Robert F. Worth.

Gjatë dekadës së kaluar, shumë amerikanë përgjithësisht kanë bazuar mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Islamit në një vend të vetëm: ajo copë e rrënuar toke ku dikur qëndronin Kullat Binjake. Por pa zhurmë e me ngadalë është formësuar gjatë kësaj dekade dhe një hapsirë rivale vetëm nja 10 km në very. Është një hapsirë si pallat me holle e dhoma në katin e dytë të Muzeut Metropolitan të Artit, ku gjenden të fshehura prapa dyersh të kyçura, disa nga artifaktet më të çmuara të Islamit.

Në një nga këto mbasdite, Navina Haidar qëndronte në një nga këto dhoma teksa dëgjoheshin zërat që vinin nga hollet e galerive greko-romake, aty pak më poshtë. Kishin mbetur vetëm tre javë gjer në ditën kur galeritë islamike të fshehura prej kaq kohësh do hapeshin për publikun dhe Haidar – një grua 45 vjeçare e rritur në New Delhi nga një baba mysiman dhe një nënë hindu – kishte akoma për të marë vendime të rëndësishme. Ajo ka kaluar më shumë se tetë vjet duke zhvilluar një vizion të traditës islame e cila është tejet më diverse si dhe më pak e huaj se sa karikatura e mullave dhe fanatikëve që kanë përkufizuar  Islamin për pjesën më të madhe të botës jo-myslimane.

“Po mendojmë të vendosim faqet e Kuranit mu këtu, në hyrje,” tha Haidar, teksa shikonte dy faqe manuskriptesh nga nga dy metra e gjys me shkrim të pjerrët në arabisht që datonte nga shekulli i 15të, vendosur si rastësisht mbi ca figurina. “Do shprehte një kumt të qartë mu përballë rreth Islamit.” Rreth saj, shkallë e skela qëndronin si rastësisht përgjatë figurinave prej guri në masën e një njeriu nga

Këtu nuk gjendet rëndësia vetëm tek rinovimi i një koleksioni të përhershëm tek Met, edhe pse kjo është në vetvete një ngjarje e veçantë që ndodh një herë në një gjeneratë. Drejtuesit e muzeut janë shumë të qartë se koleksioni i tyre do prezantohet në një kohë kur Islami më shumë se kurrë është një çështje e ndezur. Kjo është pjesë e arsyes që bën Haidar kaq nervoze teksa përgatitet për ditën e hapjes. Është edhe një arsye se pse galeritë – të mbyllura qysh nga 2003 – kaluan kaq kohë në errësirë.

“Ka kaq shumë gjëra këtu që mund të kthehen lehtësisht në kontraversiale,” tha Haidar. “Për muzeun kjo sigurisht është çështje arti. Por ne e kuptojmë se këto gjëra nuk ndodhin në vakum.”

Galeritë ishin bërë ndërkaq shenjestër e tabloideve. Vitin e kaluar The Neë York Post botoi një artikull që akuzonte muzeun se i qe dorëzuar ekstremistëve myslimanë duke refuzuar të shfaqë ndonjë imazh të profetit Muhamed. Në fakt do ketë një imazh të Muhamedit hypur mbi Burak, një faqe nga një manuskript i ilustruar nga shekulli i 16të.

Muajin që shkoi, Haidar shijoi reagimin publik kur figurat e njohura botërore që erdhën për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kërkuan të shohin galeritë e reja. Një prej tyre ishte Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, i cili u soll si një mysafir model që admironte artin, nënqeshte tek shihte një panel të gdhendur druri nga Tikriti, vendlindja e Sadam Husein. Por u mrol kur Haidar i tregoi atij një sixhade myslimane për lutje nga shekulli i 10të, që ishte gjetur në brigjet e Liqenit Tiberias. Data sygjeronte një prezencë shumë të herët myslimane në çfarë është sot Izrael. Haidar i kujtohet se Netanyahu pyeti nëse vërtet ishte aq e vjetër dhe ajo e siguroi se sixhadja ishte datuar në mënyrë shkencore. Ai vazhdoi ta vëzhgonte në mënyrë zhbiruese. “’Nuk e di,’ tha më së fundi, ‘mua s’më duket aq e vjetër.’”

Kur galeritë islame të  Met u hapën për herë të parë në vitin 1975, ato u përfaqsuan si një monolit kulturor, ku kombet dhe kulturat u ngjeshën nën një flamur të madh, a thua se Islami ishte një planet tjetër. Haidar dhe kolegët e saj janë përpjekur të theksojnë diversitetin e kulturave islame përgjatë kohës dhe hapsirës. Një nga rezultatet e ndryshimit nga fokusi i mëpërparshëm ka qenë emri. Ka ikur  “Dega Islame” për t’u zëvendësuar me “Galeritë e Artit të tokave arabe, turke, iraniane, të Azisë Qëndrore dhe Azia Jugore e Mëvonshme” që të mbush gojën por edhe e bën të qartë mesazhin.

“Jo një botë, por shumë; jo një botë tjetër, por bota jonë,” thoshte Haidar, duke përsëritur refrenin që ka udhëhequr mendimin e saj rreth koleksionit të ri përgjatë këtyre viteve.

Koleksioni është i pasur me kryqzime të mrekullueshme heterotodokse, si imazhi i një perëndeshe hindu me lëkurë blu, Krishna, e cila ishte pikturuar për Akbar, sundimtarin mysliman të Indisë qendrore dhe veriore në fund të shekullit të 16të. Gjenden vazo perse përkrahë modeleve kineze që i frymëzuan. Gjendet art mysliman nga Spanja dhe jugu i Italisë.

Haidar vazhdon të thellohet tek pyetjet e veta: “çfarë do vendosim në hyrje

“Terribly sorry, it’s not open yet,” Haidar told them, stepping forëard ëith a broad apologetic smile on her face. “Please do come back on Nov. 1.”

Marre nga The New York Times

Për Pamje të pavioneve të reja në multimedia, kliko këtu.

Lexoni gjithashtu

NYTimes: Vendosja e Artit Islam në një piedestal të ri.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *