e-zani

Mësojmë se në një takim përkujtimor për Shtjefën Gjecovin, në zonën e Hasit, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë:

E para: Ky Kanun në gjitha nenet dhe paragrafët e tij e respekton njeriun, dinjitetin e tij personal dhe familjar. Kanuni nuk e njeh të drejtën e ndëshkimit si dëmtim dhe poshtërim të dinjitetit. Në Kanunin e Lekës, nuk ka rrahje publike të personit, nuk ka gjymtim të trupit.
E dyta: Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.

Për karakterin human të Kanunit, presidentja le të shkojë të pyesë ata shqiptarë të ngujuar sot e gjithë ditën e nëse kanuni paskësh qenë kaq dinjitoz dhe human, vlen të pyesim se çfarë meraku e shtyu Anton Cetën me shokë të shkonin shpi më shpi të pajtonin gjaqet. Si femër që është, presidentja mund të na thotë dhe ç’mendon për nenet kur gruaja duhet të paguajë paudhësitë seksuale të burrit me gruan e ndonjë burri tjetër.

Sido qoftë, këto lloj pyetjesh kanë kuptim vetëm kur Kanuni nuk vlerësohet në kontekstin tribal dhe historik kur shërbente si kod rregullator i malësive tona, por si një shprehje e esencës dhe rezistencës shqiptare dhe vendoset të përqaset me një produkt të shpikur të Sheriatit të Perandorisë Osmane. Jahjaga është e lirë të promovojë Kanunin në një kohë kur Kosova po kërkon të ndërtojë një shtet modern, por zonja Presidente nuk mund të lejohet të ngrejë spekullime historike. Nëse kjo oficere e policisë me profesion do qe lodhur të lexonte parathënien e Kanunit, shkruar nga Gjergj Fishta, do kish patur mendim tjetër nëse pati ndonjëherë ndonjë përpjekje që Perandoria Osmane të impononte Sheriatin kundra Kanunit.

 

Po të ishte lodhur Jahjaga edhe pak më tepër në kërkimin e historisë, do kish marë vesh se Perandoria Osmane në ligjet penale nuk përdorte dispozitat e sheriatit. Po të kish më tepër njohje dhe të vepronte si presidente e një populli ku – ndoshta ajo nuk e di – ka edhe myslimanë, do kish mësuar se Sheriati përfshin për myslimanët ritualet e faljes dhe agjërimit, të dhënies së sadakasë dhe pelegrinazhit dhe një sulm i tillë është një sulm mbi kodin e ritualeve të shenjta të myslimanëve shqiptarë.
Si figurë shtetrore që flet për historinë, ajo është e painformuar dhe dëshmon trishtueshëm formim të mangët. Si Presidente që kërkon të përfaqsojë unitetin e kombit të vet, ajo është një politikane provokatore. Por jazëk u qoftë shoqatave të grave të Kosovës, se duhet të ishin ato – përpara Fuad Ramiqit – që të ngrinin zërin kur Presidentja glorifikon dhe promovon një kod tribal që për disa shqiptarë – shyqyr pakicë – vazhdon të jetë jo vetëm pjesë e historisë së tyre, por dhe burim i vuajtjeve të sotme.
Në këtë faqe është shkruar më parë për politikat e qeverisë së Kosovës ndaj fesë dhe është vërtet e pakuptueshme se pse këta politikanë ngulmojnë të krijojnë tensione fetare në Kosovë. Jazëk u qoftë!

Comments

  • Respublica raportonte sot per nxehtesine qe po ndjen Jahjaga per shkak te komenteve te saj ne festen e 12 vjetorit te PDKse, por kam frike se nje feste tjeter e ka djegur me shume Jahjagen.

    Organizata te ndryshme myslimane te shoqerise civile ne Kosove e Shqiperi si Levizja Bashkohu, Forumi i te Rinjve Myslimane, Ezani i Nalte etj, e kane kritikuar ashper Jahjagen per ofendimin e rende qe ajo i ka bere Islamit dhe myslimaneve shqiptare duke sulmuar Sheriatin Islam ne nje fjalim te saj gjate nje ceremoni perkujtimore mbi Shtjefen Gjecovin ku ajo lavderon ne qiell Kanunin e Leke Dukagjinit.

    Nder te tjera Jahjaga tha: ”

    E para: Ky Kanun në gjitha nenet dhe paragrafët e tij e respekton njeriun, dinjitetin e tij personal dhe familjar. Kanuni nuk e njeh të drejtën e ndëshkimit si dëmtim dhe poshtërim të dinjitetit. Në Kanunin e Lekës, nuk ka rrahje publike të personit, nuk ka gjymtim të trupit.

    E dyta: Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje dhe te populli ynë, qoftë i besimit katolik apo i besimit mysliman. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën, të akuzuar për vjedhje, ose që dikujt t’i jepeshi pesëdhjetë kamxhik publikisht trupit. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.”

    Ne reagimin e tij, E-zani i Nalte thote: “Po të ishte lodhur Jahjaga edhe pak më tepër në kërkimin e historisë, do kish marë vesh se Perandoria Osmane në ligjet penale nuk përdorte dispozitat e sheriatit. Po të kish më tepër njohje dhe të vepronte si presidente e një populli ku – ndoshta ajo nuk e di – ka edhe myslimanë, do kish mësuar se Sheriati përfshin për myslimanët ritualet e faljes dhe agjërimit, të dhënies së sadakasë dhe pelegrinazhit dhe një sulm i tillë është një sulm mbi kodin e ritualeve të shenjta të myslimanëve shqiptarë.
    Si figurë shtetrore që flet për historinë, ajo është e painformuar dhe dëshmon trishtueshëm formim të mangët. Si Presidente që kërkon të përfaqsojë unitetin e kombit të vet, ajo është një politikane provokatore. Por jazëk u qoftë shoqatave të grave të Kosovës, se duhet të ishin ato – përpara Fuad Ramiqit – që të ngrinin zërin kur Presidentja glorifikon dhe promovon një kod tribal që për disa shqiptarë – shyqyr pakicë – vazhdon të jetë jo vetëm pjesë e historisë së tyre, por dhe burim i vuajtjeve të sotme.
    Në këtë faqe është shkruar më parë për politikat e qeverisë së Kosovës ndaj fesë dhe është vërtet e pakuptueshme se pse këta politikanë ngulmojnë të krijojnë tensione fetare në Kosovë. Jazëk u qoftë!”

    Eshte e pakuptueshme qe politikane shqiptare te aneve te ndryshme te kufirit ofendojne shqiptaret myslimane ne menyre te vazhdueshme e te panevojshme. Besimtaret myslimane ndihen me te drejte te hutuar e te zhgenjyer…

    Reagimet:

    Levizja Bashkohu:

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,65319

    Forumi i te Rinjve Myslimane:

    http://sq-al.facebook.com/note.php?note_id=277043608985323

    E-zani i Nalte:

    https://www.e-zani.org/2011/10/19/atifete-jahjaga-pro-kanunit-dhe-kundra-sheriatit/

  • Eshte per tu vleresuar hapesira qe Respublica u jep te gjitha zerave reagues per raste te tilla, gje qe deshmon korrektese profesionale. Muslimanet jane gjithnje e me teper ne vemendjen e opinionit publik, per vete natyren qe ka sot shoqeria shqiptare, per vete faktin se kjo shoqeri po polarizohet ne menyre shume problematike. Kjo situate shtron nevojen per te qene prezent, por gjithashtu te kujdesshem, per te mbajtur qendrimet e duhura, ne nje mjedis qe sa vjen e behet me i ashper. E-zani i Nalte, po ndermerr nje rol shume te domosdoshem ne perballjen qe synon te ofroje me opinionn publik, si dhe me tezat armiqesore me trashegimine islame, e cila, duhet thene se eshte pjese e pandashme e kultures dhe trashegimise shqiptare. Kjo detyre qe E-zani i Nalte po merr persiper, eshte e veshtire, por e domosdoshme. Shpresojme qe ne vijim, kjo nisme te marre me shume rol persiper, ne nje kohe, kur interesat bazike te muslimaneve ne kete vend, kane mbetur pa askend qe t’u dale per zot.

  • Qe zonja presidente e Kosoves te mos kete as haberin me te vogel per Kanun e Sheriat, hajde se nuk do habiteshim. Po keshilltare kjo zonja a ka apo jo? Neqoftese po, mbi c’kritere i ka zgjedhur, se minimumi duhet ta kishin ndaluar te fliste si ne ndonje forum 5-lekesh nga ato qe na ftojne te behemi katolike se ashtu paskemi qene para nja 600 vjetesh. Ndersa nga ana tjeter edhe si provokatore eshte teper injorante. Meqe i ka kaq alergji nga origjina e vet le te nderroje dhe emer e mbiemer se stonon shume me ato qe thote.

  • Zonja Atifete Jahjaga,sikur vetem 1% te imitonte veshjen islame do te dukej shume me dinjitoze,do te impononte me shume respekt dhe dashamiresi tek populli qe udheheq.

  • Jam shumi pergezuar qe ka akoma njer inteligjent e te emancipuar si zonja Atifete Jahjaga.
    Dhe me vjen shum keq per disa persona si me egoizmin e tyre kan dimostruar se nuk kan kuptuar qellimin e fjalve te zonjes Atifete Jahjaga
    Ne rrall te pare nuk duhet te harruar se çfare ka dhen kanuni per kombin shqipetare
    kur nuk ka pas shtet duke rregulluar normat e popullsis ne te gjitha apektet e saj.
    Kanuni do te perdoret si nje kult, trashgimni qe kemi, duke ja vlersuar permbajtjen e tij.

  • Cfare lidhje ka kjo qe po thua? Nese kanuni eshte vlere, kjo nuk mund dhe nuk ka perse te evidentohet duke goditur nje vlere tjeter. Nga ana tjeter, argumentet qe ajo jep ne lidhje me idene qe mbron jane shume banale, nderkohe qe idete e saj jane fyese per shqiptaret ne teresi, per te gjithe pjesen tjeter te shqiptareve qe nuk ka jetuar ne malet veriore, ku kishte hapesiren e vet te veprimit kanuni.
    Lexo shkrimin e meposhtem se e ka qeruar fare kete diskutim.

    https://www.e-zani.org/2011/10/22/politike-bajraktaresh/

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *