Ihlasi dhe rijaja*





Imam Bergeviu

Njana prej punësh qi asht e pavendosme në mes të rijaës dhe e ihlasit asht kjo për shembëll: Nji njeri asht shoqnuë me nji palë njerzish të cilët ngrihen e falin tehexhyd gjith natën ose në nji pjesë të natës, mirë po ai njeriu s’asht nga ata që ngrihen e falin tehexhyd kurrë ose ngrihet por rrallë e më rrallë, e kurë i shef ata n’atë mënyrë u çohet edhe kti zelli të bashkohet me ta e t’a shtojë ibadetin ma tepër se e ka zakon të përhershëm. Gjith ashtu ai njeriu të ndodhi më nji vend ku gjindja e ati vendi e agjinojnë nafile, dhe ati i çohet zelli n’agjinesë. Pra shumë herë ai kujtonë se kjo ndjekje e ati asht rijaë e se asht detyrë qi të mos i ndjeki ata, por nuk ash ashtu absolutisht, në këtë çashtje ka spijegim: Vihet re në qoftë se ai zellë i ka ardhë pse ju ka larguë gafleti tuë pa të tjerët qi janë kthyë kah Zoti dhe e kanë lanë gjumin e ambël për të fal tehexhyd, kanë lanë edhe hangëjet për t’a agjinuë, ose i ka ardhë ai zellë pse ju kan larguë pengimet qi kishte në shpië të vet, si po e zamë në shpië kishte shtresë të butë e biëte me grunë, ose bisedonte me familjen e t’afrit e vet, o merrej me kalamajt e vet, ose me llogariët e punëvet të ditës, ose i ka ardhë ai zellë pse i ka ik gjumi se ka ndërruë vend, ose prej ndonji shkaku tjetër, atëherë le t’a dië si okazionë ikjen e gjumit dhe le të falet me ta për të fituë rizaën e Zotit, se në shtëpië të vet shumë herë e zejte gjumi, dhe do t’i vinte randë m’e agjinuë mirë po aty në shpië kishte gjella të mira e s’un duronte m’i lanë, pra kurë ata gjella s’i ka, nuk i vjen randë agjinesa e le t’a agjinojë me shokët se kta farë sojë ibadetesh nuk janë rijaë. Mirë po Djalli shumë herë e ndalonë nga të tilla punë tuë i thanë: Mos e ba atë punë qi s’e ke ba në shpiët t’ate! Se bahe hypokrit (myraij).

E në qoftë se zellë i ati i ka ardhë se donë qi t’a lavdërojnë shokët, ose pse i ka frykë se e shajnë ata e thanë: Qenke pritac, sidomos kurë e kanë pas kujtuë atë se ngrihet natën e falet ose e agjinonë nafile, e ashtu s’bahet razi të bjerë prej syshë atyne dhe donë qi t’a rujë pozitën e vet në zemër t’atyne, edhe në këtë hypokrizië Djalli i thotë: Falu se je i thjeshtë në qëllimt, mos shiko pse s’fale në shpiët t’ate! Se atje ke pengime shumë. Pra nuk vië për tè t’a shtojë ma tepër s’e ka zakon , sepse i banë kryengritje Zotit tuë lyp lavdërimet e njerzve ose tu dash me larguë sharjet e tyne ose ramjen e pozitës k’ata me ibadetin e Zotit, dhe se ajo asht thjeshtë nji rijaë e keqe, e sheja dalluese në mest t’atyne dyë gëzimeve asht: T’ja kallzojë vehtes se në qoftë qi kënaqet kurë të falet a t’a agjinojë me nji mënyrë qi s’e shofin njerzit, atëherë asht ihlas le t’i ndjeki shokët, por në se nuk kënaqet e i vjen randë e falmja kurë s’e shofin ata, atëherë asht rijaë le të mos e shtojë ibadetin mbi zakonin e vet.

Dhe njana prej dhelpëniësh Djallit asht se njeriu fjala vjen ka nji (vird) të caktuem si falja e Dhuhas ose tehexhydin, ati i ndodh me ra ke disa njerëz qi s’i falin ata namaze, dhe ai i lenë prej frykës së rijaës, pra kjo lanëje asht gabim dhe asht me ndjek Djallin, sepse vazhdimi i ati i ma parshëm asht nji argument për ihlasin e ati, e pse i erdhë në zemër rijaëja padashas dhe pa e pranuë ate, ajo s’asht damtuese as s’asht rijaë as s’asht prishse e ihlasit, prandaj m’e lanë ibadetin prej frykës se të vjen rijaëja në zemër, asht me ju përshtat fjalës së Djallit dhe me e çuë ne vend qëllimin e ati (qi donë me ndaluë njeriun prej ibadetit të Zotit).

Poh, ai ka detyrë mos m’e shtuë ma tepër kurë të takojë me njerëzit në se s’ka ndonji shakak fetarë. Disa herë  edhe mund t’i lanë ata jo prej frykës së rijaës por prej frykës qi të mos i thanë hypokrit, e kjo asht rijaëja vetë, sepse ai i la ata ibadete prej frykës qi mos të bjerë nga pozita qi ka ke ata, ktu ka edhe nji faj tjetër: Po kujtinë për keq në myslimanët. Ati mun t’ja shtjeri Djalli në zemër qi t’a lanë virdin për t’i rujtë njerzit nga faji i gibetit e jo për të ik nga sharja e tyne dhe jo për të shpëtuë nga rrëxumja prej pozitës ke ta, edhe asht po (sui zan) kujtim për keq në myslimanët; se për me rujtë tjetrin nga gjynahi asht hijeshëm m’u ba në lanëjen e sendeve të lejueshme e jo në sende qi janë mystehabe e synnete.

*Teksti është  përzgjedhur nga vepra e Imam Muhamed Bergeviut “Udha Muhammedane”, shqipëruar nga Hafiz Ibrahim Dalliu.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *