Ka burime që i atribuojnë një grupi emigrantësh shqiptarë hapjen e xhamise se parë në ShBA në Maine, më 1905, kur Shqipëria ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Nuk kemi mundur të gjejmë mjaftueshëm materiale për ta mbështetur këtë, por sidoqoftë, është e mirënjohur se xhamia e parë në shtetin e Connecticut në Waterbury është hapur nga një grup emigrantësh shqiptarë. Këtë muaj, bashkësia shqiptare përkujton hapjen e xhamisë së parë shqiptare në New York, një ngajrje e cila në vitin 1972 u njoftua edhe nga gazeta The New York Times.

 

Sot gjenden xhami shqiptare në katër lagje të mëdha të New York-ut, në Brooklyn, Queens, Bronx e Staten Island, kjo e fundit ka ndoshta sallën më të madhe të faljes nga gjithë xhamitë e New York-ut si dhe një shkollë – Al Miraj – e cila para disa vitesh u shpall si një nga shkollat më të mira të shtetit të New York.

 

Përfitojmë nga ky përvjetor për të përkujtuar Salih Efendi Myftinë, udhëheqsin shpirtëror që udhëhoqi bashkësinë shqiptare në hapjen e qendrës së parë në New York, veteranin e luftës kundër fashizmit dhe komunizmit, rahmet i pastë shpirti.

 

Salih Efendi Myftia lindi në vitin 1891 në Shkodër në një familje të njohur ulemash të Shkodrës. Ai shërbeu si imam dhe myderriz në Shkodër dhe në vitin 1927 shërbeu si myfti në Krujë e më vonë si kryemyfti i prefekturës së Shkodrës dhe Kosovës. Gjatë pushtimit fashist ai luftoi me armë në dorë gjer në internimin e tij në Gjirokastër. Pas vendosjes së regjimit komunist, ai arratiset nga vendi e pasoi aktivitetin fetar në shumë vende të botës, në katër kontinente. Më pas ai vendoset në ShBA, pranë të birit, Dr. Fuad Myftiut (1924-2007), i cili kishte doktoruar në Firence për drejtësi e më pas qe vendosur në ShBA ku imam Salihu nisi të shërbejë si udhëheqës shpirtëror i myslimanëve shqiptarë në New York.

 

Më 16 maj 1966, në Sheraton Atlantic Hotel të New York-ut, nën udhëheqjen e Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në të cilën u vendos krijimi i qendrës islame shqiptaro-amerikane për New York dhe New Jersey.

 

Në moshë të shkuar, pas një jete shërbimi shpirtëror e veprimtarie poltike kundra fashizmit dhe komunismi, në vitin 1972 ai pret shiritin e xhamisë shqiptare në Brooklyn.

 

Në mesin e të ftuarve gjendeshin edhe Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane nga Detroit dhe Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” si dhe dalloheshin edhe përfaqësuesit e mediave amerikane si Joseph Pascal nga Zëri i Amerikës në Washington, Robert Kessler i gazetës The New York Times, si dhe reporteri i Daily News.

Salih Efendi Myftiu shërbeu si imam në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane të Brooklyn, New York deri sa ndrroi jetë dhe u kthye tek Krijuesi me 19 maj 1978, në moshën 87 vjeçare.

Comments

  • Gjithe ky shkrim dhe nuk thuhet data kur u hap xhamia ne Bruklin???
    Pastaj emrat e vendeve shkruhen ne shqip jo anglisht…

    • Ne fillim te postimit mund te lexosh: “Këtë muaj, bashkësia shqiptare përkujton hapjen e xhamisë së parë shqiptare në New York, një ngajrje e cila në vitin 1972 u njoftua edhe nga gazeta The New York Times.”

        • Arnaut ka perjashtime per vende te mirenjohura etj, por ty duhet te te pyesim se si reporter per New York-un pse s’ke bere detyren te sjellesh reportahet per keto xhami… Ka edhe nja tre xhami te tjera ne New York se paku e presim te na shkruash per mergaten e myslimaneve shqiptare e shpresojme mos te te kete penguar Sandy…

          • Reporter per New Yorkun??? Do jete noj arnaut tjeter ai se shyqyr Zotit jemi shume. Une merrem me biznes (edhe me hip hop ne kohen e lire). Bile bile me ka shkuar ne mendje ti bej Ezanit nje donacion te mire qe te merrni nje redaktor part-time t’ua korrigjoje postimet se keto w-te e ë-të qe mi ngaterroni, plus gabimet e tjera drejtshkrimore ma heqin trurin. Ma coni pak nr e llogarise tuaj…
            Dhe mos mi merrni per keq keto kritika, se cis thote ajo fjala e urte, “kush te kritikon, te don”.

  • Kush e tha qe toponimia duhet shkruar ne shqip?
    Eshte kaq familjar emri “Brooklyn” sa te shnderrohet ne “Bruklin”?
    I gjen dot germat ne shqip qe te shkruash, siç shqiptohen, qytetet ‘Orlèans’ dhe ‘Lille’?
    Dikush mendon se edhe antroponima shkruhet ne shqip. Nese po, si shkruhet ‘Saussure’? E mos me thuaj te lutem qe shkruhet ‘Sosyri’ se eshte per barcalete.

    • Rregullat e drejtshkrimit thone qe fjalet e huaja shkruhen ashtu sic shqiptohen ne shqip. Ma shqipto pak Brooklyn me tinguj shqip – del si broke me t’lyn … apo New York – del dicka si Nev Yyyyork

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *