Ndriçimi dhe ekstazi





Raynold A. Nicholson*

 

Zoti, që në Kuran përshkruhet si “drita e qejve dhe e tokës”, nuk mund të shifet me anë të syrit të trupit. Aji àsht i dukshëm vetëm me vështrimin e mbrendshëm të “zëmrës”. Shfaqja e zëmërës (ru’jet ul-kalb) percaktohet si “tejveshtrim me zèmër në dritën e sigurisë ç’ka asht e mshefun në botën e padukshme”. Pikërisht këte thoshte Aliu, kur e pysnin në se e shikonte Zotin dhe u-përgjegjesh: “Si do të mundemi neve, me adhurue Nji që nuk shohim?”. Drita e sigurimit intuitif, me të cilën zémra shef Zotin àsht nji rèze po e ksaj drite hyjnore që lëshohet prej Atij në zèmrën e njeriut; se për ndryshe asnji vizion i Tij nuk do të ishte i mundëshmë.

“Asht vet djelli që shkakton pamjen e tij”.

Simas nji interpretimi mistik të të famshmit verset të Kuranit, në të cilin drita e Zotit përngjitet në një kandil që digjet në nji fener xhami transparentë dhe i vendosun në nji vrimë muri, kjo vrimë àsht si zèmra e nji besniku të vërtet; për këtë shkak fjala e tij àsht dritë, veprat e tij jan të ndriçueme dhe aji lëviz në nji botë të ndritun. Kush flet për àmshimin thot Bajazidi, duhet të ket në vehte kandilin e amshushëm.

Drita që shkëlqen në zèmrën e mistikut të ndritun i jep këtij nji fuqië të mbinatyrshme zgjidhje. Me gjith që Sufit, si dhe kusuri i myslimanëve njofin në Muhammetin profitin e mbràm, ata në të vërtet pranojnë se zotnojnë nji formë ma të zvoglume frymëzimi.

Kur u-pyet nji mistik (Nuriu) rreth firasetit (zgjedhjes) u përgjigjë me versetin kuranor që thot se Zoti i dha afshën e shpirtit Tij atij të Ademit. Por sufit ma ortodoks, të cilët luftojn ashpersisht doktrinën simas së cilës shpirti njerzor asht i pa krijushëm e i àmshuem, pohojn që “firasati” àsht rezultat i njohtunis dhe i intuitës, i thirrun metaforikisht “dritë” ose “frymzim”, që Zoti krijon dhe ja u akordon të favorizuemve të vet.

I ndriçuem nga nji shkëlqim gradualisht rritës, mistiku ngrihet deri në shkallën që të mundë të vështroj atributat hyjnore, e ma në fundë, kur ndërgjegjja e tij vehtiake të jet tërësisht e shkrime, aji kapërcen nën shkelqimin e esencës hyjnore. Ky àsht “stacioni i mirëbamjes (ihsàn), sepse “Zoti àsht me ata që bajn vetëm të mirë”. Thanja e Profitit e konfermon ketë: “mirë-bamja qëndron në adhurimin e Zotit ashtu sikur t’a shifshi”.

 

* Kësaj radhe kemi përzgjedhur një copëz artikulli nga revista “Njeriu” e vitit 1943, shkëputur nga libri i mirënjohur “The Mystics of Islam”, i autorit Raynold A. Nicholson. Përkthyesi është i panjohur prej nesh pasi ai nënshkruan me pseudonimin A. S, por dallohet njohja e mirë teologjike e tij që vjen përmes grimcave interesante në shqipen e kohës të termave teologjike dhe filozofike .

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *