Njoftohet se në vazhdën e aktiviteteteve me rastin e 100 – vjetorit të Pavarsisë, Bashkësitë myslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni organizojnë në datat 28-29 Shtator konferencën “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Formësimin e Vetëdijes dhe Identitetit Kombëtar.” Në faqen online të kësaj conference shkruhet:
Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si edhe ato të trevave të tjera, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania etj., me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e flamurit, shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, bashkësitë tona prej disa muajsh kanë ngritur një grup pune të përbashkët për organizimin e një konference shkencore panshqiptare, e cila do të zhvillohet në datat 28-29 Shtator 2012 në Tiranë.
Në këtë konferencë, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe personalitete të tjera të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencat nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora.
Referuesit e kësaj konference do të jenë akademikë, studiues dhe pedagogë të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.
Për temat referuese dhe referuesit, programin e konferencës dhe informacione të tjera në lidhje me këtë konferencë klikoni këtë link.
Comments