog bejme dhe e riktheksojme here pas here eshte diskutimi per ide e fenomene dhe jo per njerez konkrete e gjera personale. Mbi te gjitha, ndryshe nga Diti, une nuk e quaj te pamoralshme te perfshihesh ne politike dhe ne strukturat shteterore, per sa kohe qe nuk merr perfitime te pamerituara apo te jashteligjshme.
            Ne kemi fshire komente te tera me akuza qe u jane adresuar njerezve qe vete ata na akuzojne dite e nate per lloj-lloj marrezirash dhe nuk ka asnje arsye te tolerojme akuza te tilla te pabaza ndaj nje personi qe une vete e kam mik ne rradhe te pare, e qe per me teper, ne cdo aspekt tjeter pertej pjeses se qendrimeve ndaj qeverise, eshte mik i ketij forumi. Mbi te gjitha, oponencen e tij ne debatet qe ka zhvilluar me mua personalisht (perjashto ndonje teprim te tij dhe timin bashke) e quaj te dobishme, duke i shtuar nje vlere me teper ketij forumi. Jam i prirur ta dua debatin, sepse nje prej vlerave te rendesishme qe ka ky forum qendron pikerisht tek debati. Nga ky kendveshtrim, oponencen e tij e kam pare si nje menyre qe idete e shprehura ketu te mprehen me mire, pavaresisht nga cila ane anon e verteta.

            Shpresoj te kem krejtesisht mirekuptimin tend per gjithcka!

            Te fala dhe mezi pres t’ju takoj ne Tirane.

            Ergysi

        • Po c’te te permend ty un axheba. Une ne kllapa kam shkruar “zakonisht perfitues materiale” dhe nuk i kam perfshire te gjithe ne nje thes. Ti psh je perfaqesues tipik i atyre qe i justifikojn Saliut cdo gje pa perfituar vete materialisht. Tani pyetja qe mbetet eshte: A eshte moralisht e pranueshme te justifikojme qendrimin e qeverise per faktin se i ka mundesuar Hasanaldos te vizitoje vjehrren ne Elbasan brenda nje kohe me te shkurter?! Une them se ngritja e zerit kunder asaj qe po ndodh ne Gaza prevalon ndaj lehtesimi te kushteve Hadanaldos per te vizituar vjehrren. Sa per pergojimin vras mendjen nese quhet pergojim psh te thuash se ne shqiperi ka korrupsion?! Apo duhen then emrat e gjithe te korruptuarve bashkeshoqeruar me prova konkrete. Sa per dijeni shoku/shoqja L une kam njohje me persona te tille dhe ua kam thene ne sy qe qendrimi i tyre eshte i pamoralshem, gjithsesi emrat nuk kam ndermend tua publikoj ketu sepse nuk besoj tek dacibaut si ti.

          • Diti me nje thes i ke fut te gjithe qe ne momentin kur me imazhin e masakres ne sfond (loje shume e ulet) u the te gjithe besimtareve qe votojne per Partine Demokratike, ju servile jeni baraz me ata qe vrasin e peshtyjne mbi trupin e femijes. Nuk ma merr mendja se e ben nga padituria se po ta beja hallall. Kjo eshte djallezi e paster dhe per kete ka hesape tjera. Mua me ka ruajtur Zoti nga njohja me muslimane kaq te pamoralshem sa ata qe pershkruan ti. Po kjo gjithesesi nuk te jep te drejten qe nga te korruptuar t’u shtosh edhe krimin mbi supe.

          • Nga sa po kuptoj, kjo bisede ketu mes L-se dhe adminit me emrin Ergys qenka shtojce e ndonje bisede te nisur ne kafene mes te ashtuquajturish miq qe permes komenteve me lart shprehin mosbesimin qe kane mes tyre. Shoqja L, se ke person ke ne koke ti une nuk e di, por qe te me akuzosh mua se po pergojoj e shpif, apo se nuk i afrohem as deri tek thembra ketij personi per nga ndershmeria nuk me duket etike. Ketu je duke me paragjykuar ti mua, sepse une nuk shava dhe as nuk portretizova ndokend me komentet e mia. Te thashe, ua kam thene ne sy, nuk jam diversant qe perdor blogjet per te denoncuar ata qe nuk mendojne si une. Mua me shqeteson fenomeni dhe qendrimi i ketyre njerzve qe eshte i papranueshem. Te tilla psh jane argumentet e Hasanaldos(te cilin nuk e njof dhe nuk e di nese perfiton materialisht nga qeveria) qe nxjerr si justifikim per qendrimin e qeverise deklaraten e ambasadorit palestinez ne beograd, apo faktin se meqe diplomacia jone nuk ka gje ne dore mund te tregohet pragmatiste dhe te shkele mbi gjakun e atyre femijeve, kur qeveri perendimore kane mbajtur qendrime te ekuilibruara. Ti shoqja L qenke tejmase e kompleksuar, vetem “fajtoret” vuajne nga simptoma te tilla. Ne kete rast nuk mbetet tjere vecse te them “kujt t’i djege le ta mbaje”. Sa per adminin me emrin Ergys komenti “shfajesues” me duket i njeanshem dhe i paarsyeshem sepse askush nuk u sha apo fye dhe gjuha e perdorur nuk ishte jasht normave morale. Kjo perkujdesje per shoqen L, qe na qenkerka cenuar rende ne dinjitet, me duket e tepruar. Gjithsesi une po i ve vulen duke ripohuar se i qendroj plotesisht fjaleve qe kam thene une, jo atyre qe kane lexuar shoqja L apo admini qe thote se sipas Ditit perfshirja ne politike nuk eshte e pranueshme. Po me ç’sy lexoni more, me ato me xham, apo me ato pa xham?

          • Diti, pjesemarrjen e muslimaneve ne qeverisjen e Partise Demokratike, pra perfitimet prej angazhimeve politike dhe apologjine qe perfituesit i bejne PD-se, i ke quajtur me lart te pamoralshme. Une u shpreha se, nuk jam dakort me kete (pasi mendoj se apologjia nuk rrjedh domosdoshmerisht prej perfitimeve), por gjithsesi eshte e drejta jote ta mendosh keshtu. Nga sa shprehesh me lart kuptohet keshtu. Nese nuk ke dashur te thuash kete, atehere te paskam keqkuptuar dhe te kerkoj ndjese. Nuk me duket ndonje shkelje e rende pse paskam kuptuar gabim fjalet e tua. Jemi njerez dhe kjo eshte normale.
            Gjithashtu edhe nese L te ka keqkuptuar, eshte krejtesisht njerezore. Gjuha qe L ka perdorur, eshte e kuptueshme ne kushtet kur fjalet e tua kuptohen ne menyren e saj. Ajo qe do te vlente te beje ketu, eshte te sqarosh me qetesi e butesi qe vertete nuk ke pasur per qellim njerez konkrete dhe nuk ke perse kalon ne fyerje. Cinizmi yt mbi leximet e gabuara te te tjereve, eshte krejt pa vend dhe arrogant. Mendoj qe nuk ke arsye per te reaguar me ironi e me fraza fyese.
            Mjafton qe njerezit ti zgjidhin keqkuptimet me mirekuptim, nese vertete duam te gjejme nje gjuhe njerezore komunikimi dhe nuk ka perse te shtresezojme inate te kota ndaj njeri-tjetrit.

            Nga ana tjeter, ajo qe eshte krejtesisht e papranueshme tek ty, eshte hamendisimi qe pason me nje cinizem mbi marredheniet e mija me L, te cilat ti nuk i di fare dhe nuk ka sesi te nxjerresh konkluzione. Debatet e mija me personin per te cilin flet L, jane krejtesisht debate miqesore, e mbi te gjitha, pjesa me e madhe nuk kane qene ne kafe, por jane bere ne kete forum. Por debati dhe miqesia nuk jane gjera qe kundershtojne njera-tjetren. Miqesia ime me te eshte miqesi familjare dhe nuk ka lindur sot, qe te jete kaq e brishte sa te kete nevoje per nje paterice koti si komenti im i mesiperm. Kjo me jep komoditetin te shprehem lirshem me te, pa u shqetesuar se po cenojme njeritjetrin. Kemi aq mirekuptim sa te mos ndikohemi nga debatet.
            Per rrjedhoje, po te sqaroj se nderhyrja ime e mesiperme, nuk ishte mbajtje ane ndaj saj, por nje perpjekje per te sqaruar ate, e rrjedhimisht edhe ngaterresat midis jush, ne lidhje me keqkuptimet e krijuara. Po te ishte per shfajesime apo gjithcka tjeter qe hamendeson ti, mund ti kisha shkruar ne privat.
            Nuk shoh asnje anesi ne qendrimin tim dhe nuk e kuptoj se ku qendron anesia, per sa kohe une futem ne forum per te sqaruar palet, duke u perpjekur ti sqaroj L-se se ato qe ti ke shkruar nuk kane pasur per qellim persona konkrete. Mbi te gjitha, duhet te kuptosh se une kam pergjegjesi ndaj cdo lloj gjeje qe shprehni ju, sepse tek e fundit, eshte pergjegjesi e imja qe te fyhen e cenohen njerez ne shtepine time. Ndoshta ti nuk e kupton dot, por eshte vertete e veshtire te mbash drejtpeshimin midis lirise se fjales dhe etikes se komunikimit ne kushtet kur debatet agravohen ne kete menyre. Pikerisht per shkak te kesaj pergjegjesie e ndjeva te nevojshme te beja ate sqarim, e madje edhe kete qe po bej tani.

            Gjithsesi, e shoh qe ky debat po agravohet kot fare dhe mendoj qe me mire ta mbyllim ketu, pa e komplikuar me shume. Nese keni per te diskutuar, ka plot per te folur per Palestinen apo edhe qeverine, pa u marre me njeri-tjetrin.

            Me te mira

            Ergysi

          • Selamu alejkum Gysi.

            Lus Zotin te jeni mire ti dhe Lila e goca.
            Keto mesazhet e tua fatkeqsisht i lexova te dyja vetem mbreme dhe prita dhe une mengjesin, me sakte te kalonte dhe xhumaja per te shkruar. Po vrisja mendjen nese te ajo endrra ku te kam takuar me Lilen a shkuam edhe per tek “kafja e miqve” (qe eshte dhe do te mbetet e tille ashtu si edhe miqesia jone, inshallah). 🙂 Me thene te drejten kesaj here diskutimet ketu me preken me shume sec duhet. Ndoshta sepse sfondi ishte i tille, nje foshnje ne qefin, qe ne te vertete nuk ishte as nga Palestina po kish shkuar se babi i punon aty si percues i zerit te te pafajshmeve. Me thene te drejten ky sfond mu duk i tepert edhe si ilustrim i shkrimit jo me te perdoret sic beri diti, po e marr si pike referimi se ai e hodhi shashken i pari dhe vazhdoi me ofendime te renda, si njerez pa asnje princip, qe mendojne me stomak, patetike ne zellin e tyre prej servili, qen qe lehin aty ku hane etj, per te bere me faj vellezer e motra muslimane qe punojne e lobojne per PD, pergjegjesen e deklarates. Zhytyr ne kete horror jam perpjek te imagjinoj veten e familjen time ne qente qe lehim aty ku hame, duke shtypur susten imagjinare te bombave qe bien mbi Gaza. Ndaj edhe kam fol per nje person konkret dhe i kam thene ditit qe nuk i arrin as deri te themra, se as ai e as une po as miqte e mi demokrate, kurre nuk kemi guxuar te veme njeri perballe nje pergjegjesie kaq te rende.
            Me ndje Gysi po nuk dua ta zgjas me tej kete diskutim, madje te me falni nese i meshova me fort sec duhet, po une e perjetova keshtu, me dhimbje.

            Zoti na dhente paqe e durim te gjitheve. Selame.

  • Më bëhet qejfi që e merrni për fyerje kur ju them “socialistë”, po perceptimi publik mbetet. Nëse doni, edhe nuk ju them, e tërheq e ju kërkoj falje, po nuk ju bën dobi. Aq më tepër kur ti vetë e thua se mezi po pret që të bjerë Berisha nga fiku e të shpëtojnë taksat nga gllabërimi prej qeverisë së tij, ç’të thuash tjetër! Dihet se po qe se taksat nuk do t’i administrojë PD-ja, do t’i administrojë PS-ja. Të ishte se do t’i administronte e-zani, po e kuptoja merakun dhe po thosha se këta s’janë socialistë, po kanë hallin të bëjnë mirë ato punë që Berisha i bën keq. Po dëshira juaj, e shprehur përmes propagandës, për të na çuar nga shiu në breshër, nuk lë dyshime për përkatësinë.

    Për të ardhur prapë te paralelizmi, ai rrypi në Serbi nuk është një kallare i papunë që shet qofte, por është përfaqësuesi zyrtar i autoritetit palestinez që as në Serbi e as në Shqipëri e askund nuk e njeh Kosovën. Autoriteti palestinez në zyrat e tij në botë përfaqësohet nga dora e vjetër e ish-OÇP-së, që kanë qenë e mbeten marksistë, pjesë e ideologjisë ba’th (=Rilindje), ngjashëm me regjimet në Irak, Libi e Siri. Sikur bathistët (rilindasit) e OÇP-së palestineze të kishin pasur gjë në dorë, sot do të ishin duke u rrëzuar me revolucione si ato në Egjipt, Siri, Tunizi e Siri. Marrëdhëniet e dikurshme e të tashme me Rusinë nuk ua lejojnë të tillëve që të njohin Kosovën. Dhe as që kanë ndërmend ta bëjnë.

    Dhe nëse diplomacia është e ftohtë dhe i gjithë muhabeti zgjidhet me termin “reciprocitet”, unë do t’i qëndroj edhe ndjeshmërisë sime ndaj gjakut të fëmijëve duke përsëritur se fëmijët janë njëlloj si në Gaza, ashtu edhe në Raçak, ashtu edhe në Paris, ashtu edhe në Drezden e në Gëtingen.

    Po ashtu, është e vërtetë që Izraeli s’e ka njohur Kosovën, po kandari i diplomacisë nuk është kaq i thjeshtë, pasi Izraeli dhe Autoriteti Palestinez nuk vihen në kandar secili tek e tek, por peshohen bashkë me ata që u rrinë nga pas. Rrethanat gjeo-politike dhe shtrëngimi prej interesave kombëtare e më gjerë u imponojnë shqiptarëve rreshtim pranë Perëndimit dhe e gjithë kjo histori propagande merr fund me kaq. Sikurse edhe Palestina, nëse gjykon se i intereson më shumë të ruajë fijet me Rusinë dhe për këtë s’njeh Kosovën, është në të drejtën e vet të bëjë si të dojë.

    Në gjithë këtë mes, mbetet vetëm realizmi i hidhur i fjalëve të Abdi Baletës, që në një takim të vendeve të Organizatës Konferencës Islamike u tha dikur disa diplomatëve arabë që këmbëngulnin që Kosova të mos kërkojë pavarësi, pasi kjo forcon pozitat e SHBA-ve: “Për miun, bisha më e tmerrshme nuk është luani, por macja.”

    Nëse pastaj ka vlerësime për anësi të tepruar të deklaratës, pavarësisht relativizimeve të mundshme, janë mundësitë të diskutohet dhe unë jo më kot kisha shkruar se e-zani bën mirë që shkruan, pasi s’i ka asnjë detyrim qeverisë dhe politikës, po kur je përvijuar si forum antiqeveritar dhe ke folur për politikë vend e pa vend, jo vetëm humbet edhe besueshmëria e pretendimeve për shqetësim parimor, por edhe lexuesit e diskutuesit nisin e njësohen, “uniteti” forcohet dhe pastaj diskutimet vijojnë siç kanë vijuar, me mua në fund që ngjaj si mish i huaj mes trupit ideologjikisht të shëndoshë të organizatës bazë.

    Dhe meqë e përmenda lëvizjen ba’th (Rilindje), të materializuar në regjime e organizata marksiste që identifikoheshin edhe me Islamin, kur pashë edhe sloganin “Rilindje” (ba’th?) në dyert e zyrave elektorale të PS-së këto ditë, s’di pse m’u kujtua numri në rritje i atyre që bëhen myslimanë duke mbetur socialistë ose anasjelltas (sidomos kur mora vesh se edhe shoku Fiqiri Xibri kishte nisur të vinte për ndonjë xhuma në xhami), më mbeti që të bëj paralele interesante mes bathizmit dhe Rilindjes (pavarësisht se e kam të qartë që “Rilindja” është përpjekje për imitimin e “Rilindjes Demokratike” dhe jo të tjetër rilindjeje) dhe të nis e të mendoj se ne që s’po përzihemi me modën e re (bathiste) të antiberishizmit mes myslimanëve, do të mbetemi “bathë bathë po një kokërr”. E megjithatë, mbase është më dinjitoze kështu. Allahu e di më së miri.

    Të uroj udhëtim të këndshëm Qafës së Kërrabës (sakën se hyn në atë haram tunel!) kur të shkosh për ski në Dardhë ose për plazh në Pogradec!

  • I ke seriozisht te gjitha keto qe shkruan apo je duke u tallur? Nga gjithe sa thua, po me shqeteson per kohen qe po humb me ty.
    Hidhu dege me dege, secila pa lidhje me diskutimin, kalo, bjeri rrotull e rrotull qafes se kerrabes, mbare globit, nga Rusia deri ne SHBA, e ne fund nxjerr akuza krejt pa lidhje me politizim vjehrrash. Me duket krejt i kote ky debat, si nje film qe ia di fundin.

    Po perpiqem ti thjeshtoj ca gjerat.

    1. Perceptimi yt, nuk eshte perceptimi publik. Publiku nuk eshte i gjithi Berishist i verber si ty, ndaj mos ia mvish mendimin tend popullit. Per me teper qe, mendoj se secilit prej nesh, duhet ti interesoje e verteta dhe jo perceptimi publik.

    2. Te jesh kundra Berishes, nuk do te thote se je me Ramen (aritmetikisht, kjo), e aq me pak do te thote se nuk je i djathte. Sepse, nder te tjera (pervec se aritmetikisht ekuacioni nuk na del keshtu), Berisha eshte edhe nje kokerr komunisti qe nuk e ka shokun. Keshtu qe, eshte e sigurt qe antiberishizmi nuk te ben qafir te se djathtes. Ne fakt, nese ka ndonje majtist apo komunist ketu, nga gjithe sa shkaravit me siper, i bie te jesh ti. Gjithcka e thua me fryme revolucionare, ideologjike dhe me vigjilence politike te mbajtur ndezur. Gjithashtu, gjithcka qe thua e ke nje qark vicioz, te pamundur per t’u hapur ndaj logjikave te huaja (tipar i thelle ideologjizimi ky). Si dhe koshienca per armikun e brendshem e te jashtem, goditja e armiqve ne planin boteror e krejtesisht lokal, eshte infeksion i rende i mendesise komuniste totalitariste.

    3. Te jesh kundra Berishes, ka nje mori arsyesh pervec asaj te te qenit me Ramen. Po hamendesoj disa, sa per te hedhur poshte konkluzionin tend:
    a) Je demokrat i zhgenjyer nga komunizmi i Berishes dhe shpreson qe Berisha te humbe zgjedhjet, per ti rifituar e djathta, pasi te kete spastruar pisllekun tropojan prej PD-je.
    b) Mund te jesh kontroversal dhe anarkist
    C) Mund te jesh urryes i te gjitha ngjyrave politike dhe shpreson se permiresimi i ketij mileti mund te vije vetem duke i share e sikterrosur te gjithe.
    d) Mund te jesh i zhgenjyer dhe i neveritur, aq sa ke humbur shpresen se ky vend mund te behet, dhe mendon qe le te behet cfare te behet, do te shaj kedo qe me del perpara.
    e) Por ka edhe arsye te tjera me idealiste dhe parimore, sic jane ata qe mendojne se duke iu rene ballit politikaneve, eshte e vetmja mundesi qe ata te zbusin sadopak te ligat e tyre. Pasi e vetmja pyke qe hane eshte kercenimi me vote. Ndaj sipas kesaj mund te jete e shendetshme, te kercenosh Berishen, ne menyre qe ta kuptoje se nuk na hedh dot trute e gomarit, e te tallet me ne si te doje.

    Nuk e di se ne cilen nga keto pika mund ta perfshijme E-zanin, ndoshta edhe ne te gjitha se bashku, por kaq eshte e mjaftueshme per te hedhur poshte aritmetikisht perfundimin tend se arsyeja perse kritikohet Berisha, eshte gjithmone Edi Rama.
    Ne menyre po kaq naive sa vete Berisha ti qe akuzon per zar te Edi Rames kedo qe i del kundra, edhe ti po ben te njejten gje. Eshte kaq qesharake kjo sa s’di c’te te them.

    4) Une nuk thashe askund se mezi pres te iki Berisha per pune taksash, per t’ia lene taksat e mija ne dore Rames. Ajo qe une thashe, eshte se rruga e Elbasanit, nuk eshte arsye per te dashur Berishen ne pushtet, dhe aq me pak, mund te jete nje arsye per te mbyllur gojen qe te mos e kritikojme kur ai ia plas mufkes si me hajrados.
    Berisha nuk po e ben rrugen me paret e veta, por me paret e mia e te tua, duke na futur neper borxhe qe zor se do dalim aq kollaj. Aktualisht, ky shtet eshte ne pike te hallit per para, pikerisht ne saj te ketyre borxheve. Neper institucionet shteterore rrogat kane filluar te vonohen me disa dite, kudo po behen shkurtime e po rritet ngarkesa e punes, investimet ne arsim, shendetesi, e shpenzime operative jane duke u minimizuar, sepse shteti eshte keq per te ardhura, sepse parate e derdhura ne infrastrukture kane qene jashtezakonisht shume ne raport me takatin e ketij shteti, nderkohe qe te ardhurat ne buxhet kane qene me te vogla sesa ato qe jane planifikuar. Per kte arsye, une mendoj se eshte me mire qe te mos behet rruga dhe ti te shtosh ca leke e ca ore per kafen me vjehrren, por te pakten njerezit te marrin rrogat ne kohe dhe isntitucionet te mund te funksionojne normalisht.
    Nga ana tjeter, Berisha ka aq zullume me qeverisjen e tij, sa nuk ka rruge qe ia lan. Por gjithsesi, kjo nuk do te thote aspak qe une dua qe te vije Rama. Po te kisha ndonje zar magjik, do ti kisha qeruar qe te dy, madje qe te gjithe nga politika. Por fakti qe Rama eshte aty dhe kercenon me ardhjen ne pushtet, nuk mund ta paguaj me heshtje ndaj paudhesive te padurueshme te Berishes. Personalisht e kam ndare mendjen te mbaroj pune njehere duke share Berishen, e pastaj te duroj edhe kater vjet te tjera duke share Ramen. Shpresoj qe ne krye te 5 vjeteve do te kemi lare duart perfundimisht me te dy, e te shpresojme se do te na duhet te shajme me pak pas 5 vjetesh. Besoj se kjo eshte 100 here me e arsyeshme sesa obcioni yt, per ti thene derrit daje, perjetesisht nga frika se Gogoli eshte perhere aty, i gatshem per te terrorizuar, sepse fundja, sic e kemi mesuar mire dikur: “Lumi fle, armiku s’fe”.

    5) Aritmetikisht, te thuash se OCP-ja anon nga Rusia (ne nje kohe kur amerikanet me cifutet po ia vene shqelmin ne fyt), dhe per shkak te ketij “faji”, te justifikosh zellin ekstremist te Berishes per te mbrojtur agresorin, e riktheksoj, eshte cbalancim i madh. Ketu jo thjesht je duke ngrene ne kandar, por je duke ngrene kandarin gjithe. Kesaj i thone qe, meqe ne 99-n kishim ne pushtet PS-ne (PK-ne me lekure deleje), atehere e meritonim qe Serbia, jo vetem te shtypte kosovaret, por te vinte dhe te pushtonte te gjithe Shqiperine dhe te ushtronte rehate genocid mbareshqiptar.

    6) Sic e thashe edhe me lart, Berisha nuk eshte se thjesht ka mbajtur anen e Perendimit, ai e ka tejkaluar paturpesisht anen duke shfaqur, si gjithmone servilizmin e neveritshem te politikes shqiptare qe gjithmone eshte me katolike se Papa e se Shen Pali. Sic thuhet edhe ne shkrim me siper, ne perendim deklaratat u kane bere thirrje paleve te heqin dore nga dhuna (gje qe edhe kjo eshte e turpshme, por gjysma e te keqes). Nderkohe Berisha ka vendosur qe vullnetarisht, te mos beje gjysmen e se keqes, por ta beje keqen te plote.
    Normalisht, kjo nuk eshte aspak politike nderkombetare. Eshte thjesht nje politike ordinere personale, qe Berisha e ben per te cuar sinjale perulesie. Eshte nje ruku e tij ndaj Obames, per ti treguar qe jemi: “GJIIITHMOOON GAAATIII”.
    Keshtu qe keto perrallat me Rusi, bathizem e Abdi Baleten, nuk kane fare lidhje.

    Ne fund fare, pertej urimit tend per rruge te mbare qe ngjan si spot publicitar, nga ata qe ua harton tekstet zedhenesja e PD-se, dua s’dua andej do ti bie nga rruga e re, sepse Berisha e ka ndare mendjen qe do te mi marre parate per rrugen. Por sidoqofte, nuk mund ti jem mirenjohes per nje rruge qe e kam paguar.

  • Kur perpiqem te kuptoj cfare i beri muslimanet ne fillimet e tyre nje force aq te jashtezakonshme me vjen ndermend historia e atij beduinit qe u ngrit ne kembe gjate hutbes dhe i tha Omerit:” nese gabon ne te drejtojme me shpatat tona.” Nderkohe qe sot, disa te mjere qe mendojne me stomak nuk kane minimumin e ndjesise ndaj padrejtesise qe ndodh ne Gaza. Saliu me mire te mos fliste fare sepse njesoj do te ishte, megjithate per hienen ky ishte rast i arte per te rikonfirmuar servilizmin e tij te peshtire qe shpesh ve ne siklet edhe vete perendimoret. Sa per paralelizmat e krahasimet e tjera qe ben Hasanaldo as qe ia vlen te merresh, zaten atij i flet stomaku qe don te mbushet me qofte nga vjehrra. Keta lloj njerezish qe skane asnje princip duan te marrin peng te drejten e perfaqesimit te xhematit islam per ta perdorur per qellime elektorale. Nese ka sot nje te keqe te madhe dhe qe duhet kundershtuar me prioritet eshte aleanca klanore sali-meta.

  • Duke u nisur nga plani etik, qendrimi i zyres se Panaritit eshte qartesisht i njeanshem dhe i padrejte, sepse nuk pranon te pakten reciprocitetin, por denon anen palestineze, kur shume mire mund te ndiqte reagimet e zyrave homologe te botes Perendimore, perfshi edhe Ameriken. Kjo njeanshmeria patetike besoj se ka gjeneruar reagimin e blogut. Zyra e Ministrise se Puneve te Jashtme thjesht nuk veren dhunen e zhdrejte dhjetravjecare me te cilen perballen palestinezet, madje te privuar edhe nga nje jete dinjitoze, pasi lemosha e vendeve te ndryshme dhe ajo qe Izraeli “grumbullon” per ta derguar ne Gaza nuk shkon pertej ushqimit qe u jepet edhe kafsheve per te jetuar ne funksion te njeriut.

    Duke u nisur nga plani i interesave diplomatike, qendrimi i zyres se Panaritit nuk mund te thjeshtohet nga interpretimet emocionale, vecanerisht kur si krahasim perdoret ceshtja e Kosoves, qe, duhet thene, e-zani ne deklarate nuk e ka cituar. Diplomacia nuk ndikohet nga te qarat e viktimave, megjithese perhere ato jane te pranishme per fasade. Kjo eshte paradigma e pare. Ceshtja kosovare dhe ajo palestineze nuk jane identike, por ngjashmerite ekzistojne, e kjo eshte paradigma e dyte. Ne mes kemi qendrimet reciproke te Shtetit te Izraelit qe nuk njeh Kosoven dhe ato te zyrtarit palestinez qe ne Beograd shprehej se Kosova eshte djep i Serbise. Sigurisht, mekanizmat qe kane gjeneruar keto dy qendrime jane te ndryshme dhe fjala e nje zyrtari palestinez nuk eshte qendrimi zyrtar Palestinez.

    Sidoqofte, me duket pak e ngutshme logjika se per Panaritin nuk ka rendesi femija palestinez ngaqe per Palestinen nuk ka vlere femija i Raçakut. Se pari Autoriteti palestinez nuk e ka njohur Kosoven, por edhe Shteti kosovar – eshte Shtet e jo Autoritet, vini re termat – ka deklaruar haptazi qe nuk do ta njohe Palestinen. Se dyti, Panariti nuk eshte ministri i Kosoves e as nuk duket e gatshme poltika shqiptare, ajo e Rames dhe ajo qeveritare, per t’u bashkuar me Kosoven, ashtu sic nuk tregon ndonje interes ne kete drejtim shumica e politikes kosovare. Pra, se cfare bejne Palestina me Kosoven per njohjen reciproke eshte ceshtje tjeter nga qendrimi i njeanshem i zyres se Panaritit.

    Mbase zyra e Panaritit mund te kete te drejte te konsideroje vetem te drejten e Izraelit per t’u mbrojtur. Mbase, por atehere nuk ka baza per te mos konsideruar te drejten e Serbise per t’u mbrojtur nga nderhyrja e fuqive te huaja ne punet e saja ose per t’u mbrojtur nga UCK-ja, qe, kujtojme, deri ne fundin e 1998 akoma etiketohej si organizate terroriste, sic ishte Kongresi Afrikan i Nelson Mandeles per Departamentin amerikan te periudhes se Reganit, atehere kur talebanet deh Saddam Huseini ishin “miq” te ketij Departamenti. Me logjiken e zyres aktuale te Ministrise te Puneve te Jashtme te Shqiperise viktima nuk jane shqiptaret e Kosoves, por Serbia. Ky eshte bumerangu qe krijon reagimi i zyres se Panaritit dhe qe Serbia shume mire mund t’ia freskoje memorien ne ndonje takim nderkombetar. Izraeli eshte koherent. Nuk njeh Kosoven, sepse shpie uje ne mullirin palestinez. Shteti yne dhe do te mbrojme idene e lirise se kosovareve per te jetuar ne nje shtet, edhe do ta mohoje te njejten liri per palestinezet. Kete mund ta beje nje shet si SHBA-ja qe lejon roli i superfuqise i lejon shkeljen e disa te drejtave nderkombetare dhe krijimin e paradokseve qe kritikon Chomsky, por Shqiperia, me nje Shtet fiktiv qe as Mali i Zi nuk e vlereson ne raportet bilaterale, aq sa tallet me emigrantet qe kalojne ne dy pikat doganore, nuk ka kushtet e hipokrizise diplomatike. Meqenese Shteti yne nodhet ne kushtet e apandisitit, prezent vetem per ekzistencen ne vetvehte, ka “luksin” e ekuilibrit. Fundja nuk i kerkohet te shmanget nga qendrimi i BE-se dhe i SHBA-se, te pakten ne ngjarjet aktuale ne Palestine. Te gjithe e kane denuar dhunen e dy paleve, jane indinjuar si nga “raketat” palestineze, ashtu edhe nga raketat e sofistikuara izraeliane, ndersa ne jo.

    Duke mbeshtetur Izraelin, Shteti yne nuk do te marre njohjen e Kosoves. Duke mbeshtetur Palestinen, nuk duket se do te shpaguhet me shtimin e njohjesve te Kosoves. Ne te dy rastet njohja apo jo e Kosoves eshte indiferente. Prandaj levizja ka qellime te tjera. Po cilat? A mund t’i njohim si qytetar tek ketij Shteti? Apo rrezikojme te etiketohemi si antishqiptar, turq, arab e komuniste, nese gjykojme veprimet e Shtetit qe na perfaqeson?

    Neqoftese shtysat nuk jane etike, dhe nuk jane te tilla, aq me teper kur kjo klase politike nuk ka etike, mbase atehere jane diplomatike (gjeopolitike). Por kur BE dhe SHBA bejne thirrje per ndalimin e dyanshem te dhunes, ne kritikojme ekskluzivisht palestinezet, duke i etiketuar si Hamas, deshmon se nuk jane as gjeopolitike. Te jene valle ekonomike? Nese po, cilat dhe sa eshte vellimi i investimeve izraelite te parashikuara ne Shqiperi pas ketyre gjesteve? E nese qytetaret nuk dine perse dhe si vepron Shteti i tyre ne raportet nderkombetare, dikush qe me lart u “shqetesua” per etiketat socialiste, te na shpjegoje konceptet «Shtet» dhe «nenshtetas (qytetar)».

    E Meqenese i “shqetesuari” e vendosi ne planin fetar po ndjek te njejten njesi matese. Nese Profeti nuk do te kishte njohur, nuk do te kishte gjykuar, nuk do te kishte kritikuar dhe nuk do te kishte reaguar, i “shqetesuari” i mesiperm nuk do te kishte pasuine e terminologjise fetare tek e cila, me sa duket, identifikohet. Jo vetem qeveria, por edhe Shteti, kritikohen ne cdo vend demokratik. Dicka e tille nuk ndodhte ne Shqiperine e Enverit. E cuditshme ama se si vlen metoda enveriste e ndalimit te gjykimit, ndersa Enveri demonizohet dhe komunizmi, i zbutur ne socializem, i ben hije si stereotip te gjithe atyre qe kritikojne Berishen. Komike do te thoja: kur “shen-hazreti” Berisha konsiderohet si i tille per nje tunel, Enveri i ka te gjitha mundesite e zevendesimit te Zotit, me gjithe ato tunele e rruge qe hapi, me arsimin qe edhe Berisha ia njeh si arritje. Pikerisht sepse ai na mesoi me kultin e individit vuajme akoma sot nga idhujtarizimi i politikes e nje tunel duket mrekulli. Aq sa edhe nje diskutim per Palestinen e shnderrojme ne salle gjyqi partiak.

  • Keta qe pretendojne se Amerika do hedhe rrufe ne Shqiperi nese Berisha nuk mbeshtet 100% sionistet, genjejne. Askush nuk e detyron Panaritin te gjykoje njeanshem e te mbeshtese vrasjen e civileve ne Palestine, kur mund te mjaftohej me nje deklarate keqardhje per viktimat e te dyja paleve, pa treguar me gisht ndonje fajtor. Askush nuk e detyron Berishen te shkoje ne Izrael e te behet i neveritshem duke mbeshtetur masakren e planifikuar ndaj popullit mik te Iranit, askush nuk i kerkon te behet i rendesishem deri ne kete pike sa te dale me ekstremist se shefi i shtabit te ushtrise izraelite qe e quan luften me Iranin idiotesi.

    Berisha thjesht po perpiqet te beje zell prej kllouni, si e si te krijoje kapital politik personal neper lobiste amerikane, kapital qe do i duhet fort per te ruajtur vella Shkelzenin nga burgu.

    Amerika ka qellim qe te konsolidoje pozitat e Kosoves ne rajon, dhe pozicioni pro-palestinez i Shqiperise sigurisht qe do te mirekuptohej nga Amerika, sepse vetem sa do forconte pozitat tona neper vendet arabe. Amerika ka interesa globale dhe jo rajonale, dhe ajo mbeshtet interesat e aleateve te saj ne cepa te ndryshem te botes, ndonese keta aleatet lokale nuk kane e nuk mund te kete te njejtat interesa, si eshte rasti me shqiptaret dhe izraelitet. Problemi nuk eshte thjesht tek palestinezet, qe me Berishe ose pa Berishe do vriten qe do vriten, po puna eshte tek reputacioni i zi qe po i krijon Shqiperise Berisha tek vendet mike arabe, NE DEM TE INTERESAVE KOMBETARE, NE DEM TE CESHTJES SE KOSOVES. Pastaj prej shtetit shqiptar qe vret civile te paarmatosur ne sheshe, ne kohe paqjeje, ne sy te gjithe opinionit publik, nuk duhet pritur te preket pse po u vriskan civile ne zona konflikti. Ajo qe duhet te na shqetesoje eshte vetem fakti pse shtetaret tane te kapur peng nga korrupsioni e krimi, do te vazhdojne te tregetojne interesat publike e kombetare ne shperblim te amnistise prej fuqive te medha. NJelloj veproi edhe Fatos Nano, me rastin e luftes kriminale ne Irak, kur shkroi editorialin famekeq antieuropian, ne te cilin u kujtonte kundershtareve te luftes, Frances e Europes, borxhin e tyre ndaj Amerikes qe i cliroi nga fashizmi. Me cfare fytyre i ka takuar lideret europiane neper takime nderkombetare ky i papergjegjshem, nderkaq qe Shqiperia lufton te hyje ne Bashkimin Europian, e jo ne Shtetet e Bashkuara? Kriminelet e te korruptuarit shiten lire, se jane peng i krimit, ndaj nuk kane dinjitet personal, e jo me t’u kerkosh dinjitet kombetar e interes kombetar.

  • Para disa ditësh, nën shijen e një kafeje në “Shtëpinë e Bardhë”, po bisedoja me mikun tonë Tahir Zeneli për arsyet e agresivitetit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi, por sidomos të dhunës verbale të shprehur prej disa myslimanëve nëpër blogje e forume virtuale në veçanti. “Është faji ynë, faji i hoxhallarëve”, – më tha Tahiri mes të tjerash, “sepse ajo çka u kemi mësuar njerëzve prej Fesë janë vetëm parimet praktike të besimit, namazi, abdesi, ushqimi a pijet e ndaluara a të lejuara etj., ndërsa njerëzillëkun e kemi marrë si të mirëqenë; kemi menduar se çdo besimtar e ka vetvetiu brenda vetes. Në fakt, u paska qenë dashur mësuar edhe ai.”

    Dhe kur shoh se ç’shkruhet e ç’helm e vrer del prej zemrave të myslimanëve për t’u lëshuar në këto faqe kundër bashkëbesimtarëve të tyre që jetojnë pak metra më larg, më mbetet të dyshoj nëse ka apo s’ka më vend keqardhja për bashkëbesimtarët tanë që vriten në Gaza, apo ca më larg (hane në) Bagdad, apo ca më larg në Afganistan. “Myslimani është vëllai i myslimanit, nuk e dhunon dhe nuk e dorëzon (shet) atë…”, – thotë Profeti (a.s.).
    Po t’i thuash vëllait tënd servil, qen që leh aty ku ha, ha në qeverinë e hajdutëve, të kriminelëve e të hienave e për pasojë leh për hienat e ha kërmë me to, shet interesat e Fesë për interesa materiale e përfitime nga qeveria e hajdutëve, s’di ç’vëllazëri ka mbetur më në këtë mes; për më tepër, e gjitha e ngritur mbi absolutizimin e një ixhtihadi personal, sipas të cilit qeveria është vetëm ashtu siç e sheh ai që shkruan dhe myslimanët që bashkëpunojnë me të, krahas paaftësisë për të ruajtur etikën dhe besimin e tyre, nuk bën vaki ta kenë bindje të brendshme mbështetjen për qeverinë, por vetëm interes material. Përmenden edhe djemtë e Xhamisë së Kokonozit, që janë të gjithë djem të shkëlqyer (qofshin në krah të qeverisë apo kundër saj), që veprojnë në përputhje me bindjet e veta e kurrsesi mbi bazë të interesave personale.

    S’më kishte shkuar ndonjëherë në mend të thosha se arsyeja për të cilën miqtë e mi myslimanë që mbështesin PS-në dhe Edi Ramën apo që marrin rrogë në gazetat e në TV-të e saj e bëjnë këtë sepse “qeni leh aty ku ha”. Zot, na ruaj! Të cituarit e përgjegjësisë para Zotit përmes hadithesh e ajetesh mund të përbëjë përpjekje për të kompleksuar diskutuesit, por s’di se çfarë t’i them përpjekjes për të pritur me këmbët e para, me akuza për servilizëm e fyerje shtazarake të gjithë ata që guxojnë të hyjnë në diskutim duke mbajtur një qëndrim politik të ndryshëm prej ixhtihadit të absolutizuar të fyesve. Me këto, kë kërkoni të kompleksoni?
    Kujtoj gjithmonë historinë e atij sahabit, që s’e mbaj mend kush ishte, por që di se kur në betejë e vuri poshtë armikun e vet dhe u bë gati ta vriste, ky i fundit e pështyu në fytyrë. Atëherë sahabi fisnik e lëshoi armikun, u ngrit e nisi të ikë. Tjetri i vrapoi nga pas dhe e pyeti se ç’pati që e fali, ç’pati që s’e vrau. E sahabi u përgjigj: “Kur po të vrisja, desha ta bëj për hir të Allahut. Po kur më pështyve, desha të të vras prej egos sime. Prandaj të lëshova…” E pra, edhe armiku nuk dhunohet për hir të egos, o miq!

    A ka kuptim tani të ndalemi te çështja në diskutim? Mbase ka. S’e di vetëm nëse do të jetë kënaqësia e Allahut ajo që do të më shtyjë të shkruaj, apo egoja. Po mundohem të ruaj qëllimin për të parën e t’i shmangem me sa kam mundësi të dytës.

    E nisim pak me Hamasin. Hamasi lëshon çdo ditë ndaj territoreve të kontrolluara prej Izraelit minimumi 100 dhe maksimumi 1000 raketa “Kassam” në ditë. Çdo raketë i kushton diku te 5000 dollarët. Sipas kësaj llogarie, i thonë se Hamasi harxhon nga ekonomia e vendit diku te 500.000 dollarë në ditë për të lëshuar raketa. Me këtë, synon në radhë të parë të mbajë në panik kundërshtarin, por edhe ta shkatërrojë ekonomikisht atë. Sepse për të penguar raketat “Kassam”, Izraeli hedh çdo ditë thuajse po aq kundërraketa. Por këto kundërraketa nuk janë të ndërtuara me çimento e hekur të sjellë ilegalisht prej tunelesh, por i përkasin një teknologjie shumë më të kushtueshme. Secila prej tyre kushton diku te 40.000 dollarët. I bie që Izraeli të harxhojë me to rreth 20.000.000 dollarë në ditë. Goxha shumë.

    Po për kundërpërgjigjen e Izraelit a mendojnë njerëzit e Hamasit? Natyrisht. Atyre u dhimbsen fëmijët e Gazës. Madje s’është çudi që t’u dhimbsen edhe fëmijët e hebrenjve. Por objektivi politik është parësor. Ndaj edhe gjykojnë se ato raketa duhen hedhur. A mund të veprojnë ndryshe, me më pak kosto dhe për pasojë me më pak (në mos aspak) përfitim politik? Pa tjetër. Por gjithsesi, kjo është mënyra që kanë zgjedhur ata. Është “ixhtihad” i tyre dhe ky. Zoti e nxjerrtë për mirë, u dhëntë sukses e shkaktoftë sa më pak pasoja!

    Po në Izrael a i dhimbsen kujt fëmijët e Gazës teksa bombardojnë pa dallim objektiva civile? Nuk është çudi që edhe mes izraelitëve të ketë njerëz që u dhimbsen fëmijët, por ata janë shumë më pak të shqetësuar për këtë punë, sepse objektivi politik është për ta shumë më parësor. As që e vë në diskutim se mes tyre qarkullon rëndom shprehja: “Kur s’u dhimbsen të vetëve, ç’të na dhimbsen neve!”

    E krahas Hamasit dhe Izraelit, duket se edhe qeveria e Shqipërisë ka objektiva politike. Ministrisë së Jashtme i kërkohet që të bëjë një deklaratë dhe ajo e bën. Si do ta bëjë? Së pari, në përputhje me realitetin e të qenit një vend prej 28.000 km2, me diçka më pak se 4 milionë banorë, me diçka më pak se 8000 dollarë GDP për frymë dhe me një borxh të jashtëm që mendohet të jetë diçka mbi 60% të GDP-së (borxh “çifutësh” në FMN, BB etj.), me probleme të rënda me fqinjët e me probleme po aq të rënda sociale, çdokush e kupton se qeverisja në Shqipëri nuk mund të ketë një politikë të jashtme të vetën. Atëherë deklarata e qeverisë do të shkojë në përputhje me qëndrimin e SHBA-ve dhe të Perëndimit dhe do të përmbajë pa diskutim këta dy elementë:

    1. Do të cilësojë Hamasin si organizatë terroriste (përkufizim ligjor i bërë nga të tjerë).
    2. Do të ripohojë të drejtën e Izraelit për të “mbrojtur vetveten”.

    Po për fëmijët në Gaza a mendon qeveria shqiptare? Natyrisht që edhe në Ministrinë e Jashtme të RSH punojnë njerëz. Edhe atyre nuk u pëlqen të vriten fëmijë. Po edhe ata me siguri mendojnë se në këtë mes nuk kanë kurrfarë ndikimi, ndaj edhe lëshojnë një deklaratë me të cilën e dinë se as s’vrasin e as s’i shpëtojnë jetën ndonjë fëmije.

    Tani, pas Hamasit, Izraelit dhe qeverisë së RSH, edhe E-Zani i ka ca objektiva politike dhe me gjithë të drejtën e Zotit shprehet se kërkon “ekuilibrin” dhe do edhe një element të tretë në deklaratë: që Ministria e Jashtme e RSH t’u bëjë thirrje “palëve” dhe jo vetëm Hamasit për të ndaluar dhunën. Arsyetimi në pamje të parë duket i pranueshëm. Edhe SHBA-të dhe Perëndimi thuhet se janë shprehur kështu (në fakt, mua s’mu duk, por mbase s’kam qenë i vëmendshëm ose mbase News24, prej nga u informova, nuk i ka shprehur të plota deklaratat e SHBA-ve dhe të Gjermanisë). Po këtu lihet në harresë një gjë: që SHBA-të dhe Gjermania i kanë këllqet që t’i bëjnë Izraelit thirrje për qetësi, ndërsa qeveria shqiptare s’ka si t’i drejtohet Izraelit me thirrje për të ndalur dhunën. Pyesni këdo që i njeh shkencat politike dhe jua shpjegon ai se pse një vend si Shqipëria nuk mund të vërë kurrë në një kandar Hamasin me Izraelin dhe t’u drejtohet “të dyve” (pra, dhe Izraelit) me thirrje për ndalim dhune.

    Gjithsesi, ju e ndatë mendjen t’i thoni “turp” (s’di a i thatë edhe “skandal”), duke përdorur terma ekskluzivistë që, si gjithmonë, absolutizojnë ixhtihadin e e-zanit. Këshillën për t’u shprehur më butë ju të parëve dhe Olsi Jazexhiut të dytit nuk ia jap dot, se ju dhe Olsi vetëm këtë këshillë nuk ta dëgjoni. Po gjithsesi, për të mos lënë asnjë gjurmë keqdashjeje, ju shpreh respektin tim e ju them se edhe trysnia juaj bën mirë, pasi nëse kjo lloj trysnie nis e bëhet e ndjeshme, s’është çudi që në të ardhmen të ketë ndikimin e vet edhe në formulimin e deklaratave të politikës së jashtme të RSH.

    Po e-zanit a i dhimbsen fëmijët e Gazës? Nuk kam dyshim. Madje besoj se i dhimbsen më shumë se Hamasit. Madje madje, sikur Gazën ta qeverisnin miqtë e mi që administrojnë e-zanin, s’është çudi që në territorin e kontrolluar prej Izraelit të mos lëshohej asnjë raketë dhe jetës së fëmijëve t’i njihej më shumë rëndësi sesa kontrolli i territorit apo edhe se vetë Kudsi. Mirëpo gjithsesi, e-zani e ka përvijuar tashmë një objektiv politik. Ndaj edhe kur fëmijët vihen në plan të parë, fryma e diskursit politik i nxjerr në plan të dytë.

    Po diskutuesit agresivë a e qajnë vërtet hallin e fëmijëve në Gaza? Ndoshta jetojnë me autosugjestionin se kështu është, por kur objektivat e tyre politike i shtyjnë që vëllezërit e vet të një besimi që jetojnë pak metra larg tyre t’i quajnë si më lart, servilë, qen që lehin teksa hanë në qeverinë e hienave (madje mbaj mend se në një shkrim tjetër të e-zanit, mua personalisht, një femër polemiste më ka thënë edhe “hale”), s’di nëse në të tilla zemra ka ndonjë copë vend për dashuri e mes asaj dashurie të ketë mbetur ndopak vend edhe për fëmijë që vdesin nën bombardime shumë e shumë kilometra larg. Ndoshta ushqen urrejtje për bombarduesit izraelitë dhe gjithë familjet e tyre (përfshirë fëmijët), ndoshta edhe mund të ketë, po dashuri për fëmijët e Gazës, nuk besoj. Ata kanë vetëm synimin që, në kushtet e një tifozllëku prej tarikatçiu për shehun e vet, të shenjtërojnë ixhtihadin e absolituzuar të e-zanit dhe të ndërtojnë frymën e një sekti që ushqen, siç është përmendur më lart, legjitimimin e një Islami të përzier me marksizëm e që në Lindje të Mesme i thonë bathizëm.

    Po Edvin Camit a i dhimbsen fëmijët në Gaza? Gjykojeni vetë. Sepse edhe unë e kam një objektiv politik të përcaktuar. Prandaj edhe po të flas, nuk do të jem i besueshëm. Ashtu sikurse nuk do të isha i besueshëm po të vija e t’ju kërkoja që të vlerësonit pozitivisht qeverinë për arsye se kryeministri, u doli për zot fëmijëve në Siri. Po gjithsesi, në gjykimin tim modest, baraspesha dhe asnjanësia ndërtohen jo duke i sharë të gjitha palët mbarë e prapë, por duke kritikuar brenda etikës të gjitha palët, sikurse duke i vlerësuar pozitivisht të gjitha palët kur ka diçka për të vlerësuar e për të lavdëruar. Kështu që për të qenë objektivë, nuk keni pse shani edhe Ramën për të baraspeshuar sharjet ndaj Berishës, por mjafton të bëni atë që bëri “Rimëkëmbja” e Abdi Baletës, që mbajti qëndrim të ashpër ndaj ish-ministrit të jashtëm Besnik Mustafai kur ky u shpreh për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës, por nuk ngurroi të dilte me kryeartikullin: “Tani Besniku foli mirë”, kur ky i fundit pohoi se Shqipëria nuk i garanton më kufijtë në Ballkan nëse Kosova ndahet (Ndërsa Top Channel dhe “Shqip” e shanë Mustafain kur ishte ministër i PD-së dhe i bënë furçe e e lajkatuan kur braktisi PD-në.)

    Edhe një sugjerim të përsëritur prej meje për administruesit e faqes: jo gjithkush që di shkrim e këndim është e nevojshme të lejohet të shkruajë. Nëse me gjithë këto sherre banale që shkaktohen mes besimtarëve në këtë blog ju zë gjumi natën, s’kam ç’them. Po nëse e keni shqetësim që besimtarët e kanë dashur më shumë njëri-tjetrin para se të dilte e-zani, mirë do të ishte që komentet të mos lejoheshin më. Nëse dikush di vërtet të shkruajë, mund t’ju dërgojë shkrime dhe ju t’i postoni po qe se i gjykoni brenda standardeve të cilësisë e të etikës apo makar edhe të qëndrimit tuaj politik. Po nëse dikush di vetëm shkrim e këndim dhe ia ka ënda të komentojë, s’ka pse t’i krijohet kjo hapësirë. Prandaj, po më dëgjuat mua, fshijini të gjitha komentet. Dhe niseni “fshesën” nga komentet e mia të parat, po të doni.

    Në përfundim, meqë edhe këtu po shoh se ne që nuk i përkasim bathizmit antiberishist të diskutuesve nuk lejohemi të jemi as naivë e teveqelë, por duhet medoemos të jemi vetëm interesaxhinj që kemi shitur besimin e që përfitojmë materialisht prej qeverisë, dhe meqë edhe privatisht mua dhe bashkëshortes sime po na vijnë ca si shpesh këto kohë nëpër e-maile ofendime e fajësime prej bashkëbesimtarëve tanë për përfitime prej qeverisë, po e mbyll bisedën me një vetëdeklarim pasurie personal dhe familjar:

    EC – i punësuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që prej vitit 2006. Pagesa: 48.100 lekë. Më parë i punësuar në agjencinë ALNA (2K Group) dhe AlbToday, si dhe në gjimnazin “Goethe” (jopublik). Studimet e larta të përfunduara me bursë nga një fondacion turk në Stamboll, ndërsa doktoratura në Mynih e mbështetur me bursën e DAAD (Shërbimi Gjerman i Shkëmbimeve Akademike). Angazhime me kohë të pjesshme: përkthime për Erasmus (Rezart Beka), Ardhmëria (Tahir Zeneli), Prizmi (“nurxhinjtë” e KMSH-së, siç i thuhet këtu), SHKGJSH “Robert Schwartz” (Dikur Ardian Klosi, sot s’di se kush), IDK (Piro Misha), ALSAR (Mehdi Gurra) “Koha Ditore” Prishtinë. Uroj të mos kem harruar ndonjë, por siç shihet, angazhim në administratë as nuk kam pasur e as nuk kam. Po ashtu, nga Ministria e Arsimit kam marrë një refuzim të kërkesës për bursë në kuadrin e doktoraturës (sa fort më dashka Partia!). Për të ardhur te familja: bashkëshortja e papunë. Angazhime part time: faqosje dhe dizajn për ALSAR (Mehdi Gurra). Babai në pension. Nëna e punësuar në sektorin privat (Klinika IKEDA). Përfitime nga statuse veterani apo dëshmori të paraardhësve nuk kam pasur kurrë (dhe shyqyr Zotit, s’kam pasur si të kem), kërkesë për përfitim nga statusi familjar i të dëbuarit nga banesa nuk kam paraqitur kurrë (megjithëse kjo mund të më takonte). Angazhimi në PD: 1991-1995. Është mbyllur për shkak të largimit tim jashtë vendit dhe nuk është ripërtërirë më (Uroj të mos më vini faj që u angazhova në PD në fillimet e saj, se për të mirën tuaj e kisha). Gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur asnjë funksion drejtues në forumet e PD-së dhe, për shkak të moshës, nuk kam qenë as i punësuar. Pas gjithë këtij “rrëfimi”, uroj që gojët që flasin poshtë e përpjetë, doçkat që shkruajnë nëpër mesazhe private e publike, përpara se të flasin për përfitime personale e familjare të Edvin Camit prej mbështetjes për PD-në, së pari të shkojnë e të bëjnë verifikimin e këtij vetëdeklarimi dhe nëse kanë vërejtje, të më kontaktojnë.

    Dhe në fund fare, po i rikthehem Gazës, po u rikthehem fëmijëve. Duke rikujtuar edhe një herë hadithin “Myslimani është vëllai i myslimanit…”, po i lë lexuesit e diskutuesit në shoqërinë e këngës “The Little Ones”: http://www.youtube.com/watch?v=EHcnlq5Oh1w Me selame!

    • Gjithe c’me mbeti ne mendje nga komenti i mesiperm eshte qe sipas autorit, ashtu sic une e kuptova, pergjegjesit kryesore per vrasjen e femijeve te Gazes jane sulmet me raketa 5 mije dollareshe te Hamasit ndaj territoreve te kontrolluara (!) nga Izraeli. Teza megjithese jo e re ne vetvete, do te ishte me interes te diskutohej ketu. Duke qese se une nuk jam ne gjendje as ta kundershtoj dhe as ta mbroj do te ndiqja me interes diskutimet qe mund te vinin nga njohes te situates konkrete. Diskutimet rreth PD-se dhe politikes se dites ne Shqiperi me duken anesore ne kete mes. Nderkaq nuk rri pa permendur qe e gjej me vend nderhyrjen ne fillim te komentit ku i meshohet jo pavend njerezillekut.

      • Altinel thua: “Gjithe c’me mbeti ne mendje nga komenti i mesiperm eshte qe sipas autorit, ashtu sic une e kuptova, pergjegjesit kryesore per vrasjen e femijeve te Gazes jane sulmet me raketa 5 mije dollareshe te Hamasit ndaj territoreve te kontrolluara (!) nga Izraeli”.

        Besoj se e ka dhene nje pergjigje shume te fresket Noam Chomsky, shkrimi i te cilit gjendet ne e-zan. Komentet e tjera vetem sa kane devijuar thelbin, e as nuk arrijne ne ato nivele.

        • Duhet ta kete patur edhe Chomsky ndonje objektiv politik te percaktuar, keshtu qe hajde gjeja fillin… nejse, optika e Chomskit eshte me shume e rrahur ne mjedise muslimanesh, ndersa qasja e artikuluar ketu, megjithese jo qarte (ngaterruar here me dashje e here pa dashje me tifozllik politik), mu duk intelektualisht provokative, keshtu qe une thjesht e vura ne pah.

    • Ndoshta jam une naivi ketu po nuk pashe se ku Diti permendte njerez konkrete e nuk e kuptova mire se pse u mor kaq personalisht ajo qe shkroi Diti. Ne te kundert, nuk jam dakort me Ditin pasi njerezit duhet te punesohen e te jetojne ne nje vend ku cdo aspekt i jetes eshte monopolizuar nga nje parti apo nje tjeter, atehere nuk kemi nevoje te jemi kaq dramatike ne lidhje me kete gje.

      Kam dy kundershti me z. Edvin. Do isha dakort me sa thote nese ai nuk do kish bere te njejten gje, duke akuzuar njerez me emra – ne menyre komplet spekulative – per qendrimet e tyre politike. Nese cfare lexojme ketu eshte reflektim mbi maredheniet mes njerezish brenda bashkesise, ky eshte sigurisht i mirepritur, por kjo nuk mund te meret seriozisht per sa kohe qe nuk ka reflsktim per gjuhen qe ka perdorur vete. Kjo do meritonte me shume vemendje se sa te dhenat personale te punesimit te komentuesit.

      Eshte e veshtire te meret seriozisht edhe per faktin se z. Edvin kthehet te beje te njejtat akuza kur flet per e-zanin, maksizmin, apo bathizmin e e-zanit.

      Se fundmi po sugjeroj nje projekt politik te mundshem te e-zanit, meqenese z. Edvin ka spekulluar rreth kesaj pike. Ne nje vend demokratik cdo parti do ishte e kujdesshme me sensitivitetet e elektoratit te vet. Kaq mjafton.

  • Te akuzosh e-zanin per marksizem apo bathizem pse kritikon qeverine nuk me duket e arsyeshme. Eshte qendrim ekstrem dhe i pavertete. Akuza te tilla ngjajne me ato te Maks Velos qe i quan te gjithe ata qe e kundershtojne islamike ekstremiste. Zoti Edvin, partia i ka bursat per te lekundurit. Nuk ka arsye te shpenzoje per ata qe gjithsesi me vete i ka 🙂

    • Ju lutem t’i menjanojme replikat personale ne infinit dhe te perqendrohemi tek thelbi i ketij reagimi te blogut.
      Nuk besoj se eshte edhe aq e veshtire.
      flm

      • i dashur admin!

        Si lexues i rregullt dhe mbeshtetes i kesaj faqjeje gjej te drejten t’ju sugjeroj te frenoni sa te keni mundesi permendjen e emrave te te treteve neper komente ketu. Nuk i eshte marre leje askujt nga ata qe iu transmetohen bisedat e mendimet private neper vende publike si ky. Me duhet t’ju kujtoj se pavaresisht asaj qe duan te shpresojne disa ketu, muslimanet ne kete vend nuk kane luksin te hapen si vaji ne lakra me rrefime te sinqerta, te cilat jane lehtesisht te keqkuptueshme apo te keqperdorshme. Per muhabete private midis shokesh, eshte 24 ore ne dite i hapur Facebook-u, kurse ketu, ne si lexues e komentues vijme te ndajme ndonje ide apo sugjerim per artikujt e botuar, pra per ceshtje publike, kulturore, fetare. Kultura e Kafes qe permend nje autor ne nje shkrim me lart, nuk ka pse zapton vend te pamerituar apo te papaguar edhe ketu. Facebook-u te pakten eshte falas.

        Liria e fjales nuk eshte vlere absolute midis njerezish qe besojne Zotin, se atributet e absolutes jane te Zotit, jo te njerezve, keshtu qe ju lutem kapercejeni kete ngerc moral apo seder qe ju mundon mesa duket, e ju ben te pranoni komente ku shkelet privatesia e te treteve, ku fyhen dhe provokohen komentuesit apo artikujshkruesit, apo edhe ku etiketohen njerezit pa nevoje me epitete me te cilat nuk jane te kenaqur. Ju lutem mos na zhgenjeni , ju lutem mos bini pre e shantazheve morale te tipit “A e ben dot?” dhe i hyni rruges se mazokizmit intelektual duke toleruar
        cka nuk duhet. Profeti alejhi selam ka thene se se gjuha eshte njera prej shkaqeve kryesore te denimit, dhe sigurisht gjuha qe hap plage dhe sherr midis vellezerish duhet te kete shume frike per ku e shpie te zotin. Por nese i zoti i kesaj gjuhe nuk frenohet dot, ju te zotet e shtepise pretendohet te beni detyren edhe per ate qe nuk mundet.

        Do kerkoja prej te pranishmeve ketu, qe nese munden ta shqyrtojne mire c’kane thene, e nese e gjejne me vend, t’u kerkojne vete administratoreve t’ua heqin fjalet e teperta ne komentet. Ne mos, ju lutem administratoreve te bejne vete kete, me te drejten e atij qe mbart pergjegjesi morale, intelektuale e sigurisht fetare per reputacionin e kesaj faqjeje.

        Ju lutem mos na perzine prej ketu!

  • Ndaj thuajse te njejtin mendim me vellain tim musliman Edvin Cami. Nuk ndajme te njejtin fare-fare, se nuk jemi “fidane” te njeres a tjetres Parti. Se se pari do te ishte mjerim per ne fillimisht, si E.C e Z.GJ., qe te shkonim ate bote si njerez qe i kane dhene perparesi vetem stampes partike. Nje mjerim qe as une e as Edvini(besoj pa i marre fjalen) nuk ia urojme asnje muslimani.

    Nese gjithkush nga besimtaret muslimane nuk e ka ndare mendjen ende se maxhoranca a opozita shqiptare eshte me shume (filo)sioniste, mendoj se me teper do t’i hedhim benzine zjarrit mes radheve tona. Edhe ne nje pike jam ne nje mendim me E.Camin, kur ai kujton ngjarjen e sahabit qe ndali shpaten pasi kundershtari e peshtyu. Nuk mendoj se jemi sahabiste (sa mire do te ishte te kishm qene te tille), por te pakten te mos jemi antisahabiste, kur shpaten na e ngul kundershtari, dhe ne te “peshtyjme” njeri-tjetrin apo lart kokes sone.

    Tash me vjen ndermend se sipas profetit(e perifrazoj se fatkeqesisht nuk jam njohes i hollesishem i teologjise) besimtari eshte i rrepte me jobesimtarin dhe i bute me besimtarin. Per te mos i rene vetem nga Kina(me qellimin per te ruajtur lekuren nga zjarri i pafikshem), mendoj se nese muslimanet e kthejne diversitetin ne divergjence, atehere bien pre ose cyten shejtanisht nga ai virus qe partite politike e kane me bollek, me e pa maskarallek. Fjala vjen, te mos biem pre e cicmiceve ndermjet “nurxhinjve” e “selefeve”, se heret a vone mund te na ndodhe si me Gazen, ku per shkak te cicmiceve Hamas -Fatah, te perfitoje mizorisht kryeministri ne radhe i Izraelit.

    Sic nuk ka nurxhinj te gjithe te lare, ashtu nuk ka edhe selefe per te cilet mund te flitet (jo thjesht e kesaj radhe) lare e palare. T’i bihet mohit se hipokrizia nuk ben konak ne strukturat qendrore te KMSH-se, kjo do te ishte nje hipokrizi me vete. Te thuash se edhe ne gjuhen e Panaritit nuk verehen gjurme hipokrizie, edhe kjo do te ishte hipokrizi me vete. Kjo besoj thjesht e pa pretendime, vlen me shume se e lagu apo nuk e lagu Panariti deklaraten per Masakren ne Gaza. Le te mendojme per nje cast nese kryeminister do te ishte pretendenti, e ne krye te Ministrise se Jashtme do te ishte p.sh. Erion Veliaj. Cfare deklarate do te kishte nxjerre nga goja? A thua valle do te kishte dale jashte linjes se mbajtur nga “filantropi” Soros, si nje mbeshtetes i flakte i Romnit?

    Mendoj qe gjaku i gazaneve dhe ai i te gjithe muslimaneve qe eshte derdhur e derdhet (ishallah per Xhenet)deri me sot, na shtyn te falim me shume( personalisht nuk fal gjithcka e gjithkujt me statusin a petkun e muslimanit) brenda radheve; te jemi me te bashkuar bashkerenduar, madje joekstremisht te rrepte ndaj armiqve te betuar te muslimaneve) masakrat ne Gaza e me gjere do te jene me te kursyera, fale Allahut. E keshtu nuk do te pijne uje as se cfare tha dikush maje Uashingtonit, Brukselit a Tiranes.

    Per t’iu kthyer Gazes. Mendoj se mund te hedh pakez drite ne kete masaker, duke ‘kryqezuar” shtypin izraelit dhe ate palestinez, e qe nuk kane lidhje me sionizmin a antisemitizmin. Te gazetari palestinez raportohen dite me dite “provokimet” e Netanjahut pak para dhe pas kurorezimit te Obames ne Shtepine e Bardhe.

    http://palestinechronicle.com/netanyahus-high-stakes-game-in-gaza-same-time-same-place/

    Dhe nderkohe, raportimin e ofiqarit izraelit se c’kishte ndodhur e ç’kishte marre persiper vete Jabari i Hamasit, vrasja e te cilit u be shkas per nismen e masakres 8+ ditore..

    http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/israeli-peace-activist-hamas-leader-jabari-killed-amid-talks-on-long-term-truce.premium-1.478085

    Allahu ta shperblfte vella Edvin qe po fale Allahut je aq i afte te qetesosh gjaknxehtesite mes muslimaneve, edhe kur germat qe leshohen ndaj teje jo gjithkush i gelltit pa “gromesime”. Kerkoj paraprakisht ndjese tek te sinqertetet per cdo gabim ortografik a logjik.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *