Lloj’ i parë i qyfrit





Kemi zgjedhur një pasazh të shkurtër nga vepra e Imam Bergeviut, shqipëruar nga Hafiz Ibrahim Dalliu nën titullin “Udha Muhammedane”, vepër e cila do të jetë e pranishme edhe në raste të tjera për t’jua përcjellë lexuesve. Kjo përzgjedhje mendojmë se do të na shërbejë në dy drejtime. Do të na shërbejë për të parë çështjet e fesë përmes kategorive që ka përzgjedhur imami i nderuar, dhe së dyti për të prekur në shqipen e kohës artikulimin fetar, përthyerjen llogjike të shqipëruesit si dhe termat teologjikë të një kohe kur fetaria i përkiste një realiteti të ndryshëm nga i sotmi. Për vetë shqipëruesin vepra zgjon interes pasi prek çështje thelbësore për njohjen e fesë. “Ka hane qi kam pas nji dëshirë të màdhe, më ka pas kap rreblli me përkthyë librin e famshëm “ Tarikati Muhammedije” qi të përfitojnë shqiptarët mysliman diçka nga ai, e mà mirë me thanë. Të xànë se prej çfarë sendesh janë të ndaluem nga ànë e Zotit dhe e profetit të tij, dhe me ç’farë detyrash janë t’urdhënuëm feëtarisht”.

 

Asht qyfri i buruem prej (ignorancës) pa dijes. Shkaku i kti, asht: Mos ndigjimi e mos veshtrimi me vemendje e me syë të zemrës dhe mos mejtimi në vërsetet Kuranore dhe n’arsyenat mendore. Si qyfër’ i njerzvet qi s’janë dijetarë.  Pa dija, asht e dyta lëngat’ e zemrës (faj’ i dytë i sajë) e cila don me thanë: Mos me ditë ai qi lypset t’jetë dijetarë.        Ignoranca, asht dyë llojësh: 1) asht pa dija e thjeshtë, (se i Zoti e din vehten qi s’dinë). Të zotët e ksaj farë padije janë si shtàzë, për shkak se i mungon ajo gjà me të cilën privilegjohet njeriu nga shtàzët. Bile ata janë mà të humbun se shtazët. Sepse kta, kthehen kah ata sende qi ju a lyp natura e i kërkojnë, por të pa ditshmit, shumica e tyne e dinë se nuk dinë por s’e vrasin mendën për t’a larguë prej vehtes padijen qi asht nji turp i màdh për njeriën.) Pra ajo gjà qi asht vaxhib m’u ditë, si ç’u treguë mà sipër, asht haram mos m’e ditë, e ajo qi s’asht vaxhib m’u ditë, s’asht haram mos m’u ditë. Shërim i ignorancës së thjeshtë, asht: Mbassi t’i njofish dàmet e asajë dhe dobiët e dituniës q’u tregunë kurë u përmendën virtutet e dijes m’u mësuë, (se mësimi asht ilaxhi i kësaj lëngate e jo tjetër).                                        Njeriut, nga ndonji herë i formohet ignoranca për shkak se i përballohen arsyenat mendore; kësaj i thanë: Habitje (kurrë s’e gjè mënyrën e drejtë). Quhet dhe dyshim e ( tereddvd) nër dyshë e ndalim. Pra bari i kësajë padije, asht: Të bahesh arak (specializohesh) në principet mendore si në llogjikë e tjera, deri sa t’a kuptojsh atë konditë q’e ke lanë mangët për vendimin menduer, ose ke preferuë njànin arsy i cili s’ka qenë preferabël, e ashtu të hiqet kundërshtimi në mest t’atyne arsyëve. Habitja dhe përballimi i arsyenave feëtare, disa herë s’asht e mundur largim i atyne. Sepse nuk dihet data (e zbritjes së dy ajetvet, ose e ardhjes së dy haditheve; se sikurë të dihet ajo datë, quhet i mrapni anulues i të parit), dhe s’gjinden shkaqe preferimi, atëherë lypset dyshimi dhe të ndaluemit nga të vendosunit njànën ànë. Për kët shkak kan ndaluë disa. (Myxhdehida) dijetarë qi munden me nxjerrë dispozita nga ajetet e nga hadithet, në disa çashtje, si tre imamët t’onë. Ebu Hanifeja, Ebu Jusufi, dhe imami Muhammedi paçin ndjesë qi kan ndaluë nga të vendosunit për jargët e mushkës dhe të gomarit, a janë të pastra a po jo? Gjithashtu asht ndalue Imami Azemi në çashtjet të fëmiëvet t’idhujtarvet (për xhehennem  janë a po për xhennet?) dhe të kohës së bàëmes synnet (a së vogli a po pak para se bàhet burr?) dhe në fjalën: Dehr e përmendun e pa çqueme (se kurë asht e çqueme, donë me thanë: gjithmonë.)

 

*Gjuhësisht i kemi qëndruar besnik formës së sjellë nga vetë përkthyesi. 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *