Mësojmë me trishtim largimin nga kjo jetë të historianit, mësuesit e një prej ripërtërirsve të Komunitetit Mysliman mbas komunizmit, Profesor Ali Musa Basha. Megjithë vitet e shkuara, gjer në kohët më të fundit rahmetli Ali Basha i kontribuoi historisë së pasur por të pa studiuar të traditës islame ndër shqiptarët. Pas vitesh të tëra pune arkivore, ai na dhuroi disa punime të rëndësishme, ndër të cilët i fundit ishte Rrugëtimi i fesë islame në Shqiperi.
Largimi i tij është humbje për tërë bashkësinë tonë dhe në këtë ditë ju ftojmë të bashkoheni në lutjen tonë që shpirti i tij bujar të pranohet nga Krijuesi i Gjithëmëshirshëm; lutjet tona janë për familjen e tij, një familje me kontribut të rrallë në jetën fetare të vendit e lusim Zotin ju japë atyre qetësim e ngushëllim.
Vërtet nga Zoti vimjë dhe tek Ai është kthimi ynë
El Fatiha.
Comments
Zoti e meshirofte dhe e pranofte ne Shtepine e Perjetshme te Lumturise!