Deklaratë për Shtyp
FMSH tërheq Kryetarin e saj nga posti i këshilltarit në KMSH.                                           14/03/2012

Lënda: Njoftim për largimin e kryetarit të FMSH-së si këshilltar i kryetarit të KMSH-së
Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,
TiranëForumi Musliman i Shqipërisë është një organizatë e shoqërisë civile, që në princip të saj ka bashkëpunimin me të gjitha shoqatat muslimane dhe jo-muslimane. Me një frymë konstruktive para dy vitesh ne u afruam me institucionin e KMSH-së, duke shpresuar thellësisht në një frymë të re bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje me baza islame. Ngjarjet e fundit te Xhamia e Medresesë, shqetësimin për të cilat ne e kemi shprehur para pak ditësh me një deklaratë të posaçme, po tregojnë se ky bashkëpunim ka qenë në interes të dekorit artificial, që i është nevojitur personave të Stafit, që drejtojnë tashmë institucionin e KMSH-së, dhe me një prapavijë të qartë për të thelluar bunkerizimin e këtij institucioni, çka ka sjellë vazhdimësinë e politikave përçarëse ndërmjet tij e besimtarëve, e vazhdon të dëmtojë imazhin e Islamit në Shqipëri.
Për të mos qenë më pjesë e këtij dekori artificial, Forumi Musliman i Shqipërisë, në mbledhjen e radhës vendosi të tërheqë Kryetarin e tij, z. Fisnik Kruja nga posti i këshilltarit të Kryetarit të KMSH-së, dhe kjo do të vazhdojë kështu deri në hapa konkrete të Institucionit për një bashkëpunim të vërtetë, jo vetëm me Forumin Musliman, por me të gjithë faktorët brenda xhematit musliman. Vendimet e fundit në lidhje me Xhaminë e Medresesë dhe këmbëngulja e Stafit po tregojnë qartë, se nuk kemi më një frymë të re bashkëpunimi, por KMSH-ja me hapat mbrapa po bëhet akoma më këmbëngulëse drejt një bunkerizimi dhe izolimi ndaj besimtarëve. Ne nuk e humbim asnjëherë shpresën, që ky institucion u përket besimtarëve dhe shpresojmë që kjo të shërbejë si një reflektim, pasi koha ka treguar që izolimi ka sjellë vetëm dështim dhe tension.
Ne shpresojmë që drejtuesit e sotëm të KMSH-së të bëjnë sa më shpejt atë çka është më e mira për besimtarët, të cilët ata mëtojnë se i përfaqësojnë dhe të shmangin përplasjet që kanë karakterizuar marrëdheniet midis KMSH-së dhe besimtarëve në të kaluarën. Forumi Musliman i Shqipërisë www.fmsh-al.org

Comments

  • kjo vertet eshte intersante per vete faktin qe diplomacia eshte nivel i intelegences nese e perdorin ashtu sic duhet mylsimanet por nuk ka nevoje qe gazeta online e-nalte te perblikoj lajme per vete faktin se kjo nuk perben lajme ! Per vete faktin se jane ceshtje te drejtuesve mylsimane te te njejtit institucion per veten faktin qe xhemati i thjeshte kete levizje i quan percarje dhe mosmarrveshje kur ne te vertet mund te jene livizje diplomatike per nje gje me te mire !

  • Your email address will not be published.