Nga shtypi këto ditë lexojmë artikullin e historianit Arben Puto mbi poetin Gjergj Fishta:


“Deri më 1939, – shkruan autori, – Gjergj Fishta njihej si kundërshtar i vendosur i Italisë”, i lidhur me idealin kombëtar, të cilit ai i kushtoi gjithë veprën e tij. Pas 7 prillit Fishta bëri një kthesë të shpejtë. U mbush me ndere, vëmendje e shpërblime nga italianët. Atëherë ndërroi qëndrim dhe filloi bashkëpunimin me pushtuesit. Nderi më i lartë ishte pranimi i tij si anëtar i Akademisë së Italisë, menjëherë pas prillit 1939. Nuk jetoi gjatë nën okupacion, vdiq në dhjetor 1940, kur lufta italo-greke ishte në kulmin e saj. Roli i tij për aq kohë sa jetoi përcaktohet si një trait d’union (nyjë lidhëse) midis pushtuesve dhe katolikëve shqiptarë. Për më tepër, në librin e Della Roça-s “njolloset” rëndë figura e poetit kur lexojmë se ai nga një bashkëpunim kalon në shërbim. Është befasuese, e paimagjinueshme, por autori pretendon se gjithçka mbështëtet në dokumente. Ai shkruan se “për sa i përket çështjeve politike brenda urdhrit të tij, Fishta arriti deri atje sa t’i sinjalizojë policisë italiane lëvizjet e françeskanëve që përndiqeshin si dhe të kallëzojë eprorin provincial”. Ka dhe një “skuzë”, “në të njëjtën kohë mundohej të shfrytëzonte favoret që gëzonte për të shmangur masa më të rrepta kundër urdhrit françeskan”.
Gjithsesi nuk është e thjeshtë të përcaktohen këto akte të dyshimta të Fishtës, pak të pajtueshme me personalitetin e tij. Prandaj është shprehur edhe mendimi se “filofashizmi i Fishtës ishte vetëm në dukje, i shërbente për të kërkuar që Kishës Katolike Shqiptare t’i jepeshin të njëjtat privilegje që kishte Kisha Katolike Italiane”. Në dritën e disa të dhënave të tjera, ky mendim përcaktohet si “justifikim”. Nuk është e lehtë të besohet që në brendinë, ndërgjegjen e tij të thellë të ishte fashist, përkrahës i ideologjisë. Por ka një dokument, një promemorie që Fishta i ka dërguar Mussolini-t në shkurt ose mars të vitit 1940. Duke u nisur nga paragjykime të qarta fetare antiislamike, ai i shkruan Mussolini-t se për fat të keq shumica e popullsise u bindet “parimeve morale dhe shoqërore aziatike”. Për t’u shkëputur, vetëm fashizmi mund të jetë shpëtim për vendin e tij.

Lexojme me kënaqsi lajmin e botimit në shqip të librit te historianit të Universitetit të Columbias, Mark Mazower, Selaniku: Qyteti i Fantazmave, një libër i përsosur për Ballkanin që nuk është më.

 

 

Gazeta 55 sjell një shkrim të një studiueseje pranë një instituti kërkimor të djathtë e konservator në ShBA qëshkruan rreth Vehabizmit në Bosnje. Është interestante të vihet re se ndër referencat e saj është edhe Stephen Schvartz, autor i njohur i revistës neo-konservatore The Weekly Standart, i cili ka shkruar një sëtë artikujsh negativë ndaj myslimanëve shqiptarë. Vlen të vihet në dukje se studiues të mirefilltë të Vehabizmit, si Natana J. Delong-Bas, pranë Universitetit Georgetown, citojnë Schvartz si shembull se si nuk mund të studiohet Vehabizmi.

 

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ish ministri jashtëm shqiptar, Paskal Milo, shpreh qëndrimin e shprehur më parë se Shqipëria duhet të mbështesë pavarësinë e Palestinës dhe sheh si hap pozitiv abstenimin për votën e pranimit të Palestinës si anëtare e UNESCO-s.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *