Saimir Rusheku.

Me emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit  Mëshirëplotit .

Të nderuar pjesëmarrës !

 Libri i titulluar “Themelet e një medreseje ”, është  një pasurim i mëtejshëm i bibliotekave tona. Autoret  e tij  i ndjeri prof . Eljaz Kraja dhe ish drejtori i medresesë  “Haxhi Sheh Shamia” Z. Ahmet  Osja  vlerësohen  për iniciativën e tyre te admirueshme në këtë ndërmarrje sa të vështirë aq edhe komplekse, duke vendosur ne këtë mënyrë një gur themeli, ne dokumentimin dhe shkrimin  e historisë së rihapjes së institucioneve arsimore fetare  në Shqipëri në fillimin e viteve 90-të , pas afro një gjysmë shekulli të mohimit e ndalimit te tyre gjatë epokës totalitariste.

Ata janë përpjekur me modesti, ta trajtojnë këtë punim ne këndvështrimin historik, te ndërthurur me një stil publicistik me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale  të  ekspozojnë  zanafillën  dhe  pikënisjen e idesë, ëndrrës së rihapjes së medresesë  të shoqëruar  me përpjekje, sakrifica  e sfida të mëdha.

Baza kryesore ku është mbështetur ky punim,  për këtë monografi janë dokumentet arkivore të medresesë , dhe natyrshëm ditarët, e burimet e memorizuara të kujtimeve të protagonisteve, që ndërmorën iniciativën e hapjes së medresesë  “Haxhi Sheh Shamia” .

Në e kreun e parë të librit, paraqitet një tablo që pasqyron kronologjinë  e zhvillimeve që paraprinë, hapjen e medresesë,  analizën e faktorëve historikë, kulturorë e fetarë, që çuan në krijimin e idesë së rihapjes, evoluimit dhe mbarëvajtjes  së saj, si dhe sfidat me të cilat është përballur.

Në historinë tonë kombëtare fundi i vitit 1990- të, shënon një ndër momentet  më të rëndësishëm , lëvizjet  për rrëzimin e diktaturës dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në atë kohë kur erërat e demokracisë e të lirisë, po frynin në të gjithë Evropën Lindore. Më 16 nëntor 1990, jehona  shpirtërore e popullit shkodran dhe e traditës së tij fetare shekullore do te manifestonte publikisht ndjenjat e besimit, ku  nën entuziazmin e dhjetëra mijëra pjesëmarrësve u krye ceremonia fetare ne xhaminë e plumbit gjë qe do te shënonte përfundimin e epokës se errët te indoktrinimit  te gjithanshëm ateist, persekutimit  psikologjik te sofistikuar, si dhe fushatës frontale e komplekse kundër fesë,  e institucioneve fetare, te cilat ndonëse lanë gjurmë, ne formimin moral të grupmoshave të ndryshme, nuk munden ta çrrënjosin  besimin në Zotin .

Ky akt publik, sa qytetar aq edhe politik, do te shënonte fillimin e një epoke të re, atë të lirisë se fesë dhe te drejtave te besimit duke kulmuar me pas me ringritjen e Komunitetit  Mysliman te Shqipërisë.

Kur analizojmë e studiojmë ngjarjet më të mëdha dhe kthesat më të shquara historike të popujve gjatë gjithë historisë së njerëzimit, do të shohim se çdo realizim i madh, çdo fitore e drejtësisë mbi padrejtësinë, çdo fitore e lirisë mbi robërinë,… është arritur për shkak se njerëzit vizionarë  të popujve kanë ëndërruar të pamundurën, të pabesueshmen për shumicën e njerëzve të zakonshëm, dhe kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e kohës, dhe me ligjet në fuqi të pushtetarëve,  e të sundimtarëve .

E s’kish si te ndodhte ndryshe me trashëgimtarët e dijetarëve, hoxhallarëve dhe intelektualeve myslimane të ishin protagonistet e idesë se rihapjes se medresesë. Ata mbartnin amanetin qe jehonte ne zemrat e tyre, te ringjallnin traditën dhe trashëgiminë islame ne qytetin e vlerave historike , kulturore e fetare që tradicionalisht ka rrezatuar harmoninë, bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën fetare.

Në zemrat dhe mendjet e tyre, e drejta e besimit dhe rihapja e institucioneve fetare lindi  si frymëzim, si dëshirë , si vizion e synim, si aspiratë e ideal – pra, si ëndërr: Kështu ata u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike.

Lëvizja sensibilizuese për domosdoshmërinë e ngritjes se medresesë, gjeti mbështetjen e një rrethi te gjere intelektualësh e profesorësh e personalitetesh të nderuara  ndër te cilët përmendim  zotërinjtë: Ahmet Osja, Faik Hoxha, Ismail Muçej, Zyhdi Vasia, Hiqmet Bekteshi, Faik Luli, Islam Dizdari, Lutfi Sokoli, Mahir Hoti,  Eljaz Kraja, e shume të tjerë.

Në saj të përkushtimit e vendosmërisë, ajo do te shndërrohej ne një  gjenerator  te energjive te pashtershme shpirtërore,për përballimin e vështirësive e sfidave te panumërta.

Themelet e medresesë u ngritën mbi vizione e sakrifica. Ai nuk ishte një vegim qe zgjat për pak minuta, por për grupin nismëtar ishte një horizont i ri vlerash, ishte një front i punës vetëmohuese .

Në këtë kontekst përmendim se edhe për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë të ringritur rishtazi në atë periudhë, arsimi është konsideruar ndër prioritetet kryesore te tij ne funksion te ringritjes se sistemit te vlerave universale ne shoqërinë shqiptare

Duke  u nisur nga ky objektiv, rruga drejt së ardhmes , progresit dhe përhapjes së vlerave islame, duhej të  kalonte përmes institucioneve arsimore fetare.

Ringjallja e trashëgimisë fetare, me vlera te spikatura te bashkëjetesës ndërfetare e civilizimit bashkëkohor, larg çdo fanatizmi ideologjik fetar do te parashtrohej si detyre kryesore ndaj tyre,  për ti transmetuar këto vlera reale shpirtërore, e fetare brezit te ri shqiptar .

Ishte  besimi e vendosmëria, sinqeriteti dhe sakrifica e protagonisteve, si  dhe mbështetja e ofruar nga K.M.Sh nën drejtimin e të ndjerit Hafiz. Sabri KOÇI, që bënë të triumfojë besimi  mbi dyshimin e skeptikëve, të cilët e konsideronin  realizimin i hapjes se medresese një utopi .

Një fokus dhe rëndësi të veçantë autorët i kanë  kushtuar dhe procesit të  vështirë të  hartimit të platformës për përcaktimin e fizionomisë, rolit dhe misionit të medresesë, dimensioneve te saj programore, dhe vlerave te saj edukative, për të formuar dhe mbrujtur qytetarët e një shoqërie të re, të udhëzuar e ndriçuar nga drita hyjnore e besimit duke lënë pas njëherë e përgjithmonë, errësirën e ateizmit dhe atë të regjimit komunist totalitar.

Hapja e medrese më 12 dhjetor 1991 ishte evenimenti historik i paharruar, kjo ditë  ishte e karakterizuar me një atmosfere emocionuese te papërshkrueshme.

“Ishte një nga ditët më emocionuese e më të bukura të jetës tonë në profesionin e mësuesit, edukatorit , qytetarit  e prindit “. Kështu do ta cilësonin atë autorët, duke ju referuar ditarit të kujtimeve.

 

Të nderuar pjesëmarrës !

Në  kreun e dytë të kësaj monografie duke ndjekur kriterin tematik autoret kanë përshkruar  analizën e zhvillimeve të mbarëvajtjes së procesit mësimor, për periudhën ndërmjet viteve 1992-1996 me të gjithë treguesit dhe dimensionet e tij si në aspektin, organizativ ashtu dhe atë  arsimor.

 

Kjo periudhe si fazë e tranzicionit, karakterizohej nga  vështirësitë  me të cilat do të përballej mbarëvajtja e medresesë, duke renditur në të që nga  mungesa e bazës materiale e didaktike, programeve e teksteve mësimore te lendeve fetare, e deri tek  mungesa e mbështetjes  financiare çdo gjë ishte e mbështetur mbi vullnetarizëm e sakrifica individuale. Janë pikërisht manifestimet e këtyre akteve të pashembullta qe e kanë gdhendur me shkronja të arta historikun e hapjes së kësaj medreseje.

 

Por, pavarësisht këtyre vështirësive medreseja përmbushte me sukses misionin e saj, në kreun e III-te evidentohet se karakteristike e veçante e stafit pedagogjik te kësaj medreseje ishte se ne përbërjen e tij ndryshe nga çdo medrese tjetër ishin të angazhuar edhe  pedagogë te Universitetit “Luigj Gurakuqi” profesorët e nderuar  Mahir Hoti  e Fatbardh Sokoli .

 

Ndër arritjet e sukseset e saj përmenden gjithashtu treguesit sasiorë e cilësor gjithnjë e në rritje të nxënësve te medresesë, pjesëmarrja e tyre dinjitoze ne konkurse e olimpiada ne shkalle rrethi, e me pas në nivel të Komunitetit Mysliman, si dhe pasqyrimi i  aktiviteteve të larmishme jashtëshkollore me karakter edukativ, kulturor e argëtues, dhe krahas tyre iniciativat e veprimtaritë për nxitjen e talenteve te nxënësve medresistë përmes organizimit te rretheve letrare, e konkurseve te krijimtarisë letrare, ku piken e rëndesës, do ta  përbënin,  librat e parë të botuar nga nxënës të medresesë.

 

Në kurrikulën e lëndeve fetare, edukimi i nxënësve me vlera morale, fetare e filozofike, do te kishte ne përmbajtjen e saj programore edhe te drejtat e njeriut te cilat mund te studioheshin edhe ne pikepamje fetare nën optiken e interpretimit te librit hyjnor Kur’anit Famelarte.

 

Fillesat e veprimtarisë metodike të aktivizimit të praktikes fetare për nxënësit medresiste, përshkruhen si nje proces  qe do i shërbente aftësimit te tyre, për te kryer detyra fetare por njekohesisht edhe si mbështetje për myftinine për te mbuluar nevojat e saj me kuadro fetare ne zona te ndryshme.

 

Këto aktivitete do te ishin mjaft fleksibël duke u krijuar mundësi nxënësve dhe mësuesve te përfshihen plotësisht brenda dhe jashtë shkollës ne procesin e promovimit dhe masivimit te vlerave fetare ne komunitetin përkatës.

 

përmbyllje të këtij libri  pasqyrohet raporti i marrëdhënieve me te tjeret. Kontributi i vyer i vëllezërve Gavoçi, korrespondenca dhe përpjekjet e pareshtura për te krijuar ura lidhëse komunikimi me subjekte jo vetëm brenda vendit si K.M.SH, Myftinia Shkoder, e  M.A.Sh, por edhe  jashtë tij për te përfituar në këtë mënyrë  mbështetjen e subjekteve partnere, ku një vëmendje e veçante i kushtohet vizitës së zhvilluar në medresenë “Isa Beu” Shkup si e para vizitë jashtë kufijve të Shqipërisë, mikpritjes vëllazërore te drejtuesve te saj dhe kurorëzimit te suksesshëm te kësaj marrëdhënie me nënshkrimin e marrëveshjes se bashkëpunimit .

 

Në këtë mënyrë u hodhën themelet e medresesë,ashtu sic shprehen dhe autoret “…Medreseja  lindi si një dhuratë e të Madhit Zot,  e  ngritur  jo pa vështirësi ne kohën e duhur, ……pa kontributin e te gjithëve, e të brezit paraardhës (pamohuar atë te brezit te mëvonshëm e te tanishëm ) medreseja nuk do te ishte kjo qe është sot “(fq 70) .

 

 

Të nderuar pjesëmarrës !

 

Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare të rihapjes dhe funksionimit të saj evidentohet se  medreseja “H.Sheh Shamia“ ka  krijuar fizionominë e saj  duke ndërthurur  vlerat e traditës, me kërkesat për te përmbushur  standartet  bashkëkohore. Tashmë ajo është ndër shkollat elitare, e cila ka rrezatuar dhe vijon te rrezatoje një histori suksesi duke u  vlerësuar për nivelin e lartë të standardeve bashkëkohore si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë pedagogjik, dhe padyshim merite e kontribut te veçante për të kane drejtuesit  e saj nder vite, profesorët  e nderuar: Ahmet OSJA, Islam DIZDARI, Hiqmet BEKTESHI si dhe drejtori aktual i saj Kujtim DERVISHI por edhe shoqatat bamirëse islame Shoqata “ Islamic Relief “ dhe Shoqata “Istanbul”, te cilat kane ofruar një kontribut e mbështetje  te pakufishme, në këtë drejtim.

 

Medreseja “H.Sheh Shamia“ me sukseset, arritjet e misionin  e saj, do te mbetet për brezat një burim i pashtershëm  vlerash, që kontribuon për të ardhmen e ndritur të  kombit shqiptar .

 

Natyrshëm  lind pyetja,  cila është karakteristika e veçante e këtij punimi ?

 

Pas evenimentit  te ringritjes se Komunitetit  Mysliman  gjate një harku kohor 2 mujor tetor – dhjetor te vitit 1991 ne vendin tone janë hapur 3 medrese respektivisht  medresete “ H.A.Korca”  Kavaje dhe “ H.Mahmud Dashi “ Tiranë gjate muajit tetor, dhe më 12 dhjetor medreseja “H.SH.Shamia”, pas 1 viti u hapen edhe 7 medrese te tjera ne qytetet, Durres, Berat, Kukes, Peshkopi, Korce,Gjirokaster, dhe Cerrik,  asnjë nga këto institucione nuk disponon nje monografi te tille.

 

Materializimi i kësaj vepre përbën gjithashtu një homazh për personalitetet e shquara myslimane  Hafiz Sabri Koçi e Haxhi Faik Hoxha si dhe për intelektualet e profesorët e nderuar; Zyhdi Vasia, Faik Luli, Nazim Bërdica, etj, që me kontributet e sakrificat e tyre i dhanë jetë ëndrrës medresiste, duke i lënë një trashëgimi vlerash brezave te rinj.  Allahu i Lartësuar ua rregjistroftë ato, në balancën e veprave të tyre të mira.

 

Ky libër  ne kete tablo përmbledhëse  ekspozon  pikënisjen e idesë, vizionit dhe te  ëndrrës së rihapjes së medresesë.  Kur vetëm një njeri ëndërron mbetet vetëm një ëndërr, kur ëndërrojnë e veprojnë të gjithë, është fillimi i një realiteti të ri,  mbi te cilin ndërtohet e ardhmja.

Comments

  • Interesant, artikullshkruesi nuk ishte pjese e programit ne promovimin e ketij libri.
    U ftua me deshire te autorit Osja per nje pershendetje te shkurter dhe mbajti referat 30 minuta. Mashallah atij dhe mikut te tij Ahmet Osja.

    • Ve alejkum selam “arnaut”.
      Kur del per te mbajtur nje pershendetje jashte programit dhe mban referat 30 minutesh a me teper, thjeshte, je jashte etikes dhe po abuzon me kohen e te ftuarve!

  • Prandaj dhe ka qene referat i mire, sepse nuk ka dale nga procedurat burokratike te Komunitetit Musliman. Ka qene i mire, se ka qene jashte axhende.

    • Gjithesesi, te besh debat per thashetheme dhe biseda pa asnje lloj vlere, eshte humbje kohe dhe kakofoni! Selame te gjitheve dhe befshi pune te mira!

      • Thashetheme?! Ku i sheh?
        Gjithsesi, me behet qefi qe myftinia paska filluar ta vleresoje kaq shume kohen, e aq me shume per standardin qe vendos per te percaktuar se cfare quhet thashethem. Per kete arsye po ta falim rreshqitjen e vogel ne faktin qe e hape vete kete muhabet.

  • Me vjen mire qe Rusheku po rehabilitohet nepermjet kanaleve anesore, si ketu tek Ezani psh…
    Per te kam pasur respekt, si psh per analizen qe i beri librit “Te jetosh ne ishull” te Blushit pak pas botimit te tij, dhe menyren profesionale ne te cilen Rusheku e demaskoi islamofobine e atij libri.
    Ato bisedat ne konfidence tek ambasada amerikane te dala ne Wikileaks ama sikur e baltosen figuren e Rushekut. Ndoshta kane qene thjeshte biseda ne kafe, por tingellonin si spiunlleqe ndaj komunitetit tend…

  • Pershendetje

    Me duhet te sqaroj se qellimi i Ezanit nuk eshte te rehabilitoje apo ricikloje njerez dhe as te mbeshtese apo loboje per ndonje figure mes muslimaneve ne garat informale qe zhvillohen shpesh per postet drejtuese ne Komunitetin Musliman Shqiptar. Ne jemi nje medium modest, dhe qellimi yne eshte te promovojme vlera, te rrahim mendime, ide dhe debate, ne menyre qe ti afrohemi sa me shume ideve qe na ndihmojne te ecim perpara, si dhe te sensibilizojme sa me shume nejrez per problemet qe ka ne kete vend, jo vetem ne lidhje me fene por edhe me shume gjera te tjera. Ne e ndjejme veten qytetare te ketij vendi, dhe kemi vendosur te kontribuojme sadopak, sado ne menyre shume specifike, ne te mire te tij. Ne funksion te kesaj, nuk kemi kurrfare paragjykimi apo anesie ne shkrimet qe botojme, mjaft qe te jene ne perputhje me vlerat qe ne mbrojme.
    Edhe botimi i shkrimit te z. Rusheku ketu nuk do te thote aspak se kemi ndonje fare lidhje me te. Respektojme kontributin e tij ne Komunitetin Musliman, por nuk jemi prononcuar askund si mbeshtetes te tij perballe ndonje figure tjeter. Shkimin e botuam per te vetmen arsye se e gjykuam te dobishem. Gjykuam shkrimin, jo personin qe e kish shkruar. Pertej kesaj, ketu nuk ka kurrfare perpjekje per te mbeshtetur ndonje veprimtari te mundshme te z. Rusheku per rikthim pozicionet drejtuese ne KMSH. Per me teper, nuk dime, qe z. Rusheku te kete ndonje projekt ne kete drejtim, ndaj, e shoh te rendesishme te sqaroj se cdo lloj hamendesimi ne kete mes eshte i gabuar.
    Perkundrazi, faqja jone eshte shfaqur haptas opozitare me institucione te tilla sic eshte edhe KMSH-ja dhe pergjithesisht jemi prirur te mosshpresojme shume nga ai institucion. Duke qene skeptik ndaj atij institucioni, jo vetem qe nuk jemi te interesuar te mbeshtesim ndokend per t’u perfshire ne te, por, as do t’ia keshillonim kujt kete, perfshi edhe z. Rusheku. Personalisht mendoj se ka shume me teper mundesi per te bere pune te mira jashte KMSH-se se brenda tij. Ndaj dhe nuk do t’ia uroj askujt t’ia kufizonte vetes punet e mira duke u angazhuar aty.

  • te nderuar vellezer dhe motra persa i perket komentit te me poshtem te myftinise Shkoder ku thuhet:
    “Kur del per te mbajtur nje pershendetje jashte programit dhe mban referat 30 minutesh a me teper, thjeshte, je jashte etikes dhe po abuzon me kohen e te ftuarve!” Deshiroj te sqaroj te gjithe lexuesit e Ezanit se z. Saimir Rusheku i eshte kerkuar dy jave para se te behej promovimi i librit qe te pregadise nje referat per kete event, nga organizatoret e ketij eventi dhe autori i librit.nese moderatori i muftinise shkoder nuk ka dije persa me siper ky nuk eshte problemi i jone. por nuk mund te lejohet qe te shpife ne kete menyre. eshte e pamarolshme te mundohesh te hedhish balte mbi referatin e nje figure fetare te vendit tone se gjoja paska ardhur ne shkoder ne menyre klandestine dhe jashte programit per te mbajtur nje referat. nuk mund te them gje tjeter vecse turp turp turp per ate qe flet ne emer te Myftinise se Shkodres. E them kete duke qene se kam qene pjesemarres ne kete event dhe deshmitar i zhvillimit te ketij aktiviteti. me shume respekt per te gjithe lexuesit e Ezanit Neki Kaloshi

    • Zoteri Kaloshi, Rusheku nuk eshte ftuar nga organizatoret, dmth, Myftinia Shkoder dhe pike.
      Turp eshte te komunikosh ne menyre te turpshme me vellezeri e tu!
      Ti ke qene pjesemarres, i ftuar nga Ahmet Osja, sebashku me Rushekun etj. Kaq, se s’asht ba kijameti vlla!

  • Neki, une kam shume respekt Rushekun. Shkrimi i tij ishte vertete i punuar. Por mos ji kaq demagog dhe i papergjegjshem. Organizatori i aktivitetit ishte Myftinia Shkoder ne gjitha aspektet dhe kur je i ftuar si mik nuk duhet te abuzosh me mikpritjen. Ftesa 2 jave perpara mund te jete nje lajthitje e A. Osja, por jo nje ftese e organizatorit. Rusheku duhet te jete i kujdesshem ne kete pike dhe une besoj se ai qendron me lart se sa te bjere pre e protagonizmit vend e pa vend, sepse shoh qe punimi i tij po merr me teper vlere ne kete foltore sesa ne ate vrymen e vogel kohore te pershendetjeve ne fund te aktivitetit kur te pranishmit e kishin mendjen te kafeja e ngrohte dykate me poshte!

  • Besoj se je ne nonsens te plote, Aristoni. Njehere shkrimi eshte vertet i punuar, pastaj komentuesi i mesiperm eshte demagog dhe i papergjegjshem (?!)dhe pastaj ftesa e prof A. Osja eshte nje lajthitje. Ne te gjitha rastet je duke ofenduar pa arsye te gjithe personat. Ne kete forum po diskutohet mbi referatin e S. Rushekut dhe librin e z. Osja, te cilet i kane kushtuar kohe dhe mund promovimit te vlerave te medresese.

  • Ariston. Mendoj se duhet te tregohesh me i kujdesshem me fjalet. Etika e kerkon te mos perdoresh vleresime negative pa i mbrojtur ato. Me lart je shprehur per imam Nekiun me fjalet demagog dhe i papergjegjshem, pa na treguar se ku qendron demagogjia dhe papergjegjshmeria e tij. Une nuk e di sesi ka qene protokolli i myftinise (ndonese nuk kam kurrfare vleresimi per organizimet e myftinive, ne pergjithesi ne Shqiperi, perfshi edhe ate te Shkodres), por, nese ti mendon se Nekiu, sipas teje, gabohet ne menyren sesi e gjykon ftesen e Rushekut, kjo ketu nuk ka kurrfare demagogjie, e sigurisht as papergjegjshmeri, por thjesht nje menyre tjeter te gjykuari mbi detyrimet e Rushekut ndaj organizatoreve. Nekiu thote se Rusheku eshte ftuar nga organizatoret e aktivitetit, perfshi edhe vete autorin e librit. Ti thua se qenka ftuar vetem nga autori i librit dhe se ky i fundit nuk qenka organizator i aktivitetit te promovimit te librit te vet dhe se ftesa qe ben autori ne kete rast eshte lajthitje.
    Une nuk e di qe vete dhenderri nuk paska te drejte te ftoje njeri ne dasem te vet. Por edhe ne qofte keshtu, fakti qe “lajthit” dhenderi, duke vendosur ne koke te vet, nuk kemi te bejme me shkelje te mikpritjes prej te ftuarit, pse vjen ne dasem sic i ka kerkuar ftuesi.
    Gjithsesi, sidoqofte te sugjeroj te hapesh fjalorin dhe te mesosh se cfare do te thote demagogji, qe te mos e perdoresh fjalen pa vend.
    Nga ana tjeter verej inkoherence qe duket se bart ligesi brenda reagimeve tuaja. Ti thua nga njera ane qe shkrimi i Rushekut ishte “vertete i punuar”, nderkohe qe, nga ana tjeter, thua se punimi nuk pati ndonje fare vleresimi gjate aktivitetit, duke dashur t’ia shfrysh vleren. Nese sipas teje, punimi paska marre vlere me shume ketu tek E-zani, dhe se gjate aktivitetit te pranishmit, nuk e kane pasur mendjen tek referuesi, por tek kafeja, kjo tregon per mjerimin e myftinise, e cila therret ne aktivitet njerez qe nuk interesohen per vlerat apo qe nuk dine ti vleresojne ato, por qe e kane mendjen tek kafeja.
    Reagimet tuaja me duken te mbushura me shume haset. Perndryshe nuk ka kuptim te besh kaq shume zhurme, thjesht pse juve ju eshte dashur te vononi pak kafene, duke degjuar me bezdi nje ligjerate “vertete te punuar”.
    Behuni serioze ju lutem, pasi pretendoni se drejtoni nje institucion serioz!

  • imam Nekiu, po per ato bisedat ne konfidence te Rushekut me ambasaden amerikane per ndryshimet ne KMSH e informata te tjera te dala ne wikileaks, a keni ndonje koment? A ju duket jo-etike qe nr 2 i KMSHse te jete “informator” ose “konfidant” i ambasades amerikane? Tani qe ka ikur Rusheku, kush e ka marre persiper kete rol ne KMSH?

  • U ba si prralla e mushkajes kjo bisede.
    Ai zoteria qe ka fole nuk ka ba asnje krim, as ka shpik ndonje gja te re ne “pershendetjen” e tij 30 minuteshe ne fund te aktivitetit PA FTESEN E ORGANIZATORIT REAL, MYFTINISE SHKODER.
    Suksese te metejshme Ahmet Osjes, Saimir Rushekut dhe krejt dashamireve te librit.
    F U N D

  • Duket se prrallat e mushkajes i paska qef shume, vete myftinia shkoder. Por i kujtoj se nuk mund t’i tregoje ato vend e pa vend. Se pari, deri tani na the dhe vazhdon te na thuash se sa gabim paskesh qene pikerisht autori i librit A. Osja, mbi librin e te cilit dhe per librin e te cilit u organizua aktiviteti. E dyta sa gabim paskesh vepruar S. Rusheku. Nderkaq, ky i fundit i ka bere nje permbledhje te shkurter librit dhe me kete rast u informuan shkurtimisht edhe besimtaret apo personat e tjere (lexues te ketij forumi) mbi historikun e medresese se ketij qyteti. A nuk te duket se duhet te ishe perqendruar me shume ketu se sa tek mushkajat qe na provokove ketu? A nuk te duket se do ishte me me vend publikimi, njohja dhe nxitja e njohjes se figurave fetare te qytetit, intelektualeve qe dhane kontribut ne te, sesa te na besh cic-mice dhe lojra te tipit u thirr s’u thirr? Edhe nje aktivitet qe organizuat e baltoset ne kete menyre, pa qene absolutisht e nevojshme.

  • Po normal qe do te behet perralle, se perseri ti shpreh, si te vetmen gje qe te ka mbetur ne mendje nga fjala e Rushekut, vetem minutazhin e konsumuar gjate fjalimit dhe faktin qe ftesa nuk paska qene e Myftiut por e autorit te librit. Dmth ti ofron si kritike ndaj autorit te shkrimit, vetem monitorimin e kohes qe te eshte dashur te shpenzosh ne pritje te kafese.
    Nuk e kuptoj kete deshire per t’u kapur pas ycklave pa lidhje. Po te mos kishit reaguar, me siper, botimi i shkrimit te Rushekut ne faqen tone, do te linte tek ata qe lexuan, nje shije te mire qe do te perfshinte edhe myftinine. Por, kur ju distancoheni haptas dhe me inat ndaj autorit, duke u distancuar njekohesisht edhe nga vlerat e shkrimit kjo le shume per te kuptuar. Ketu une te pakten kuptova se kjo vlere paska qene e rastesishme ne aktivitetin tuaj, dhe madje edhe me keq, e padeshiruar prej jush.
    Atehere kam te drejte te mendoj se jeni thjesht nje fotokopje e perpikte e kryesise qe ju ka pjelle, qe shumfishon dhe imponon parazitizem dhe burokraci ne cdo qoshe te konstruksionit te ndryshkur institucional qe ka ngritur per te vegjetuar ne vogelsine e botes se vet.
    Asgje e re ne gjithe kete histori.

  • Te nderuar lexues!
    Nuk kisha nder mend te komentoja komentet e komentit tim ndaj komenteve te Nekiut mbi komentet e Myftinise Shkoder mbi artikullin Themelet e nje medreseje. Por, duke pare sesi ne nje debat kaq te mjegullt, shume njerez te parapozicionuar ne nje llogore, kunder apo pro dikujt, flasin pa kurrfare informacioni mbi njerez dhe fakte. Ky lloj komunikimi nuk me duket etik mes njerezve normal, e jo me mes myslimanesh. Si myslimanë, mendoj se arsyeja e vetme per te cilen jemi ketu eshte Allahu xh.sh., ndaj le ta mendojme Ate para se te hedhim ndonje fjale dhe te mos kemi me mundesi ta terheqim. Duke filluar nga fundi i komentit te Ergysit, me duhet te sqaroj se jo sot, por anjehere s’kam qene rrogetar apo perfitues ne cfaredolloj menyre nga KMSH-ja apo Myftinia Shkoder, sic ndokush tjeter mund te kete qene. Ergys. Shpresoj shume, por shume shume ama, qe te mos jesh pjese e stafit te E-Zanit. Eshte nje faqe qe me pelqen, dhe do te ishte keqardhese qe shprehjet “verej”, “duket se bart ligesi”, “duke dashur t’ia shfrysh vleren”, “me duken te mbushura me shume haset”, te lejoheshin ne frymen zyrtare te kesaj faqeje. Ergys. “Mendoj se duhet te tregohesh me i kujdesshem me fjalet. Etika e kerkon te mos perdoresh vleresime negative pa i mbrojtur ato.” Ergys. Etika kerkon te mos perdoresh vleresime negative per te cuar uje ne mullirin e llogores tende me apo pa te drejte. Llogorja yne duhet te jete nje. Te gjithe duhet te jemi te rreshtuar ne llogoren e Allahut xh.sh.. Komenti im ishte i drejteperdrejte dhe plot sens. Ai mori shkas nga demagogjia dhe papergjeshmeria e Nekiut. Demagogjia (te folurit ose te shkruarit ne menyre drastike per te terhequr vemendjen degjuesve ose lexuesve) e Nekiut eshte e qarte te shprehjet: ”eshte e pamarolshme te mundohesh te hedhish balte mbi referatin e nje figure fetare te vendit tone se gjoja paska ardhur ne shkoder ne menyre klandestine”, “nuk mund te them gje tjeter vecse turp turp turp per ate qe flet ne emer te Myftinise se Shkodres”. Kjo demagogji perforcohet edhe me nga papergjegjshmeria per te marre persiper rrjedhen e ngjarjeve ne emer te dy subjekteve asnjerin prej te cileve perfaqeson. Me tej, komenti im mbi Rushekun dhe punimin e tij ishte teresisht i sinqerte dhe aspak kontradiktor me kritiken time ndaj Nekiut. Komenti im mbi punimin e Rushekut ishte vleresim per te fund e krye, por edhe kritike e sinqerte dhe aspak e lige e me haset, per Rushekun, per menyren dhe kohen qe zgjodhi ta thoshte fjalen e tij. Ergys. Punimi ishte me vlere, dhe mosperceptimi ne nje moment te caktuar nuk i ul aspak vlerat as punuesit e as degjuesit. Ergys. Trego respekt per veten, per myslimanet e Shkodres te cilet moren pjese ne ate aktivitet, por edhe per vete Rushekun qe foli para atij auditori te cilit, duhet ti japesh te drejten te shprehet per veten nese e sheh te arsyeshme. Urrejtja nuk duhet t’ju verboje arsyen. Mundohuni te gjeni anet pozitive te kushdo qe punon ne emer Allahut, nen cadren e KMSH-se apo c’faredollo formacioni tjeter, pa rreshtur aspak nga kritikat konstruktive te ndertuara mbi arsyetime te sakta dhe informacione me vertetesi te verifikuar.

  • te nderuar vellezer apo motra
    qe keni komentuar komentin tim mbi referatin e z.saimir rusheku te mbajtur ne promovimin e librit te rithemeluesve te medreses se Shkodres te autorve Eljaz Kraja dhe Ahmet Osja.
    do kisha deshire te dija emrat reale qe diskutimi te ishte sa me i qarte per lexuesit e ketyre komenteve.
    konkretisht do doja te dija se cili shkruan ne emer te myftinise shkoder,
    sepse druhem mos eshte ndonjeri nga ata persona, qe me levë ne krahe ka shqyer deren e myftinise se shkodres, ne vitin 2010. Apo eshte ndonje besimtare i ri i punesuar ne myftini dhe reagon nga emocionet. nese eshte nga keta te fundit ja bej hallall paraprakisht.
    nese perfaqesuesi i myftinise deshiron te na binde se organizator i vetem ka qene myftinia Shkoder ,dhe nuk ka qene ne bashkepunim me auturin Ahmet Osja. ky eshte nje rast unik ne llojin e vet, ne si mysafir nuk mund ta imagjinonim se myftinia ka shkuar deri ne kete derexhe. sa promovon libra pa bashkpunimin e autoreve te tyre. kur keta te fundit jane gjalle dhe aktive.
    dhe kur autori i librit i kerkon dikuj te referoj ne promovimin e librit te tij, nuk mendoj se referuesi duhet te dyshoj tek legjitimiteti i kesaj kerkese te Autorit.
    edhe njehere deshiroj ti bej thirrje vellazerore perfaqesuesve te myftinise,te jene me te pergjegjshem per ate cka flasin.
    dhe te ngrihen ne nivelin e detyres. Une dhe vellezerit nga tirana e Maqedonia qe morem pjese ne ate event morem pjese se kemi respekt per popullin besimtare te shkodres, se kemi respekt per ato burra qe themeluan medresene me kontributet e tyre vullnetare. ato vlera dhe ato kontribute jane pasuri kombetare.
    kjo qe ju po perpiqeni te beni. eshte me shume se e turpshme.
    qe kur e filluat kete debat te turpshem se ka fol 30 minuta (ku une i bej thirrje cdo lexuesi te ezanit ta marre mundimin ta lexoj shkrimin e Saimirit dhe do shikoi se nuk i kalon 10 minuta) nga ketu fillon trillimi.
    persa i perkte aristonit
    nese eshte papergjegjshmeri te tregosh te verteten e nje ngjarje qe ke qene i pranishem dhe deshmitar i zhvillimit te saj madje kam shkuar me nje mikun tim shkodran shume te nderuar dhe kam marre edhe qeskat me libra ne shtepi te autorit per te va dhene te pranishmeve ne ate event.
    ndoshta sipas logjikes tuaj mund edhe te kem bere gabim.
    dhe pas dy ditesh e marrim vesh se ne, paskemi qene te pranishem atje si rezultat i nje lajthitje te autorit. cfare me sugjeron te them. me besoni po rezervohem shume, sepse ka edhe detaje te tjera te atij eventi, qe kam bindjen se edhe moderatori i myftinise nuk ka dijeni.nese moderator eshte dikush tjeter vec myftiut. prandaj ju lutem permbahuni pak. ne si mysafir besoj se jemi treguar mjaftueshem korrekt, por ama nuk mund te pranojme te trajtohemi si klandestine ne nje qytet te shqiperise e sidomos ne Shkoder. dhe keshilla qe ju rekomandova moderuesve te “myftinise Shkoder” ka qene ne kuadrin e nje qortimi vellazeror. per menyren se si e komentuan viziten tone atje.
    me shume respekt
    Neki Kaloshi

  • Kjo bisede po behet qeshrarake fare tani.

    Se pari une nuk kam kurrfare llogoreje dhe as mendoj se Allahu ka ndonje te tille qe te nxitoj e te futem ne te. Keshtu qe mos me perfshi kot neper llogore betejash imagjinare pa lidhje.
    Ketu jam per te ndare mendime, ide, dhe s’ia kam ngene revolucioneve virtuale qe gudulisin mendimet e shume prej gavrosheve xhematore qe transportojne kapsolla manovre sa ne nje kamp ne nje tjeter. Per me teper, edhe ne paste ndonje llogore te vertete ne kete vend, te jesh i sigurte qe ajo nuk kalon nga KMSH-ja, e as nga myftinite, e aq me pak, nga aktivitetet e vobekta si keto, qe myftinite i bejne sa per te plotesuar raportet, ku te pranishmit, sic shprehesh ti vete, e kane me shume mendjen tek kafja sesa tek kumtesat, e per me teper kur vete organizatoret distancohen nga vlerat e aktiviteteve qe organizojne vete.

    Ne lidhje me ate qe diskuton, mo u perpiq ti japesh nota dramatike bisedes pa vend. Nga njera ane ti dramatizon fjalet e mija si, “verej”, “duket se bart ligesi”, “duke dashur t’ia shfrysh vleren”, “me duken te mbushura me shume haset”, duke i quajtur ato jashte etike, ndersa nga ana tjeter je ti i pari qe ke perdorur terma te tille si “demagog” dhe “i papergjegjshem”, ndaj hoxhe Nekiut, nderkohe qe ndaj Sajmir Rushekut je shprehur se po behet “protagonist vend e pa vend”, nderkohe qe shkrimin e tij u perpoqe ta zhvleresosh, duke u kujdesur te na tregosh se, u mbajt vetem ne pjesen e pershendetjeve, dhe se njerezit nuk ia vune veshin duke na treguar se njerezit vleresonin me shume kafene e myftinise sesa kumtesen e Rushekut. E si te mos mjaftoje kaq, veprimin e autorit te librit z. Osja per te ftuar Rushekun gjate aktivitetit e quan “lajthitje”. Para se te keshillosh te tjeret per etike, perpiqu te kontrollosh etiken tende.

    Se treti. Nekiu beri nje nderhyrje, te cilen une e shoh normale. Myftinia reagoi ketu, duke na ofruar nje informacion pa pike vlere, se Rusheku kishte folur pa qene i autorizuar nga organizatoret ne aktivitet, gje qe per te eshte “jashte etikes dhe abuzim me kohen e te ftuarit”. Per kete arsye, Nekiu u perpoq te tregoje se gjithcka qe bere me dijenine e organizatoreve. Ju mund te sqaroni se myftinia nuk ka qene ne dijeni te minutazhit te fjales se pergatitur nga Rusheku, por nuk mund te na beni ketu deklarata denoncuese per mungese etike ndaj Rushekut, thjesht sepse ju nuk e keni ditur se sa minuta i kish dhene autori i librit (nga koka e vet) Rushekut per te folur.
    Mbi te gjitha, nuk kuptoj nje gje. Autori i libirit, cfare eshte sipas jush? I ftuar?
    Hera e pare qe degjoj per nje promovim libri ku autori nuk konsiderohet pjese e organizatoreve, dhe nuk paska te drejte te ftoje njerez per te folur ne promovimin e librit te tij!

    Se treti, une nuk te njoh fare dhe as e di e as me intereson te di se nga kush dhe sa paguhesh. Ketu nuk foli askush per pagese. Te konsiderova pjese te myftinise, pasi je plotesisht ne te njejten gjatesi vale me te, duke qene se po kembengul me siguri te plote se Rusheku nuk ishte i ftuar ne aktivitet nga organizatoret, gje qe do te thote se ti ke qene pjese e organizimit, ose se je perfaqesues i institucionit qe e ka organizuar aktivitetin. Pra, te konsiderova pale me myftinine dhe jo domosdoshmerisht rrogetar te saj. Ne kete rast, je pale me myftinine, qofte edhe per faktin se po mbron pozicionin e saj. Kaq.

    Ne lidhje me faktin qe une i konsiderova reagimet tuaja si reagime te mbushura me haset, thjesht ky ishte interpretim mbi menyren agresive dhe te pakuptimte me te cilen po sulmoni autorin e nje shkrimi, pa u marre aspak me ate qe ka shkruar. Nuk di si mund te interpretohet ndryshe fjala jote, kur nuk merresh me vlerat reale te shkrimit (nese kishte vertete ndonje te tille) por rri e me diskuton: “e lagu s’e lagu – e ftoi, s’e ftoi”. Nga ana tjeter, nuk di si mund ta interpretoj reagimin tend kur thua se Rusheku “kerkon te behet protagonist vend e pa vend”. Edhe nese kjo nuk eshte ceshtje intati, gjithsesi, te pakten edhe ti nuk ke nga ta dish nese ne thellesi te zemeres Rusheku ka pasur per qellim protagonizmin me pjesemarrjen e tij gjate aktivitetit. Nderkohe qe je po ti qe po na thua se “urrejtja nuk duhet te na verboje arsyen”. Cila urrejtje? 🙂

    Ne fund fare duhet te kuptosh se ky muhabet kot, u nis prej jush. Une u perfshiva, jo se kam ndonje merak te mbroj Rushekun – ne fakt nuk mendoj se fjalet e mija ketu kane ndikuar ndopak ne figuren e tij – por, sepse mbi te gjitha, kam nje peshtjellim qe me perzjen stomakun nga myftinlliqe te tilla si keto qe u paraqiten edhe ketu. Ta them me pasterti qe, menyra sesi sillen, pozojne, vegjetojne, burokratet me callme e kollare te ketij institucioni me hap barkun. Te siguroj qe, as qe kisha per t’i zene ne goje, nese do te ishin ne ndonje institucion te rradhes cfaredo, nga ato qe ka pa fund ky shtet, ku mban me leke njerez kot. Por, pikerisht sepse keto institucione perfaqesoje fene time, kjo ma heq trurin edhe me shume. Ne te kunderten, do ti shihja thjesht si specie argetuese qe te ofrojne mundesi per tu gajasur me performancen e tyre. Por demi qe i shkaktojne fese time nuk me jep shume shanc per te qeshur.
    Pra, kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja e reagimeve te mija. Te tjerat, nuk me hyjne fare ne vesh.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *