Ndërtimi i Xhamisë Aksa





Tregim Arab*

Si e zgjodhi Salamoni truellin, për ndreqjen e xhamisë së tij e tregojnë Arabët me nji rrëfim shum të bukur:

“Jeruzalemi ka qenë nji fushë e gjanë dhe e punueme mir; të cilën e kishin në zotnim dy vllezën shumë të dashtun me njeni tjetria, dhe sot, në këtë fushë gjindet tempulli i famshëm i xhamisë së Solomonit. Njeni ndër këta dy vllezën ish i martuem dhe kishë nji grumbull fëmijësh, ndërsa tjetri jetonte i vetëm dhe i pa-martuem. Që të dy punojshin të njëjten tokë që nana u-kishte lanë trashigim para se të vdiste. “Koha e korrjes afrojë, dhe të dy vlleznit passi korrën grunin filluen ta ndajnë në mes tyne. Ndamja u bà tue numurue duejt dhe pa-hile; seicila pjesë ishte e barabartë me tjetrën. “Por natën, nji andërr e bukur i erdh në mend vëllaut të pa-martuem dhe thoshte me vehte: “Vëllau i im ka nji grue, me shum fëmijë, për t’ushqyem, dhe pra nuk asht aspak e drejtë që un të marrë pjesë të barabartë sa edhe ai. Duhet të shkojë pra në lamë dhe të marr nji grumbull të lashte nga e imja dhe t’i a- hedh pjesës së vllajt tinezisht, ndërsa ai as do të më shofë dhe as të më kundërshtojë. Tamam, ashtu si mendojë ashtu bàni. Po atë natë u-sque edhe vllajë tjetër të cilit i kishte ardhë në mendje i njejti arsyetim: për të ndihmue vllajn e vetëm. Ish kuvendue me të shoqen dhe i kish thanë: “Vllau i em asht ende i rij. Rron i vetëm, pa shoqe dhe pa asnjeri që t’i vij në ndihmë: s’àsht prà e drejte që ne të marrim pjesë aqë të barabartë sa vëllau i vogël. Le të ngrihemi shpejtë e tinëzisht të hedhim disa duej të lashtë në pjesën e vllajt, dhe le të jemi fare të sigurtë se ai as nuk do të na shikojë dhe as të na kundërshtojë”. Dhe, si menduen ashtu bànë.

“Të nesërmen, seicili nga të dy vlleznit, u-gjendë n’arë, dhe shumë u habitën kur panë se pjesët, që të dyja, ishin ende të barabarta. As njeni dhe as tjetri nuk mundën të zbulojnë këte mister. Por seicili vazhdojë edhe netët e tjera të shtojë pjesën e tjetrit ndërsa nji ditë që të dy u-gjetën në mes të fushës tue marrë duej të lashte e tue shtuem pjesën e njenitjetrit.

“Prandaj ky vend ku të dy vllezënve u-erdhë mendimi i mirë për të ndihmue vllau-të-vllanë, u-zgjodhë prej Salomonit për të ndërtue Tempullin e Zotit: Xhaminë që ndodhet edhe sot.

 

*Kemi shkëputut këtë legjendë arabe, cituar nga poeti Lamartine, përzgjedhur dhe përkthyer nga “Besagu”, dhe publikuar tek revista “Njeriu”, në numrin e muajit maj, 1944.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *