Pushtim Gei?!





Fatjon Nanaj

 

Ditët e fundit jemi përballur me një sërë deklaratash, qëndrimeshdhe manifestime idesh mbi një çështje që ka ngritur një dallgë të fuqishme reagimesh publike. Gjithçka nisi me shpalljen se komuniteti LGBT (Lezbike, Gei, Biseksualë dhe Transgjinorë) i përfaqësuar nga organizata “Pink Embassy” do të organizonte një paradë gei në Tiranë më datë 17 maj. Mëgjithatë reagimi që i dha shkëndijën e vërtetë  këtij lajmi ishte përmendja e “hurit” nga Ekrem Spahia, kryetar i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe njëkohësisht zv.Ministër i Mbrojtjes. Në ditët që pasuan këtë deklaratë rastësisht pashë të fliste në televizion Altin Hazizajn që titrat e cilësonin si kryetarin e organizatës që kishte ndërmarrë këtë hap. Të them të drejtën sapo e pashë m’u shpërqëndrua vëmendja nga ajo që po thonte. Mjaftoi cilësimi i shfaqur në ekran me titra se ai ishte kryetar i kësaj organizate që të mbetesha i shtangur dhe të picërroja sytë për të parë më mirë mos ndoshta po e lexoja gabim. Kjo mpiksje e imja ishte rezultat i një profili krejt tjetër që kisha krijuar në mendjen time për këtë njeri, që deri para pak kohe e kisha parë të shfaqej në televizion si pëfaqësues i zjarrtë i një organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 

Nuk kam ndërmend të merrem me personat sepse mendoj se është shfaqja që ato përpiqen të imponojnë që duhet të na shqetësojë, megjithatë nuk mund të lija pa përmendurkëtë detaj që tronditi ndërgjegjen time sepse transformimi i këtij njeriu m’u duk pothuajse i pabesueshëm. Nëse do të tregohesha aspak paragjykues dhe ekstremisht dashamirës me këtë njeri do të mendoja që kalimi i tij në një front tjetër “të mbrojtës së të drejtave dhe lirive themelore” është fryt i punës së tij të sukseshme në garantimin e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë dhe rezultat i përmbushjes së objektivave nga shoqata që drejtonte para disa kohësh. Gjithsesi, nuk do të ndalem më tej në këtë pikë sepse realiteti flet vetë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të tij.

 

Le t’i kthehemi thelbit të çështjes! Gjatë viteve të fundit në të ashtuquajturat qarqe “emancipuese” të shoqërisë tonë është vënë re prirja për për të promovuar, për t’i bërë të pranueshëm ose të përthithshëm nga ndërgjegjia kolektive persona të vetëdeklaruar gei. Në ketë drejtim pa dyshim që rolin kryesor e ka luajtur media vizive. Të shtyrë ndoshta edhe thjesht nga babëzia e sensacionit, gazetarë dhe emisione të ndryshme kanë ftuar persona të vetëdeklaruar gei për të ndarë eksperiencën e tyre me publikun dhe për t’u rrëfyer mbi vuajtjet, paragjykimet, dhe diskriminim me të cilin shoqëria “e paemancipuar” shqiptare i trajton.

Përtej ndjenjës së refuzimit që persona të tillë kanë ngjallur tek unë dhe tek të tjerë persona të afërm të mi, në ndërgjegjen time ato mbeteshin thjesht individë që në mënyrë të vullnetshme kishin zgjedhur të dilnin jasht kufijve të natyrshmërisë njerëzore. Përgjatë historisë njerëzore ka plot shembuj të treguar ,por besoj edhe të padëgjuar individësh që me sjelljen apo zgjedhjet e tyre i janë kundërvënë vlerave njerëzore. Pavarsisht përpjekjeve edukuese dhe vlerave që një shoqëri mundohet të kultivojë mendoj se është është e pamundur që të shmangen plotësisht shfaqje të tilla të cilat sipas mendimit tim nuk meritojnë të ngrihen në nivelin e fenomenit.

 

Shkurtimisht, pa dashur t’i hyj debateve mbi përkufizimin e vlerave dhe moralit, universaliteti apo relativizmit të tyre dua thjesht të sqaroj mendimin tim sipas të cilit morali është tërësi vlerash me origjinë hyjnore të cilat njeriu i mbart në natyrshmërinë e tij.Kjo do të thotë që vlerat e një shoqërie jo domosdoshmërisht përputhen me vlerat njerëzore. E thënë kështu ajo që më shqetëson më shumë në këtë hap të fundit  të ndërmarrë nga “Pink Embassy”, drejtuesi i së cilës e shpall veten mbrojtës të lirive dhe të drejtave themelore, është vullneti i tyre imponues për t’i ngritur përvojat e tyre devijante në nivelin e fenomenit duke u përpjekur të vënë një tjetër damkë të rëndë në moralin e brishtë të shoqërisë tonë. Nëpërmjet aktiviteteve të tyre promovuese, ato synojnë të krijojnë një realitet imagjinar sipas të cilit homoseksualizmi është dukuri e shoqërisë shqiptare që na pëlqen apo jo, duhet marrim në konsideratë. Pra kjo është një përpjekje për ta ngritur paudhësinë e tyre në nivelin e një vlere(lexo më mirë antivlere) shoqërore që pa pranimin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë nuk do të ishte e plotë.

Të vetëdijshëm se shoqëria shqiptare nuk mund t’i pranojë vullnetarisht shfaqje të tilla dhe të vendosur për t’u vetëpërcaktuar si pjesë e një realiteti që nuk ekziston, ato po përpiqen të imponohen nëpërmjet kërkesave që përveçse të papranueshme tingëllojnë edhe groteske.Kërkesa për ngritjen e flamurit të tyre përkrah atij kombëtar në datën 17 maj jo vetëm përdhos simbolet kombëtare, por përbën një tentativë për të fituar pranimin shoqëror nëpërmjet pushtimit të dhunshëm të institucioneve që përfaqësojnë vullnetin popullor. Nuk e di nëse do ta arrijnë këtë apo jo sepse gjithçka varet nga vullneti qeveritar për t’u bërë pjesë ose jo e kësaj kauze të sajuar, megjithatë e kam të vështirë të besoj që një shqiptar i ndërgjegjshëm, pavarsisht se mund të jetë i zhytur kryekëput në korrupsion të pranojë propozimin e “Pink Embassy” për të ngritur flamurin gei përkrah atij kombëtar.

 

Nëse krahasojmë skenarin që “Pink Embassy” po mundohet të realizojë në Shqipëri duke u bazuar në përvoja të ngjashme të mëparshme në vendet perëndimore kuptohet qartë që ne shqiptarët jemi disi të “vonuar” në këtë proces.
Përfituesit shqiptarë të donacioneve të majme për promovimin e homoseksualëve, mesa duket vendosën të hedhin një hap të madh përpara duke dashur ta imponojnë pranimin e tyre si vlerë shoqërore. Megjithatë, financuesit e tyre në vendet perëndimore janë disa hapa përpara. Ato jo vetëm janë bërë pjesë e institucioneve shtetërore përfaqësuese të vullnetit popullor, por gjithashtu kanë tentuar të dhunojnë edhe besimin në zot, si themelin e pastërtisë dhe shenjtërisë që buron nga hyji duke uzurpur pozicionet e priftërinjëve apo edhe arqipeshkëve. Madje aq kanë “përparuar” sa përpara disa ditëve dëgjova se ishte krijuar e ashtuquajtura “Kishë e Homoseksualëve”. Se çfarë mund të predikojë një kishë e tillë merreni me mend vetë.

 

Në analizën time modeste ajo që dua të evidentoj është se këto njerëz kanë një strategji të qartë. Pasi të certifikojnë degjenerimin e tyre me vulën e pranimit shoqëror mbetet edhe një hap i fundit, ai i certifikimit hyjnor duke krijuar institucione fetare që qëndrojnë në antipod me vlerat e vërteta që një institucion i mirëfilltë fetar duhet të përfaqësojë dhe reflektojë. Pasi të bëhen edhe predikuesit tonë,pra të na mësojnë parimet e zotit në institucione e tyre fetare, kushedi me çfarë pretendimi tjetër degjenerues do të dalin, përderisa udhëheqësi i tyre kryesor është epshi. Terreni që lëvizja të tilla kanë gjetur në vendet perëndimore, mendoj se është kryesisht meritë e zvetënimit moral të këtyre shoqërive dhe jo aq e punës promovuese të këtyre lëvizjeve. E thënë shkurt ato kanë gjetur mjedisin e përshtatshëm për të zhvilluar parazitarizmin e tyre.

Përveç kërkesave absurde dhe të pahijshme të këtyre lëizjeve, ajo që duhet të na shqetësoje mbi të gjitha është aftësia e shoqërisë tonë për të reaguar ndaj një provokimi të tillë. Për këtë jam i bindur edhe pse receta ime për mënyrën e reagimit mund të mos jetë më e përshtatshmja. Mendoj se mënyra më e mirë është që institucionet që shprehin vullnetin e grupeve të ndryshme që punojnë për mbrojtjen e vlerave morale dhe fetare në shqipëri të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre. Nuk mendoj se është rasti për t’u treguar të butë e të plogësht si herët e tjera. Duhet të shprehemi qartë dhe bindshëm se nuk pranojmë të nënshtrohemi ndaj kërkesave degraduese të grupimeve të tilla dhe se shoqëria shqiptare, edhe pse nuk është shembull i virtytit dhe moralit e aspiron atë, prandaj kurrsesi nuk mund të pranojë të certifikojë vdekjen e tij.

 

Përderisa i përkas besimit islam e ndiej veten dyfish përgjegjës për të reaguar ndaj situatave të tilla. Ndërsa në lidhje me institucionet që na përfaqësojnë ne si muslimanë, kam parasysh këtu jo vetëm komunitetin musliman por edhe OJF-të e tjera islame, fatkeqësisht jemi akoma në fazën ku i shpenzojmë energjitë tona duke u marrë me veten. Të paktën në një situatë të tillë mendoj se një deklaratë e njëzëshme e të gjithë këtyre aktorëve është minimumi i asaj që mund të bëhet.

Përpara të gjithëve na takon ne si muslimanë detyra e ngritjes së flamurit të mbrojtjes së vlerave morale, fetare dhe kombëtare.
Fatjon Nanaj

 

Comments

  • Si shume po ua varni ketyre LGBOMGJ-ve o shoke. Ok, u bo nje artikull, mjafton, mos ua boni kaq shume qejfin, se ketyne po nuk u fole, irritohen me shume; po u dhe material te vijne mrapa deri ke hyrja pallatit

    • po si i bohet halli o Tito kur keta ndrojne taktike ene sa me shume hesh aq me shume marin hof. kjo fare e keqe indifertizmin dhe heshtjen kerkon qe te punoj e qete apo jo?

    • shum shum fort muziika fedirja e kallka valla je nrr:1 e kerkush sun ta shkon zanin shum te fort suksese (L) shum fortt ferdiii adhuruesi jem 😛 SUKSESE EDHE PSE KE SUKSES NGJDO ASPEKT :d KLM

  • Apeli i Fatjonit per organizatat dhe shoqerine civile muslimane dhe religjioze ne pergjithesi duhet te mbeshtetet dhe t’i jepet ze. Mendoj se eshte e duhura per te nxitur perfaqesuesit e komuniteteve fetare dhe te shoqerise civile per te bere nje reagim te perbashket per mizerjen qe e pret kete vend ne udhen qe ka hyre me keto ’emancipime’.

  • ″O bijtë e Ademit, po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! (Ja-Sin, 60-61)

    Morali është parametri kyç në kahëzimet e çdo qytetërimi. Morali është ai që tregon kohëzgjatjen e çdo sistemi apo ideologjie. Ja se ç’thotë sociologu turk Jëllmaz Ozakpënar: ″sistemi i besimit dhe moralit paraqesin shpirtin lindës të qytetërimit.Shtylla qëndrore e qytetërimit është sistemi i besimit dhe moralit, kurse shtyllat mbështetëse janë organizimi politik dhe struktura ekonomike. Krijimi dhe rënia e qytetërimeve ndodh paralel me këto themele″. Pra, lindja, zhvillimi dhe rënia e qytetërimeve varet drejtpërdrejtë nga vlerat morale.
    Mungesa e baraspeshës ndërmjet shkencës dhe teknologjisë në një anë dhe vlerave religjioze ose humane nga ana tjetër, solli deri në një sistem pothuajse kaotik në raportet ndërnjerëzore. Cdo sistem, dogmë, kredo ose ideologji e cila njeriun e shpie në jetë kaotike, mosbesim dhe në mohimin e ekzistimit të Zotit, konsiderohet kërcënim ndaj natyrës së pastër njerëzore, kundërhuman dhe kundërmoral.Shoqeria moderne gjendet para një udhëkryqi mjaft të komplikuar, jo pse nuk ka alternativë shpëtimtare, por pikërisht për atë se në skenë dalin mjaft formula false të cilat përmes intrigave të tyre satanike paraqitën si shpëtimtarë.

  • Your email address will not be published.