Qendrës për studime fetare Erasmus në pesëvjetorin e hapjes së websitit të saj www.erasmusi.org, ka bërë bilancin e punës së saj të deritanishme. Gjatë këtyre viteve, kjo qendër ka punuar për të sjellë në shqip artikujt më të mirë studimorë nga e gjithë bota në fushën e studimeve islame, të krishtera dhe të krahasimit të feve. Në këtë websit janë botuar 171 artikuj studimorë, përkatësisht, 74 artikuj mbi Islamin, 68 analiza kritike dhe introduktive mbi Krishterimin, 15 në fushën e dialogut ndërfetar dhe 15 mbi debatin midis fesë dhe shkencës.
Brenda kësaj bibliografie përfshihen disa nga studiuesit bashkëkohorë më me peshë në temat e trajtuara. Prej tyre, 74 autorë janë sjellë për herë të parë në shqip dhe janë përdorur rreth 60 burime, përfshi fjalorë, enciklopedi, libra studimorë etj, të cilat përbëjnë punimet më bashkëkohore në fushën e studimeve fetare.
Aktualisht, faqja www.erasmusi.org është ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja faqe në Shqipëri, që ofron vërtet mendim shkencor, duke përmbushur kërkesat akademike në fushën që mbulon. Drejtuesi i Qendrës Erasmus Rezart Beka u shpreh për Ezanin se tashmë kjo qendër studimore ka marrë një fizionomi të plotë, duke sjellë në shqip artikujt më të mirë në fushat përkatëse, të përzgjedhur nga një punë e madhe kërkimore.
Përveç artikujve të publikuar në faqen www.erasmusi.org, në saj të kontributeve vullnetare të dashamirësve të kësaj iniciative, si dhe pasionit e vullnetit të drejtuesit të saj, Qendra Studimore Erasmus numëron deri tani, 11 libra të përkthyer dhe të publikuar, si edhe një sasi po aq e madhe librash që presin të botohen, të cilat përbëjnë një material me vlerë për bibliotekën e çdo studiuesi të fesë, kulturës, filozofisë dhe shkencave shoqërore.
Gjithashtu qendra ka kryer deri më tani një monitorim i kujdesshëm dhe të hollësishëm të botimeve akademike kudo në botë, gjë që ka sjellë grumbullimin e një material mjaft i vlefshëm. Prej këtej, ajo ka seleksionuar një sërë materialesh tepër të rëndësishme në këtë fushë, duke hartuar një program voluminoz që shkon, të paktën në trefishin e punës së deritanishme. Megjithatë, siç shprehet z. Beka, ritmet e botimeve janë kushtëzuar nga mundësitë financiare, të cilat, janë gjithmonë të pakta. Kjo vjen edhe për shkak të mungesës së sensibilitetit të duhur të donatorëve të ndryshëm, mbi vlerën e botimeve dhe kërkimeve të tilla. Në Shqipëri ende nuk kuptohet vlera e punës akademikedhe fondet janë gjithmonë të pamjaftueshme në këtë drejtim.
Comments
Urime per kenaqesine ne lexim qe na keni dhuruar keto vite. Sa me shume botime ne vitet qe vijne!
urime dhe suksese te metejshme. Artikuj dhe hulumtime teper te dobishme nen driten e argumenteve dhe referencave te larmishme.
Paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi Ju z. Beka. Mrekullohet njeriu kur sheh se me sa rastësi bukurisht të pafajshme njerëzit marrin e japin me emrat e tyre shpesh vendosur në rrethana krejt pa lidhje. Rezart Beka.. Reze e asaj lugine me të njëjtin emër. Beka-Meka. Atje ku I Vetmjaftueshmi zbriti manualin e kozmosit dhe i ndricoi nw amshim kohapsirën dhe shpirtërat. Dituria bën dijetarët e vërtetë të përunjur, në një paqe të shenjtë me vehten e të tjerët. Kjo ndodh dhe në një mjedis ku kapardisja e sherri janë në krye të foltoreve popullore. Guximi i të paditurve që kanë pushtuar kuvendet e dijes nuk ju ka cenuar. Vijoni me fisnikërinë e durimin e një punuesi mëndafshi të nxirrni lëndën e vyer për ata që janë e ata që do të vijnë. Me skrupujt e një blete të frymëzuar nga Fatcaktuesi, shtegëtoni pa u lodhur duke mbledhur vetëm më të mirën që pjalmon fruta e prodhon mjaltë. O Zot, na ndihmo të bëhemi të dobishëm për njerëz të tillë që i ndrijnë kaq me përkorje këtyre viseve të dritëgrabitura, këtyre kohëve të pakoha. O Zot mbaji e ruaji ata sic ruan farën e mirë për ta celur kur njerëzia do të rikthehet tek e Vërteta e do ta adhurojë atë.