|
Prej javësh Suu Kyi ka evituar pyetjet rreth vuajtjeve të minoritetit mysliman të njohur si Rohingya. Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur zhgënjimin e tyre për këtë qëndrim dhe kanë vënë në dukje se Kombet e Bashkuara i kanë cilësuar myslimanët Rohingya – viktima të urrejtjes së shumicës budiste në Myanmar – si një nga popujt më të persekutuar në botë.
Suu Kyi njihet si zëri i të shtypurve në Myanmar, por ka një grup të shtypur për të cilët ajo nuk dëshëron të flasë.
Prej javësh, Suu Kyi u ka bërë bisht pyetjeve për vuajtjet e myslimanëve Rohingya, e kjo ka sjellë një kritikë të rrallë për gruan përpjekja e së cilës për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Myanmar i kanë sjellë asaj @mimin Nobel për Paqe dhe admirimin e botës mbarë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur zhgënjim dhe kanë vënë në dukje se Suu Kyi mund të luaj një rol të rëndësishëm në uljen e urrejtjes në Myanmar dhe që bota t’i kushtojë më shumë vëmendje për Rohingya.
Analistët dhe aktivistët thonë se qëndrimi i Suu Kyi ka shënuar një fazë të re në karierën e saj: Ish e burgosura politike është tashmë një politikane që bën hesape dhe zgjedh me kujdes kauzat e saj.
“Politikisht, aung suu Kyi nuk fiton absolutisht asgjë nëse hap gojën rreth këtij problem,” tha Maung Zarni, një ekspert për Myanmarin dhe studiues pranë London School of Economics. Ajo nuk është më një disidente politike që përpiqet t’u qëndrojë parimeve të veta. Ajo është tashmë një politikane me sytë për nga shpërblimi politik, e cila është vota e shumicës budiste.”
Popullsisë Rohingya i është mohuar e drejta për qytetarinë edhe pse shumë prej familjeve të tyre kanë jetuar në Myanmar për gjenerata. Vlerësimet e Kombeve të Bashkuara thonë se 800,000 Rohingya jetojnë në Myanmar ku ata përballen kushtëzime drakoniane. Atyre u duhet të marin leje për tu martuar, për të patur më shumë se dy fëmijë apo për të dalë jashtë fshatit.
Myanmar konsideron Rohingya si emigrant ilegalë nga Bangladeshi por edhe Bangladeshi i refuzon duke i bërë ata njerez pa shtet.
Zemërime jetëgjata midis myslimanëve Rohingya dhe budistëve Rakhine kanë shpërthyer në zemërime të përgjakshme në shtetin rakhine në perëndim të vendit në muajin Qershor. Ata kanë sulmuar njëri-tjetrin me masheta dhe heshta dhe turma që djegin shtëpi e duke rrafshuar fshatra të tërë. Human Rights Watch përllogarit se 100,000 janë shpërngulur nga ndërluftimet dhe thotë se shifrat e qeverisë për 78 të vdekur janë “padyshim conservative.”
Rights groups claim the government did little to stop the violence initially and then turned its security forces on the Rohingya with targeted killings, rapes, mass arrests and torture.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveria nuk bëri gjë për të ndalur dhunën në fazën fillestare dhe forcat e sigurisë kryen vrasje, përdhunime e arrestime masive e tortura mbi popullsinë Rohingya.
Fushatë spastrimi etnik.
Shumica e protestave kanë ardhur nga bota islame. Arabia Saudite ka akuzuar Myanmarin për nisjen e një “fushate të spastrimit etnik” dhe Mbreti Abdullah ka njoftuar të Shtunën se do japë $ 50 milionë ndihma për Rohingya në Myanmar. Grupe të ashpra islamike në Pakistan dhe Indonezi kanë kërcënuar me sulme kundra qeverisë së Myanmarit.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) e përbërë nga 57 vende dënoi dhunën në samitin e kësaj jave dhe tha se do prezantojë shqetësimet e veta në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Por ky zemërim ndal tek kufijtë e Myanmarit. Një rritje e sentimenteve nacionaliste kundra Rohingya e ka vendosur Suu Kyi në një situatë nga e cila nuk mund të fitojë.
Duke folur për Rohingyat ajo do rrezikonte distancimin e shumicës budiste dhe zemërimin e qeverisë në një kohë kur Suu Kyi dhe partia e saj opozitare po përpiqen të konsolidojnë fitoret politike të arritura pas hyrjes në parlament për herë të pare në Prill.
Por duke mos u prononcuar, ajo ka ofenduar disa nga mbështetësit e saj më të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare – ato grupe që lobuan energjikisht për lirimin e saj gjatë 15 viteve të arrestit shtëpiak. E megjithatë, shumë prej tyre janë të kujdesshëm që mos e kritikojnë në mënyrë direkte Suu Kyi, e cila nderohet si një lloj superheroi i të drejtave të njeriut dhe shpesh quhet Gandhi i kësaj gjenerate.
Phil Robertson i Human Rights Watch e quajti “fatkeqe” mos-përballjen e Suu Kyi me këtë problem gjatë turneut të saj triumphant në Evropë në Qershor, pak kohë pas shpërthimit të dhunës.
Në konferenca për shtyp në Gjenevë, Paris e Dublin, Suu Kyi i bëri bisht pyetjeve të gazetarëve rreth Rohingya duke dhënë përgjigje të paqarta e të paraformuluara për nevojën e “sundimit të ligjit” në Myanmar.
“Rrënjët e problemit janë mungesa e sundimit të ligjit,” that Suu Kyi në Dublin, e ulur pranë rock starit Bono në një konferencë për shtyp.
Asked if the Rohingya should be granted Myanmar citizenship, the Oxford-educated Suu Kyi replied: “I don’t know.”
E pyetur nëse popullsisë Rohingya i duhet njohur qytetaria në Myanmanr, Suu Kyi e edukuar në Oxford u përgjigj: “Nuk e di.”
Një akademik kanadez i lindur në Bangladesh dhe expert për etnitë në Myanmar, Adib Bahar, tha se ishte “i shokuar” nga dështimi i Suu Kyi në marjen e një qëndrimi më parimor.
“Si një laureate e Nobelit për Paqe ajo duhet të luajë një rol të madh, të punojë si një ndërgjegje për njerëzimin, gjë që ajo e ka injoruar,” tha Bahar. “Mendova se ishte e vetmja tek e cila Rohingyat mund të vareshin.”
Popullariteti i presidentit Thein Sein është rritur mbas goditjes së Qershorit, thonë analistët. Shumë në Muanmar u vunë mbas propozimit të tij që të dërgoheshin të gjithë Rohingyat në ndonjë vend “që do i pranonte,” një sugjerim që u kundërshtua menjëherë nga agjencia e OKB për refugjatët.
“Kjo është një vështirësi e paparashikuar me të cilën jemi përballur në marshimin tonë drejt demokracisë,” pretendoi Thein Sein në një intervistë për Zërin e Amerikës këtë javë. Ai mohoi akuzat për genocide, të ngritura nga vendet myslimane, dhe tha imazhet e postuara online që tregojnë pirgje trupash ishin “të fabrikuara” dhe nga “incidente që kanë ndodhur në vende të tjera, jo këtu.”
Thein Sain është lavdëruar për sjelljen e një vale reformash qysh nga marja e detyrës vitin e kaluar, pas dekadash të një sundimi opresiv. Por OKB dhe të tjerë thonë që dhuna në shtetin Rakhine tregon se Myanmar ka një rrugë të gjatë për të përshkruar dhe i duhet të vendosë të drejtat e njeriut në krye të reformave të veta.
“Situata në shtet [e Rakhines] po i nxin faqen të ashtu-quajturës Burma e re – në sytë e bashkësisë ndërkombëtare,” tha Robertson in Human Rights Watch.
“Si një lider politik me autoritet moral, Suu Kyi duhet ta dresojë këtë,” tha ai. “Askush nuk po pretendon se ajo mund të diktojë politikën qeverisë, por nëse flet për këtë, të gjithë do i kushtojnë vëmendje.”
Nga Today’s Zaman.
Comments