Në faqen e sotme të ResPublica është botuar një shkrim nga Besmir Semanaj me titull “Censusi, Kush po tallet me shqiptarët sic u tallën me mua?” Semanaj shkruan:
Sapo u ktheva nga një kafe me miqtë dhe mësova që formulari im i Censusit ishte plotësuar. Dhe e bukura në këtë pikë është që as më pyeti kush dhe as nuk e di çfarë ka shkruajtur ajo goca e re dhe e raskapitur nga lodhja, që kish trokitur në derën e shtëpisë sime.
Më pas ai vazhdon:
Të dashur shqiptarë, të nderuar njerëz të media-s, e çnderuara politikë … më thoni se si bëhet me formularin tim, ndërsa unë nuk e di çfarë është shkruar në të? As bashkëshortes nuk i është dhënë mundësia të shihte se si ishin plotësuar formularët. Unë jam shqiptar, jam mysliman, dhe e deklaroj hapur këtë, por vallë ç’është shkruar në formularin tim?
U bëj thirrje të gjitha instancave të jenë transparente me regjistrimin. Unë, Besmir Semanaj, dua të shikoj formularin tim, dua të shikoj formularin e familjes sime. Mua sot më është shkelur e drejta më minimale, e drejta që të deklarohem për veten time.
Nëse sot na përdhosin në këtë mënyrë, çfarë duhet të presim nesër…
Jam ne pritje te nje pergjigjeje nga instancat perkatese. Ose do i drejtohem gjykatës me shpresën që diku do gjej drejtësi.
Pas sherrit politik që ndezi, parave të shpenzuara dhe kostos politike për të ardhmen, censusi ka humbur legjitimitetin si panoramë e gjendjes së shqiptarëve në një kohë kur përditë dëgjohen raporte për parregullsi gjatë procesit.
Comments