Hoxhallaret dhe pushteti






Rezart Beka

Ngjarjet e ndodhura ne Komunitetin Musliman Shqiptar, dhe perfshirja e disa hoxhallareve ne to, kane ngjallur reagime te ndryshme dhe debate te shumta ne mes te muslimaneve. Shume njerez jane pozicionuar ne qendrime te ndryshme, pro dhe kundra, por, ajo qe duket se ka munguar ne analizen qe i duhet bere ketyre ngjarjeve, eshte nje vleresim i detajuar dhe i mireargumentuar ne lidhje me qendrimet qe fryma e sheriatit mban per raste te tilla. Vete imamet nuk kane ofruar deri me tani nje veshtrim te zgjeruar fetar per te mbrojtur veprimet e tyre, nderkohe qe edhe kritikat ndaj tyre kane qene me shume te fokusuar thjesht ne aspektin moral dhe pragmatik. Pa pretenduar se do te ofroj nje veshtrim te mjaftueshem fetar ne lidhje me kete, po perpiqem te sjell ne vemendje disa aspekte te qendrimeve qe kater imamet e fikhut kane mbajtur ndaj pushtetit politik te kohes, duke shpresuar se me kete do ti sherbej debatit duke u perpjekur te ofroj nje orientim me te drejte per argumentet fetare qe duhen kerkuar ne lidhje me realitetin fetar te krijuar tashme me pozicionimin e disa prej imameve tane ne organet drejtuese te KMSH-se. Shpresoj qe gjithcka te merret si keshille dhe si njefare nxitje per reflektim fetar, dhe qe efekti i nje trajtese te tille, te mos i kaloje caqet e qellimit per te cilin eshte shkruar: te ofroje nje spunto per zhvillimin e mendimit fetar ne funksion te realitetit ku jetojme.

Para shume kohesh kam lexuar librin e Muhamed Ebu Zehres me titull “Kater imamet: Jeta, veprimtaria shkollat e tyre te mendimit”.Nder te tjera libri i kushton vemendje edhe raportit ose qendrimeve te imameve ndaj autoriteteve politike dhe shteterore. Keto qendrime perfaqesojne menyra te ndryshme se si dijetaret myslimane i jane qasur pushtetit, prandaj mendoj se ndoshta mund te jete me dobi edhe per ne shtjellimi i shkurter i tyre.

1. Qendrimi kritik madje edhe armiqesor

Ky qendrim perfaqesohet nga Ebu Hanifja i cili duke pare degjenerimin e Emeviteve i kritikoi ata ne ligjeratat e tij, madje ai u angazhua politikisht kundra tyre, duke i ndihmuar financiarisht opozites, duke u dhuruar atyre nje prej karvaneve te tij. Per kete gje edhe u burgos dhe u tortura. Kur oponentet e Emeviteve, Abasitet, erdhen ne pushtet dhe shfaqen shenja tiranie, duke vrare dhe ithtaret e familjes se Profetit a.s., Ebu Hanifja beri te njejten gje edhe me ta, dhe u burgos perseri derisa nderroi jete. Ai nuk shoqerohej kurre me pushtetaret si dhe nuk pranonte asnjehere dhurata prej tyre.

2. Qendrimi dashamires dhe keshillues

Ky eshte qendrimi i Imam Malikut. Ndryshe nga Ebu Hanifja, Imam Maliku shoqerohej me pushtetare, i bente shpesh vizita ne shtepite e tyre dhe i pranonte dhuratat e tyre. Gjate takimeve me ta ai i keshillonte, i terhiqte verejtjen, urdheronte per mire dhe ndalonte nga e keqja. Ai luante rolin e nje ndergjegjeje kritike e cila ngrinte hallet e popullit tek pushtetaret. Por Imam Maliku asnjehere nuk u be pjese e strukturave politike dhe administrativo-shteterore te asaj kohe. Ai thjesht luante rolin e keshilltarit dhe paralajmeruesit. Nese ai shihte qe dicka shkonte keq nuk guxonte te mos e denonconte publikisht. Kjo mund te duket qarte edhe ne arsyen perse ai u burgos . Profeti (a.s.) ka thene ne nje hadith se myslimanet nuk jane te obliguar qe ti qendrojne besnik beses qe e kane dhene nen shtrengim dhe dhune. Imam Maliku e permendte shpesh kete hadith, sepse gjendej tek Muata e tij. Ne ate kohe sulltani kishte ardhur ne pushte me dhune. Hafijet e sulltanit i thane Imam Malikut mos e permendte me kete hadith, por ai jo vetem qe nuk u bind, por filloi ta permendte gjithnje e me shpesh, derisa u burgos dhe u torturua keqazi per nje kohe te gjate.

3. Qendrimi aktiv dhe me pas indiferent ndaj pushtetit

Ky eshte rasti i imam Shafiut, i cili per nje kohe shume te shkurter ka pranuar te jete pjese e struktures shteterore, por shume shpejt e ka kuptuar qe kjo ishte nje gabim dhe gjate gjithe jetes se tij nuk i eshte afruar me posteve te tille. Ai as i ka kritikuar dhe as i ka qendruar prane pushtetareve per ti keshilluar. Ai thjesht ka mbajtur qendrim indiferent ndaj tyre, duke u fokusuar ne ceshtjet me madhore religjioze. Megjithate kur vinte ceshtja per fene, Imam Shafiu mbante qendrime rigoroze. Ai shpesh lavderonte ehli bejtin, ashtu sic e meson feja, gje e cila nuk i pelqente pushtetareve te asaj kohe. Ata e akuzuan per shiizem dhe madje edhe e burgosen.

4. Qendrimi totalisht indeferent

Ky ka qene qendrimi personal i Imam Hanbeliut. Ndonese ai ka jetuar ne nje kohe kur kalifi dhe oborri i tij kishin perqafuar mutezilizmin, atij nuk i shkoi asnjehere ndermend qe te behej pjese e ndonje levizjeje reformuese, qe te ndryshonte strukturat nga brenda, te pranonte kompromise per hir te permisimit te kushteve te myslimaneve. E mos harroni qe kalifet e kohes se Imam Hanbelit kishin leshuar nje inkuizicion (minha) kundrejt dijetareve qe nuk pranonin mutezilizmin. Imam Hanbeli u fokusua krejtesisht tek ceshtjet fetare, duke i konsideruar si gjeja me e rendesishme. Dija, devotshmeria, shembulli personal, mbrojtja e akides islame ishin ato gjera qe do sillnin ndryshimin dhe jo kompromisi, aleanca me zullumqaret, per hir te nje deshire per te permisuar gjerat. Per hir te qendrimit te tij rigoroz ne ceshtjet fetare, qe shpesh nuk i shkonin per shtat autoriteteve shteterore, per hir te qendrimit rigoroz ndaj besimit ne perhershmerine e Kuranit, Imam Hanbeli hyri ne konflikt me autoritet shteterore dhe u burgos e torturua, derisa vdiq.

Pra qendrimet e imameve te medhenj te fikut shkojne nga ai i kritikes ndaj pushtetit deri tek ai i injorimit te pushtetit. Asnje prej tyre nuk pranoi te behej pjese e strukturave te pushtetit te asaj kohe. Te gjithe u torturuan apo burgosen per shkak te qendrimeve te tyre. Asnje nuk luajti karten e te keqes me te vogel, duke bashkepunuar me autoritet shteterore. Do te ishte e paimagjinueshme te shihje ndonjerin prej tyre, duke i buzeqeshur zullumqarve, duke dale ne publik perkrah tyre si bashkepuntor, duke i mbeshtetur ne lufterat e tyre per pushtet.

Interesante eshte se te gjithe keta imame kane zhvilluar teorite e tyre per pushtetin. Ata kane perpiluar teori te tera se si duhet te jete pushteti, se si duhet te funksionoje ai dhe cfare nuk shkonte me pushtetin e kohes se tyre. Por ata nuk menduan asnjehere te behen pjese e pushtetit, per ta shfrytezuar kete ne menyre qe te zbatojne idete e tyre. Ata kane pasur teori ligjore dhe fetare te perpunuar rreth funksionimit te pushtetit, teori qe jane ende te perdorura ne boten Islame. Pra ata kane pasur nje plan mbi qeverisjen e muslimaneve, gje qe imamet tane nuk e kane, dhe megjithate, perseri nuk kane rene ne gracken e perfshirjes ne pushtet, ne ate te kompromisit, me qellim qe ne fund te zbatonin teorite e tyre per ta bere pushtetin te drejte.

Perse nuk e kane bere nje gje te tille? Sepse kane qene krejtesisht te bindur se pushteti te prish, se pushteti te zbeh autoritetin fetar, i cili eshte me i vlefshem se cdo pushteti politik. Ata kane qene te bindur se dijetari, hoxha duhet te sherbeje si ndergjegje kritike ndaj autoriteteve politike e jo te behet pjese e asaj qe duhet ta udhezoje. Ata kane qene te bindur se fjala dhe qendrimet e hoxhes, dijetarit, duhet te sherbejne si shembull, nepermjet te cilit njerezit mund te bejne krahasimet e nevojshme per te kuptuar sesa i prishur eshte pushteti aktual. Se paku keshtu kane funksionuar gjerat ne historine e botes islame.

Per ta mbyllur, duhet te kemi parasysh se qendrimet e imameve te medhenj nuk jane thjesht personale, por me kalimin e kohes ato kane sherbyer si modele reference per menyren se si dijetaret e mevonshem i jane qasur pushtetit. Ato jane shnderruar konceptimet baze mbi menyren se si tradita islame i koncepton marredheniet midis pushtetit dhe dijetareve dhe eshte e udhes ti referohemi ketyre modeleve per te korrigjuar sjelljen tone. Shpembulli i tyre do te ishte i nevojshem te ndiqej edhe ne raportet qe krijojne hoxhallaret tane me funksionaret e larte drejtues ne KMSH, apo edhe me politikanet qe vijne here pas here per tu kerkuar voten. Modeli i kater imameve eshte ai model qe, ndonese i thjeshte ne parim dhe princip, eshte modeli me i suksesshem. Historia e mendimit fetar ka deshmuar se sot vepra e tyre vijon te ofroje frytet e veta, nderkohe qe ajo qe do te mund te kishin fituar duke u perfshire me zullumqarte, (nese vertete do te mund te perfitohej gje nga kjo), do te ishte shume e vogel dhe e paperfillshme, e shoqeruar ndoshta me nje kosto shume here me te madhe. Pra, mendoj se ky duhet te jete shembulli me i mire, te cilit, me shume se kurre, kemi nevoje ti kthehemi sot.

Comments

  • Eshte i njohur qendrimi i shume 'ulemave se afersia me pushtetin eshte moralisht dhe etikisht korruptues dhe imam Ghazali e beri distancen ndaj pushtetit kusht per shendetin shpirteror.Megjithate,ka dy konsiderata qe besoj se duhen patur parasysh. E para se keto qendrime te artikuluara nga imamet jane produkt i konsideratave te kohes dhe maredhenieve sociale te kohes kur ata jetuan dhe qendrimet e tyre nuk mund te meren te pavarura nga nje konsiderate e kohes kur ata jetuan. Se dyti, duke gjykuar nga disa komente mbi kete postim ne FB, duket sikur shumekush e ka kuptuar kete shkrim te na informoje mbi qendrimin e disa hoxhallareve qe u bene pjese e strukturave te KMSH kohet e fundit. Shpesh ve re se ngaterrohet diskursi islam mbi pushtetin me perfaqsimin ne institutcionin peraqsues te muslimaneve ne nje vend sekular.

  • Your email address will not be published.