Lloj’ i tretë i qyfrit





Imam Bergeviu*

 

Asht qyfri (hyqmija) i gjykueshëm. (D.m.th: Ajo gja qi asht qyfër si mbas gjykimit të sheriatit). Ai, asht sendi q’e ka ba Zoti ose pejganberi si shejë përgënjështrimi, si për shembëll: Me ç’nderuë at’ send qi asht vaxhib nderimi i ati, me çnderuë engjëjt e Zotit, librat dhe profetët e ati, Ditën e Kiametit, dhe ç’i përket asajë dite, sheriatin dhe dijet e sheriatit, (si dijen e njitimit të Zotit, dijen e tefsirit e të hadithit). Me ju ba razi qyfrit të vet, asht qyfër absolutisht (d.m.th: Në dashtë t’a shofi të mirë ate, në dashtë mos ta shofi të mirë).

Me ju ba razi qyfrit t’ati tjetrit tuë e pa të mirë ate, asht qyfër kanë thanë gjithë dietarët, por disa kanë thanë edhe se me ba razi qyfrit të tjetrit asht qyfër absolutisht. Me fol ndo nji fjalë prej të cilës vjenë lazëm qyfër, me dashje – e jo me rrëshqitje goje pa hirë – tuë e ditë se ajo asht qyfër, bahe kaurr si mbas fjalës së gjithë dijetarvet. Por në se e fol tuë mos e ditë se ajo asht qyfër, prap ke shumica e dijetarvet asht qyfër, e ke disa jo. Gjith’ ashtu asht qyfër edhe ajo punë qi prej së cilës vjen lazëm qyfër, makari qoftë për të tallë ose për shka, pa e besuë domethanjen e asaj pune. Druë se me gjith qi e besonë të kundërtën e asajë, ai bahet kaurr ke Zoti siç bahet edhe ke njerzit. Pra s’i banë dobië ati besimi i së vërtetës me zemër. (Sepse sheriati atë punë e ka ba qyfër e s’banë përshtypje qëllimi në ndryshim t’asajë).

Shkaku i qyfrit të përmendun, asht se ai q’e ban, ka qëllim m’u duk mentarë i hollë e donë me shit se dië më fol fjalë t’imta e me treguë punë të çuditshme dhe me kënaq ata qi janë tuë nigjuë aty, don me i ba qi të qeshin me buhië (shaka) e tallje, ose shkaku i ati qyfri asht: Rrebtësija e së nxeëmes dhe ngushticë e zemrës. Shkurt shkaku i ati qyfri asht lehtësia e mendes, lakmija për të ligjëruë e për të kallxuë qyfëret e të tjervet tuë i pranuë e tuë i pëlqyë edhe vetë, asht edhe mos rujtja e gjuhës dhe e gjymtyravet, edhe mos kujdesimi në punë feëtare.

 

*Teksti është  përzgjedhur nga vepra e Imam Muhamed Bergeviut “Udha Muhammedane”, shqipëruar nga Hafiz Ibrahim Dalliu.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *