e-Zani.

Gjatë një vizite në qytetin e Rrëshenit, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shprehur vlerësimet e tij të jashtëzakonshme për vendin që ze Mirdita në historinë e shqiptarëve. Në mënyrë më shumë qesharake se korteziale Topi e ngriti Mirditën mbi të gjitha krahinat e tjera, duke e parë atë si përfaqësuese të identitetit evropian në Shqipëri. Sipas tij, Miridita “përfaqëson traditën më të vyer shqiptare”.

Ndër të tjera Presidenti Topi u shpreh:

Mirdita juaj dhe natyrisht Mirdita e të gjithëve, simbolizon traditën më të vyer shqiptare. Ligjet autoktone që frymëzuan at Shtjefën Gjeçovin. Monumentin kulturor të Kanunit dhe qëndresën ndaj kujtdo që kërkonte ta dhunojë. Mirdita simbolizon besimin e fortë dhe të patjetërsueshëm si dhe identitetin europian. Gjatë 50 viteve të regjimit komunist, ashtu si dhe më përpara, mirditorët u bënë martirë të besimit dhe fjalës së lirë, duke ndërtuar kultin modern dhe pozitiv, atë të klerikut shqiptar.

Që mirditorët, banorët e zonave më të thella malore, të përshkruar në histori si zona më e izoluar dhe e prapambetur e vendit, nuk kanë ndonjë lidhje me idenitetin europian më shumë se të tjerët, kjo nuk do mend për tu kuptuar, por prej këtej mund të kuptojmë se çfarë vizioni problematik për kombin përmblidhet në qendrimet e Presidentit të Republikës.  Fakti që z. Topi identifikon Mirditën si simbolin e identitetit evopian natyrisht nuk lidhet me ndonjë prurje konkrete kulturore, politike apo shoqërore, përveç fanatizmit fetar katolik të evidentuar historikisht në këtë trevë. Përveç kanunit (i cili, më tepër se një prurje ndaj shoqërisë shqiptare, ka qenë një mekanizëm mbijetese në kushte izolimi, në pamundësi për të instaluar isntitucionet shoqërore e shtetërore si në pjesën tjetër të vendit), kjo krahinë njihet edhe për të famshmen “Republikë e Mirditës”, e cila në fakt, nuk përbën gjë tjetër veç ekuivalentin katolik të rebelimit haxhiqamilist. Në këtë kuptim, pas vlerave që Topi sheh, a më mirë projekton, në Miriditë, fshihet filtri katolikocentrik që selekton “shqiptarin e duhur”, shqiptarin e zhveshur nga trashëgimia myslimane, që politika e sotme synon të prodhojë në Shqipëri.

Atë që kuptohet në mënyrë interpretative nga kjo që thamë deri më tani, na e sqaron në mënyrë eksplicite vetë z. Topi kur thotë se Mirdita “simbolizon besimin e fortë dhe të patjetërsueshëm”. Pra, ajo që e ngre Mirditën, mbi të gjitha krahinat e tjera shqiptare, nuk mund të jetë ndonjë vlerë kulturore apo qytetëruese, por është mospranimi i “tjetërisimit”, ndryshimit të fesë. Kjo është edhe ajo që e bën Mirditën përfaqësuese të identitetit evropian, i cili merr këtu referencë fetare duke u bërë përjashtues për shqiptarët që nuk i përkasin besimit të krishter katolik. Në një mënyrë binjakërisht po kaq malinje dhe paditurore Topi ofron një qasje simbolike antiosmane për Kanunin e Maleve, ndonëse në një retorikë më të sofistikuar, por më inkoherente, absurde dhe qesharake në mitologjinë bajate që kërkon të prodhojë. Në të njëjtën mënyrë si znj. Jahjaga, Topi e sheh Kanunin si një mjet rezistence ndaj Perandorisë Osmane (lexo: edhe ndaj fesë myslimane), e cila, në perceptimin e z. Topi, kërkonte “ta dhunojë”.

Nuk ia vlen të ndalemi dhe të tregojmë se Perandoria Osmane, jo vetë që nuk tentoi ta dhunojë, por i përkrahu dhe i lejoi kanunet në hapësira të tilla (gjë që e ka shprehur edhe vetë Gjergj Fishta në fjalën e mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve në Paris), pasi, siç e kupton kushdo, e vërteta nuk është diçka që i intereson z. Topi, ashtu si edhe znj. Jahjaga e të gjithë klasës politike servile islamofobe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Në këtë mënyrë, Mirditorët mund të kenë qenë martirë të besimit të tyre gjatë komunizmit, gjë për të cilën meritojnë respektin e të gjithëve, por nuk ka kuptim ta bëjmë qesharake qendresën e tyre, duke e konsideruar si martirizim “për fjalën e lire” (kur është e kuptueshme se kjo rezistencë ka ardhur më shumë për shkak të karakterit fisnor si dhe pozicionit të thellë malor të kësaj zone) apo martirizim që ofron një koncept të tillë fantastiko-shkencor, – që vetëm z. Topi e di se ç’është, – që ai e quan, “kulti modern e pozitiv i klerikut shqiptar”. Një Zot e di se çfarë mund të jetë një kult i kleriut që është edhe modern, edhe pozitiv (sikurisht në kuptimin dikotomik, e mirë/e keqe, jo në atë shkencor), edhe shqiptar. Në të vërtetë kleri në vetvete nuk ka lidhje as me të qenit modern (për faktin se feja është diçka përtej modernitetit) e as me të qenit shqiptar (për sa kohë që feja është universale). Por, z. Topi i pëlqen të farkëtojë patriotizmin klerikal, jo në kuptimin e klerikëve patriotë me të cilët historia shqiptare është e mbushur nga të tre grupet fetare, por në kuptimin e një modeli të ri klerikal: një kleri që predikon shqiptarinë e re dhe rrugën e saj qytetërimore drejt perëndimit.

Të mësuar tashmë me qendrimet e z. Topi, na mbetet vetëm të evidentojmë marrëzinë e rradhës, të bërë me vetëdije, si shfaqje të gatishmërisë për t’iu servilosur axhendave më diabolike që veprojnë në Shqipëri: axhendave që synojnë të prodhojnë një politikë përjashtimi mbi bazë të besimit fetar, një politikë margjinalizuese ndaj shumicës së popullsisë shqiptare.  Mirdita, në rastin konkret po përdoret vetëm si karrem, dhe simboli që z. Topi synon t’i japë asaj, nuk është gjë tjetër vetëm se emblemë e përçarjes kombëtare që politika po mbjell me duart e veta në trojet shqiptare.

Comments

  • Kur sheh te predikojne vlerat njerez qe, ne veprimtarine e tyre nuk njohin kurrfare skrupulli dhe aprimi, qe shkelin me kembe cdo gje sublime qe ka ky vend, nuk do shume per te kuptuar se gjithcka qe ata llomotisin eshte vetem falsitet. Cdo veprim i tyre deshmon se ata nuk kane as parim, as ideal, dhe as moral dhe kjo me ben te mendoj qe, shyqyr Zotit qe kjo kategori politikanesh nuk rrjeshtohet ne mbrojtje te vlerave te verteta, pasi do ti ndynin me mbeshtetjen e tyre.

  • Zakonisht jane politikanet Kosovare qe kopjojne keta idjotat tane, por mesa duket kesaj rradhe paska vendosur Topi te beje rolin e majmunit e te kopjoje Jahjagen dhe zellin e saj kanunor anti-sheriatik…

  • Ne fakt, Kosova po ia kalon Shqiperise ne antiislamizmin publik. Fjala e Jahjages ishte me radikale dhe me e hapur sesa kjo e Topit, ashtu sic edhe mediat dhe politikanet ne Kosove jane me ekstremiste kunder Islamit sesa ata ne Shqiperi. Ne Shqiperi eshte zbutur mjaft situata, per shkak se shume gjera kane filluar te kanalizohen dhe se politikanet kane kuptuar se, pertej perjashtimit publik dhe diskriminimit te perditshem te muslimaneve, duhet ruajtur njefare maske dashamiresie korteziale ne aparence. Ne Kosove ende nuk kane filluar ta mesojne sic duhet kete lloj “arti”. Por gjithsesi, globalisht po shohim se islamofobia eshte me e forte aty ku Islami eshte me i forte. Si rrjedhim, kjo eshte arsyeja pse muslimanet jane me te lire ne Europe, e me specifikisht, ne vendet nordike, ku ata jane me pak, sesa ne vende te tjera. Toleranca e demokracive te sotme mbetet per aq kohe sa kundershtari nuk eshte seriozisht rival dhe nuk na kercenon pushtetin.

  • Ne nje debat me nje gazete greke, Sami Frasheri thoten je gje shume te bukur per Mirditen. Gazeta greke pretendonte se Lidhja e Prizwereinit ishte bere nga myslimane fanatike me porosi te stambollit, se gjoja ne lidhje kishin marre pjese vetem myslimane etj. Simiu i pergigjet: ne liidhje mMoren pjese mysliimmAne, ortodoks dhhE kaolike. madje dhe mirditasit. kush ka mendje e kupton.

  • Eshte e forte se keto dite Topi ishte ne Katar dhe, teksa foli per miqesine me vendet arabe, u shpreh se shqiptarët janë krenarë “për historinë dhe kulturën e lashtë të Shqipërisë, si dhe për traditën shekullore të harmonisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet katër feve kryesore të vendit”.
    Ne nje kohe kur mirditoreve u thote se “jeni simbol i shqiptareve europiane, sepse nuk keni tradhetu krishterimin”, muslimaneve (nga Katari) u flet per tolernacen fetare qe ekziston ne Shqiperi. Me nje fjale, kur jemi tek katoliket jemi katolike, madje katolikocentrike radikal, kurse kur jemi tek muslimanet jemi vetem tolerante.
    Ky eshte nje diskurs i trashe qe vetem nejrez te tille te paafte mund ti bejne. Te pakten ti gjeje pak me teper finese servilizmit te vet.

  • Konstatimet e shprehura per synimet e terthorta te Topit nepermjet asaj qe ka shprehur ne Mirdite, duken te sforcuara. Jo se me dhimbset Topi, por me aq gje sa i eshte cituar, nuk mund te dilet tek katolikocentrizmi. Aq me teper qe ajo s’eshte axhende e Topit. Fundja c’t’u thoshte Topi mirditoreve? T’u thoshte se kanuni juaj ka qene legalizim i padrejtesise dhe i barbarise, se keni mbetur prapa dynjaje e s’keni lidhje me identitetin evropian, ndersa fakti se keni ushtruar qendrese ndaj osmaneve apo se s’e keni dashur komunizmin, s’perben ndonje merite? Epo dy llafe do t’i thote robi i shkrete! 🙂 🙂 🙂

  • Konstatimet jane te sforcuara se jane te hamendesuara. Ketu nuk u tha qe Topi eshte katolikocentrik, por qe perpiqet t’u serviloset qarqeve te tilla.
    Nuk eshte argument fakti qe ti thua, se nuk kishte cfare te thoshte ne Mirdite. Fare mire mund te thoshte budallalleqet qe flet perhere “Populli i Mirdites, Trim, Tr.. dhe Liridashes”… “Miredita bujare, mikpritese”… “Besa e mirditorit si guri i vorrit”… etj…
    Si perhere.

    Por nuk mund te shkosh tek me fukarenjte e nje vendi dhe tu thuash se jane me pasaniket. Nuk mund te shkosh ne burg dhe t’u thuas se sa te lire jane ata.
    Topi shkon ne Mirdite dhe nuk u thote qe jane njerez me vlera, parime e virtyte, si te gjithe shqiptaret, por se ata jane populli me i vyer ne Shqiperi, dhe kjo sepse nuk kane nderruar fene. Ne menyre te qarte, Topi na tregon se te mbash krishterimin perballe Islamin eshte vlera me e madhe ne kete vend.
    Nuk e ve ne dyshim qe Topi mund te kete probleme serioze me nivelin e inteligjences, por tek e fundit, eshte president dhe si i tille eshte, i pari i vendit, dhe mbi te gjitha ka nje edhe nje status autoritativ dhe honorifik qe e ben te jete figure qe ruan dhe perfaqeson unitetin duke qene gjithmone mbi palet. Cdo kush e kupton qe Topi nuk e ben dot kete rol, por te pakten te mos beje te kunderten. Ai shprehet me qendrime me percarese se te tjeret, nderkohe qe roli i tij eshte pikerisht i kundert, ne menyre te vecante.
    Topi, si topi ne fakt…

  • Me teper se komizmi i budallalleqeve qe shqipton gjysem shqip gjysem anglisht jane qesharake lidhjet midis te qenit trendy, patriot, dhe fans i Mirdites. Je elektorati perfekt i partise ne mundesi te Bamir Topit.
    Se pari, mirditoret paskan luftuar per Shqiperi, per gjuhen dhe shkollat shqipe qe ne 1128 eshte! Uau!! Gjermanet kane filluar te luftojne per gjermani ne shek XIX, po keshtu e gjithe Evropa. Mirdita paska qene perpara gjithe botes. Kot paskan shkuar te studiojne ne Evrope. Evropa duhet te vinte ne Mirdite, te njihte nacionalizmin, qe ne fillim te shek XII.

    Ne lidhje me gruan ne kanun, ti duhet te dish zakonin e plumbit ne paje, apo edhe per nje mori gjerash te tjera, per te cilat gruaja nuk ka pike te drejte dhe as qe mund te krahasohet me burrat. Nese gjaku i gruas lahet me shtate burra, kjo nuk tregon qe femra eshte me e rendesishme se burrat. Me kete lloj matematike, kanuni fut ne gjak edhe per vrasjen e qenit te shtepise. E cfare nxjerr nga kjo ti? Se kanuni barazon koken e burrit me koken e qenit?
    Pa i hyre muhabetit hollesisht, duhet te kuptosh se, te studiosh statusin e gruas ne Islam dhe Kanun, ka nevoje per nje metode antropologjike, historike e sociologjike. Jam dakort qe gruaja ne kanun, ashtu si kudo ne shoqerite tradicionale, duhet pare me nje logjike tjeter nga ajo moderne. Por eshte banale te pretendosh se statusi i gruas ne Islam qenka i ulet, nderkohe qe ne kanun qenka i larte. Eshte krejtesisht jashte cdo lloj logjike, qe statusin e gruas ne Islam ta gjykosh sipas kritereve moderne, ndersa ate ne kanun, ta shohesh sipas kritereve te logjikes se kohes. O shihi te dyja, o asnjeren. Ndersa nga ana tjter, te pretendosh se statusi i gruas ne kanun eshte i larte edhe sipas kritereve moderne, kjo eshte me shume se qesharake. Dhe sa per kuriozitet, edhe grate mirditore, me carcaf jane vesh deri vone. Nese e fjalen per vajzat mirditore, model konviktore, qe kane zbrit ne Tirane me frena dore… ketu nuk te ndihmoj dot, se eshte tjeter muhabet, te cilin, me mire mos me e hap.

    Se treti, nese jemi konvertuar me dhune apo jo, kjo eshte nje teme te cilen, nuk ia vlen te ta sqarojme ketu. Por duhet te kuptosh se edhe duke presupozuar se u islamizuam me dhune, kjo nuk do te thote asgje, pasi edhe krisherimi, me dhune hyri ne Shqiperi. Perpara se te ishim te krishtere, ishim pagane. Ishte pushtimi romak ai qe na kristianizoi. Pra, ne kemi shancin vetem te zgjdhim midis feve te pushtuesve. Perndryshe, kthehemi edhe njehere ne kohe te ilireve.
    Nga ana tjeter, duhet te dish robo, qe turqit nuk erdhen te pushtonin nje Shqiperi te lire, por erdhen ne disa troje, ku shumica ishin te okupuara nga bizantinet, te cilet turqit i kishin mundur ne lufte, sllavet, te cilet u munden ne Fushe-kosove, e nje pjese e vogel prej Venedikut. Nga ana tjeter, truqit erdhen ne Shqiperi duke u perfshire ne nje politike te ngaterruar aleancash dhe armiqesishe nderfisnore mes shqiptareve, ku disa fise mbeshteteshin nga sllavet, disa nga bizantinet, disa nga venedikasit etj. Turqit, shtrine dominimin e tyre ne keto troje, si fuqia me e madhe ne rajon. Kaq. Kjo ishte logjika e kohes dhe eshte banale te gjykosh nen prizmin nacionalist, qe ka ardhur jo me pak se 4 shekuj me pas.

    Se katerti, meso te lexosh shqip, ose perdor google translate per ti perkthyer ne anglisht keto qe ne kemi shkruar, pasi askush me siper nuk ka ofenduar mirditoret. Perkundrazi, diku aty thuhet se mirditoret meritojne respekt per rezistencen ndaj komunizmit. Ketu po flitet vetem per menyren sesi Topi, me budallallikun dhe shejtanllikun e tij, synon ta ngreje Mirditen mbi te gjitha krahinat e vendit.

  • E fshive komentin,te forcuara e dhe te hamendusuara, e cfare arsimi keni,ke bere histori, apo lexon kuranin dhe random shkrime e romane me pershtypjet e te tjereve, ne te varferit mirditor kemi doktoratura, dhe nje librari me romane ti duhet te jesh patjeter grua, qe i ka marr koka erre, dhe mendon se je e zgjuar. Or Hoxh ri aty ku je ha qull e shif kalamajt qe te mos behen si ti se gjynaf zotit per trut qe ke. mbulohu me batanije se New York bo ftoht.

    • Brooklyn Ninja, komenti u fshi sepse permbante sharje dhe fyerje dhe te tilla komente perhere do fshihen nga kjo faqe. Qe mos te te pelqeje cfare shkruhet ketu kjo nuk perben ndonje problem, por mendoj se nga menyra si shkruan komentet, nuk eshte ky forumi ku mund te kontribuosh komentet e tua nderkohe qe ka plot forume shqiptare ku menyra se si ti shkruan do jete normale.

  • Une nuk shoh asnje te keqe qe nje njeri te jet i Krishter apo Musliman, kjo me habit qe i shikoni punet e te tjereve me shume se tuajat, qfar te keqe ka qe zotri Topi te jete krishter. Asgje

    • Zoti Topi mund te jete i krishter, budist, ateist cfare te doje, por, si president i te gjithe shqiptareve, nuk mund te shprehet per nje krahine se qendron mbi te gjithe te tjerat, ashtu sic nuk mund te shprehet per ndonje prej besimeve se qendron mbi te tjeret. Ne rastin konkret, nje president i nje vendi me tre fe, nuk mund te glorifikoje nje krahine per shkak se ka ruajtur njeren prej ketyre feve dhe nuk kane perqafuar tjetren. Topi, ne menyre shume te qarte glorifikon Mirditen mbi te gjitha kahinat e tjera, per shkakun se ata “mbojten fene e tyre”, pra kundershtuan Islamin. Ne menyre shume te hapur Topi quan krahine heroike ate qe eshte kundra Islamit dhe kjo eshte nje gafe e rende dhe e trashe qe nuk mund ti falet nje presidenti.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *