Edhe sot në punë degjoja kolegët e mi të cilët me një ftohtësi të skajshme ngrinin alibitë e mundshme të asaj që kishte ndodhur e që i kishte tronditur shumë të gjithë. Tek i dëgjoja më kujtoheshin gratë e pallatit ku jetoja dikur, të cilat shushurisnin e ndanin me zell haberet e ditës me njëra-tjetrën. Kishte nga ata syresh që më hidhnin ndonjë vështrim vjedhurazi, sepse mua dhe Aishës na bashkonte dashuria e “ferexhesë” (besimi me gjasa) dhe me siguri nuk dëshironin të thonin ndonjë fjalë të gabuar, që mund të cënontë lirinë time legjitime për ta dashur “ferexhenë”. Mendova me vete: Kështu ndodh gjithmonë, kur jemi e kur nuk jemi, ca na përkëdhelin sedrën, na duan e na lëvdojnë edhe kur vdesim, ama Aishën jo. Këto ditë, si asnjëherë më parë, kam kaluar orë të tëra duke gjëmuar, lexuar e dëgjuar të gjithë lajmet mbi historinë e pangjarë më parë, atë të vrasjes/perëndimit të Aishës.
Kam sot një revoltë të madhe ndaj asaj që ngjau, një revoltë individuale prej Kamyje, nga ajo forcë e brendshme që e bën njeriun të vetëdijshëm për thelbin njerëzor të qenies së vet, si ai që e ruan atë thelb të pacënuar në kohë. Nuk kam për qëllim aspak të kritikoj e të drejtoj gishtin mbi ata që shkruan për këtë ngjarje, ata që reaguan e ata që heshtën, ata që thashethemuan e ata që u pikëlluan… Më mungon çdo atribut për ta bërë këtë. Dua vetëm të flas për kujtimin e saj, për atë çfarë ajo përfaqëson, pas ikjes nga kjo jetë, në të cilën një shpirt si i saji mundi vetëm të përjetonte llumin, atë më të cekëtin, në fundërrinat e një realiteti të ngjyrosur në të zi. I madhi Zot e pastë në mëshirën e tij!
“Le të qajmë për Aishën”, është protesta më intime e vetjake që mund të bëjë secili që në shpirt ka ende pak djeshmëri ndaj qënies e të qënurit të tjetrit, njeriut.
Aisha nuk është më. Do doja shumë ta kisha njohur, e ndoshta rrugicave pranë Medresesë edhe duhet ta kem parë diku, ose ndoshta në xhamitë e qytetit, kur ajo kërkonte prehje për shpirtin e saj. Duhej ta kisha njohur Aishën! Sikur ta kisha njohur, të mësoja edhe une prej revoltës së saj të heshtur, e t’ju tregonim bashkë forcën, atë të brendshmen, të fshehurën!
Ju që e njohët, e prekët ekzistencën e saj, ju që i thurni lavde tani që ajo nuk është, e ju që flisni lart e poshtë me aludime boshe, ju që doni të përdhosni kujtimin e saj… heshtni më mirë, ju vlen heshtja më shumë se njëmijë fjalë!
Aisha ishte dritë, a e keni parë me vëmendje protretin e saj? E kam të fotografuar në mëndje shikimin e saj të ndrojtur në një fytyrë të paqtë, të përhumbur… Ajo ishte e lirë, mos t’ju duket absurde. Ajo ishte e lirë se ishte bërë e huaj me ne. A nuk ishte revoltë vdekja e saj? A nuk ishte revoltë për të jetuar ajo që bartte na barkun e saj të pafajshëm?
Aisha mund të jetë vajza tek dera përballë, Ajo mund të jetë mes jush. Aishet vdesin, por vdesin me dinjitet. Aishet janë mësim për ne dhe ju!
Comments
lus Allahun qe ta meshiroj Aishen me meshiren e tij te pafundme
lus Allahun qe te ja kete pranuar teuben dhe pendimin asaj
lus Allahun qe varrin e saj ta bej kopshte prej kopshteve te xhennetit.
dhe nuk ngel gje tjeter vecse te them ate cka ka thene profeti a.s. se ajo ka bere nje teube qe nese do pjestohej per banoret e durresit do tju mjaftonte pendimi i saj. gjithmone duke ju referuar asaj cka eshte bere publike neper media.
SELAM ALEJKUM. MOTRA JONE AISHE KA QENE NJE NGA NXENESET ME TE MIRA TE MATURES SHTETERORE NE QARKUN E DURRESIT, NESE NUK GABOJ KA DALE NE 10 E PARE. PER ATA QE E KANE NJOHUR NGA AFER AKOMA NUK E BESOJNE SE AJO TE KETE PASUR NJE BRENGE TE TILLE NE ZEMREN E SAJ.
VETEM ZOTI E DI TE VERTETEN. LUSIM ALLAHUN XH.XH. TA MESHIROJE DHE VDEKJEN E SAJ TA BEJ PASTRIM PER FAMILJEN E SAJ DHE ZOTI TUA KOMPESOJE ME TE MIRA.
O Allah na ndihmo te mbajme gojen mbyllur e doren lidhur kur, nuk e dime te verteten e kur nuk kemi gje, ne emer te se Mires, per te thene a per te shkruar!
Amin o vella. Se na hapen barkun… megjithe hartimin ketu siper.
Mua psh. ma hap barkun ti dhe te gjithe ata qe nuk kane aftesi ti shohin gjerat nga premisa e tjetrit.
‘Atij të cilit i mungon butësia i mungojnë të gjitha të mirat’ – ka thene Resuli a.s.
Me duket se ka qene Hasan el-Basri qe ka thene ‘nese nuk je i bute, tregohu i bute’. Ju qe as nuk tregoheni dot te bute eshte e mira te mos flisni fare, kur nuk ju kerkohet. Dhe nderkohe, mund te hidhni nje sy mbi hadithe te shumta mbi butesine dhe perzemersine. Nese keto nuk ju shkojne per shtat, te pakten hidhni nje sy tek hadithet per sjelljen e mire dhe korrekte. Nese as keto nuk ju shkojne per shtat, merrni veten ne hesap, se ka diçka te rende qe s’shkon; nese nuk gjeni asnje pike rahmah kur flisni, kur mendoni e kur gjykoni, duhet seriozisht te mendoni per emrin Rahman te Zotit tone.
Te paret qe duhet te mendoni jane familjaret e kesaj vajze. Nuk e di se si mund ti duken atyre shprehje si ‘rebelim Kamyje’, ‘Aisha ishte dritë’ etj etj, por te isha vete ne vendin e tyre besoj Vallahi, qe do doja vetem heshtje si miresi nga njerez qe sme njohin fare. Do doja vetem te me linin rehat ne dhimbjen time.
Kush eshte aq burre i mire dhe e ndjen dhimbjen ne shpirt, le te beje dua, le te derdhe lot ne heshtje, le te lutet qe mos ti ndodhi kjo se bijes neser.
Ky shkrim i drejtohet lexuesve dhe jo familjareve ndaj nuk mund te marresh reference familjaret per vleresimin e shkrimit. Mbi te gjitha ti nuk ke nga ta dish nesee familjaret do te mund te bezdiseshin apo ngushelloheshin nga ky shkrim. Jo te gjithe familjaret kane te njejtat reagime ne te tilla raste dhe mos i merr ndjesite e tua hipotetike (te paprovuara ende, dhe uroj te mos i provosh kurre), per format universal.
Pervec kesaj, fakti qe ketu diskutohet ne publik, nuk diskutohet thjesht per nje problem persona, por per nje problem qe tashme ka marre permasa publike, dhe shenjestra e diskutimit nuk eshte as vete e ndjera dhe as vrasesi, por shoqeria jone vrastare qe i prodhon keto probleme. Nese ti e zgjidh kete problem me lutje, se mos i bie ne koke femijes tend, ka te tjere qe i japin nje dore duke e denoncuar. Por nuk ke te drejte te indinjohesh me faktin qe te tjeret e shprehin publikisht keqardhjen ndaj tragjedise dhe indinjaten ndaj shoqerise.
Autorja ka bere nje sinteze te thjeshte ne permbajtje por qe te deperton emocionalisht, nuk ka nevoje per filozofi te madhe per te shprehur dhimbjen ndaj humbjes se jetes se dikujt.. Selame
Selame,
nuk duket se autorja ka pasur per qellim te zbuloje te verteten e historise se Aishes, por te shprehe sensibilitetin e nje gruaje per nje grua, e nje muslimaneje per nje muslimane..E te reagosh ne menyre kaq te cilter e te sinqerte eshte per te thene mashAllah motres..
Allahu ta shperblefte moter qe ke marre te shkruash dy fjale per Aishen, me preku cdo fjali e shkruar prej teje. Aisha qofte e xhenetit dhe Allahu qofte i kenaqur me ty.
Rasti i Aishes eshte nje fatkeqesi. Nuk duhet te paragjykojme perderisa nuk i njohim mire rrethanat dhe perderisa kjo gje nuk leviz gje ne peshoren e miresive tona, perkundrazi, na rendon peshoren e gjynaheve. Shpresojme dhe lutemi qe Allahu ta meshiroje e ta fale dhe qe t’i ruaje vajzat besimtare kudo qe jane.
Nese mund te nxjerrim mesime nga kjo fatkeqesi, eshte qe t’i forcojme lidhjet tona si besimtare, sepse keshtu e njohim me mire njeri-tjetrin dhe kemi mundesi ta ndihmojme vellain apo motren tone muslimane kur eshte ne nevoje.
Myhib, ke nevoje te njohesh dimensionin human te gjerave, pertej atij faktologjik. As qe ka piker rendesie e verteta dhe misteri qe Aisha ka marre me vete. Ajo eshte nje viktime dhe eshte viktime e ketij mjedisi shoqeror ku jetojme te gjithe. Pikerisht prej ketej, humaniteti qe duhet te kete cdo qenie njerezore, duhet te revoltohet dhe te denoncoje kete mjedis egersie ku te gjithe ne, kemi peshen tone te fajit. Nuk ka rendesi as nese Aisha ishte besimtare apo jo. Te drejten per te jetuar, me nder e dinjitet e kane te gjithe njerezit dhe mohimi i kesaj te drejte qe ne hapat e para te rinise, eshte nje gje qe te trishton e indinjon, cilidoqofte personi qe i mohohet. Fundja, duhet te kuptojme se eshte pikerisht shoqeria ku bejme pjese une dhe ti vrasesi i vertete i saj, si dhe i shume vajzave te tjera, qe vdesin ne heshtje, duke i mbyllur jetet dhe fatet e tyre ne trishtim e vulgaritet. Eshte jeta e nje vajze te re qe u keput per shkak te ketij realiteti, i cili e perdhunon dhe i qep gojen, nuk i jep asnje mundesi qe te pakten te ankohet. Eshte nje realitet ku vajza si Aisha nuk kane ku perplasen. Te jesh i bindur se vajza me nje fat te ngjashem ka plot ne Shqiperi, te cilat, te ndodhur perballe ketyre kushteve zgjedhin rruge te keqija per te mbijetuar. Ajo zgjodhi me te hidhuren, me te tmerrshmen, per te ruajtur sadopak nga pastertia e vet. Ajo pranoi te flijohej ne heshtje, per te mos u ndotur me tej me pisllekun e kesaj kenete ku jetojme te gjithe. Dhe prej ketej, ndoshta pa e menduar fare, na dha nje mesazh qe na vjen te gjitheve si nje shuplake e hidhur ne fytyre.
Ka shume per te ndjere, kuptuar, reflektuar e revoltuar ne kete histori. Hape pak shikimin dhe zemren, zgjeroje pak rrethin e problematikes dhe do kuptosh sesa shume flet kjo ngjarje. Ky shkrim eshte vetem nje indicie. Gjithsekush me tej, mund te krijoje ndjesite dhe perceptimet e veta.
Zoti me falte! Nuk desha te tregohem i pandjeshem por sa here e mendoj kete ngjarje, ne fillim me kap irritimi se si kjo vajze ne nje moshe prane madhores (njeherazi dhe besimtare), lejonte qe nje plak te abuzonte me te, dhe si ka mundesi qe nje mjedis shoqeror si ai i Medresese nuk kishte depertuar asnjehere ne kete problem; nen kete efekt e kam shkruar komentin. Mbase eshte nje irritim qe vjen me shume nga deshira se po te kishte vepruar keshtu, ndoshta sot do te ishte gjalle. Por caktimi i Allahut nuk mund te kthehet. Me pas me bie inati dhe e kuptoj sa viktime ka qene kjo e shkrete e mjedisit ku ka jetuar, me nje mentalitet mbytes ndaj me te dobeteve, e vecanerisht femres. Nuk eshte rasti i pare qe vajzat nuk i denoncojne ngacmimet apo abuzimet ndaj tyre ne shtepi, vetem nga frika e reagimit te ashper te prinderve, i cili do t’i nxirrte ato fajtore. Ky eshte mentaliteti masklist i shoqerise sone, e qe ne besimtaret shpesh nuk bejme gje tjeter, pervecse e forcojme. Kur edhe nje institucion edukimi si Medreseja ka deshtuar ne krijimin e nje mjedisi dhe te nje shoqerie shkollore qe do te mund ta kuptonte kete vajze e ta ndihmonte per ta dale nga bataku ku kishte rene, kjo per mua tregon, pervec te tjerash, dobesine e ndjenjave dhe lidhjeve komunitare qe zoterojne ne mesin tone si muslimane. Ndoshta edhe ne vuajme si pjesa tjeter e shoqerise nga semundjet e materializmit dhe individualizmit dhe nuk po arrijme dot te sherohemi, pavareisht se supozohet qe e edukojme veten cdo dite me namaz e me lexim Kurani, hadithesh apo tjeter literature fetare. Gjithnje kam idene se duke krijuar nje shoqeri – komunitet model midis nesh si besimtare, prej kesaj vecse do te perfitoje edhe shoqeria me e gjere, sepse se paku nuk do t’u vije e keqja nga ky komunitet, pervecse do te kene kontributin pozitiv te anetarve te tij ne ceshtjet qe i shqetesojne te gjithe. Ne fund edhe nje lutje, sepse lutja eshte arma e besimtarit, sidomos kur shoqerohet me perpjekje: Allahu na ruajtte nga sprovat dhe na dhente besim, mend e force qe te dalim me sukses pertej llumit qe po projektohet cdo dite e me shume per kete shoqeri. Amin.
Psikologjikisht, eshte i njohur fakti i natyralizimit te viktimes me dhunuesin, kur dhuna behet e perseritur e sidomos kur eshte dhune seksuale. Viktima fillon dhe mesohet me kete, e vuan perbrenda natyrisht, por heq dore nga cdo lloj rezistence. Ndoshta eshte njefare mpirje e imponuar nga rrethanat, nga mjedisi qe te dhunon me keq po e mbrojte nderin dhe dinjitetin tend. Te mos harrojme se kjo histori ka filluar kater vjet me pare, kur viktima ka qene vetem 14 vjec, nje femije.
Ajo qe ti thua, eshte plotesisht e vertete. Edhe ne vuajme nga nje patriarkalitet i theksuar qe nuk ka lidhje fare me fene e vertete. Konkretisht psh. imagjino njerezit qe na rrethojne, ne farefis, fqinje e miq, sa prej tyre do te pranonin te martoheshin me nje vazje qe ka pranuar publikisht se e kane perdhunuar? Prej ketej, mund te shtrojme pyetjen, a mos ndoshta secili prej nesh ka sadopak ndikim ne kete tragjedi? A nuk jemi ne, te gjithe se bashku, qofte edhe me indiferencen tone per te emancipuar te tjeret perreth nesh, shkak i ketij realiteti qe prodhon keto lloj pasojash?
http://www.respublica.al/opinion/2012/10/22/ku-shohin-syte-bosh-te-aishes
“Është e habitshme që mjerimi ka zënë vend aty feja është më e ngulur. Aishja është dhe një shuplakë për gjasme-zellin fetar të këtij vendi. Një vend besimtarësh nuk mund të ketë kaq shumë histori të tilla. Ai plaku, ai babai, ai fshat, ato fshatrat e tjerë ku historitë si kjo janë me mijëra, janë shembuj mjerimi po aq sa shembuj ligësie njerëzore. Feja, ka dështuar të kryejë misionin e vet: ta mbushë këtë vend me njerëz të mirë. Ata kanë rekrutuar trupa, por nuk kanë prekur asnjë shpirt.
E vërteta e trishtueshme është që ne nuk jemi besimtarë. Ne jemi thjesht njerëz të ligj që kemi nevojë të fshehim ligësinë pas një gjëje të madhe e fuqiplotë. Njerëzit e këtij vendi, të pazotë për të qenë të përgjegjshëm, kanë zgjedhur të maskojë papërgjegjshmërinë e tyre me besimin.”
uau…
Nuk besoj se e teproj teksa mendoj se ende nuk kam hasur një trajtim njerëzor e të njerëzishëm që prej shpalljes së kësaj tragjedie.
Nuk si do të kishin vepruar pjesëtarët e elitës kombëtare në rast se do t’i kish trokitur në derë një e tillë tragjedi.
Sa prej tyre do të mundeshin ta ruanin njëherësh edhe dinjitetin atëror edhe atë burrëror, edhe atë njerëzor?
Por historia e njerëzimit nuk bëhet me sikure, megjithëse trajtimi i tragjedisë ende të afërt të njërit prej pjesëtarëve më të mirë të kësaj elite, nuk lë fort vend për dyshime të thella.
Sakaq, do të ishte me mjaft interes të njihej se sa nga këta pjesëtarë të elitës sonë u nisin vajzat e tyre për hyzmet pleqve komshinj në nevojë?
Sa konkretisht janë këta elitarë në Shqipëri që u mësojnë fëmijëve të tyre përvujtësinë dhe bujarinë përmes sakrificës dhe dhurimit pa kushte për Tjetrin?
Sa prej tyre e marrin mundimin ditë pas dite të ushqejnë ndonjë mace a qen endacak të lagjes; t’i japin ndonjë lëmoshë lypsit të palarë që u pret udhën e makinës, apo që manabare ta begenisin qoftë edhe me një mirëmëngjes?
Emblema e kësaj tragjedie rrënqethëse është se nis pikërisht me një akt dhurimi, sakrifice, për tjetrin. Kjo është arsyeja e parë pse tragjedia është kaq e fortë, kaq e dhimbshme.
Kjo është njëherësh dhe njëra prej dy arsyeve kryesore që e ka hedhur përpjetë publikun nga parehetia: pakkush, fare pakkush në shoqërinë e sotme shqiptare ka tepruar të identifikohet me këtë akt dhurimi, bujarie, njerëzillëku, modestie, dashamirësie, sakrifice, përunjësie, e përvujtësie ndaj Tjetrit.
Njerëzilleku ndër shqiptarë ka tepruar në fare pak xhepa, ndaj është kaq mizore pamja e refuzimit, abuzimit me të deri në skajet më të padurueshëm.
Arsyeja e dytë – e sigurisht më madhore në këtë renditje makabre – e parehatisë së skajshme që evidentohet haptas në publik, është humbja e shqisës së domosdoshme për ta kuptuar këtë tragjedi: pafajësia!
Kush prej nesh, brezit të revolucionit demokratik, të cilit i bashkangjitëm njëherësh edhe revolucionin seksual, moral e shoqëror, gëzon takatin ta kuptojë, apo Zot na ruaj, ta mirëkuptojë virtytin e pafajësisë që mishëron virgjëria?
Virgjerinë e djemve dhe vajzave tona e kemi flakur përtej me një të rënë të lapsit, jo sepse nuk është më virtyt, por sepse përbën një virtyt me të cilin nuk identifikohemi, nuk e mishërojmë apo e arrijmë dot më, nuk e ndajmë dot më si vlerë të përbashkët; thejsht e kemi humbur.
Si mund ta kuptojë një shoqëri e paqtuar qysh kaherë me shitjen e grave, motrave dhe vajzave të saj semaforëve evropianizues rëndësinë dhe gravitetin e humbjes së virtytit të virgjërisë në një famije, e cila e ushtron përditë, me përkushtim e pa bujë vitytin edhe përmes dhurimit dhe sakrificës për Tjetrin?
Kjo është arsyeja pse nuk mundemi ta kuptojmë dot më dhimbjen e dyfishtë të Muhametit teksa e qan me lotë të nxehtë e dinjitet evlatin që e desh mbi gjithkça, dhe bijën që e kish rritur me kujdesin më të prekshëm për të qenë e virtytshme.
Këta Muhametë ne si shoqëri as i kuptojmë e as i meritojmë më.
Ja nje shembull i fjaleve pa lidhje per kete teme:
http://www.dritaislame.al/myftiu-i-tiranes-feja-ska-ndikuar-per-keq-tek-ajshe-vata/
Ky tipi qe i bie me qene Myftiu jone, do me bo njekohesisht, edhe hetuesin, edhe psikologun, edhe zyrtarin, e njekohesisht edhe me la duret me i pike uje.
E para merr persiper me zhvleftesu deshmine e vrasesit duke thene se vrasjen ia kishte kerku vete viktima. Bile shpjegon edhe qellimin implicit te tij ne keto deklarata.
E dyta, merr persiper me gjet edhe temperaturen e ngrohtesise familjare ku eshte rritur viktima, per te gjet shkaqet e dobesise emocionale qe e kane shtyre te pranoje te vritet, nese supozohet se deshmia e vrasesit eshte e vertete.
E treta na tregon edhe se askush nuk paska te drejte ti heqe jeten tjetrit, (nuk e dinim kete!) duke shtuar nje “pervec Zotit”. Ketu hapet nje debat krejt tjeter: a lejohet denimi me vdekje nga myftiu?
E katerta, pa iu dridh qerpiku merr persiper me ia hedh fajin te jatit te vajzes, duke e konsideruar shkaktar te terthorte ne faktin qe Ajshja shkoi drejt nje vetvrasjeje te mundshme (gjithmone, me aludimin sikur deshmia e vrasesit te jete e vertete).
E pesta, jep edhe fetva, duke thene qe aborti eshte kategorikisht i ndaluar, nderkohe qe ka aq shume dijetare qe e lejojne ne 40 ditet apo 4 muajt e pare.
Kaq shume budalleqe ne kaq pak rrjeshta!
Te gjitha keto Myftiu i quan ALIBI, por mu me duket me shume si MUHALEBI.
Edhe kete kishim mangut!
Nuk me duket se muftiu po mbron alibine e vrasesit se viktima ia kishte kerkuar vrasjen vete. Myftiu po thote te kunderten, duke e argumentuar se kjo vajze besimtare do e kishte pasur shume te veshtire te bente vetevrasje derisa vetevrasja eshte e ndaluar.
Si deklarate eshte pak e ceket, tipike e KMSH, por reagimi juaj me duket disi i ashper dhe hutues.
Kush po thote qe Myftiu po mbron alibine e vrasesit? Une po them qe shih cfare argumentesh ofron ai, duke iu pergjigjur arsyetimeve qe rrjedhin, sikur alibia e vrasesit te jete e vertete.
Pervec gjerave qe ia vesh kot, ajo qe ai thote ka nje gje shume te rende. Akuza qe i ben babait, kur thote qe babai ka qene patriarkal dhe qe kjo e ka shtyre drejte ketij vendimi per te pranuar te vritet (gjithmone nese alibia e vrasesit eshte e vertete). Pas kesaj i fut dhe nji te shplame dureve te veta duke thene se vetvrasja eshte e ndaluar ne Islam.
A mund te kete gje me te rende sesa t’i dhuash babes qe i eshte vra femija, se kjo ka ndodh edhe per fajin tend?
E si mund te quhet e ngulur feja ne nje vend ku jo vetem eshte shkulur ne menyren me mizore e te paperseritshme por, vijon te kositet me perzgjedhje e kujdesje te vecante politike-mediatike-ekonomike cdo filiz, nga qarqe me interesa perkatese e mjaft te mbeshtetura ne Shqiperi? Zoti me falte po nje dukuri aq e veteturbullt sa “RESPUBLICA” apo e flirtuar sa Klani, nuk mund te sillet falas e pafajshem ne E-Zan as per shembull te keq e jo me per ndonje vlere gjykimi. Pas kolorit te fjalive… Vrasja e “Aishes” ka të bëjë me mjerimin, dhe me përgjegjësit përkatës. Ky fenomen zhduket vetëm duke zhvilluar krejt shoqërinë, duke ndryshuar rrënjësisht arsimin, duke krijuar zhvillim të vërtetë ekonomik e jo fllucka propagande, duke ndryshuar politikën e dhimbjes që vjen bash nga Tirana, duke instaluar drejtësinë sociale e ligjore, duke krijuar një të ardhme përkundër mentalitetit se çdo gjë arrihet me dhunë. Ky fenomen kërkon shtet social, dhe jo shtetin e VIP-ave të Opinion-it…vjen…Koha thirri ne skene Partine! Dannnnng!!! Poeti vijon …e nuk ishin muret e kalase se Rozafatit. Me gjak e me eshtra do te gatuhej betoni etj, etj… Amon o bur e oj gra.. Askush nuk mund te kete leje per te gjykuar besimin e te tjereve. Edhe ky vrer qe, nuk duket fare prej “arnauti”, per ligesine e pazotesine nuk me trishton. Ajo qe u mundova te shkruaj ne krye ishte nje nevoje per te ditur thelle hollesite e nje ngjarjeje te rende e per kete duhet te kesh kohe per te rindertuar thurjen e shkaqeve. Duke u mbeshtetur ne nje rrjedhe hetimi e rrefimesh qe, kane rezerven e tyre ne pikeveshtrim, mund te futesh ne zberthim te ngjarjes e dalesh me nje mendim te pjekur. Sa lexoj ketu duket si prodhim i pakontrolluar indesh nga qeliza “te thenash” apo “sterpikla” nga hetimet qe, e kthen kuvendin ne nje “bjeri t’i biem” pa pike bereqeti. E ne “festen e te marreve” fitues del gjithmone pronari i magjes se decibeleve.