Hamza Yusuf .

Shumica e pikëpamjeve perëndimore mbi myslimanët bazohen mbi injorancë.

Kur një lider i rezistencës së Wellsit u kap dhe u soll para perandorit në Romë, ai tha: “Vetëm pse ti dëshiron të pushtosh botën, s’do të thotë domosdoshmërisht që bota dëshiron të pushtohet nga ty.” Sot dikush mund të ofronte një jehonë të kësaj ndjenje ndaj liberalëve perëndimorë: “Vetëm pse ju dëshironi që vlerat tuaja të mbizotërojnë në botë, s’do të thotë domosdoshmërisht që bota dëshiron t’i adaptojë ato.” Zëri perandorak bazohet mbi injorancën ndaj traditave të pasura të qytetërimeve të tjera dhe mbi një optimizëm të tepruar mbi atë që Perëndimi po i bën botës politikisht, ekonomikisht, dhe ambjentalisht. Besimet e rrënjosura që shumë perëndimorë shprehin mbi Islamin, shpesh dëshmojnë më tepër mbi Perëndimin sesa mbi Islamin apo myslimanët. Osmanët ishin dinastia më jetëgjatë e historisë; qëndrueshmëria e tyre duhet të ketë pasur ndonjë lidhje me aftësinë e tyre për të qeverisur një perandori shumë-fetare në një kohë kur Evropa ishte e zënë me varjen, përcaktimin, dhe ndarjen e varieteteve të ndyshme të besimtarit të krishterë.

Sot Islami thuhet se është më pak, jo më tepër, tolerant se Perëndimi, dhe ne duhet të pyesim se pikërisht cilat janë vlerat “perëndimore” me të cilat Islami është kaq i pa-pajtueshëm. Disa besojnë se qëndrimi i Islamit ndaj femrave është burimi i “problemit” mysliman. Perëndimorët duhet të shikojnë sjelljet e tyre këtu dhe të dallojnë se strukturat patriarkale kanë filluar të humbasin vetëm kohët e fundit në Perëndim. Tradita islame duket se tregon disa zona mos-pajtimi me qëllimet e grave në Perëndim, dhe myslimanët kanë shumë për të bërë për sa i përket sjelljeve ndaj grave. Por të fajësosh fenë është përsëri një shprehje injorance, si ndaj fesë, edhe ndaj përpjekjes historike për barazi të grave në shoqëritë myslimane.

Një lexim i kujdesshëm i teologeve moderne femra të Islamit do i bënte femrat perëndimore të ndiheshin të impresionuara nga verdikte legale më tepër se 1000 vjet të vjetra, për shembull, që u japin grave të drejtën legale për ndihmë shtëpiake në shpenzim të burrave të tyre. Tre nga katër shkollat sunite i konsiderojnë punët shtëpiake si të qena jashtë sferës së obligimeve legale që një grua ka ndaj burrit të saj. Krahasoje këtë me sondazhet amerikane që tregojnë se gratë që punojnë, akoma kryejnë 80% të punëve shtëpiake.

Perëndimorët, në mbështetjen e tyre për konformizmin global, shpesh flasin për “progres” dhe për ndërrimin e të kaluarës jo fort të largët feudale, dhe janë më pak të gatshëm për të dëshmuar rreth parehatisë së tyre me hegjemoninë e korporatave dhe rreth implikimeve të vërteta njerëzore të globalizimit. Misjonerët e vlerave perëndimore janë po aq të paprirur për të konsideruar pse Evropa, zemra e Perëndimit, prodhoi dy luftëra botërore që vranë më shumë civilë se gjithë luftërat e 20 shekujve më parë. Ashtu siç vërejnë myslimanët, ne na kërkohet ti quajmë ato “luftëra botërore” pavarësisht faktit se ato ishin në të vërtetë luftëra perëndimore, të cilat shënjestruan civilë me armë të shkaterrimit në masë në një kohë kur Islami ishe pak a shumë në paqe.

Ne myslimanëve nuk na mbushet mendja me shumë prej deklaratave triumfaliste që bëhen për Perëndimin, por jemi të kënaqur me vlerat bazë të tij. Si një perëndimor unë vetë, fëmija i aktivistëve për të drejtat civile dhe kundër luftës (së Vietnamit), unë e përqafova Islamin jo si braktisje e vlerave të mia thelbësore, të marra kryesisht nga tradita progresive, por si një afirmim i tyre. Që atëherë unë kam studjuar të drejtën Islame për 10 vjet me dijetarë tradicionalë, dhe ndërsa disa detaje në tekstet ligjore mesjetare më kanë bezdisur, asnjëherë nuk kanë rënë në konflikt parimet universale të Islamit me ato që nëna ime progresive nga Kalifornia më ka mësuar. Në të kundërtën, unë jam mrekulluar të zbuloj sesi shumë prejt atyre që shoqëria perëndimore i quan si idealet e saj më të larta, janë thellesisht të rrënjosura në traditën Islame.

Shovinizmi i pranishëm tek disa perëndimorë është zakonisht i shkaktuar prej ekstremizmit islamik. Pak veta shqetësohen të dallojnë se Islami tradicional, njësoj si Perëndimi, nuk i pëlqen ekstremistët. Ajo që druaj është se është krijuar një justifikim për të lejuar perëndimorët të zëvendësojnë zakonin e tyre të vjetër të anti-semitizmit. Kjo zhvendosje nuk është tepër e vështirë. Arabët, sidoqoftë, janë semitë, dhe mësimet e profetit arab janë më pranë Judaizmit në teologji dhe ligj sesa  Krishtërimit. Ne myslimanët në Perëndim, si hebrejtë para nesh, përplasemi me të njëjtat çështje që kishin hebrejtë e së kaluarës: integrim apo izolim, traditë apo reformë, martesë brenda apo jashtë komunitetit. Myslimanët që dëshirojnë një shtet ideal Islamik, në njëfarë mënyre reflektojnë aspiratat e vjetra të diasporës hebreje për një atdhe ku do ishin të lirë të ishin ndryshe. Myslimanët, si hebrejtë, shpesh vishen ndryshe; ne nuk mund të hamë disa nga ushqimet e vendeve pritëse. Si hebrejtë e së shkuarës, ne tani shihemi si parazitë mbi trupin e shoqërisë, të shtypyr nga një ligj uniform dhe i pareformueshëm, që kontribuojnë pak, që bëjnë plane të errëta në getot e tyre, dhe çuditërisht indiferentë ndaj higjenës personale.

Karikaturat e Arabëve sot duket se ndryshojnë shumë pak prej karikaturave të hebrejve në gazetat gjermane të periudhës naziste. Në vitet 1930, imazhe të tilla bënë të mundur që pak veta ta ngrinin zërin rreth pasojave të mundshme të një demonizimi të tillë, ashtu si shumë pak veta sot po mendojnë seriozisht rreth retorikës anti-myslimane të partive të ekstremit të djathtë anembanë Evropës. Myslimanët në përgjithësi, dhe arabët në veçanti, janë kthyer në “tjetrin” e ri.

Kur e takova presidentin Bush vitin që kaloi, i dhurova dy libra. Njëri ishte “Kurani Esencial” i përkthyer prej Thomas Cleary. I dyti ishte një përkthim tjetër nga Cleary, “Rrufe në Qiell: Sekrete të Marrjes dhe Përdorimit të Fuqisë”. I shkruar nga një dijetar i lashtë kinez, reflekton vlerat universale të një populli tjetër të madh.

E bëra këtë si një amerikan i rrënjosur në traditat më të mira të Perëndimit, dhe si mysliman i konvertuar i cili gjen shumë thellësi në filozofinë kineze. Unë besoj se “teza e Huntingtonit” që thotë se këto tre qytetërime të mëdha do të përplasen patjetër është e gënjeshtërt. Çdo civilizim flet me shumë zëra; më të mirët prej tyre gjejnë shumë të përbashkëta. Jo vetëm që qytetërimet tona mund të bashkë-ekzistojnë në pjesët tona respektive të botës, ato mund të bashkë-ekzistojnë në zemrën e individit, ashtu siç bëjnë në timen. Ne mund të pasurojmë njëri-tjetrin nëse zgjedhim të përqafojmë humanitetin tonë esencial; mund të shkatërrojmë botën nëse zgjedhim të theksojmë diferencat tona.

 

Sheikh Hamza Yusuf Hanson është themeluesi i Kolegjit Zaytuna në Kaliforni, ShBA.

*Publikuar në gazetën britanike The Guardian më 18 Qershor, 2002 gati një dekadë më parë, gjejmë shqetësimet e këtij artikulli më relevante se asnjëherë tjetër.

 

Comments

  • Diferencat asnjehere nuk duhen haruar sepse ndryshe bie motivimi per te ftuar njerzit ne islam per te shpetuar nga xhehenemi.

    • Adil qendrimi qe shpreh kam frike se po te kthehet ne nje obsesion qe po e shpreh ne cfaredolloj teme e artikulli pa i kushtuar vemendje asaj qe thuhet. Per me teper, duhet te kuptosh qe nuk po flitet ne rrafsh metafizik por ne ate sociologjik dhe historik. Mund te te vije habi por me njerez te feve te tjera ndajme te qenit njerez, qenie adamike, kemi nje histori te perbashket si banore te ketij planeti dhe ndajme te njejten hapsire planetare ku shpesh duhet te ndajme buken, urijn, burimet natyrore etj. Ne kete fryme eshte ngritur edhe kritika kundra hegjemonise se nje grupi ndaj nje tjetri dhe hegjemonia e mbrujtur ne proceset e globalizmit. Njeriu nuk para niset te thote nje mendim mbi nje shkrim duke formuluar kritiken qysh para se te kete lexuar dhe kuptuar shkrimin.

  • …o dalan,o kapedan…gati me shume se gjysma e njerezimit perbehet nga femra…dhe te digjesh ne turen e druve ne mbrojtje te dinjitetit te tyre eshte xhihadi me i pelqyer nga Allahu

  • Ka lezet kur lexon ndopak gallate me inkuizicion, por ajo djegia “ne mbrojtje te dinjitetit te tyre” ishte hata fare

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *